Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka kritikuar diplomacinë shqiptare gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, raporton Panorama.
Sipas Blushit, qeveria ka ndryshuar, por politika e jashtme jo.
“Qeveria e Shqipërisë ndryshoi, politika e jashtme mbeti po e njëjtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të përcaktojë disa piketa në politikën e jashtme. Politika jonë e jashtme duhet të ketë prioritet në një të ardhme të shkurtër diplomacinë ekonomike. Çfarë qasjeje ka qeveria për të reformuar shërbimin diplomatik? Sepse shërbimi diplomatik shqiptar, për aq sa e kam njohur, në të gjitha krahët është i dobët. Nëse ka një emergjencë kombëtare, është sigurisht rregullimi i shërbimit diplomatik, përcaktimi i disa kritereve se kush duhet të punojë dhe kush nuk duhet të punojë,” tha Blushi.
Kritika ka lëshuar edhe deputeti Vangjel Dule.
Ai tha se në programin e qeverisë ka mbivendosje kompetencash dhe përplasje mes institucioneve sa i përket çështjes së respektimit të të drejtave të minoritetit.
Ministri Ditmir Bushati u përgjigj duke thënë se Shqipëria është një vend model për respektimin e të drejtave të minoritetit./ep
KY BLUSHI NGA VJEN E ME KE FUNKSION FLET,TE ANTARIT TE KOMINTERNIT.
Politika jone e jashteme me se fundi arriti ti bej inventarin e problemve qe kemi me fqinjet greke.Per kete duhet pergezuar dhe mbeshtetur.Te njejten gje duhet te beje edhe me fqinjet e tjere.
Pra Blushi si antar i komisionit te jashtem duhet ta kishte konstatuar kete fakt e mos te thote qe ne fjaline e pare :Qeveria ka ndryshuar por politika e Jashteme Jo.