Pastruesit e një avioni në Indi mbetën të habitur kur gjetën në banjë plot 24 pllaka ari, me një vlerë prej 1.1 milion dollarë.
Sipas BBC, pllakat e arit u gjetën në një avion tregtar në aeroportin e Kalkutës.
Avioni i përket linjës ajrore Jet Airways.
Pllakat e arit ishin futur në dy qese.
India është një nga konsumatorët më të mëdhenj të arit në botë.
Avioni po vinte nga Bangkoku.
Nuk është arrestuar akoma asnjë njeri për këtë çështje, por policia thotë se ka një të dyshuar që e është marrë në pyetje./ep
Uffff sa i vjeter ky lajmi o Temaa!