Dëshmitë e punonjësve të burgut zbardhin edhe skemën e arratisjes së 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës, një akt i kaluar pa shumë vështirësi nga emrat e njohur të krimit.
Sipas hetimeve paraprake dhe dëshmive të bashkëpunëtorëve të Tafilit, mësohet se të burgosurit kanë pasur armë në qeli, të cilat i janë futur atyre përmes një frigoriferi dhe janë montuar në pjesën anësore të tij.
Ndërkohë që, tre të arrestuarit si bashkëpunëtorë kanë pohuar se prej muajsh jetonin në Korçë, ku kishin marrë një shtëpi me qira, në përpjekje të hartimit të planit të arratisjes.
Admir Tafili, që sipas dëshmive konsiderohet dhe si truri i arratisjes spektakolare, i ka vënë një prej gardianëve pistoletën në kokë e më pas e ka detyruar të hapë edhe dyert e tjera deri te korridori- tunel, i cili lidh portën e jashtme me ambientet e ndryshme të burgut.
Sipas njërës prej dëshmive që GSH ka mundur të sigurojë nga punonjësit e burgut, Gëzim Guri ka bërtitur: Të derdhim gjak!.
“Ata nuk ishin të qetë, por tepër të tensionuar. Sapo dolën nga dera e tunelit, i mbanin pistoletën në kokë njërit prej gardianëve. E dëgjova kur njëri prej tyre, më pas e mësova se ishte Guri, u tha shokëve: Të derdhim gjak! Menjëherë reagoi Tafili i tha: Jo, nuk derdhim gjak. Kjo nuk ka për të ndodhur. Tërhiqu dhe eja të ikim. Këto janë fjalët e fundit që më janë ngulitur në mendje. Pas kësaj, ata qëlluan me breshëri në ajër dhe ne u ulëm,u fshehëm”.
Kështu ka dëshmuar para prokurorisë një prej gardianëve të burgut të Drenovës për dy të dënuarit përjetë./A.XH
Keto duan karriken elektrike te gjithë qe bejne keto gjera.
qeveria duet te ncjeri ata politikanet qe kan futur armet brenda.dhe te pergjigjen para drejtesis. mendoj se dhe ish ministri i drejtesis halimi duet ta dij qe armet kanqen brenda .
.Kucedra po pergatiet te vjelli zjarr, kur ti afrohen per ti prere koken.QE tja presesh koken Kucedres duhet te merren masa, duke kontrolluar imtesisht te gjitha burgjet dhe duke larguar puna ate personel qe dyshohet se eshte i korruptuar
E K Z A K T ,Tirona.