Kina zgjeron zonën e mbrojtjes ajrore, por gjejeni kush i sfidon...

26 Nëntor 2013, 19:17Politika TEMA

Këto ditë mediat e huaja raportojnë se Kina ka zgjeruar zonën e mbrojtjes ajrore, duke paralajmëruar se çdo avion që nuk do i bindet rregullave, do përballet me masat emergjente mbrojtëse.

Por edhe pse një masë e tillë ka zemëruar Japoninë, kanë qenë amerikanët ata që e kanë sfiduar këtë veprim, duke fluturuar dy bombardues B-52 mbi ishujt e Kinës Lindore.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se aeroplanët kanë ndjekur procedurat normale.

Kina e zgjeroi mbrojtjen ajrore mbi ishujt Senkaku, që janë burim tensioni e përplasje mes këtij vendi dhe Japonisë.

Pentagoni thotë se deri më tani nuk ka pasur një reagim nga Kina.

Avionët, që ishin të paarmatosur, u ngritën nga një bazë në Guam.

SHBA, që ka më shumë se 70 mijë trupa në Japoni dhe në Korenë e Jugut, kishte deklaruar më parë se nuk do pranonte që Kina të impononte një zonë të tillë të mbrojtjes ajrore./ep

18 komente në “Kina zgjeron zonën e mbrojtjes ajrore, por gjejeni kush i sfidon…”

  1. fieraku4u says:

    O POPULL NUK KA VEND NE BOTE QE SFIDON AMERIKEN, USHTARAKISHT, EKONOMIKISHT, NE ARSIM DHE MJEKSI….AMERIKA BENE LIGJIN NE BOTE.

    EKONOMIA AMERIKANE BUXHETI:

    Total $16.724 trillion[6] (1st)
    Per capita $52,839[6] (6th)

    KINA:

    Total $13.374 trillion[10] (2nd)
    Per capita $9,828[10] (92nd)

    USHTRIA AMERIKANE:

    Budget $554.2 billion + $88.5 billion

    USHTRIA KINIZE:

    Budget $10.5 billion

    AMERIKA TE SJELL LUFTEN TE DERA…

    1. seven busy says:

      Nuk je aq budalla sa dukesh…

      1. elio says:

        ke te drejte nuk eshte aq budalla sa duket…eshte shume me teper…

    2. Grenzschutzgruppe 9 (GSG9) says:

      @fieraku4u:e pam sa fitoj ne Vietnam ?

    3. Llazi says:

      ça thua ere, po e di ti kush eshte bleresi nr 1 i bonove te thesarit te shtetit amerikan….Megjithate keto lajme nuk jane per ne shqiptaret se na vene ne mendime te thella se nuk dime nga ti a mbajme se nuk i dihet si mer terezia.Nje proverb thote :kur zihen elefantet shkelet bari

      1. tE Shkarkohet Nishani menjehere. says:

        Kur zihen atllaret
        shqelmat i hane gomaret

  2. tema says:

    A thua e provon ma………ky amerikani?
    Te shohim…

  3. As♣ says:

    Do luaj mkukamfshehti o Z.Gazetar? Nuk e gjejm dot jo…

  4. As♣ says:

    Do luajm mkukamfshehti o Z.Gazetar? Nuk e gjejm dot jo…

  5. Genti says:

    Ne jemi te 2tet ne Europe pas gjermaneve…

  6. As♣ says:

    Do luajm kukamfshehti o Z.Gazetar? Nuk e gjejm dot jo…

  7. edi says:

    Supermacia amerikane eshte e dukshme, por SHBA po kalon probleme komplekse nen drejtimin e Obames. Presidenti amerikan nuk po mundet te imponohet brenda vendit me reformat shendetesore dhe jashte po tregohet i dobet para Rusise ne Lindjen e Mesme. Bonot e shitura prej saj per mbulimin e borxhit te brendshem qe eshte shume i larte zoterohen me shumice nga Kina qe eshte kreditori kryesor i mbulimit te ketij borxhi. Ndoshta Obama nuk terheq me per kete katervjecar te dyte.

  8. Treviso says:

    Tregimi i muskujve po i detyron popujt te vuaje.
    Tregimi i muskujve po vazhdon te sjelli regres ne bote.

  9. bimbashi says:

    pervec filmave te hollyvudit kush e njeh ameriken nga afer por per kinen kush ka degjuar a e di kush se kina therret per 48 ore 300.000.000 njerez nen arme kaq sa eshte e gjithe popullsia e usas a e dini se me shume ka kineze besnike kines ne amerike sesa ushtare ka usa atje pra mos mendoni se ne nje konflikt te hapur amerika del fituese sa per ekonomine politikat ekonomike kineze jane ne ate nivel sepse qeveria shtyp popullin e sdo qe populli te rahatohet sepse me pas revoltohet por ta dini se ka qytete ne kine shume here me mire se ne amerike me ekonomi me te larte e me te begate.
    une per vete jam proamerikan por realiteti eshte ky

    1. Ton says:

      Injoranca e kineze dashesve eshte e madhe. Po pse me shpata do behet lufte o gje e trashe?

  10. Gezimi says:

    Amerika eshte Amerike, po kam “pershtypjen” se Kina nuk eshte Afganistan!!!!. Ne kohen e tij Napoleoni pati deklaruar: Kur te zgjohet Kina, do te tronditet bota!

  11. populli says:

    qenka hapur rubrike e re ne tema: “e gjen kush e gjen”.
    artikull koti.

  12. kamasuka says:

    rroft Amerika,posht kina ,rusia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje