TemA TV/ Rama, takim me fermerët: Do shpërndajmë certifikatat e pronësisë (VIDEO)

9 Nëntor 2013, 14:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerët e komunës Frakull në Fier.

Në fjalën e tij, shefi i qeverisë u premtoi fermerëve dhënien e certifikatës së pronësisë si dhe pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse.

“Për ne ligji 7501, në të gjithë territorin e tokës që prodhon bukë për këtë popull, është udhërrëfyes. Në rrugën e ligjit 7501, do të fillojmë me qarkun e Fierit shpërndarjen e certifikatave të pronësisë”, tha kryeministri, pasi pa nga afër fermat bujqësore dhe bisedoi me fermerët rreth shqetësimeve të tyre dhe vështirësive që hasin.

Kryeministri e konsideroi sigurinë mbi pronësinë e tokës bujqësore, si një bazë për fillimin e rimëkëmbjes së punës me tokën.

Kryeministri Rama sqaroi se do të nisë dhënia e certifikatës së pronësisë në të gjitha zonat ku nuk ka konflikte, ku çdo gjë është e qartë dhe ku fermerët kanë mbi 20 vjet që presin dhe nuk dinë ç’mund të ndodhë me tokën e tyre nesër.

Gjithashtu, Rama theksoi se “do bëjmë gjithçka që gjeneratës së nesërme t’i japim të ardhme këtu në vend, edhe përmes punës me tokën”.

Ndërkohë fermerët e zonës së Kafarajt, komuna Frakull në Fier, kërkuan ndihmë nga shteti në subvencionime dhe gjetjen e tregjeve të sigurta për luleshtrydhen.

Më shumë se 20 hektarë me sera janë mbjellë në këtë zonë me këtë kulturë, sidomos nga fermerë që janë kthyer nga emigrimi dhe që kanë investuar në tokat e tyre.

Problemet për ta nisin që nga sigurimi i fidanëve të kësaj bime dhe deri te ngritja e serave, pasi kultivimi i luleshtrydhes bëhet kryesisht në serë.

Specialisti i bujqësisë në këtë komunë, Rito Hamataj ka pohuar se pa ndihmë nga shteti, ky biznes është i destinuar të humbasë.  Sipas tij, shteti duhet të ndërhyjë në përcaktimin e pikave të grumbullimit, tregjeve të shitjes dhe sigurimit të fidanëve pasi ata sillen nga Greqia dhe fermerët paguajnë dy herë zhdoganimin e tyre në kufi.

Këtë shqetësim ia ngritën fermerët edhe kryeministrit Edi Rama, në vizitën e tij në njërën prej komplekseve të prodhimit të luleshtrydheve dhe pemëve frutorë në këtë zonë.

Arjan Hamataj, njëri prej prodhueseve të luleshtrydheve, tha se janë të harruar nga shteti, i cili duhet t’i ndihmojë, duke eliminuar zhdoganimin edhe të fidanëve të luleshtrydhes. Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do ofrojë ndihmë ndaj fermerëve në krijimin e hapësirave për grumbullimin dhe shitjen e produkteve të tyre bujqësore, e sidomos të bimëve të rralla, siç janë dhe luleshtrydhet, për të cilat përmendet tashmë kjo zonë.

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, paraqiti para fermerëve projektet që do të nisin shumë shpejt jo vetëm në këtë zonë.

Panariti i siguroi fermerët për mbështetje në uljen e kostove të prodhimit dhe garantimin e tregut, “në mënyrë që të mos harxhohet kohë për nxjerrjen e produktit në treg nëpërmjet kontratave dhe nëpërmjet tregtarëve, por kjo të bëhet në mënyrë më të organizuar”.

Ministri Panariti, ashtu si edhe kryeministri Rama, theksoi nevojën emergjente për pastrimin dhe ndërhyrjen e mëtejshme në damarin kryesor për ujitjen dhe kullimin e tokave të gjithë kësaj zone dhe për fushën e Myzeqesë, që prej 30 vjetësh është i pa mirëmbajtur, në mënyrë që të jetë në gjendje funksionale dhe të çojë ujin nëpër parcela.

25 komente në “TemA TV/ Rama, takim me fermerët: Do shpërndajmë certifikatat e pronësisë (VIDEO)”

  1. sherifi says:

    Eshte shume turpe per shqiptaret qe domatja,apo dhe qepa dhe preshi te vijne nga jashte dhe arsyet kryesore jane vadidja se jane prishur dhe bllokuar kanalet vaditese dhe ato kulluese.

    1. Abl says:

      mirembajtja e rrjetit kullues si dhe sherbime te tjera ne zonat rural realizohen vetem nepermjet krijimit te koperativave te sherbimit mjedisor. ku hyn edhe pastrimi i lumenje grumbullimi i plehrave e cdo gje qe mund te parashikohen ne kontrate. Problemi eshte nga do dalin pagesat e punetoreve ose do kontraktojne me fermeret ose do gjente nje burim tjetr. ndryshe nuk mund te mirembahet rrejti i ujitje kullimit, madje edhe hidrovoret kerkojne mirembejtje te perhershme sic ka qene kur ishte shteterore, sepse fshataret e kane eksperiencen vetem se e kerkojne cdo gje nga shteti.

      Ministria e Bujqesise mund te beje shume pune te mira pa shpenzime thjesht duke qene nje rregullator qofte per percaktimin gjetjen e cmimit per eksporte, por ne rastin shqiptar pse duhet te eksportojme, kur tregun e brendhem nuk e mbushim dot? Te integrohen produktet ne tregun e brendshem she kur te kete teprica? -atehere mund te kerkohet ndihme per eksportet.

      Ministri i Bujqesise duhet ta dije se Shqiperia eshte nje pritese e lulueshtrydheve polake apo jo?

      Atehere lulushtrydhet shqiptare te mbeshteten me politika doganore per te zbrapsur produktin polak.

      Por kjo kerko eksperience ne marketik dhe kryesisht logjike ekonomike. Nje veteriner e ka te veshtire…pervec kesaj kerkon dashuri dhe perkushtim per te krijuar nje institucion te qendrueshem…

    2. kamera says:

      Zoteri kryeminister, lere ministrin e bujqesise te kryej detyren ne baze te direktivave qe qeveria leshon per sektorin dhe meru me ato me kardinalet qe te takojne I dashur. Do te rekomandoja qe fillosh ate qe duhej ta kishe filluar me kohe pastrimin e kanaleve qe nuk po mund te lejojne rrjedhjen lireshem te mushtit te rilindjes se premtuar. Arresto per krimet e panumurta ndaj vendit dhe popullit Sali berishen ,me larot e tije dhe nuk eshte kusht qe per cdo gje ti maresh leje Amerikes se murme, pastro gjykaten , prokurorine, qe te mund te zbatohen ato qe propagandoni pa kaluar per aprovim nga zyra e qoftelargut Sali. Deporto emigrantin e paligjeshem dhe spiun shume te rrezikshem Janullatos. Jepi valixhet ne sup edhe te famshmit “Princ” pinjollit te kryetradhetarit te felliqur Zog, si dhe plot te tjera dhe kur te shohesh qe tere arteiet funksionojne normalisht beje edhe nje shetitje nga ugaret e te mbjellave se kaq heret e kaq shpesh ne baze i dashur rrezikon te dukesh si Sali gershera me inagurimet imagjinare….

  2. Kalemi says:

    Ishalla sa me shpejt certifikaten e pronesise ta marrin gjithe shqiptaret qe te behen pronar e zoter te pasurise se tyre te munguar qysh prej 1991 qe e deri me sot kane qene peng i klaneve mafioze nano berisha qe duke i mohuar pronesine e tokes qe cdo kater vjet ti mernin voten fermerit e pastaj gishti e mesit ne bythe.Kemi besim tek kryeministri Rama dhe qe dota zgjidhe kete nyje 22 vjecare te lidhur nga klanet serbe e greke per te mbajtur peng shqiptaret e per ti mbajtur skllever moderne ne tokat e tyre mije vjecare.

    1. lil toronto says:

      Nje korigjim te Vogel, ai nuk thote do te njoh pronesine mbi token por do te zbatoj ligjin 7501 te “Ramiz Alise”.
      Jane dy gjera diametralisht te kunderta.

    2. Tini says:

      Shoku Kalem nuk e di me ca kalemi e ben llogarine ti po ajo toka e ka nje pronar dhe ky zari thote qe do ja u japi atyre qe e punojne duke lene pronarin me gisht ne goje por qe shteti mund ta demshperbleje pronarin e vertete peoblemi eshte qe ato leke do dalin nga xhepi i te gjitheve. e perse? qe ne vend te pronarit te vertete ta marri nje i ri.

  3. luani londer says:

    Bujqesis iu vu kazma vetem per te siguruar importin e tyre e nepermjet doganave pasurimi i politikaneve hajdute nuk i ka interesuar prodhimi i vendit, eshte dhe nje problem tjeter qe do daline dhenien e certifikatave te tokes,token e kane blere keta qe vodhen e do shihni se sa te pasur jane bijte e pushtetareve tane e sidomos femijte e ish kryeministrite rjetit te tyre te aferm,popull bej denoncimet se ju dini shume,ju e dini se me cemer jane blere tokat ne kashar e dhe te kujt jane po ashtu edhe ne bregdet mos kini frike !

  4. Gezimi says:

    Ne se Edi Rama do arrinte qe brenda ketij mandati tu ndante fermereve tapite, do ishte nje nga arritjet me te medha te ketyre 23 viteve te pseudodemokracise! Shpresoj qe tja arrije. Fillimi i mbare eshte gjysma e punes! Kemi besim!

  5. Ogert says:

    Ligji 7501 eshte njesoj si nje ligj komunist, i cili bie ne kundeshtim te hapur me kushtetuten e vendit per ceshtjen e pronesise. Kush shkel ligjin paguan nga denimet qe jep gjykata, tani apo pak me vone nuk ka shume rendesi.

    Tani, rendesi ka qe populli te mos beje si Edi Rama qe shiste ikona te vjedhura.

  6. jersey boy says:

    AHAHAHAHAH AH KODOSH ORE KODOSH SI DAJA JOT NISE TE KENDOSH ,PASI PO I BEN VARRIN SHQIPETAREVE ME ARME KIMIKE TE SIRISE GENJEN FERMERET DHE I THUA DO TETE JAP CERTIFIKATAT E PRONESISE SE VARREZAVE KU DON ME FUR SHQIPETARET TURP O KELYSH I HORRDHIVE BOLSHEVIKE

  7. henri says:

    Une mendoj, se shperndarja e certifikatave te pronesise ka rendesi te madhe. Me kujtohet, nje here, ne kohen e “xhaxhit” ishim ne nje takim me atasheun tregetar vjetnamez ne Tirane. Papritmas, ai ne tregon, se bujqesia ne Vjetnam po shkonte me mire. Me perpara, tha ai, neve benim mbledhje shpesh me fshataret duke ju folur per rendesine, qe ka, qe ata te ngrihen shpejt ne mengjez, te shkojne te punojne, sepse kjo gje ka te mirat……….Ne benim mbledhje, tha ai, por fshataret nuk çanin trapin, se cfare thoshim ne. Qeveria vjetnameze vendosi, qe cdo fshatar te marri zyrtarisht token e tija dhe tani , tha ai, nuk ka nevoje per mbledhje, sepse cdo fshatar ngrihet vete heret ne mengjez per te punuar token e tija.

    E tregova keto histori, per te mbeshtetur inisiativen e Edit. Une kisha vetem nje pyetje, per ata qe e njofin problemin.A mund te shiten dhe blihen keto certifikata pronesie ? Kam frike, se mos ndoshta fshataret shesin keto certifikata pronesia dhe ne kete rast do krijohet shtresa e njerezve qe do kene shume toka dhe shtresa e varfer e atyre, qe do shesin cerifikatat e pronesise dhe do ngelen pa gje gje, qe do te krijonte nje situate eksplosive ne fshat.

    Nga ana tjeter eksperienca e vendeve te tjera ka treguar, se krijimi i shtreses se mesme ne shoqeri eshte nje force e madhe levizese per perparim. Pra, ne fakt, shteti eshte i interesuar, qe kjo shtrese e mesme te krijohet edhe ne fshat, por sic e thashe edhe me lart kjo ka te keqen e madhe se tregu do beje punen e vet dhe do krijoje edhe shtresen e varfer. E kuptoj, se nuk po them asgje me mend. Di te them vetem, se ne se keto cerifikata jane te shiteshme ateher kjo gje do jete nje thike me dy presa. Nuk po e vazhdoj mendimin, se edhe vete nuk jam i kjarte, sepse nuk e njof kete problem.

  8. Asdreni says:

    Certifikatat e Kooperatives se Rames??????

    Jepi njerezve certifikatat e pronesise ne baze te arkivave te shtetit!

  9. elinor says:

    Bastard mashtrues! As e ka nder mend t’u ktheje pronat pronareve. “Faza e pare fillon nga Fieri dhe faza e dyte do te jete kullimet” thote palacoja! C’kuptim ka kjo? Eshte thjeshte nje shpelarje truri qe u ben njerezve me te tilla premtime pa baze! Nuk ka faj; Rilindja nuk ishte ide e tij por e Metes.

  10. Elinor ................................................................................................................... says:

    Bravo, Z.Rama keshtu behet shteti dhe mbahet populli … jo me droge Lazarati dhe para te pista kurvash qe kendojne ne podiumet e Cetes-Dragobi PD.

  11. Edo leni rrenat. Shko dhe blej ca vota me parate qe te hodhen ne surrat ne parlament.

  12. Edi Rama si Lenini ju thote rrena katunareve. Mos u lodh kot ore Edvin katunaret si ju dhe tapi si nuk ju dhe tapi te gjithe per partine e punes votojne. Me je bo si Lenini populist ku genjen katunaret duke ju thone se do shpronesosh te pasurit dhe do pasurosh te varferit.

  13. Edi Rama ka vendosur te ulet gju me gju me katunaret. Katunaret po derdhin lote gezimi. Ka ardhur Babe Myslymi ne katun dhe do na japi tapi falas.

  14. Edi Rama genjen sic genjente dikur mashtruesi me i madh i Tirones Tit Sojli.

  15. rilindja says:

    Jam krejtesisht kundra ligjit te ndyre 7501. Toka Pronarit te ligjshem ose nuk ka te ardhme. Gjithnje do kete konflikte.

  16. stop censures says:

    Reforma agrare e koheve moderne.

  17. demokrat says:

    7501 eshte reforme e nevojshme agrare,por ish pronaret duhet te demshperblehen.Nuk mund te kete zhvillim ekonomik pa nj epaqe sociale, ky nuk eshte majtizem apo populizem eshte dalja e vetme nga nje qorrsokak historik ku u fut prona private nga nje sundim dhe feudalizem 5 shekullor, dhe nga shpronesim ne dhune nga komunizmi.Cdo rikthim ne para 45 do te thote lufte civile, dhe pala e demtuar eshte disa milioneshe. Asnje reforme ne bujqesi nuk do te kete rezultat pa mekanizim.rruga deri ne Torino eshte e shkurter, 2 ore me avion. Cdo fshat ne Sarande, Delvine, Muzeqe te Madhe dhe te Vogel, Kavaje, Durres, Lezhe, Shkoder, Korce, duhet te kete minimalisht nje traktor per familje. Nje banke bujqesore do te sihte zgjidhja reale e fermerit shqiptar.Zhvillimi i fhsatit do te thote shpopullim i qytetit, sjperngulja drejt te cilit ka pasoja per zhvillimin e qendrueshem dhe harmonik te Shqiperise. Qeverite shqiptare duhet te heqin dore nga plani monstruoz i zhvillimit te aksit Tirane -Durres, eshte jokoherent, i lushtueshem, antikombetar. Shqiperia duhet ti kushtoje kujdes permiresimit te jetes si ne Vermosh she ne Konispo, si ne Kolonje edh ene Kala te Dodes. Nje zhvillim i periferise do te thote ruajtje e sovranitetit territorial, zhvillimi i aksit Tirane -Durres do te zbraze periferine ne te njejten menyre si u zbraz Manastiri dhe Ohri nga shqiptaret.

  18. georges says:

    Me siguri do te ndash pseudopronat me ligjin leninist 7501 qe te ka lene baba Saliu se yt ate Kristaqi te ka lene nje mut! e di qe nuk do ta lejoni te lexohet……

  19. Iliri says:

    Po ky tokat qe i la i jati po shperndan me tapi???

  20. ...5 Yjet... says:

    Nje deklarate delirante që do vazhdojë vrasjet dhe raprezaljet në Shqipërinë e mjerë me kryeministra të marrë! Ligji kriminal 7501 bie ne kundershtim me Kushtetuten, Neni 41,qe Rama duket nuk e ka lexuar! Gafë e rende qe do ngrejë në protestë SOVRANIN,pasi pergjak shqiptaret dhe shteti kurrë nuk ka per t’u fuqizuar ndersa Rama pjesë e Katovicës!Ne mungesë të zbatimit të kushtetutës,Neni 41 qe flet për të drejtën e pronës, vetem ligji zviceran mund ta minimizonte katastrofen shqiptare mbi të drejtën e PRONES qe trashëgohet,blihet ose dhurohet dhe për keto tre kushte duhet dekumentim!Shteti nuk ka të drejtë të grabis e ndaj prona ndaj shoqatat e pronarëve duhet të veprojnë kunder kesaj deklarate skandaloze të antikushtetuesit Rama! Asnje vend europian nuk e ka kete ligj kriminal gje që tregon hapur se katovicari i maskuar Rama është pjesë e bandës antikombetare që në “grindje ” fallso i majtë, i djathtë, mbajnë peng Shqiperinë! Koha e njohjes dhe veprimit të Ramës merr krisjen e madhe me kete gafë kriminale ndaj duhet distancim i Sovranit! Demokracia e drejtperdrejtë do të zhduk NJESHAT kriminalë dhe partitë e tyre banda,dhe do të zgjidh perfundimisht si në Europë cështjen e pronës duke ankbroguar e djegur perfundimisht ligjin kriminal qe vret shqiptaret. 7501! Nga sot fillon lufta frontale e Sovranit kunder Rilindjes dhe bandave të tjera partiake,kriminale që mbajnë peng Shqiperinë dhe vrasin popullin shqiptar! Rilindja tregon me kete ligj dhe deklarate skandaloze të Rames se është pjellë e Katovices dhe vet Rama ushtar pa xhaketën e vjeter të Ramiz Alisë! Sovrani do cojë në gijotinë ligjin kriminal 7501! Është koha për LEVIZJE… dhe ndërgjegjësim!

  21. Mehmet Metaj says:

    PRONESIA JNE MBI TOKEN SI NYJA GORDIANE !
    Nga: Mehmet Metaj
    Degjuam idene e shprehur ne Frakull te Fierit nga Kryemenistri dhe Ministri i Bujqesise per dhenien e çertifikatave te prones mbi token, nje gangrene dhe nyje gordiane e ketij sektori qe prej 20-vjetesh. Po eshte teper vone pas aplikimit te 7501-shit dhe zoteruesit-perdoruesit e tokave tona bujqesore nuk kane asnje document legjitim ende’.
    Por dihet edhe se problemi i tokes dhe pronesise mbi te tek ne nuk eshte kaq i lehte sa duket eshte bere nje nyje gordiane dhe nuk po guxon asnjeri ta zgjidh siç zgjidhi Aleksandri i Madh nyjen gordiane duke e prere me shpat. Dhe kjo dhenia e pronave me 7501-shin eshte nje lemsh qe kur themi se do ju japim çertifikate pronesie duket sikur tek ne nuk do krijohet kurre sistemi i ekonomise se tregut dhe ai prones ne pergjithesi dhe i tokes ne vecanti.
    Para se te thuhet se do japim çertifikatat duhen zgjidhur se cilet jane pronaret e vertete te tokave ne Shqiperi, deri ne ç’kufij ato do njihen dhe shperndahen dokumentat e pronesise dhe pastaj mund te flitet per çertifikatat e tokes dhe kooperativa, ndonese jane e vetmja zgjidhje por qe duhet bere me rrethe-rajone pilot fillimisht, dhe copezimi i tokave tek ne ka qene dhe mbetet ngerci I barriers se investimeve serioze per token dhe prodhimet bujqesore ne Shqiper………..
    Eshte e vertete se krijimi i kooperimit te fermereve dhe bashkimi i siperfaqeve te tokave ne siperfaqe normale per nje fereme, se s’jane ferma dhe as feremere keta tanet me 7501-shin me nga 2-3 dynym toke, eshte nje zgjidhje apo opsion per zhvillimin e bujesise, por para saje duhet ndare ceshtja e pronareve te tokave, mbivendosjes kadastrale te katrahures se tranzicionit etj. me keto duhet te filloj te merret Ministria e Bujqesise dhe jo te hedh ide ne ere se te tilla ide jane hedhur qe prej 23-vitesh por nuk, kan funksionuar.
    Dhe per ta nisur seriozisht kete rishqyrtim te çeshthjes se pronesise mbi token dhe bashkimin e feremereve ne kooperativa na duhet te kerkojme fonde dhe asistencen e vendeve me me pervoje, siç nisi ta beje kete (kooperativat e fermereve) qe ne vitet 1993 Universiteti i Wiskonsin-it i SHBA-se me mbeshtetjen e USAID-it dhe deshtoi at’here, ka ardhur koha te ftohen perseri.

    9.11.2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje