Meidani: Ne refuzuam armët radioaktive pak para vitit ’90, kur ishim në varfëri ekstreme

11 Nëntor 2013, 09:19Politika TEMA

Ish-presidenti, Rexhep Meidani, shprehet i prerë kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

“Absolutisht kundër në mënyrë të prerë dhe të qartë: si për arsye shkencore-profesionale, po ashtu edhe logjistike-infrastrukturore. Madje, nëse mund të llogaritet gabimisht nga politika se, në kushte kritike ekonomike, nga një shkatërrim i tillë mund të përftohet ndonjë e ardhur konkrete apo do të ndihmohet punësimi, përfundimi në një shtrirje kohe  dhjetëvjeçare apo më shumë, do të jetë krejtësisht i kundërt, tërësisht negativ për mjedisin, shëndetin dhe ekonominë, sidomos turizmin…”, shprehet Meidani për Panoramën.

Meidani shprehet se qeveria nuk duhet të tundohet dha as të pranojë asnjë ofertë të tillë, por ta kundërshtojë bazuar në reagimin popullor dhe në argumentimin shkencor të kësaj rrezikshmërie.

“Dhe aktualisht, nëse ka ndonjë tundim apo presion ndaj qeverisë, ajo, e mbështetur në mendimin profesional-shkencor dhe reagimin qytetar, duhet të jetë konsekuente në programin e saj qeverisës, duke hedhur poshtë tundimin apo duke i rezistuar çdo trysnie të jashtme që do të rrezikonte jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre”, nënvizon Meidani.

Ish- presidenti shprehet se Shqipëria ka refuzuar groposjen e armëve radioaktive pak përpara rënies së komunizmit.

“Situata ekonomike e asaj kohe ishte tepër kritike dhe qeveria komuniste kishte nevojë për para për ta zgjatur qoftë edhe me disa ditë regjimin. Megjithatë, edhe në ato kushte, ajo nuk pati kurajë të merrte vendimin përkatës pa u konsultuar paraprakisht me profesionistët dhe shkencëtarët e fushës, me pedagogët e universitetit dhe specialistët e instituteve shkencore. Si rezultat, reagimi shkencor ishte tërësisht kundër dhe unik. Qeveria u tërhoq nga ajo ofertë e pistë e ardhur nga jashtë kundër një populli në varfëri ekstreme dhe nga reagimi i specializuar, Shqipëria shpëtoi, shpëtuan qytetarët, e ardhmja e gjeneratave të mëvonshme”.

34 komente në “Meidani: Ne refuzuam armët radioaktive pak para vitit ’90, kur ishim në varfëri ekstreme”

  1. nd-ih-ma says:

    Xhepi rryma jote kunder qdo tjetre.Injorant me shkolle jo plepash.

    1. skelari migrues says:

      Pikerisht… Nuk tingellon fort korrekte per nje shkencetar fizike qe “ngaterron” produktet kimike me lendet radioaktive…!
      Transparence dhe mendjekthjellesi, duhet prej qeverise. Megjithate dyshoj se shumica nuk do ndalojne te degjojne pa paragjykim…kur edhe shkencetari nuk dallon kekun ndaj byrekut..

      1. Pilo Lala says:

        Ky nuk e kupton qe e beri Berisha dhe Nano si Haxhi Lleshin ne kohen e Dulles. Presidenti me i kote ky ka qene. Pas tij erdhi Gjeneral Moisiu, burri qe i dha Personalitet postit te Presidentit.
        Tani Xhepi ka dale kunder Edit, per shkak te atij djali te paafte qe ja hoqen nga puna.
        Shpreson ta marri ne pune Lul Basha ne Bashki.

    2. bracja says:

      ti je si ai “miku” I shfryre.Do perhere thelen e madhe.Tani qe e kuptove qe loja jote per te “vjedhur” PS-ne sipas porosive te Ramizit,Fatosit e Sal gogolit deshtoi,del e na ben si profet.Te mbaruan edhe mendime edhe leket ede miqte.Dil futi nje leksion per demokracine neper televizione se po ta varin shume,qen I bukur.

    3. Dule Jevgu says:

      Kush ja ofroi keto lende radioaktive? Ky ja fut pordhes, sipas moshes qe ka.

      1. Argita_B says:

        Problemi sot eshte se çdo kush qe ka mundesine te kete internet i duket vetja specialist!!
        Perpara se te trajtoni si njorant Rexhep Meidanin sigurohuni keni apo jo informacion te mjaftueshem per ato qe thote.
        Ne vitete 1986-87 ka pature tratativa nga vende perendimore per te groposur mbetjen radioaktive ne Shqiperi, u piketuan mierat e kripes ne zonen e Sarandes, u ngriten ekipet qe do te menaxhonin kete projekt nga ana Shqiptare dhe “zyrtarisht” shteti shqiptar nuk do te figuronte ne marveshje.
        Adil Carçani ishte kryeminister ner ate kohe dhe projekti eshte prishur me nderhyrje te Shefqet Peçit.
        Meidani ka te drejte kur thote se kishim kurajon te refuzonim ne nje kohe qe ishim pa buke, dhe nuk kemi kurajon sot dhe e bejmùe vetem per oportunizem politik dhe per tu bere me te pasur.

  2. Protesta says:

    U bere nje here burre Mejdani, te urojme per kete, pavaresisht pse e ben! Si fizikan duhet te spjegosh ne TV pse Shqiperia thote: JO.
    S’kemi pune cili eshte ky spahiu, kemi aq mend sa te kuptojme qe nese fjala qe thote eshte me mend, te themi: mire e tha!. Cilat jane interesat e tij i shohim me vone!
    Keta qe bejne gam gam bejne percarje me mision.
    ———————–
    Shqiptare:
    Protesta& vetem Protesta. Ket her median e kemi me vete, eshte dhume e rendesishme!
    Mbreti e la Durresin ne ’39,
    poooooor NE sot ne Nentor ’13 do vdesin aty dhe asnje anije nuk do shkarkohet, sado marinsa ta shoqerojne ‘pushtimin’. A e dini qe kane ardh ca ameriqener dhe kane pyetur zyrtare te Durresit:
    ‘A mendon se ngrihen keta gomeret?!.
    Besojne se durrsaket jane reptile, se ne Vlore nuk ua mban!
    KETA duhet ta DINE mire se Durrsi nuk eshte vetem!!!!
    Shqiptare:
    Te MARTE, dt 12 nentor, ora 13.00 te gjithe te Piramida!
    Te mos lejojme ramen te thote: PO
    Te mos lejojme BB te perfitoje FALJE ne kembim te HEShTJes!
    I do femijet, jeten, shendetin, prosperitetin, dinjitetin, sovranitetin ?
    Te ShEShI, qe te mos e leme veten te na cojne si delet ne Furrat e Gazit si cifutet!
    KAQ pak kerkohet!

    Kaq pak kerkon kesaj here ShPETIMI burra!

  3. Shqiperia i thote JO HELMit çfaroses te 10 miljon shqiptareve ne token e vet!
    Vetem nje bishtuk i.kulla(nuk me ben dora te shkruaj Ilir) ka dite qe helmon me rrena & demagogji b…lepiresi demagog!
    Shqipetare:
    Me arrogancen, rrenat dhe ‘internacionalizmen’ per sigurine e Mesdheut perjashtuar te Shqiperise, ky sharlatan njipllomsh (nano) ndyrac po verteton qe JO ja jone eshte e drejte!
    V.O
    Nuk eshte Nato qe e kerkon, jane vetem interesa te NDYRA qe po ndyjne Ameriken, paqen, Jeten!
    Jane keto interesa qe duan te VRASIN Shqiperine!
    Eshte mire qe Meta e kupton kete! Eshte mire qe Kryetari Bashkise Elbasan thote: JO!
    Rama e di mire qe karrikia e tij nuk mund te rrije mbi…. kufomat e shqiptareve ne fushat e Shqiperise!
    Rama nuk del dot te kaloje mbi kufoma …per te hypur ne charter …i!…

    Shqipetare!
    Te Marten, ora 13 te Sheshi!

  4. lori says:

    I bie verdalle e verdalle z.Mejdani pavaresisht se je ne nje mendje me popullin ,por nuk na thua se kush ua ofroi keto arme radio-aktive me rrezikshmeri per popullin,Kina komuniste,apo ndonje mik tjeter i cili ka dashur te testoje parapergatitjen per sot?Mbetem i kenaqur qe se fundi prononcohesh si intelektual per kete problem kaq madhor e jam i mendimit qe organizimin e nje peticioni apo referendumi duhet te Ju te paret e jo dhendri i Saliut qe eshte i paisur me kater pasaporta,kur dihet nga te gjithe qe kembet i kane ketu e koken gjetke!

  5. Jo, jo, jo says:

    Mire ky nano bixhozciu do pare dhe shet lekuren prej 23 vjetesh, po ky kulla bishtuk s’e kupton qe po i hedh m…vetes me lopate, pa asnje perfitim, ama eshte gje e mire qe e dogji veten edhe nje xhambaz i kellires nano !

    Nga beogradi & Athina (se i duhen pare per kazino) i kalojne punet ketij tradhetari, nje nga tre ‘fatkeqesite e ktij veni’ bashke me Shpellarin e Ramen; tani e kane vulen ne balle!

  6. Gregori says:

    Faleminderit profesor per fjalet tuaja. Edhe pa u futur ne argumentimin shkencor, ato permbajne nje te vertete absolute: jane helmuese e te demshme. Opinioni publik ka shume nevoje te degjoje nga shkencetaret dhe jo nga opinionistet, qe na merziten me analizat e tyre me hamendje, pa asnje argument shkencor. Me ka bere pershtypje deri tani, qe ne panelet e TV nuk ka dale asnje pedagog i kimise apo fizikes per te dhene argumentat shkencore te shperberjes se armeve kimike, pasi keta analiste japin vetem argumenta politike, disa i nenshtrohen diktatit te huaj e disa jane kunder dhe llogarisin, me injorancen shkencore qe kane, vetem nje perfitim te perkohshem ekonomik n e kurriz te te ardhmes se ketij vendi e popullit te tij, sot edhe ne te ardhmen.

  7. beni says:

    Bravo, profesor, jane momente te veshtira, ketu duhet mendimi i intelektualeve dhe patrioteve.Turp ti vije Edi Rames dhe bukuranes Kodheli, qe duan te shkunden e tunden ne bote duke na helmuar femijet.

  8. Shqiptari says:

    Ne e kemi ligjin qe e ndalon futjen e armeve kimike, jo te 1000 toneve, por as te 1 kg. Mjafton qe qeveria te kete vullnetin ta zbatoje. Rama le te jape proven qe nuk do te vazhdoje politiken zullumqare te Berishes duke iu servilosur te huajve deri ne neveri e duke demtuar interesat e popullit.

  9. kotisikoti says:

    Ua Mejdani, meret me politike

  10. valter says:

    Bravo Profesor! Gazeta Tema, figura si Profesori, Dritro Agolli, dhe shume te tjere duhet te qendrojne ne editorial!

  11. prenge sherri says:

    qenia anetar i natos ka edhe detyrime por dhe te drejta kete duhet ta dije mire profesori duhet spjegim.

  12. Stef Staku says:

    ANALIZE : Po nuk shpjegon ne menyre shkencore se ku çalon muhabeti. E trajton thjesht ne aspektet e tija politike e ne favor te rregjimit te Sal Berishes.
    Sarin, or GB, is an organophosphorus compound with the formula [(CH3)2CHO]CH3P(O)F.
    Nuk ka asnje element radioaktiv. Ku ishte Rexhepi kur Shqiperia shkatrroi 16 ton LHL te Shqiperise ? Per keto nuk flet fare.

  13. henri says:

    More profesor dhe ish president ! A ka mundesi tju pergjigjesh pyetjeve te meposhteme :
    – Une di, se ka nje ndryshim te madh midis armeve kimike dhe armeve radioaktive, apo e kam gabim?
    – Une di se ka nje ndryshim kolosal midis asgjesimit te armeve kimike dhe radioaktive apo ?
    – Nga cili shtet nga jashte erdhi kjo oferte, cfare sasie ?
    – A ishte Shqiperia atehere anetare e NATOS. Une di qe te jesh anetar i NATOS i jep Shqiperise te drejta por ama edhe detyrime, apo nuk eshte e vertete ?

    Desha te them se qeveria duhet te jete pa tjeter transparente ne lidhje me kete problem, ta mendoje mire, te degjoje specialistet dhe popullin dhe pastaj te vendosi, kjo sepse ne loje jane shume gjera. Nuk mendoj se Organizata e Kombeve te Bashkuara do ti hyje nje aventure te Tille pa marre me pare masata e sigurise se impjantit ku do behet asgjesimi i ketyre armeve.
    Jam i bindur, se ne se qeveria do bjere dakord me oferten per asgjesimin e armeve kimike NUK do niset nga peritimi ekonomik por nga obligimet politike dhe strategjike kundrejt aleateve tane.

    1. Argita_B says:

      Nuk ja ben dot pyetjen vetes perse valle armet kimike nuk shkojne te trajtohen ne nje vend si Italia, qe eshte 70km larg nesh, qe ka eksperience, teknollogji dhe teritor shume me te madh se sa ne per te trajtuar kete problem!!!
      Armet kimike vijne ne Shqiperi se jemi vend fukara, ku askush nuk proteston dhe nese i cenohet jeta e tij apo e femijeve, jemi injorante.

  14. I.Troplini says:

    Rexhep Meidani doli ne “meidan”. Nuk e kishim degjuar kurre te fliste nje fjale per politiken aktuale ne kete vend.Mendonte se “nuk kishte arsye” te fliste, megjithese vendi dhe shqiptaret digjeshin e vriteshin nga nje qeveri qe ishte kthyer ne bande terrori.
    Largimi i djalit nga puna(kush guxon t,ja heqe djalin nga puna ketij kaloresi mendjendritur), e ktheu Rexhep Meidanin ne “meidan”.
    Zoteria nuk ka kuptuar se ka ikur koha e tij, koha e delenxhive politike qe nuk njohin as kurajo dhe as ndergjegje. I vetmi “ideal”, qe njohin njerez te tille, eshte interesi personal.
    Tema e armeve kimike eshte nje teme e drejte qe duhet te marre zgjidhje patjeter por kur njerez si ky ish President kerkojne te kapin trenin qe eshte duke levizur, te ngjallet vetem neveri.

  15. xhovani says:

    ME DUKET SE NDAJ SHQIPTAREVE NUK KAN MESHIRE BOTA PERENDIMORE BOLL QE NA KAN SHUAR DERI TANI PERSERI JEMI SHENJESTER ME LENDET KIMIKE QE TE NA ZHDUKIN NJEHER E GJITHMON ,PRANDAJ ZGJOHUNI SE NUK ESHTE VONE…………….STOP LENDEVE KIMIKE NE VENDIN TONE QE KA NJE HAPSIRE KAQ TE VOGEL PER ASGJESIMIN E TYRE ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,TE SHKOJNE NE RUSI,,,,

  16. Boll says:

    Profesori ka te drejte nuk duhen pranuar.
    Duhet te ngrihet shoqeria civile cdo dite ne protesta kjo do jete menyra me e mire te detyrohet dhe qeveria te thote jo.
    Disa komentues eksperte te kimise-fizike ketu qe kruhen me fjalet
    e prof.Mejdanit jane thjesht idiot.

  17. neFuckt says:

    Po ne ende kemi kesisoj armesh cjane kto pallavra nga mr tenxherja qe e ben rrup sub gruja ne shpi dhe qe djali i doli nje super i korruptuar. Rri ore urt e mos perhap panik ore i rrjedhur se e dijme se kujt i sherben ti e ku kollitesh.

  18. colombi says:

    o xhepi,si ka mundesi qe ste kuptojme me.une populli nuk po e kuptoj, pse u futem ne NATO/? a kemi detyrime? apo tani i biem shkurt dhe e ka fain qeveria (edi) .mos e ka fajin heqia e djalit nga puna? shikoje me gjakftotsi

    1. anonim says:

      Te hysh ne Nato do te thote te merresh pergjegjesi. Njera prej ketyre pergjegjesive do te thote varesi ndaj me te madhit.

  19. kucedra says:

    Mos eshte ky qe e rrihte gruaja me tigan ne koke?Ketij i kane shkare trute dhe akoma jep intervista.Po ik ore se je bere si ai qe as te q…e as te leshon,anemik.Rri ne shtepi dhe mos jip opinione se dukesh qe je i “frymezuar”politikisht .Ku e ke djalin mo,ate koqen e kandarit?Pastaj lidhjet e tua me bllokun i dime dhe mos na u hiq si parimor.Krushqine e ke me Hysni Kapon dhe bashke me Berishen ju lidh ky fill nostalgjik.Hajde bab shko rri ne shtepi se je bere per te zene peshk.

  20. erjon says:

    Temaaa car keni qe se jepni komentin tim ne lidhje me dakordancen e politikaneve per ceshtjen e helmit kimik??????????
    Ju dhimset me shume rrybja e ketyre politikaneve se sa jeta e njerezve te thjeshte????????????
    Dhe cirruni sa te doni per pavaresi te medias,nje mut jeni dhe ju.

  21. goni says:

    Te vjen per te qeshur kur e lexon kto komente gomeresh,qe disa thon kemi detyrime nga nato, thua se jemi vetem ne SHQIPTARET ne nato, disa te tjer komentojn figuren e PROFESOR MEJDANIT, qe esht shkencetar i trupave te ngurt ne fizik dhe me gjashte gjuh te huaja, nje ish president korrekt dhe qe esht fat qe i del ne mbrojtie popullit nje intelektual si MEJDANI per kte çeshtie,ndihem i kenaqur qe ka edhe intelektual qe e duan kombin ton,rrespekte profesor per prononcimin per kte çeshtie sa madhore aq dhe delikate per fatin e kti populli,qe kta injorant dhe fshatar qe te kundervihen ty shofin deri ke maja kpuces vet,i qajn hallet AMERIKES per AMERIKEN jan dakort qe tja hedhin helmin ne pjat dhe pjelleve te vet boll qe AMERIKA te jet e kenaqur, rrac debilesh delenxhish dhe bythlepiresish,kta lloj komentusish as qe ja vlen ti lexosh, rrespekte profesor.

  22. arbeni says:

    O Rexhep,po ti edhe fizikant je!!po si mund te krahasohen landet radioaktive qe jetojne me mija vjet dhe per aq kohe vazhdojne te jene te rrezikshme me landet helmuese te cilat ne procesin e dializes kthehen ne uje dhe gaz karbonik te pa damshem per shendetin.Por vetem duhet te kemi vetem laboratore c’aktivizimi te teknologjise se nalte.

  23. Xoni says:

    Hej ju qe shani Mejdanin! Mos harroni ata presidente te tjere si psh njerin nga Vicidoli qe u rrit me dhi e kur erdhi ne Tirane ja hapi syte Partia te ciles ja futi, apo nje tjeter qe i kishte fiksim paradat dhe ju mbush mendja se u be si Enver Hoxha por qe pataj e pa se ishte tjesht nje pensionist i currufjapsur. Vazhduar me Topin qe vetem shikonte futboll dhe hante pjepra kashari qe jo vetem nuk e rrunte per ligjin po dhe kishte femije te paligjshem. E pastaj me i madhi i koherave gjysmagjeli me mustak aka ushtari i mire Shvejk.
    Prandaj po ju them degjojini mire ata qe jane te kulturuar dhe te skolluar dhe mos u beni si tifozat e sportit qe shajne mbare e prape duke pertypur fara luledielli.

    Ps: kur them te Kulturuar dhe te shkolluar nuk e kam fjalen per ata qe vijne nga thepat e alpeve pavaresisht se mund te kene te zhvlluar nje memorie pathologjike pasi formimi social fillon dhe ze rrenje qe ne vogeli.

    Respekt per shkencen dhe kuturen.

  24. gjergji says:

    O Xhepo mos dhit aty ku ke ngrene tere jeten, nuk te ka lezet se je dhe intelektual.

  25. Hajdari says:

    Mejdan jevgu po e tregon fytyren si arrixhi palaco.

  26. Ermali says:

    Jo nje ish-president, por cdo shqiptar, europian, amerikan, afrikan, aziatik a kushdo qofte eshte i nderuar te bashkoje zerin me protestat e shqiptareve kunder amrve kimike ne Shqiperi. Turpi eshte per ata qe edhe ne fatkeqesi te tilla qe na kercenojne vijojne me biografira dhe shpifje e trillime!

  27. Kotruve says:

    Ore llapaqener debile, na del koha te merremi kush eshte mejdani apo te shohim a foli drejt.
    Foli drejt po na shau partine, po ne per partine e falim djalen, ah si i meritoni ju cjepe te zgjebur te partise ato helme, po c’e do qe s’ua biem dot ne shtepi tuaj o debile!

    Apo s’jeni debile por me mision!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje