Qeveria synon të ndryshojë ligjin/ Sërish abuzime me karburantet, sërish s’publikohen emrat

19 Nëntor 2013, 21:19Politika TEMA

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe sipërmarrjes, përmes një shkrese zyrtare të nisur në kryeministri, i kërkon ekzekutivit që të bëjë amendimin e ligjit për metrologjinë dhe më pas do të bëjë publikë emrat e subjekteve, të cilët kanë vjedhur konsumatorin duke mashtruar në sasi, raporton Vizion Plus.

Gjatë rezultateve të nxjerra një ditë më parë, Drejtoria e Metrologjisë refuzoi të japë të dhënat e 76 bizneseve, të cilat rezultonin se kishin mashtruar konsumatorin duke i shitur më pak, për shkak të ligjit për të dhënat personale, i cili ka një nen që kërkon ruajtjen e konfidencialitetit edhe për biznesin.  Burime pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe sipërmarrjes bëjnë me dije se kërkojnë që në ligjin për Metrologjinë, në nenin 5 të shtohet një pikë tjetër, e cila të përcaktojë qartë që “subjekti tregtar i cili bën shkelje dhe dëmton konsumatorin nuk mbrohet nga konfidencialiteti”.

Ndërkohë, në një intervistë për Vizion Plus, kryetarja e autoritetit të konkurrencës Lindita Milo, shprehet se nëse emrat e abuzuesve bëhen publikë, nuk dëmtohet konkurrenca e lirë.

Një ditë më parë Metrologjia publikoi rezultatet e një kontrolli që zgjati gjatë gjithë muajit tetor në 225 subjekte, ku 75 prej të cilave rezultonin me shkelje.

Përveç karburanteve, ky raport bënte me dije se edhe shumë furra buke shesin produkte, të cilat nuk kanë kalibrim të peshës. Ndërkaq mësohet se prokuroria do të kërkojë materialet në Drejtorinë e Metrologjisë edhe për këtë kontroll, të cilat do t’i bashkëngjiten dosjes që po hetohet që prej shtatorit nga njësia task- force e njësisë së Tiranës.

11 komente në “Qeveria synon të ndryshojë ligjin/ Sërish abuzime me karburantet, sërish s’publikohen emrat”

  1. JO Vjedhjes Konsensuale! says:

    Vijon Hajdutlleku Karburante-Qeveri.
    NUK KA ASNJE NEN DHE ASNJE LIGJ QE SIGURON KONFIDENCIALITET
    PER VJEDHJEN DHE MASHTRIMIN NE MASE!
    Ndryshimet ligjore, jane nje alibi e shpifur dhe me qellim qe te fitohen
    muaj te tjere kohe, per te vijuar vjedhja konsensuale Karburante-Qeveri.
    Turppppp dhe Krimmmm!

    1. laberishte...... says:

      Ore ti i pa emer po qe quhesh Sali
      Po dale nje cike a te qifja udhet
      car po na shet,krimet tuaja qe kane
      qelbur dynjane.Po qysh ore i bene bashkepunetore
      kur ata akoma muk kane hyre neper zyra.
      Ore ne fakt, kini edhe pak kohe,ndaj villni c,tju vije
      se pastaj edhe une e di se do tju merret Goja.
      Populli nuk merzitet,Ai di se kujt ja ka dhene Voten
      rregjimin e Saliut harroheni.Ai nuk ka per te
      arrdhur kurre.sado qe i gjori po cirret duke llomotitur
      se u votua me mashtrime apo gjepura te tjera.por
      Tani prisni vetem premtimin e fjaleve,
      ndryshimin dhe sigurine e jetes,Lirine e munguar.
      Saliu dhe salixhinjte shume shpejte do pastrohen
      nga mjedisi yne.

    2. Korabi says:

      Epo ja qe e ka or ti lum miku. Pikerisht kete duan te bejne keta te ndryshojne ligjin. E lexove artikullin ti apo vetem titullin?
      Lexo nenin 54 nese do te bindesh:
      http://www.dpm.gov.al/images/stories/institucioni/akte_ligjore/ligj_nr.9875_dat_14_2_2008_pr_metrologjin.pdf

  2. Afa says:

    Ore na tregoni emrat e ketyre kompanive qe abuzojne dhe nuk ka nevoje fare ti vini gjoba se ja tregojm ne konsumatoret qejfin atyre. Do ti falimentojme duke mos i shfrytezuar fare pikat e tyre te karburanteve. Aman na i tregoni dhe rrini rehat pastaj pa bere gje..

  3. ed says:

    duhet te kesh vetem trute tend qe te besosh qe qeveria denoncon shkeljet per te bashkevjedhur …..

  4. Neorealizmi says:

    Ku eshte Altin Goxhaj qe ti tundi dhembet abuzuesve? Ndihme Altinnnnnnnnn… Po na vjedhin ne dite me diell e me shi. Ku jane shoqatat e mbrojtjes se konsumatoreve? Ku eshte populli i revoltuar qe ja mblodhi Amerikes? Flini gjume djema se histeria e armeve kimike ishte vetem rastesi. Kimikatet qe ju fusin ne ushqime dhe ne karburant ju shkaterron vetem pak shendetin dhe makinen. Mos prishni qef. Stresi ju prish shendetin!

  5. P D says:

    E PARA QE VJEDH NE LITRA NE TIRANE ESHTE ELDA NE KINOSTUDIO

  6. Drejtesi says:

    Ti bejne pra publike emrat e bizneseve, ta dijme se ku nuk duhet te blejme !!!!!!!!!!!!

  7. Ani says:

    e gjithe kjo eshte per te na hedhur hi syve ne konsumatoreve qe gjoja po punjne per “Ne”, te gjithe e dime qe na vjedhin ne litra dhe ne cilesi,por jane gjithmon te mbeshtetur nga shteti qe te na vjedhin pa fund se keshtu mund te vjedhin dhe vete ata qe kontrollojne. Bejini emrat e karburanteve qe VJEDHIN publik qe ta vuajne tamam gabimin qe bejn duke mos pasur me asnje klient

  8. nero says:

    LIGJ Nr.9887, datë 10.3.2008 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE:

    Neni 1
    Objekti: Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave për mbrojtjen dhe përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale.

    Neni 2
    Parim i përgjithshëm: Përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale bëhet duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.

    pra ne nenin 2 te ligjit per mbrojtjen e te dhenave personale parimi i pwrjgithshem i ketij ligji pwrcakton qarte (dhe pa hapsira) se “Përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale bëhet duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut…”

    pra “te njeriut”

    Neni 3
    Përkufizime: “Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
    1. “Të dhëna personale” është çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social.”

    pra ne nenin 3 eshte percaktuar qarte se te dhena personale jane ato informacionie te cilat e bejne nje person fizik te identifikueshem…

    keshtu te dashur bashkelexues bazuar sa me siper, opinioni im eshte se Ministrine e Zhvillimit Ekonomik nuk pengohet nga ligji per Mbrojtjen e te Dhenave Personale pasi ne rastin konkret kemi te bejme me subjekte JURIDIKE.

    per me teper Zyra e Mbrojtjes se Konsumatorit duhet te dilte te protestonte dhe duhet te dali te protestoje ne menyre qe emrat e ketyre kompanive te behen publike.

  9. fori says:

    E thejeshte fare, hajdueria mbrohet me ligj. Po ku eshte ligji per mbrojtjen e te dhenave personale qe nje “viktime” qe dyshohet se ka vjedhur nje celular me vlere 50 Euro ja nxjerrin emrin ne 24 televizionet e Tiranes?!Turp,Turp,Turp. Qeveria ka per detyre te mbroje shtetasit e vet dhe kete duhet ta beje sa me shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje