Fyle vjen me një propozim/ Gjosha: Do i tregojmë çfarë do bëjmë kundër krimit e korrupsionit

8 Nëntor 2013, 20:25Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, pritet t’i propozojë qeverisë shqiptare nisjen e një dialogu të nivelit të lartë politik me Komisionin Europian në funksion të përshpejtimit të arritjes së objektivave që Brukseli i ka vendosur Tiranës, raporton VOA.

Komisioneri Fyle do të jetë në Tiranë të hënën dhe të martën e ardhshme për të promovuar nismën e tij, të cilën ai e paralajmëroi që kur u publikua raporti i progresit për Shqipërinë. Komisioni i rekomandoi vendeve anëtare dhënien e statusit për Shqipërinë si dhe përcaktoi 5 prioritete që duhen përmbushur në mënyrë që të hapen bisedimet për anëtarësim.

Pikërisht përmbushja e shpejtë e këtyre prioriteteve është dhe synimi i nismës së zotit Fyle, sipas së cilës komisioni ofrohet që ta ndihmojë Shqipërinë përmes përmirësimit të plan veprimit dhe përcaktimin e rrugëve që duhen ndjekur për realizimin në kohë të objektivave.

Lidhur me këtë dialog, qeveria pritet të kërkojë pjesëmarrjen si dhe angazhimin konkret edhe të opozitës. Dialogu konstruktiv politik dhe konsensusi për reformat që lidhen me integrimin konsiderohet nga Brukseli si një element kyç në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Ndërkohë, qeveria ka miratuar planin e veprimit për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, tha se ky plan do të diskutohet në një tryezë së bashku me Fylen.

“Vendimi i miratuar sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka të bëjë me një plan veprimi tepër të rëndësishëm, përsa i përket hapave konkretë, në luftën që qeveria do të ndërmarrë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Këto hapa konkretë janë punuar nga Ministria e Integrimit në koordinim të plotë me ministritë e linjës, ministritë më kryesore, siç janë Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Ministri i Çështjeve Vendore, si dhe me institucione të pavarura, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për të koordinuar dhe për të plotësuar të gjitha reformat që duhen ndërmarrë.

Ky plan veprimi është bërë dhe vjen pas rekomandimit tepër pozitiv që ne kemi marrë edhe nga Komisioni Evropian. Në bazë të këtij rekomandimi, për të ndërmarrë më tej hapa të rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Ministria e Integrimit do të punojë me të gjitha ministritë e linjës dhe me këto institucione të pavarura. Ne jemi me të vërtetë të vendosur për t’i çuar këto reforma deri në fund.

Këto hapa konkretë do të shpalosen edhe në tryezën e rrumbullakët që do të organizohet javën që vjen, ku zoti Fyle do të jetë një nga drejtuesit kryesorë të kësaj tryeze së bashku me Kryeministrin. Në tryezën e dialogut të nivelit të lartë këto hapa konkretë do të shpalosen, në kuadër të mëtejshëm të procesit të integrimit, për hapjen e negociatave dhe për të vazhduar edhe më tej këtë proces të rëndësishëm.

Jemi të vendosur që të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin deri në fund, për ta çuar Shqipërinë sa më shpejt në familjen evropiane dhe për të ndërmarrë hapat më kryesorë  në procesin e integrimit evropian,” tha Gjosha./ep

10 komente në “Fyle vjen me një propozim/ Gjosha: Do i tregojmë çfarë do bëjmë kundër krimit e korrupsionit”

  1. safeti says:

    4 jave si 4 dekada, IK! se na more frymen.

    1. fl says:

      Leri komentet online po dil te Henen ne shesh me punonjesit e tjere te Bashkise ?

    2. sara says:

      ta dish ti Safet si na jane duk neve 8 vitet e berishes, si 800 vite na jane dukur… mos ia pafshim me kurre bojen asaj mostre

  2. karlzajsjena says:

    VEREN QE VJEN,DO TE VI NE SHQIPERI.DUA TE SHOH,TE PREK NDRYSHIM.DUA TI VIJE ERE EUROPE!!!!!!SHPEJT CUNA SE KOHA SHKON.NUK KA KTHIM PRAPA!!!!NA BENI TE NDIHEMI KRENAR QE JEMI SHQIPTAR…..BRAVO ED DJALI!!!!!

  3. Arjani says:

    Kerkesa alogjike te Fyles dhe BE-se. Thone luftoni korupsionin dhe krimin e organizuar nga nje ane dhe pastaj kerkojne konsensus e konpromise me opoaziten. Demek futni ne burg te korruptuarit e PD-se dhe merrini aprovimin PD-se. Hajde Fyle hajde!

    1. DinPaku says:

      Mos do te thote kjo fusni brenda vetem ata te PS? Se deri tani nuk kemi pare te vihet ne shenjester ndonje nga te PD, pa le ata kryesoret per te cilet u votua plebishitarisht. Apo shpejt eshte dhe duhet te presim? Se I kaluam jo dekadat, por shekujt duke pritur dhe shpresuar.

  4. Liridon says:

    Flitet se vartesin e tij tashme jane ne Tirane dhe kane bere kontakte per krijimin e “Jugosllavise Nr.3″Ose Bashkimin e vendeve te Ballkanit Perendimor.Dyshja ceke-sllovake Fule-Kukan,te veshur me kostum europian,te dipllomuar ne Moske ne kohen kur Rusia ishte BRSS,kane kohe qe po i bejne propogante ketij bashkimi vendesh qe pervec afersise gjeografike nuk i lidh asgje miqesore ndermjet tyre.Egon qe kane per te bashkuar keto vende ta shfryjne duke bashkuar me pare Cekine me Sllovakine,mqs jane perkatesisht nga keto vende.
    Ky projekt eshte nje projek i vjeter(prej viti 1844)rus i cili ka per qellim sllavizimin e Ballkanit,i cili cenon rende indentitetin shqiptar.
    Momenti eshte te cohemi te gjithe dhe ti themi nje”JO” ketij projekti ku fatkeqesisht edhe ish-perfaqesues te Shqiperise dhe Kosoves kane marre pjese ne disa takime.
    Para disa ditesh Fule beri prapagande gjetjes te fondeve per te ndihmuar vendet e Ballkanin Perendimor.Me keto financa ai do te dobesoje vigjilencen shqiptarve ne mbrojtje te identitetit te tyre.
    Nqs armet kimike jane rezik per te na helmuar fizikisht,zbatimi i ketij projekti do te helmoje shpirtin shqiptar.Pra edhe njehere e ndje per te detyre ti themi nje “Jo” ketyreve projekteve te rezikshme edhe per vete Europen.
    Ne luften kundra korrupsionit te bere deri tani,Europianet mund te na ndihmojne duke ekstraduar personat qe shteti shqiptar do ti kerkoje per gjykim,te na japin te dhenat e kontove bankare te qytetarve shqiptare qe jane ne hetim…….etj.

  5. Agroni, Detroit, MI says:

    Duhet lista me personat qe do te arrestohen.
    Si ne Kroaci mer jahu. Ish-kryeministri i pari dhe ca ministr te tjere per garnityre. Shume e qarte eshte.

  6. Stef Staku says:

    aNALIZE : Teshti ka ardhe koha me firmose e me vulose z. Fyle. Lereni kushte e prioritete. Tesh kekan 5 pika. Iahalla nuk na kerkoni me leshu ndoj satelit perreth tokes.
    Ate firmen perfundimtare te Statussit e sodhe ?

  7. Gjonoshati says:

    Përshëndesim nismat që bindin Europën për përkushtimin e kësaj klase politike në reformimin e të gjithë legjislacionit që përshpejton afrimin tone me botën e qytetërua europiane. Shuplaka e Fyles në vizitën e fillimjavës tjetër për altoparlantët e prishur të Salërve e Lulërve do u bashkohet atyre një milionëve që populli u dha më 23 qershor.
    S’dinë gjë tjetër Sala e Basha,
    Veç të këputin të trasha,
    U a mbyllni atë shpellë
    Se na bëjnë për të vjellë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje