Fyle: Prisnim fillim të mirë, por është i shkëlqyer (dhe një mesazh për opozitën)

12 Nëntor 2013, 19:13Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, deklaroi në përfundim të sesionit të parë të ‘Dialogut të Nivelit të Lartë’, i cili bashkoi në një tryezë maxhorancën dhe opozitën, përmes pjesëmarrjes së ministrave të kabinetit qeveritar, Prokurorit të Përgjithshëm, Nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Kryetares së Komisionit të Integrimit, se ky është një vit i mirë për Shqipërinë.

“Ky ka qenë një vit i mirë për Shqipërinë dhe për përpjekjet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Ka qenë një vit i mirë, përsa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por dhe për sa i përket transferimit konstruktiv të pushtetit.

Gjithashtu, ka qenë një vit i mirë, i cili na ka lejuar ne, që në Progres-Raportin, të cilin e publikuam vetëm para pak javësh, rreth 4 javë, ne kemi treguar qartë që Shqipëria ka mundur të japë rezultate, për sa i përket atyre që ne i kemi identifikuar si prioritetet kyçe.

Po ashtu është një vit, i cili na ka ndihmuar ne, që t’i japim rekomandime të posaçme shteteve anëtare. Ne shpresojmë që shtetet anëtare do t’i marrin këto rekomandime, por po ashtu edhe informacione të shumta dhe shtesë, të cilat ne i kemi marrë sot dhe të cilat i kemi diskutuar sot, që ato t’i marrin këto në mënyrë serioze dhe akoma më e rëndësishme që të marrin në konsideratë dhe rekomandimin e rëndësishëm, duke marrë kështu një vendim të rëndësishëm politik për Shqipërinë.

Ajo çfarë ka qenë reagimi i Komisionit Evropian për përpjekjet e shumta të Shqipërisë, është dhe një angazhim më i madh nga ana jonë.

Unë mendoj se të gjithë publikut shqiptar i duhet dhënë një mesazh, një ide e të gjithë këtij rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian dhe duhet të shikojnë këto hapa konkrete,” tha Fyle.

Sa i përket Dialogut të Nivelit të Lartë, Fyle tha se priste që fillimi të ishte i mirë, por në fakt fillimi ishte i shkëlqyer.

“Në fakt, më duhet të them që unë prisja të kishim diskutime të mira, një fillim të mirë apo të mbarë, por ajo që pashë është se kemi patur një fillim të shkëlqyer, kemi patur diskutime të shkëlqyera me pjesëmarrjen e të gjithë atyre që ishin të pranishëm.

Në fakt, kemi shpenzuar rreth tre orë për sa i përket thelbit, por edhe formatit të gjërave që kemi diskutuar, por po ashtu kemi nxjerrë edhe disa përfundime të përbashkëta,” tha Fyle.

Në fund, ai e pati një mesazh edhe për opozitën, e cila protestoi ditën kur ai nisi një vizitë në Tiranë.

Fyle tha se shpreson që të ketë mënyra tjera komunikimi mes opozitës dhe qeverisë dhe jo protesta.

“Në rast se mund t’i referohem demonstratës së djeshme, dëshiroj të them 2-3 gjëra të shkurtra.

Së pari, besoj vërtetë që ato gjëra që nuk duheshin bërë, në rast se janë bërë, do të hetohen në mënyrë të plotë.

Së dyti, respektoj plotësisht të drejtën e opozitës për të shprehur mendimet e veta dhe të drejtën e opozitës për të demonstruar.

Së treti, shpresoj, gjithsesi, që do të gjenden mënyra të tjera për të komunikuar mes opozitës dhe qeverisë, për të trajtuar çështje të rëndësishme”./ep

16 komente në “Fyle: Prisnim fillim të mirë, por është i shkëlqyer (dhe një mesazh për opozitën)”

  1. askushi says:

    A ju thashe se Fyle do te qeshi me faktin se me 10 euro kan blere voten.
    PD kujton se eshte edhe bota budallaqe.
    Por edhe Kreshendoja Spahiu gjeti 10000 budallenj, jo PD mos gjej 100 veta qe ti mbledhe , se sundoi per 8 vjet.

      1. Klodi says:

        fol po ta mbajti, ky eshte vetem fillimi i ringrigtjes ?

  2. david says:

    Sali nuk mund te shohe nje Shqiperi ndryshe nga e tija.

    Plas Sali plas.

    1. Pse mre nuk e dijshim na qi Fulja osht kokrra komunistit dhe ish pucist?

  3. LORA says:

    Fule me stafin e vet tani po i njohin shqiptaret normale.
    S’kane faj,barbaret e qeverisjes brkedhjere te dr.mortjes e kishin ndyre cdo gje;aq keq sa kishin vene ne pikepyetje normalitetin e races se shqiptareve.

    1. pallavra says:

      Reforma e nisur nga qeveria në sektorin e administratës publike vetëm në një hark kohor prej dy muaj, jo vetëm që nuk lë kohë për transparencë, por vë në dilemë edhe cilësinë e shkurtimeve. Me reformat e fundit të qeverisë së re rezulton që papunësia të jetë stimuluar ndjeshëm, fillimisht me masat që u morën në sektorin privat.
      Ekspertët vlerësojnë se, vetëm nga ndalimi i importit të mbetjeve dhe aksioni mbi bizneset e lojërave të fatit të jenë shkurtuar mbi 50 mijë vende pune.
      Me shkurtimet në administratë, kjo shifër pritet të rritet edhe më shumë, ndërkohë që Banka Botërore sugjeron që rritja e punësimit duhet të jetë një masë themelore për daljen e vendit nga kriza.
      Ndërkohë që, Ministria e Financave tani po bën llogarinë e buxhetit 2014, për 30 për qind të punonjësve të administratës dhurata e fundvitit do të jetë zarfi me njoftimin për largim nga puna.
      Kërkesa e Ministrisë së Financave që tashmë ka mbërritur edhe në institucionet e pavarura vë në dileme ligjshmërinë e aktit.
      Pasi struktura e këtyre institucioneve është kompetencë e Kuvendit si një kusht për të siguruar pavarësinë e tyre nga ekzekutivi.
      Por duke nisur nga Kuvendi, Presidenca, Prokuroria, gjyqësori dhe të gjitha entet e tjera që kanë varësi vetëm nga Kuvendi, sipas Ministrisë së Financave duhet të fillojnë punën në vitin 2014 me 30 për qind më pak staf.
      Frenimin i borxhit publik qeveria po e realizon duke hequr nga puna mijëra individë të administratës publike.
      Në një kohë, kur ekzekutivi i ri është optimist mbi të ardhmen e afërt ekonomike të vendit, duke e cilësuar vitin 2013 si fundin e së keqes për ekonominë e vendit, qindra qytetarë të administratës publike dalin të papunë.
      Burimet nga Ministria e Financave e kanë konfirmuar kërkesën që mban firmën e ministrit Shkëlqim Cani, drejtuar institucioneve për shkurtim të stafit me gati 1 të tretën.
      Të njëjtat burime pohuan se, kërkesa është bërë në kuadër të hartimit të projektbuxhetit 2014, i cili parashikon disa masa emergjence skandaloze.
      Sipas Ministrisë së Financave, qëllimi është që të frenohet rritja e borxhit publik.

  4. leo england says:

    ahahahaha, edhe Fyle ja dhiet gomareve opozitare. Ahahahahaha, ikni nnga plaku Mere se ju terbon era e tij eshurres.

  5. sebastian says:

    Kali (edi) perpara, gomari ( sala) nga mbrapa.
    Deri tani ishte ndryshe

  6. bregdeti says:

    C’kulture dhe edukate paske marre ne england,more mr.leo.Kujdes se mos infekton angline me ate goje qe paske…

  7. Ustai says:

    Fundi real i plakut Mere.Por edhe nje shans i madh per Lulin qe te ndahet deklarativisht nga plaku Mere,komunisti i pariparueshem, qe per fat shqiptaret e shporren.

  8. Lom Deliu says:

    Sa I zoti ky Fulja qe thote shkelqyaer, pa filluar ende punen qeveria , bile dhe zyren me stil perandorak nuk e ka mbaruar dhe me qe nuk ka ku te punoj bredh neper Ballkan dhe fushave te Fieri per te ndare Tapit si Enveri I pare qemoti

    1. lirim says:

      Po po po po. U kryyyyyyyy!

  9. NJERI says:

    Ka shprese e besim per ne mendonim qe kishin vdekur – dhe te gezohemi per kete e jo te nxijne cdo gje sic bejne keta komentuesit e me siperme .

  10. Idriz Gjembi says:

    Frika dhe inati jane dy shoket e ngushte te platuk Sali…

  11. Koco says:

    Srrumbullari e keqja e ketij vendi eshte Sahli Lebrozi , ky pjelle e gjenerator i te keqes , ky eshte ekeqia me e madhe prej te cilit duhet te ndahen shqtptaret , Ky eshte njrtiu i Al-Qadese , ky eshte kryeterorist nderkombetar qe ka per misjon percarjen , intrigen ,vellavrasjen , ngujimin, makuterine , e pret fundin e tij nenshkimin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje