Flet drejtori i Panorama Airlines: Si do t’i kompensojmë pasagjerët e Belle Air

25 Nëntor 2013, 21:36Politika TEMA
Flet drejtori i Panorama Airlines: Si do t’i kompensojmë

Giancarlo Zeni

Intervistë e realizuar nga drejtori editorial i Agon Channel, Alessio Vinci. Flet drejtori i Panorama Airlines, Giancarlo Zeni

 

Në çfarë mënyre po i ndihmoni pasagjeret e Belle Air në këtë moment që kanë mbetur në tokë nëpër Itali?

Ne dy mënyra thelbësore: Para se gjithave kemi futur 78 fluturime te përditshme qe lidhin Italinë me Tiranën, dhe së dyti duke iu ofruar pasagjerëve që kanë një bilete avioni Belle Air me një tarifë të veçantë prej 70 euro.

Pra, për të kuptuar. Kush ka një biletë të vlefshme me Belle Air me 60 euro, mund të blejë një biletë Blue Panorama për të shkuar nga një aeroport italian në Tiranë dhe anasjelltas apo jo?

70 euro sipas fluturimit.

Si mund të blihen këto bileta?

Pasagjerët që kanë një biletë Belle Air mund të kontaktojnë me   një Call Center duke telefonuar nga Italia 0698956666 ose duke telefonuar një numër shqiptar 044 50013. Përndryshe mund edhe t’i drejtohen edhe aeroporteve drejtuese siç janë ato në Tiranë, qe nisen nga Tirana dhe në Itali, që janë 7 aeroporte operuese nga Bergamo, Bolonja, Milano- Malpenza, Pisa, Roma, Venecia dhe Verona, edhe në biletari pranë  aeroporteve të Barit dhe Gjenovës, pasagjerët që kishin fluturimet e Belle Air mund të blejnë nëpërmjet agjencisë “Blue Panorama”, bileta të tilla.

Për sa kohë do të mund të zgjasë kjo oferte? Sa dite është e mundur të blihen këto bileta në mënyrë të lehtësuar?

Le të themi ky është kusht qe neve jemi munduar t’ua ofrojmë të gjithë pasagjerëve që kanë blerë këto bileta, në mënyrë që të gjithë njerëzit që kane blerë këto bileta dhe në javët e ardhshme mund të vazhdojnë t’i drejtohen agjencisë tonë. Dua të them zoti Vinci që Blue Panorama ofron tarifa pozitive dhe që vëzhgohen nga pasagjerët, dhe mund të blejnë bileta duke filluar me tarifën 70 euro.

Sa janë pasagjerët që po ndihmoni? A e keni idenë se sa është numri i pasagjerëve që kanë mbetur në tokë të paktën në Itali?

Kemi parë që sot kemi imbarkuar mesatarisht 160 pasagjerë, kemi nisur operacionin pak më vonë nga ajo që ishte parashikuar, sapo kemi marrë autorizimin nga autoriteti aeroportual shqiptar. Edhe në javët e kaluara janë marrë masat për t’u prerë biletat këtyre pasagjerëve duke ofruar 400 vende në javë.

A është e parashikueshme që më pas “Blue Panorama” ta vazhdojë këtë shërbim akoma me Shqipërinë? A mund të bëheni një nga kompanitë low cost në muajt e ardhshëm?

Shikoni zotëri, jeni dhe italian, edhe ju i keni shfrytëzuar shërbimet tona, jemi një realitet jashtëzakonisht i mirë, i vendosur në Itali. Mund të ofrojmë shërbimet tona në vendet më të bukura në botë, me shërbime cilësore me këto standarde.

Ju faleminderit zoti Zeni. Më duhet të lançoj sërish numrat e telefonit për të telefonuar nga Italia 0698956666 dhe nga Shqipëria 044 50013. Kush ka një biletë Belle Air, mund të blejë biletë Blue Panorama me kushte të lehtësuara.

21 komente në “Flet drejtori i Panorama Airlines: Si do t’i kompensojmë pasagjerët e Belle Air”

  1. . says:

    Po per pasagjeret qe kane prere bileten ne daten 11/12/2013 dhe me kthim ne Janar 014 si do veprohet?

  2. philips says:

    ne fakt jo vetem qe udhetaret shqiptare dhe te huaj qe ishin planifikuar te fluturonin me Belle Air, nuk duhet te paguajne dhe 70 Euro shtese por por, ata duhet dhe te shperblehen me nje shume qe eshte shume qarte e percaktuar ne nje Direktive te Komisionit Europiane te Implementuar ne legjislacionin tone e ashtequajtura Denied Boarding Compesation, por kujt ti drejtohen udhetaret e shkrete kur dhe eshte detyrim qe te afishohen kto Direktiva ne gjuhen shqipe dhe angleze ne ambjentet e Aeroportit…Blu Panorama Airlines, nuk vjen si misioni i “Nene Terezes” ne shqiperi, duhet te kene kujdes autoritetet shqiptare se nga e gjithe kjo Belle Air del i fituari i vetem, Lerini pretendimet e saja te tipit Piramide Xhaferi, ajo operon aktualisht me te njejtin emer ne Kosove, dhe kushedi eshte dhe aksionere tek Bluja, ngjyra e zemres me “pritje per tu rilidhur” ne nje te ardhme te afert sipas tyre te rikthimit te “Engjellit mbrojtes Blu”…Kane kerkuar Falimentimin!!!!..ok por do e haje gjykata kte truk?..apo do veproje Ligji perkates i Falimentimit dhe i Mashtrimit? te shikojme si do manaxhohet nga Drejtesia..koha do e tregoje..

  3. Eljon says:

    Pershendetje me falni per shqetesimin un
    po ju shkruaj NGA londra dhe do te doja te
    Dija se ca do behet me ne qe kemi nje bilete
    NGA londra perne tirane dhe anasjelltas se cfare
    Do behet si do te mund te veprojme dhe ca do
    Te sejme per te pasur nje mundesi udhetimi
    Drejt shqiperise. Ju lutem me ktheni nje pergjigje
    Pasi jam mundesuar shume me kontaktuar
    Belleair ne tirane dhe nuk mund me lidhur me
    Askend.

  4. Gazi says:

    Ore po per ne te Anglis si do i shkoj halli!?

  5. manjola mema says:

    po per ne qe jemi ne greqi, konkretisht dje me date 24, 11,2013, nga iraklio, Krete si do ja bejme.Kishte shume njerez dje ne aerodrome dhe na thane serdhi aeroplan nga shqiperia se eshte kohe e keqe.Per ne eshte menduar te NA NDIHMOJNE?

  6. lomi says:

    Mashtrim i teri, tek Blue panorama, te gjithe blejne bilete 70 euroshe edhe nqs ke apo jo bilete belle air, keta tallin leshte me popullin, po bejne kerdine, belle air i shiste fillimisht biletat shku e ardh se perndryshe nuk te pranojshin, pastaj falimentuan, tani gjasme duhet te shtosh 70 euro dmth te riblesh nje bilete per te shkuar atje ku do shkoje. Edhe xhungla ka rregulla, vetem ne shqiperi asnje nuk mban pergjegjsi per asgje, kesaj i thone me te zhvat haptazi. Shtet koqe qe nuk diti ti paraprije levizjet e belle air, pa-aftesi ne kulmit,bejne presion n’ajer………….

  7. alfred gjoni says:

    Me falni, po ne qe kemi prere biletat per daten 18,12,2013 a mund ta dime se qfare duhet te bejme e si duhet te veprojm, ne biletat i kemi prere me bancomat, 1 muaj me par, donim te dinim qfar mund te bejm ….???
    Faleminderit

  8. Vera says:

    Po të futesh në http://www.Blue Panorma prenoton bileta nga 70 euro cilido, dmth edhe nëse nuk ke një biletë Belle Air. Shpjegimi i zotit Zeni nuk është i qartë. Në fakt nuk ka qenë i qartë zoti Vinci kur e ka pyetur. Po bëhet një lëmsh ku do të humbin veç udhëtarët shqiptarë. Ministri i komunikacioneve duhet të ia mbledhë rripat Bellecës së ajrit.

  9. Sudja says:

    Kam prere 4 bileta vajtja ardhje milano tirana qe kane kushtuar 340€ sipas logjikes se ketij makaranoxhiut te ndyre me duhet te paguaj dhe 280€ te tjera shtese dhe ti them dhe falimenderit,kur nje bilete tjeter vajtja ardhje me çdo lloj shoqerie kushton me lire.Nje mashtrim gjigand ku jane mpleksur shume Sude dhe te gjithe e shohin kete shoqeri pirate si nene Tereza dhe per tu habitur Tema nuk ben asnje koment per ta denoncuar kete mashtrim,Nuk do ju ndahem deri ne fund pa marre ato qe kam paguar dhe do ju hap nje gjygj qe te çuditen.
    I ftoj te gjithe qe te mos biene pre te ketij mashtrimi gjigand

  10. Kritiku says:

    Problemi kryesor i shqiptareve eshte qe ata nuk jane ne gjendje qe te mendojne llogjikisht, por mekanikisht. Te gjithe ata qe kane blere nje bilete tek Belle Air e kane vete fajin, qe vazhdojne te bien ne kurthet e maskarenjeve. Problemi me Belle AIR nuk eshte nje problem qe doli i papripur. Ai eshte krijuar prej vitesh, por shqiptaret e kane kujtesen shume te shkurter. Belle Air nuk eshte e vetmja mundesi per te bere udhetime drejt dhe jashte Shqiperise. Ata qe pyesin se si mund te vijne nga Londra per ne Tirane i them qe te shikojne nje here tek Alitalia, ose mundesi te tjera.
    Ligji nuk te mbron nga injoranca! Belle Air eshte si Sudja! Edhe ne kohen e mashtrimit me piramidat financiare shqiptaret te nxitur nga injoranca e tyre i futen vete leket edhe pse kishte informacione qe ato veprime ishin shume te dyshimta. Por me sa duket shqiptaret e kane shume qejf bixhozin dhe luajne pa u menduar qe leket do ti humbin shume lehte. Dhe kur i humbin leket edhe pse ishte e parashikuar, ata bejne rrolin e te cmendurit dhe marrin armen dhe fillojne te vrasin “mashtruesit”. Te mashtrohesh nje here e ka fajin mashtruesi, por te mashtrohesh rregullisht atehere e ka fajin vete ai qe mashtrohet. Shqiptaret mashtrohen rregullisht sepse e kane fajin vete duke u nisur nga injoranca e theksuar e tyre. Kjo tregon nivelin e zhvillimit mendor te nje shoqerie.
    Pagesa shtese duke filluar nga 70€ per nje fluturim, eshte nje mashtrim i rradhes. Ne fakt bileta per ne Itali nuk kushton me shume se 70, por fitimi kolosal dhe taksat e ngrejne cmimin ne ate nivel qe eshte tani. Ne fakt shqiptareve u kerkohet qe te blihet nje bilete e re me vleren reale dhe nuk kemi te bejme me nje “barimesi” te kompanise se re. Te demtuarit duhet te kerkojne nga gjykata konfiskimin e tere kompanise Belle Air dhe kthimin e lekeve te parapaguara per nje sherbim qe nuk eshte kryer.

  11. albi says:

    O tallni trapin me kete popull, o bij kurvash!…..çfare fjalesh pa kuptim dhe tallese dalin nga goja e ketij kllounit ne fotografi, ku eshte favori ketu? Pagesa e 70 eurove? (10-30 euro me shume kushtonte bileta e Belle Air) qe pasagjeret e kishin prenotuar, e tani duhet te paguajne prape per diçka qe kishin paguar?
    Piramid, falimenton nje firme dhe po e njejta firme me tjeter emer hap nje kompani tjeter. NDYRESIRA!!!!
    Duke mos harruar qe jane afersisht 50.000 persona qe kane prere biletat
    per muajt e ardhshem deri ne shkurt, beni pak llogari 50.000 bileta x 100 euro(çmimi mesatar i biletave)…Pyetje! Pse kjo kompani vazhdonte te priste bileta edhe duke e ditur qe ishte drejt falimentimit? Biletat vazhdonin te priteshin edhe diten e diele ne darke!
    Qesharak dhe KRIMINAL eshte njoftimi i ketyre plehrave ne sitin e internetit…bla bla, blu-panorama(HAJDUTA)…dhe nese doni qe t’ju kthehen leket mbrapsh kontaktoni me banken qe ka leshuar karten e kreditit? Si mund te mi ktheje leket banka mua ku firma qe i ka marre keto leke ka shpallur falimentim dhe bllokim te llogarive bankare?
    Drejtuesit e kesaj kompanie duhen çuar menjehere per proçedim penal, jo vetem per vjedhje dhe per mashtrim tatimor…por mbi te gjitha per lenien ne pritje ne Rinas te gjithe atyre personave, nena me femije te vegjel e te moshuar, e shume te tjere qe rrezikonin vendin e punes ne emigracion ne nje kohe krize si kjo.
    Eshte historia qe perseritet, mend per here tjeter…keshtu ndodhi dhe me Albatrosin e me Albania Airlines… e keshtu do ndodhe prape.

  12. astrit duli says:

    e para here qe ne gazeten TEMA lexoj komente te njerzve qe kane seriozisht problem.Nje pyetje kisha per zoti minister pse ne kosove Belle Air funksionon rregullisht.

  13. EURO MALOKU says:

    BELLE_AIR=PANORAMA_AIRLINES=XENI(iSaliut)=ZENI(….)
    Keputni nga nje te share dhe çlodhuni edhe te pakten per kater vjet!!!!
    Jo per gje por qe te keni energji per zgjedhjet e ardheshme…

  14. shvejk says:

    Pyes ata qe kane informacion : nga doli kjo kompania e re qe merr persiper te transportoje pasagjeret e BellE-Air.Ketu futet ne loje rroli i shtetit si rregullator dhe mbikqyres.Me cudit fakti qe njoftimet jane kontradiktore, nje here kompania pezullon fluturimet se i kane bllokuar llog.bankare dhe diten tjeter eshte ne gjykate per te kerkuar falimentin.Lidhja e LSI me Lul Bashen eshte e vjeter dhe minister i transporteve qe mban pergjegjesi per kete rremuje eshte Haxhinasto i LSI.Te shpresojme qe skane lidhje sa thashe me lart por si me shume pikepyetje me duken ngjarjet, ne kuptimin qe Belle Air te dale pa lagur.

  15. Kritiku says:

    Qytetare shqiptare, beni shume kujdes dhe mos prenotoni te fluturoni me kompanine “Blue Panorama”. Edhe kjo kompani eshte ne prag te falimentimit. Ne tetor 2013 kjo kompani anulloi furnizimin me avione te rinj qe ishin porositur, per shkak te gjendjes shume kritike financiare qe ajo ka. Mos paguani leket kot ne nje kompani qe do tju vjedhi leket sic beri Belle Air! Kujdes nga mashtrimet!

  16. Bianka says:

    Ne fakt une unoj ne agjensi udhetimi. PROTECTION do te thote qe pasagjeri pa asnje lloj shtese ne tarife te udhetoje me kompani te tjera sipas marreveshjeve te percaktuara ne Kodin e AViacionit Civil.
    Blu Panorama s po ben asnje favor. Po shet biletat dhe po hyn ne nje treg te ngritur nga dikush me pare.

  17. emigranti says:

    po pse po talleni me popullin
    kerkojme ne 2 numra ka dy dite dhe nuk pergjigjeni
    po si ti presim kto bileta onlain me byti star me cfare garanzie
    ju nuk po pergjigjeni ne telefon
    po te pergjigjeni ne telefon atehere presim dhe bileta ne onlain

  18. Luli says:

    Hahahahah sa i lezetshem qenka ky drejtori, 90 eur ben fluturimi ndersa ky kerkoka 70 euro + bileten e bellerit, hajde ndihme(hajduteri) hajde, Bravo italian ti qenke bisnesmen (hajdut), perfiton nga situata qe shteti shqiptar nuk i mbron shtetasit e vet dhe futja…

  19. emigrante says:

    Ma keto injorante a jane ne terezi a jo .Na shesin per here te dyte bilatat qe kemi paguar njehere kjo eshte lehtesimi . Keta jane cmendur

  20. cassy says:

    Akoma me Belleair ju more te ngrate??? Prisni biletat me kompani te Flamurit kombetar ore te shkrete cdoni me mafjozat e belleairit nukl ju del Alitalia ose Aegean etj etj vete e keni fajin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje