Lazarati vazhdon të marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. “Albania cannabis fiefdom at heart of European traffic” titullohet reportazhi i Agjencisë së lajmeve AFP.
“Çdo mëngjes të rinj, e të vjetër nga e gjithë vendi takohen me të dalë dielli në hyrje të fshatit të ngritur në faqe të malit, ku kundërmon ajri i kanabisit”. Kështu e prezantohet Lazarati në reportazhin e AFP-së para se të urohet “Mirësëveni në çifligun famëkeq të prodhimit të kanabisit në jug të Shqipërisë”.
“Tokat, quhen si çiflig, pra toka në pronësi të një personi apo grupe personash dominues ku çdo ditë shkojnë qindra gra fëmijë dhe burra për të punuar,ku mbizotëron kodi i heshtjes dhe ku policia e ka të pamundur të ndërhyjë për të vendosur ligjin” vijon më tej reportazhi, raporton “Ora News”.
AFP tregon sesi vendasit, roje të armatosura, hapin zjarr si paralajmërim për të mos hyrë policia në fshat dhe jep dëshminë e gazetarit Aleksandër Çipa i cili thotë se “kriminelët në këtë vend përdorin gratë dhe fëmijët si mburoja gjatë të shtënave me armë me policinë, e cila tashmë ka kërkuar dhe ndihmën e ndërkombëtarëve në këtë luftë.
Në disa foto të publikuara nga kjo agjensi, duken qartë shtëllungat e tymit nga zjarret, të cilat përdoren për të djegur mbetjet e kanabisit.
Janë të shumtë punëtorët të cilët ankohen për dhimbje koke, fyt të thatë, të vjella apo për duart dhe këmbët të cilat u dridhen. Gjatë javëve të fundit, të paktën 700 punonjës janë shtruar në spitale në Gjirokastër.
Në këtë fshat sundon ligji i heshtjes. Asnjë fjalë apo shikim nuk u shpëton drejtuesve të cilët kontrollojnë kultivimin dhe korrjen e fushave të kanabisit.
Genci, njëri prej personave që ka si detyrë punësimin e njerëzve për të punuar në fushat e kanabisit thotë se ”kushdo mendon për veten e tij dhe se asnjëri nuk flet në lidhje se çfarë ndodh në fshat.”
Sipas policisë ndërkombëtare, Shqipëria është bërë furnizuesi kryesor i marijuanës në Europë, shumica e së cilës vjen pikërisht nga Lazarati- ku 2 mijë banorët e këtij fshati, më ndihmën e punëtorëve mëditës prodhojnë rreth 900 ton marijuanë. Sasi e cila vlen 4.5 miliardë euro, afërsisht një e treta e GDP-së së Shqipërisë.
Canabisi është illegal në Ballkan por shumë thonë se policia nuk mundet ose nuk ka vullnet për të hyrë në Lazaratin ku s’ka ligj.
Kreu i ri i policisë Shqiptare, Artan Didi ka bërë thirrje për ndihmë nga jashtë. Vitin e fundit janë kapur vetëm 10 ton me kanabis, shumë pak krahasuar me prodhimin vjetor prej 900 tonësh në këtë fshat.
shtypi perendimor merret gjithmon me “vogelsira”!!lereni qeverrine te punoje se e ka nisur “shume mire”!!deri ne tre vjet burg kur shkel regullat e qarkullimit e jo shaka!!!nuk do merremi me gjera te vogla si pune e Lazaratit!!!!”edhe nga bishti dilet tek koka”,zoterinj perendimor!!
PYESNI BUJARIN:
http://goo.gl/zhtWRz
Na cane trapin keto europianet. Lazarati le te vazhdoje te kultivoje bimen cudiberese te europianeve. Mut duan te hane mut ju jep Lazarati!
o Meroooooo…po si nuk u lodhet o njerez ….lazarati …lazarati ..lazarati …lazarati ….po turp nuk kini more ??????? ORE KA PAK PROBLEME SHQIPERIA???Varferia po tret njerezit dhe ju ne nje vrime ..gazetari koti.
Leri Europianet , por shpreso qe nje dite te mos e hane dhe femijet e tu ate “mut ” o Centaur.
Ku nuk fungcionon shteti lulzon kanabisi.Po te donte shteti kjo pun do te ishte harru qe moti .Pyes ku jan policija ku eshte ligji ku eshte intelixhenca ku jan qeveritaret ku jan te gjith ata qe duhet te jen??”Shqiperi oj bahqe me lule” na ishte nji kenge njiher…..
Me ben pershtypje statistika financiare qe tregon agjensia! Nuk besoj te jete i sakte cmimi.
Ketu ne amerike, hashashi i californise qe eshte me cilesori nuk i kap ato shifra edhe sikur te dergojne 900 kamiona nga california ne new york city.