Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikes së ngjarjes, mënyrën e futjes së armëve në ambientet e burgut të sigurisë së lartë dhe kohën e saktë kur janë futur, gjë që do të përcaktojë përgjegjësit kryesorë për ngjarjen e rëndë.
I dyshimtë mbetet për prokurorët fakti i mosreagimit në kohë të efektivëve të policisë në momentin e ngjarjes, gjë që hedh dyshime edhe për bashkëpunëtorë të tjerë brenda burgut, raporton Vizion Plus.
Nga hetimet ka rezultuar se të burgosurve u është dashur rreth 20 minuta për të dalë nga klasa deri në prishjen e njërës prej kamerave të sigurisë, por gjatë kësaj kohe ata nuk janë vënë re nga monitorueset brenda institucionit.
Burime të Vizion Plus në Korçë bëjnë të ditur se armët janë futur në burg në datën 13 qershor.
Ato ishin të çmontuara dhe të fshehura në pjesën e pasme të një frigoriferi, që i dënuari Admir Tafili kishte porositur tek miqtë e tij jashtë qelisë.
Madje, në të njëjtën datë, fleta në regjistrin ku mbahen shënimet, rezulton të jetë e zhdukur.
Skema e zbuluar ka qenë tronditëse për nga mënyra e funksionimit, pasi dyshohet se në futjen e armëve janë përfshirë drejtpërdrejt të paktën 4 punonjës të policisë së burgut. Gjithçka mësohet se është organizuar nga shtetasi Altin Lami, një prej miqve të Admir Tafilit, i cili në bashkëpunim me të arrestuarit Albi Meçini dhe Olsion Maçi kanë planifikuar skemën e futjes së armëve në burgun e sigurisë së lartë.
Disa muaj më parë, Admir Tafili, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i arratisur nga qelia në vitin 2012, u kishte kërkuar autoriteteve të burgut të pranonin futjen e një frigoriferi në qelinë e tij.
Kërkesa është miratuar dhe në ndihmë të Tafilit kanë ardhur tre miqtë e tij, dikur shokë burgu, të cilët kane çuar frigoriferin në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës, brenda të cilit kanë qenë të fshehura katër armë zjarri, dy automatikë dhe dy pistoleta.
Pjesët e armëve kanë qenë të futura në vende të ndryshme të frigoriferit, duke iu shpëtuar kështu kontrollit të autoriteteve policore të burgut, të cilët për një kohë të gjatë nuk kanë mundur t’i zbulojnë ato.
Armët në qelinë e Tafilit i kanë shpëtuar edhe një kontrolli të ushtruar nga policia e burgjeve rreth dy javë më parë, kur në burgun e Drenovës janë gjendur shumë celularë, por asnjë prej punonjësve të këtij burgu nuk është penalizuar.
Por Top Channel flet edhe për një sinjalizim të policisë së burgjeve për ish- drejtorin e përgjithshëm, Gazmend Dibra, për mundësinë e arratisjes së Admir Tafilit.
Ndërkohë Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj, Eduard Kujtim Lula tre të arratisurit nga burgu i sigurisë së lartë të Drenovës në mbrëmjen e së shtunës, nuk janë kapur ende nga forcat e policisë.
Kërkimet për njërin të arratisurit nga burgu i Drenovës kanë vijuar edhe në Tiranë, ku mendohej se ndodhej njëri prej tyre.
Kurse Petrit Bazelli, një ish i burgosur politik, i cili për gati pesë vite ka qenë drejtor i burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, që nga hapja e këtij burgu e derisa e kanë larguar nga kjo detyrë, thotë për Vizion Plus se nga përvoja e tij, një i burgosur me dënime të rënda e ka mendjen për t’u larguar nga burgu, por sipas tij shteti duhet të mos e lejojë krijimin e një mundësie të tillë.
Në qoftë se respektohen rregullat thotë Bazelli, në asnjë rast nuk ndodh asgjë pasi gjithçka është e mirëparashikuar në rregulloren e burgut. Bazelli kujton se për sa kohë ka qenë në drejtim të këtij burgu, nuk ka pasur asnjëherë thyerje të rregullores, ndërsa gjatë gjithë kohës nga zyra kontrollonte nëpërmjet kamerave gjithçka ndodhte në këtë burg.
Histori e genjeshtert,si nje perralle e sajuar per te genjyer e vene gjume kalamajte.Sidomos e bukur ajo data 13 qershore kur qenkan futur armet ne burg.Genjeshter qe nuk e ka thene akush,madje as ministri enthuziast i mbrendeshem…
Armet qenkan futur me 13 QERSHOR?!?!
I thoni Lulit ti raportoje padronit te tij Berisha se po iu zbulohet plani i fushates elektorale: ne rast humbje te kishin gati edhe Planin B: te kishin gati falanga kriminelesh per fushatat e tjera…
Une degjova qe njeri prej tyre kishte ne dhome:
TV PLASMA (cope 1)
FRIGORIFER (cope 1)
TELEFONA CELULARE (cope 2)
KOMPJUTER ME LIDHJE INTERNETI
A keni pare programe TV dhe filma se si jane qelite ne vendet e tjera.
Ato kane vetem KREVAT (cope 1)
Ato kane vetem WC (cope 1)
Ato kane vetem tavoline (cope 1)
Ato kane vetem raft te dukshem (cope 1)
Ato kane lavaman (cope 1)
Me sa kam pare ne disa filma e programe nuk me kane zene syte ndonje gje tjeter ne qelite e te denuarve.
Te gjithe gardianet pergjegjes suhet te futen ne burg dhe te bejne denime te gjata sepse jane bashkepuntore te lyer deri ne gryke.
or ti, ku je mergimtar ti??…ne Mozambik?!
o pallosh gomari , ke pare gje lluks ne burgjet e amerikes , e sidomos ato te sigurise se larte?
Bravo,vizion plus nga Korca !por nje lajm te tille sensacional as policia,as ministria e brendeshme dhe ajo e drejtese se kan dhene,te cilet do te ishin shum te ngazelluar te ishte e vertete;i paskan futur armet me 13 qershor,ne mes te veres,dhe paskan pritur dimrin e ftohte e me bore qe te arratisen e te marrin malet;hajde artikull hajde!plot llogjike,si cdo genjeshter.
Tjete,burga paska pasur edhe kamera pergjuese,ndersa ministri i “drejtesise”deklai se bugu ishte i kalbur;bravo! eshte per te thirrur…
Mjafton te analizoni fjalet qe nxjerr nga goja kryekrimineli sali. Aty ku uluret krimineli sali, aty eshte dora e tije. Mjafton te kujtoni vrasjen e Azem Hajdarit. Mos harroni dhe vrasjet e 21 Janarit se si uluriste duke treguar armet, si çadrat pistolete, thikat me helm etjerea, etjera. Qeveria e re, tani per tani eshte e pafuqishme qe te arrije rezultate te larta per blokimin dhe arrestimin e kryekriminelit dhe krimineleve me te afert te tije. Duhet te fitojne eksperjence dhe t’ja arrijne ketij qellimi.
BRRAVO I KJOFTE UNIFORMAVE BLU TE ELBASANIT ME DREJTUSIT E TYRE BRRAVO JU KJOFTE RRENES DHE TERE UNIFOMAVE BLU QE NGA KORRCA TIRANA E SHKODRA E VLORA GJIROKATRA E KREJTE SHQIPRIA BRRAVO I KJOFTE DREJTORIT TE PEREGJITHSHEM TE P SE SHTETIT BRRAVO I KJOFTE MINNISTRIT RENDIT DHE KRYMINISTRIT DHE KRYEPARLAMETARIT QE ME QETESINE ME TE MADHE TREGUAN SE KA SHTET BRRAVO I KJOFTE POPULLIT TE PRRENJASIT QE NGA TRISHTIMI LAMRUNE SHTETIN SE ATA ISHIN TEPER TE RREZIKSHEM BRRAVO I KJOFTE VERTET UNIFORMAVE BLU BASHE ME RRENEN DHE TERE ATA QE DREJTUN AKSIONIN DHE SHYQYR QE SU DEMTU POPULL AS POLIC SE DJEM NENASH JANE EDHE KRYFAMILJAR ISHADHA ARRIJNE SUKSESE EDHE NE VAZHDIM SE VERTET ISHIN SUPER TE RREZIKSHEM PO SHYQYR I NDIMOJE ZOTI DHE TE FTOFTIT UNIFORMAT BLU RRENENE DHE DREJTUSIT E TYRE BRRAVO QEVERIA RAMA
Vendosni. Ligje me te. Rrepta ndaj Ligjeve qe te trishtohen keqebersit edhe fietiur. Ne gjume ta ndiejne frigen e. Uniformes. Blu dhe ndaj ligjeve te. Shtetit. Qyshe se ka. Dorzu postin e presidentit. Berisha ska pase me. Ligje te forta sepse. Edine krejte. Politika shqiptare ndoshta ishte ndrrimi i kushtetutes se. Mori forca kryministri dhe presidenti u be kukudhe. Por shqipria dhe populli shqiptar don punsim qetesin e rendit dhe denimet kapital pere keqevbersit cilat. Ligje pere punsim dhe. Qetesi. Rendit. Ligjet e. Enver HOXHES VENDOSNI sa me pare faleminers
Nuk e kuptoj se perse mediat jane kaq te interesuara per te mos nxjerre te vertetat ne ngjarje te ndryshme,e para ngjarje ishte e aksidentit te olldashit, ku nuk lane gje pa genjyer,tjeter eshte dhe kjo e arratisjes se te burgosurve, tani pak rendesi ka se kur u futen armet, ato le ti lihen organeve te hetimit, por partia socialiste ka ndryshuar ne pjesen me te madhe drejtuesit kryesor te ketyre institucioneve, dhe nuk ka pse te qahet me per cfare eshte bere, por te zgjellin njerez te zote e profesionale ne krye te puneve dhe te mos vendosin njerez te vjeter dhe pa integritetin e duhur.dhe te pagujne ponojesit qe merren me ato pune me rroga te mira dhe te mis mbesin ne dore te burgosurve duke shkelur ligjin, sepse ju qeveritaret kerkoni qe te beni punet e shtetit me skllever dhe hajrin tua shihni ju, por keshtu nuk ka me, gjithesecili te marrin ata cfare i takon, dhe te mos rrine neper zyra drejtorucat vetem te nxjerrin koken neper dritare per te pare se cfare bejne vartesit e tyre,si ka mundesi qe te vendosen njerez qe ne jeten e tyre nuk kane drejtuar as nje operacion te vetem policor ne krye te puneve vetem se jane socialist a cfare dreqin jane keta se nuk po merren vesh eshte bere nje lamsh i vertete ku flas per ne policine e shtetit nder kater vetem njeri eshte pak i zoti qe te perpiloje ndonje lete procedurjale sepse te tjeret ose jane pleq dhe gjysma nuk shohin dhe nuk dine qe ne jeten e tyre nuk kane bere nje arrestim te vetem dhe atehere kerkohet qe te ece puna, jo jo puna nuk ecen ne kete forme deri tani vetem perzierje te kota keni bere dhe as nje gje me shum keto kane per te qene vetem skandalet e para se te tjerat kane per te rene pas,nese e lexon ndokush te shikojne ketej nga shkodra dhe pastaj shihni se si i ka katandisur qamoja 70vjec shef i personelit ne drejtori te policise, ku vetem ai eshte njeshi i reformes ne kete drejtori, dhe e ka kernaqe krejt ku ai spyet as per minister dhe as per askend sepse eshte militant i ps.
Ore po une kosin dhe djathin fus ne frigorifer (atje ku shihet) dhe nuk ingelet vend per artikuj te tjere, keta i fshehen 2 automatike dhe 2 pistoleta ne pjeset e padukshme te frigoriferit. Ky s’paska qene frigorifer per burg, do kete qene nga ata te lokaleve ha ha ha. Nuk e keni sajuar bukur perrallen sepse edhe femijet e kopshtit do dyshonin. Sa turp per keto sajesa
Dreitesia, kemi te njejtat mendime.Me qerre do ta kapim lepurin efundit, do na lodhi pak qeratai.
Trevizio,
o fyell,ke vite qe jeton ne nje vend te vjeter demokrat dhe akoma s’e paske marre vesht c’eshte demokracia dhe opozita;kuptohesh se do te keshe qene nje sherbetor i devotshem i diktatures dhe aty te ka ngecur niveli i zhvillimit mendor;prit sa te shkojne muaj dhe vite qe te shohesh sa do te “realizohet” deshira jote prej sigurimsi,mos u ngut!Ty e shokeve te tu do tu kete mbire bar e Berisha do te mbese ne historine e kombit per kontributet e tij ne rrugen e Shqiperise drejte demokracise dhe zhvillimit.Per inate te sherbetoreve te diktares komuniste si puna jote..
Trevizio,
nuk denohen njerezit ne baze te shpifjeve,o sigurims karafil,se po te jete per shpifje,njerez te kallepit dhe origjines tende prej spijuni do te kishin futur ne burg gjysmen e shqiperise,sic bete gjysem shekulli rjesht.