Tre të arratisurit nga burgu i Drenovës, dyshohet të kenë kaluar tashmë kufirin shqiptar përmes Dardhës e të jenë hedhur në tokën greke.
Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se pas gjurmëve të gjetura në Dardhë, nga ana e policisë fqinje është mësuar se janë gjetur edhe tre mushka, që dyshohet se janë përdorur nga të arratisurit për të kaluar kufirin.
Mushkat u raportua më herët se ishin vjedhur në fshatin Arrëz.
Një natë më parë, policia e Korçës raportoi se gjeti gjurmë të tre personave.
Gjurmët e këmbëve janë pikasur në fshatin Dardhë, duke konfirmuar deklarimet e mëhershme se tre të dënuarit mund të jenë bashkë në arrati.
Pas kapjes së katër të arratisurve, mbeten ende të lirë Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj dhe Eduart Lulo, për të cilët më herët policia e Korçës njoftoi se mund të jenë bashkë.
Burime nga policia shqiptare bën të ditur se ekziston dhe mundësia që këto 3 mushka të mos jenë përdorur nga të arratisurit dhe këta të fundit të mos kenë kaluar kufirin, prandaj kërkimet vazhdojnë ndonëse janë të vështira për shkak të kushteve të vështira atmosferike, mjegull dhe borë.
Ndërkohë janë liruar dhe transferuar 9 punonjës të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Burgjeve, ndërsa dy të tjerë janë çuar për ndjekje penale.
Vendimi është marrë nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.
Dy punonjësit e SHKB-së së burgjeve janë çuar në ndjekje penale pasi ishin persona qe kishin dijeni për ngjarjen që në 25 shtator 2013 dhe nuk kanë njoftuar ministrinë dhe nuk janë marrë masa për parandalimin e ngjarjes.
Kallëzim penal, Ministria e Drejtësisë ka bërë për Pirro Dungun, përgjegjës sektori dhe Polikron Balliun Inspektor.
Ndërkaq, janë liruar nga detyra dhe transferuar, Haxhi Damzi, Gjergj Luca, Besmir Paja, Eduard Hasanaj, Agron Dhoska, Etleva Babameto, Sadik Lika, Sokrat Turtulli, Orland Reci.
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka deklaruar se do të nisë një reformim dhe do të bëhet dixhitalizimi dhe modernizimi i sistemit të burgjeve.
Gjykata e Korçës sakaq ka dhënë masën e sigurisë për katër të arratisurit e arrestuar. Gjatë caktimit të masës së sigurisë, Admir Tafili tha se e organizoi ai arratisjen.
“Unë e organizova arratisjen nga burgu, për shkak të një gjykimi të padrejtë. Nuk kam lënduar asnjeri” deklaroi Tafili në gjykatë.
GJERGJ lUCA???????
E ne fund kemi nje qeveri qe ponpunon kunder se keqes.
Nasipi punon per Iliri Meten jo per shtetin nuk mund te besh shtet me keta funderina i hiqni kote nga puna punetoret e thjeshte . Po nuk hoqet nga karrigja “Like Qelepirin”bashke me keta qe ka sjelle pas asgje nuk ndryshon as ne rend e as ne ekonomi
o polic kape njat llic……po ik ore pirdhuni rruajuni leshet o policet e piktorit
Tahiri e kishte informacionin e dhene nga SHIKU dhe agjentet e tyre brenda burgut per arratine e ketyre kriminelave 2 muaj perpara, por nuk mori asnje mase ta parandalonte. Turp socialist dhe qeveri skandaloze.
Tahiri te japi doreheqje pasi kishte ne tavolinen e tija te shtypur 2 muaj perpara informacionin per arratisjen dhe nuk mori asnje mase per ta parandaluar. Tahiri e kishte mendjen te blinte karrige 1400 dollare per bythen e tija.
Tahiri ka lajmeuar qe diten e 7 ne detyre. Neglizhenca e atyre qe u lajmeruan eshte e pafalshme. Tahiri nuk do shkonte vet si gardian. Mos llomotitni kot, por folni me zemer e tru.
Pastaj me ke do ta bente detyren me personelin qe gjeti e qe eshte si ish kupola qeveritare e korruptuar?
Nuk e sheh se si bertet Luli se kinse i dhimbsen njerezit qe hiqen nga puna, ndonese jane hajdut e kriminele, si ata qe i kane vene?
Armet ne Drenove jane futur me 16 qershor dhe Halimi ndonese pergjegjes per burgjet del e llomotit si qen gaxhivar. Pra te hedh bemat e tij persiper.