Konstitucionalisti Ibrahimi: Nishani s'e zhbën dot aktin normativ

11 Nëntor 2013, 08:51Politika TEMA

Akti normativ për shtyrjen e hyrjes në fuqi me gjashtë muaj të Ligjit “Për Nëpunësin Civil”, nuk u dekretua javës së shkuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili e ktheu për rishqyrtim në Kuvend.

Presidenti e argumentoi këtë veprim, duke arsyetuar se akti normativ ka fuqi juridike të posaçme, por ligji zë vendin më të lartë (pas Kushtetutës) në hierarkinë e akteve ligjore, ndaj si i tillë, ai duhet ndryshuar apo shfuqizuar vetëm nëpërmjet një ligji tjetër dhe aspak nëpërmjet një akti normativ.

I pyetur nga GSH, konstitucionalisti Gent Ibrahimi shpjegon se vendimi i presidentit Nishani nuk do jetë në gjendje të rrëzojë aktin.

Kjo, pasi akti normativ nuk parashikon ndryshimin apo zëvendësimin e ligjit, por thjesht shtyn për disa muaj hyrjen e tij në fuqi.

Sipas tij, do të mjaftojë një votim i dytë nga Kuvendi për ta bërë kushtetues dhe për ta futur në fuqi aktin për shtyrjen me gjashtë muaj të ligjit.

Kjo, pasi Kushtetuta i garanton Presidentit veto të butë, dhe jo veto të fortë. Për rrjedhojë, do të mjaftojë miratimi pas rishqyrtimit në Kuvend, për t’i dhënë aktit përfundimisht fuqinë ligjore.

Me t’u miratuar së dyti në Kuvend, akti do të fitojë fuqinë ligjore sepse Kushtetuta i garanton presidentit veto të butë, jo të fortë, e cila mund të rrëzohet me votat e Kuvendit.

 

13 komente në “Konstitucionalisti Ibrahimi: Nishani s’e zhbën dot aktin normativ”

  1. babiloni says:

    Profesor, zbulove ujin e ngrohte.
    E dime te gjithe qe veto e Presidentit tejkalohet me nje rivotim te Parlamentit.
    Nuk ka nevoje te shkosh ne shkolle per ta kuptuar; jafton te lexosh Kushtetuten dhe eshte shume e qarte.
    Mund te jepni nje pergjigje publike mbi kushtetueshmerine e aktit normativ?
    A mundet nje akt normativ te modifikoje efektet e hyrjes ne fuqi te nje ligji organik, te miratuar me shumice te cilesuar?
    Nje veprim i tille qe nuk mund te behet as me ligj te tjeshte Parlamenti, a mund te realizohet nepermjet nje akti normativ (te aprovuar nga qeveria), perdorimi i te cilit justifikohet vetem ne raste te jashtezakonshme, sipas disa kritereve shume te rrepta?

    Profesor Ibrahimi,
    perse nuk shpreheni per thelbin e çeshtjes, dmth per kushtetueshmerine e aktit normativ? Pse kapeni pas aspekteve proçeduriale te tejkalimit te vetos presidenciale dhe nuk trajtoni thelbin e problemit:
    A mundet qeveria, pushtet ekzekutiv, te shkele kompetencat e legjislativit duke aprovuar nje akt normativ qe ka per qellim ndryshimin e efekteve juridike te nje ligji te miratuar me shumice te cilesuar?
    Nga dita e dekretimit qeveria kishte plot 3 jave kohe per te derguar ne Parlament nje projekt ligj, ME VETEM 2 NENE,
    Faleminderit

  2. KADAFF says:

    PO CA PROFESORI ESHTE KY MORE “BABILON” AI THOTE:
    “… JO PO VETO E BUTE APO VETO E FORTE…”!
    A E KUPTON SE CFARE NOCIONESH PERIFRAZON KY SHARLATAN JURIST?!
    SADO I ZOTI TE JETE SMUND TE LOZE ME TERMA NONSENS NE JURISPRUDENCE AQ ME TEPER NE NJE ANALIZE KONSTITUCIONALE!
    MJERE NE PER JURISTET MILITANTE!

    1. babiloni says:

      Keni shume te drejte “KADAFF” dhe “erjona”,
      vetem ju lutem vereni tani se si do te vershojne komentet ofenduese ne ngarkimin tim vetem e vetem sepse kritikoj nje PALIGJSHMERI kushtetuese te papranueshme per askend ne asnje vend te botes.
      Nuk ndodh me asnje vend te botes, as ne sistemet me totalitare dhe te mbyllura, qe nje ligji organik, te miratuar me shumice te cilesuar, ti shtyhet hyrja ne fuqi me ane te nje akti normativ te qeverise, te miratuar me shumice te thjeshte dhe te perdorshem vetem ne rrethana shume te veçanta.
      Nese donin qe me gjithe mend ta benin ligjin e nepunesit te zbatueshem dhe efektiv, qeveria duhej te paraqiste ne kuvend nje PROJEKT-LIGJ organik per shtyrjen e hyrjes ne fuqi te ligjit ne fjale dhe ky projekt-ligj do te kishte vetem DY NENE, nene te cilat do te percaktonin daten efektive te hyrjes ne fuqi te ligjit.
      I githe proçesi do te ishte kushtetues dhe asnje nuk do te kishte te drejte te fliste ose ta kthente mbrapsht.
      Mjaftoni vetem 84 vota, nuk ishte e thene qe te kishte konsensus; ky i fundit eshte politik dhe jo juridik. Nese donin konsensusin edhe mund ta kerkonin dhe ta gjenin (ose jo); por ligji miratohej edhe me 84 votat e tyre dhe nga ana kushteutese do te ishte i pranueshem.
      Keta zoterinjte jurista e pedagoge bejne politikanin kur ju kerkohet mendim si juriste dhe juristin kur ju kerkohet mendim politik; ja te tille jane.
      p.s. tani vetem ini durim dhe do te vershijen komentet e militanteve….

  3. erjona says:

    Bravo Babiloni!

  4. KADAFF says:

    PO PO BRAVO Babiloni, POR NEVE SNA DEGJON KUSH NDERKOHE PALIGJSHMERIA ESHTE SHTRUAR KEMBEKRYQ QE PREJ SHUME VITESH NE SHQIPERI DHE PO VAZHDON TE BEJE PROGRES(PALIGJSHMERIA)
    TURP DHE MJERIM PER VENDIN NGA KUSH PERFAQESOHEMI DHE UDHEHIQEMI!

  5. sadiku says:

    Ky presidet eshte si ai kali i cirkut qe vepron simbas komandes se aij qe e ka mesuar.EDHE NISHANI ME NISHAN, VEPRON SIMBAS URDHERIT TE ATIJ QE E KA BERE president. AI NUK KA HABER NGA DETYRA QE KA… I shkreti.

  6. prenge sherri says:

    ky eshte president ai qe e vuri ne krye po ai e komandon po behu njehere burre se kur te lesh mandatin saliu del ne pension,je i vetmi president qe nuk te kupton njeri.

  7. Shoku Gentit says:

    @babiloni
    I nderuar komentues,
    pergjigjen po ta jap une, edhe ne respect te lexuesve te tjere.

    Prej me shume se 200 vjetesh, qe ne parlementin e Prusise, parimi se rregullimet supreme, mbi ceshtje shume te rendesishme qe interesojne vendin, behen me ligj nga parlamentet, eshte nje nder parimet kryesore qe dallojne nje shtet te se drejtes nga nje diktature (ndonese edhe aty ligjet po nga parlamente te manipuluar behen:)).
    Pra, rregullimet supreme behen me akte te parlamentit, perms nje procedure te caktuar. Keto akte quhen ligje.
    Ligjet i ndajne ne dy kategori (per efekt rregullimi ne rast antinomish, por edhe per ti studjuar me lehte): ne ligje te thjeshte (ata qe miratohen me shumice te thjeshte) dhe ligje te perforcuar ose organike (qe miratohen me shumice te perforcuar prej 3/5 te deputeteve).
    Ne piramiden legjislative, e para eshte Kushtetuta, me pas marreveshjet nderkombetare te ratifikuara, ligjet e perforcuar, ligjet e thjeshte dhe ne fund aktet nenligjore.

    Akti normative me fuqine e ligjit (ANFL) eshte nje perjashtim, por perjashtim I parashikuar nga akti me I larte ne vend: Kushtetuta.

    Sipas nenit 101 te Kushtetutes: “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve.”

    Kushtetuta, sikunder gjithkush (jurist ose jo) mund ta lexoje, nuk e percakton llojin e ligjit, duke e lene te hapur, rast pas rasti, qe Qeveria te nderhyje perms nje rregullimi ne nje fushe qe rregullohet paraprakisht nga nje ligj I thjeshte, apo nga nje ligj I perforcuar.

    Ky eshte nje rast I pazakonte. Nese vertetohet se ka ndodhur ne kushte nevoje e urgjence, nuk ka asnje kufi ne lidhje me llojin e ligjit qe do te ndryshoje akti normative me fuqine e ligjit.

    Pra thelbi I ceshtjes eshte nevoja e urgjenca, e jo se cfare ligji cenohet. Akti Normativ I nxjerre nga qeveria, duke u miratuar me 84 vota (=3/5 e deputeteve) ne parlament, e riparon cfaredolloj problem apo dyshimi mbi legjitimitetin e tij ne lidhje me fushen qe rregullon. Eshte si ta kishin bere 3/5 e deputeteve vete, vecse me procedure te pershpejtuar. Do thote dikush, “po ligjet e perforcuar nuk miratohen me procedure te pershpejtuar”. Po, keshtu thote Kushtetuta, ky eshte rregulli, e sakte.

    Vecse akti normativ me fuqine e ligjit I nxjerre nga qeveria nuk detyrohet nga ky rregull, sepse ai vete eshte perjashtimi. Ai vete thyen rregullin e MADH qe ligjet I ben parlamenti, e askush tjeter.

    Justifikimi eshte se kete perjashtim e ka parashikuar vete Kushtetuta, ligji I ligjeve!!!

    1. KADAFF says:

      ATE PUNEN E VETOS SE BUTE APO TE FORTE SNA E SHPJEGOVE MOR AMAN SE PER ATO TE TJERAT NA E MBUSHE MENDJEN.
      TI NA TREGOVE NJE PJESE TE HISTORISE SE TE DREJTES DHE KAQ,
      PASKE FJETUR ME GENT IBRAHIMIN ME DUKET QE QENKE GDHIRE ME “GJUHEN” E TIJ NE GOJEN TENDE QE E MATERIALIZOVE NE TASTIERE.

  8. KADAFF says:

    PO CA RASTI I PAZAKONTE ESHTE TE GJITHA LIGJET MIRATOHEN SE PARI PASTAJ MIRATOHEN AKTET NENLIGJORE!
    JU MBUSH RRADAKJA JUVE APO JO?!APO KENI BERE SHKOLLEN E PLEPAVE?!
    KENI PARE LIGJ QE TE KALOJE TE MIRATOHET FISHEK ME 30 E KUSUR AKTE NENLIGJORE (vkm udhezime apo rregullore) SE BASHKU ME LIGJIN?!
    NATYRISHT QEKUR KAM FILLUAR TE STUDIOJ DHE TE MBAROJ JURIDIKUN QE NE 1999 NE BERLIN DHE KETU NE SHQIPERI NUK DI NJE RAST QE LIGJI(AKTI LIGJOR) TE MIRATOHET SE BASHKU ME PAKETEN NENLIGJORE(vkm udhezime apo rregullore) QE MIRATOHEN NE ZBATIM TE TIJ.
    E PRA E BEJ GJITHE KETE SHPJEGIM SEPSE JUSTIFIKIMI I VETEM ESHTE NE KETE RAST QE LIGJI NUK ESHTE I ZBATUESHEM SE NUK JANE MIRATUAR AKTET NENLIGJORE PRA KRYESISHT VKM (VENDIMET E KESHILLIT TE MINISTRAVE)
    IKNI E BENI KAKEN ME NDONJE CEP SE SNA E FUSNI DOT ME PACAVURET E MYKURA QE DONI TE NA I SHISNI SI GJETJE TE JURISPRUDENCES!

  9. KADAFF says:

    NQS NUK I KANE LLOGARITUR MIRE DISPOZITAT TRANZITORE TE HYRJES NE FUQI TE LIGJIT NUK ESHTE FAJI YNE MORE LUM MIKU!
    ATY NE KUVEND ISHTE PS DHE LSI JOTE E DASHUR ME GJITHE ATO KOKA TE CPUARA DHE E SHTYU 2 HERE PJESEN E HYRJES NE FUQI, DHE KY DISKUTIM DHE VOTIM U KRYE JO ME LARG PO NE 30 MAJ TE PO KETIJ VITI!
    JU THASHE IKNI E BENI KAKEN DHE LIROJINI ME MIRE NE KETO FORME MENDIMET DHE KONCEPTET TUAJA JURIDIKE!

  10. Gramoz says:

    NISHANI VEGEL GJORE E SALI RAM BERISHES ,TE LEJOJE MINISTRIN NASIP NACO TE BEJE REFORMEN NE DREJTESI SEPSE PO MBAN PENG SHQIPERINE ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje