VIDEO/ Çanta e Fiqiretes terrorizon Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe alarmon mediat

27 Nëntor 2013, 11:41Politika TEMA

Ju rastis shpesh të shihni televizionet që transmetojnë lajme 24 orë?

Natyrisht që po!

E keni vënë re që ngjasojnë më shumë me sallat operative të policisë, duke dhënë çdo detaj policor?

Kështu ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm.

Një grua nga Tepelena ka mbërritur në Tiranë dhe pa dashje ka harruar çantën e saj pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ajo do merrte disa dokumente në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe meqë çanta nuk lejohej, ajo e la atë përpara një lokali.

Por në vendin e ngjarjes ka mësyrë policia e shumë kamera televizive.

Gjykata e Krimeve të Rënda është përfshirë nga alarmi.

Kur doli jashtë, Fiqeretja e shkretë pa se si të gjithë ishin terrorizuar nga çanta e saj, ku mbante ca rroba të djalit.

E hutuar nga ‘tmerri’ që kishte shkaktuar, ajo kërkoi falje dhe tha se i vinte keq që kishte shkaktuar kaq shqetësim.

Fiqiretja u shoqërua për në polici për verifikime./ep

15 komente në “VIDEO/ Çanta e Fiqiretes terrorizon Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe alarmon mediat”

  1. Cudia says:

    Haha.. Une kam pare dikur nje meso grua me bluze roze ku shkruante De puta madre..:)..kur nuk di se cfare shkruhet…

    1. juljus says:

      ….une kam pare nje plake me nje bluze nga te tregut rom….. youporn……….. e modhe fare,plaka me gjith bluz…..

      1. Albogentivlora says:

        Fotoja nuk ka te beje fare me lajmin.

  2. KADAFF says:

    EPO SAJMIR HANDIKAPATI KA VRAPUAR SE KA KUJTUAR I SHKRETI QE KESAJ RRADHE DO ARRESTONTE NDONJE TERRORIST TE RREZIKSHEM DHE NDERKOHE KA DALE NJE TORBE ME RROBA FEMIJE.
    O ZOT SA HANDIKAPAT ESHTE KY MINISTER QE PO E KTHEN POLICINE NE NIVELE POSHTE ZEROS!

    1. Tomorri says:

      O KADAFF dil ti pra beje punen e Sajmirit se ti mesa duket nuk je handikapat…

      1. KADAFF says:

        PER TA BERE ATE PUNE E BEJ SHUME ME MIRE SE KUSHDO MINISTER QE KA QENE DERI TANI, POR QE TE BEHESH MINISTER I BRENDSHEM NE SHQIPERI DUHET TE NENSHKRUASH KONTRATE ME “DJALLIN”.
        UNE THEM SAJMIR HANDIKAPATI SEPSE PIKERISHT DUKE QENE I TILLE PER KETE ARESYE E KA VENE EDI MINISTER QE TE BEJE SI TI DOJE QEJFI SI PSH QE TE SHEMBI ME TRITOL BANESA DHE TE BLLOKOJE NDERTIMET KUR NUK E KA FARE NE KOMPETENCE KETE GJE ETJ ETJ DHE NDERKOHE PUNA THEMELORE DHE PARESORE QE DUHET TE BEJE SI MBAJTJA E RENDIT DHE QETESISE PUBLIKE DHE SIGURIA E QYTETAREVE PO SHKON KOKEPOSHTE ME PIKIATE!

        1. Albogentivlora says:

          Po mire o Kadaif ti ca do beje po te shifje nje cante lene para nje dyqani apo lokali? Si Kadaif qe je mendoj se do vrapoje per te pare nese ka ndonje gje brenda ajo cante. Zoteri i dashur ajo cante fare mire mund te kish nje bombe artizanale te bere vete ne shtepi nga ndonje i cmendur dhe mund te shkaktonte jo pak viktima. Nuk duhet ti nevleresojme keto gjera.

    2. Ton says:

      Dole o buce? Nga Facebook ketu?

  3. shqiptari says:

    amerika nese eshte vertet nje kombe i dashure per shqiperin duhet te ngrej urgjente nje grup special si ai ROS qe ngriti ne 1997 deri ne 2000 qe vrau shume nga kapote e bandave ate te bj dhe tani te shfarose te gjithe avopkat prokurore e doktore qe ata te ven mende se e qelben ket vende ose me ket tua punojne si olldashu ti len dhimjen dhe pa kok si miu me kok te shtypur

  4. selmani says:

    O Tomor “Kadafi” e ka krye kete pune prej mese 23 vjete ku pa ba shkollen e mesme ka marr nje çertifikate(i thone ata te Sales diplomes universitare)sikur ka mbarue shkollen e larte te Policise e ka krye edhe trajnim prane vendit mik qe desh me na bo dhuraten me te madhe te vitit meqenese populli i tha “jo” shpellarit ne zgjedhje,e me na myt te taneve per se gjalli.Kadafi e qu normalin Saimir “Handikapat”pa ja ditun kuptimin kesaj fjale.Per keto pleher e kishte fjalen kr.Rama me i pastrue me 22 Nenetor!

    1. KADAFF says:

      O SELMAN BIR I NENES!

      SI STE HA MORTJA KUR ME THUA SHPELLAR NDERKOHE GJITHE FJALET QE KE SHKRUAR
      DUKEN SIKUR TI KA SHKRUAR VETE JOZEFINA ME DOREN E SAJ SE TE GJITHA MBAROJNE ME “UE”

      IK MESO SHQIPEN LETRARE TE PAKTEN NE TE SHKRUAR PASTAJ HAJDE DHE KOMENTO PER “SHPELLARET” NE FORUM!

  5. Tullaci says:

    Epo kur vet Sala,”krenarija shqiptare” mban mbi kryt e tij ne murin e zyres nji piktur me nji vagin,cfar do presesh nga ky popull me!?

  6. ladi says:

    Me sa duket Kadafi qenka nje nga handikapatet e Berishes qe peshtyjne cdo gje qe bene kundershtari politik. Harron idioti qe edhe ai eshte pjese e ketij komuniteti dhe si i tille duhet te kete mbrojtjen e policise se shtetit, qofte dhe ne raste te tilla qe ne dukje mund te duken qesharake por ne fakt procedura duhet te respektohet me perpikmeri nga policia. Ku i dihet o Kadaf qe heren tjeter nuk del ndonje handikapat si ty dhe vendos nje kallup te vertet.

  7. emigranti says:

    T’i vije turp ketij bicim gazetari qe jep lajme kaq banale pa asnje interes public.Edhe minjte u bene “zoter” ne ate vend.Keto jane akte rrugacerore qe prishin imazhin e medies se respektuar kudo ne bote.Edhe njerzit qe marrin pergjegjesi mediatike ,duhet te kene nje status serioz si per te drejta dhe per detyra.E bene vendin qesharak disa te papergjegjshem.Nuk ishte pak problem “olldashi”Stafi I gazetave duhet te selekksionoje te tilla njoftime sensacionale .Te tilla sensacione qesharake le te jene pjese e nje gazeta qe jep edhe sensacione si cka qene gjithmone.

  8. anonim says:

    shume servila te qeverise shoh ketu.ka hapur ndonje call center ps apo si?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje