Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar raportin hetimor të aksidentit ku humbi jetën Sokol Olldashi.
Sipas prokurorisë, ekspertiza autoteknike e kryer mbi automjetin me të cilin është aksidentuar deputeti Sokol Olldashi mbrëmjen e datës 20.11.2013 pranë Krrabës, Tiranë, ka nxjerrë si konkluzion përfundimtar se shkak i daljes së mjetit nga rruga ka qenë pakujdesia e drejtuesit të makinës. Gjithashtu, për ekspertët, rrethanë tjetër që ka ndikuar në aksident ka qenë edhe mungesa e barrierave anësore në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.
Raporti
Raporti përfundimtar, i hartuar nga një grup ekspertësh të kërkuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, konstaton se shkaqet kryesore që kanë sjellë aksidentin janë:
Shpejtësia e automjetit (neni 139 i Kodit Rrugor)
Në momentin e aksidentit, drejtuesi i mjetit po udhëtonte me shpejtësi 45 km/h. Sipas ekspertizës, në bazë të nenit 139 të Kodit Rrugor, më specifikisht në paragrafin 3 të tij, thuhet se: “Veçanërisht, drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë në pjesët e rrugës me fushëpamje të kufizuar, në kthesa… në pjerrësi të forta… në orët e natës, në rastet e fushëpamjes së pamjaftueshme për shkak të kushteve atmosferike… ”. Në kushte atmosferike të rënduara, siç ka qenë në momentin e aksidentit dhe në një kthesë të fortë, siç është konstatuar nga këqyrja e vendit të ngjarjes, automjeti duhet të lëvizte me shpejtësi më pak se 20 km/h.
Mosrespektimi i sinjalistikës rrugore (neni 144 i Kodit Rrugor)
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, është konstatuar se ekziston sinjalistika vertikale, e cila tregon drejtimin e kthesës në të majtë. Megjithatë, sipas ekspertëve, mungon sinjalistika horizontale.
Përdorimi i rripit të sigurimit (neni 170 i Kodit Rrugor)
Nga këqyrja në vendngjarje dhe nga ekspertiza, ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk ka pasur të vendosur rripin e sigurimit.
Nga ana tjetër, raporti i ekspertëve autoteknikë ka nxjerrë edhe një përfundim tjetër, mbi gjendjen e pareteve anësorë të rrugës. Sipas materialit zyrtar, dorëzuar ditën e sotme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, konstatohet se: “Nga enti pronar i rrugës nuk janë vendosur barrierat e sigurisë në pikat kritike, të cilat rrisin sigurinë e përdoruesve të rrugës në qarkullim”.
Lidhur me këtë çështje, grupi i ekspertëve prezanton edhe një këndvështrim teorik, sipas të cilës: “Një barrierë garanton të gjitha performancat – që janë mbajtja e mjeteve të rënda, zbutja e efektit të përplasjes për personat, mjetet e lehta dhe ridrejtim të kontrolluar të mjetit pas-përplasjes – duhet gjithashtu të sigurojë një veprim efikas kundërshtues për përmbysjen e mundshme të mjeteve që kanë bariqendrën e lartë (situatë që mund të jetë po aq e rrezikshme aq sa edhe mungesa e mbajtëseve), dhe mundësisht duhet të karakterizohet për të pasur hapësira të limituara pune (gjerësi operative, deformim edhe devijim)”.
Lidhur me rastin konkret, ekspertët autoteknikë shprehin mendimin se “…konstatojmë edhe shkeljen e kërkesave të nenit 14 të Kodit Rrugor nga enti pronar i rrugës”.
45km/h? bhoo
Ore Zotni Prokuror.
I ndjeri iku nga kjo bote.
La pas shume dhimbje per nenen,femijet dhe gruan.
Deputeti dhe ish Ministrit ju bene nderime te medha sikur te ishte vrare per nje çeshtje kombetare.
Sepse keshtu donte Iliri dhe Munika e LSI.
A kane te drejte te din shqiptaret se nga ku po vinte ate mbremje me shi ish Ministri dhe deputeti i ndjer???????????
Mua as me intereson jeta e tij private,por kur trupi i nje deputeti vendoset ne Kuvendin e Shqiperise per homnazhe,ather privatsia del ne plan te dyte .
A kishte perqindje alkoli ne gjakun e te ndjerit????
Dikush thone se fliste ne telefon kur u aksidentua,dikush thote se nuk kishte perdorur rryopin e sigurimit,dikush thote se e ka fajin rinija e tij e dyte qe po jetonte si mashkull,dikush thote se Berisha i hodhi viagra ne ushqim,por ai po e perdorte kundra Lulushe Bashes..
Sokol Olldashi iku nga kjo jete,uroj te mos i ket ngelura mangut gje pa shijuar.
Por problemi eshte se rruget qe ai ka ndertuar dhe inaguruar se bashku me Berishen vazhdojne te marrin jete shqiptaresh te pafajshem,,dhe shembulli i arogances se tyre eshte i pranishem kudo ne mentalitetin shqiptare.
Shofera qe telefonojne ne timon,qe shkruajn sms,ose qe nen ndikimin e alkolit marrin me vete dhe shume te pafajshem.
Sot eshte e hene se i ndjeri Sokol duhej te fliste tek Opinioni i Bledi Tullacit ne Klan TV,dikush ishte i interesuar qe goja e tij te mbyllej pergjithmon,dhe ja arriti me sukses ta dergonte tek Azem Hajdari,besoj se nuk ishte veper e perendise,por e mafjas serbo Berishjane,ashtu si armatosja e te burgoserve te Drenoves, qe rrezikojne jeten e Kryeministrit dhe te shume ministrave te tjere.
Agjentuar SERBE harxhon milliona per te krijuar gjendje kaotike ne Shqiperi.dhe Sali Berisha vazhdon tu boje karshillik nga Face Booku kriminelave,kur ne te vertet po te kishim shtet ai duhet te ishte me to ne Drenove.
hahahaha, komenti me realist qe kam lexuar deri tani rreth kesaj ngjarje
Edhe une jam pergjithesisht dakord me “Dielli mbi KORAB” (eshte hera e pare qe me ndodh nje gje e tille) po desha te shtoj si me poshte:
Te gjithe pa perjashtim bejne komente politike per kete ngarje tragjike ( edrejta e tyre) po pothuajse askush nuk thote nje fjale per frazen MAKABRE e te PAPERGJEGJSHME qe na degjojne veshet ne atdheun tone te shumevuajtur nga ata qe jane ne timon dhe qe shpesh jane edhe shoket apo edhe te afermit tane:
“Mos e ver rripin (e sigurise), nuk thote gje policia per pasagjeret, vetem per shoferat ben pak llafe”, po edhe keta shoke e te aferm tanet, kur i njohin policet as vete nuk e vene rripin.
NJE PAPERGJEJGSHMERI E TILLE SKANDALOZE DUHET TE MARRE FUND.
Refleksi per te vene rripin me eshte kthyer ne PARANOJE sepse ketu ne perendim policet “te rjepin lekuren” me GJOBA ( edhe per pasagjere, qofshin ata te ulur edhe ne vendet mbrapa) e me heqje pikesh nga patenta e me gjoba (per shoferin) po te pane pa rrip qofte edhe kur sapo je duke dale nga parkingu i supermarketit.
Eshte bere tashme nje aksiome e vertete e pranuar UNANIMISHT nga te gjithe shprehja:
“RRIPI SHPETON JETE NJERZISH”
Ne keto kushte Saimir Tahiri, perpjekjet e te cilit ne kete fillim i vlersoj, duhet TI BJERE TAVOLINES ME GRUSHT e duhet te urdheroje policine qe TE SANKSIONOJE NE MENYREN ME TE ASHPER MOSVENIEN E RRIPIT TE SIGURISE.
Veç vullnetit te mire per te shpetuar jete njerzish kjo gje nuk kerkon ASNJE QINDARKE shpenizme shtese per buxhetin.
Po te jete e nevojshme qeveria TE ASHPERSOJE edhe ligjin ne fuqi per kete çeshtje.
I ndjeri Olldashi (me te mirat apo te metat e tij) do te ishte sot shendoshe e mire midis nesh po te kishte pasur rripin e sigurise, pasi do te kishte dale nga makina vete me disa gervishtje apo shembje te pa rrezikshme per jeten
Po te kthej ” monedhen” dhe jam plotesisht dakort me ato qe thua. Se pasi si e do tradita j’e, ndjeste paste i ndjeri qe iku me te shumtit.
Ajo qe me ben pershtypje eshte fakti se si ka munndesi qe nje ish minister i rendit pra dikush qe shteti shqiptar dhe taksapaguesi e paguante qe te zbatohej kodi rugor, pra çdo shofer te vinte rripin , te mos flste ne telefon pasi kemi te bejme me shkelje te kodit rrugor, nuk zbaton ligjin dhecaskush nga te ashtuquajturit demokrate nuk kritikon kete fakt po ben elozhe per bemat e tij!!!
Po sikur ky njeri ( ndjeste paste) do te ishte ndeshur perballe me nje makine tjeter, me njerez qe zbatojne kodin rrugor e per faj te tij sot do ishin te vdekur, çfare do llomotisnin koleget e tij demokrate, qe na iku nje njeri qe i dha demokracise parakohe apo vdiqen njerez te pafajshem per shkak te papergjegjeshmerise te ish ministrit te rendit i cili eshte paguar per te zbatuar rendin!!’
Mua personalisht me vjen keq per nenen e tij , qe ika rritur me shume mundim si te gjitha nenet tona ,por zotrise ju ka pase mbush mendja se ka lind me antiplub,dhe AZEM HAJDARIT ithoshnin ik se dote vrasin por atij sja ndite per kan populli i dukej milingone , dhe per kete nuk duhet se fajsojme vetem berishen sepse te gjithe te pushuarit e policise shtetit ne vitin 2006 kishin firmen e tij , keshtu qe ai ka prek ne kallo heret ja i erdhi rasti dikujt dhe e shfrytzoi….. qoft mendim i gabuar ky i imi
o shqiptare ,dhe ti zoti mero qe na e shpife me ate shkrimin tend.por e di qe nuk do e botosh kete shkrim, i ndjeri olldashi vdiqe pasi nuk zbatoje asnje nga rregulat e kodit stradal ai po fliste ne telefon , nuk kishte rripin e sigurimit nuk pershtati shpejtesin me kushtet atmosferike dhe ne fund u vra .por mua me habit menyra femijerore qe ju ze te gjitheve ne shqiperin e shkaterruar edhe nga zoti olldashi pasi ishte pjese e qeverise berishe per plote 16 vjete, duke ithurur lavdi te pa merituara dhe me ne fund me nje akte qesharak edhe dite zie kombetare.zoti olldashi ishte nje shqipatre i thjeshte dhe i rendomte si te gjithe ata qe kane vdekur ne aksidente ne rruget qe olldashi ndertoje.pra ne fund te gjithe ju jeni nje grupe mjerezish per te clen ky popull nuk ju meriton jo vetem tju degjoj por edhe te harxhoj kohen e tij per tju perfillur.dhe ne fund e di qe nuk do e botoni , por te pakten tregohuni koerente ne jeten tuaj si gazetare dhe mos u lini te ndikoheni nga emozienet e rastit.
“…automjeti duhet te levizte me shpejtesi me pak se 20km/h”… po pse nuk thoni me mire te dilte nga maqina dhe ta shtynte me duar?! nuk di nese tju them “ju dhjefsha kodin” apo “ju dhjefsha rruget”?
Mossss une mendoja qe Saliu likuijdoje Olldashin??? lolll keshtu na thonin bishtxhatet socialist
vallahi edhe ne kembe te ecesh atje del nga rruga e jo me me makine,aqe e ngushte eshte rruga.
une habitem pse nuk ndaloi vete makina kur e pa qe po binte ne humnere?
@andreas hahahahaha lol po me “tata Lymin” c’ pate?
gjyshi im e ka pas shok te ngushte dilnin benin stervitje me qitje
nga pallati brigadave
O ju shkerdhefsha ekspertizen e leshit une juve. Mjeti duhet te levizte me 20 km/h kur ai lloj benzi tek 20 i fillon ti punoje kilometrazhi.
Ka njemije aresye epr te justifikuar aksidentin por mos u beni qesharake se late koqen e namit
Beni bravo qendron mendimi juaj, benzi 5000 nuke leviz me km 20 prandaj ekspertiza berishjane keshtu e deshi keshtu e beri ,po te ishte k/ minister do e deklaronte hero si Azem Hajdarin, nejse deshmitaret berisha po i ekzekuton nje nga nje deri tek Zeni.
Sa jane lodhur ekspertet. Kush qenkan keta ekspertat, qe dalin ne perfundime qe edhe nje femije kopshti i di (shpejtsia, barriera ne rruge, dhe mosvenia e rripit). Ekspertat shqiptare, leshi.
Shikoni dhe beni ekspertiza me me hollesi se nuk ishte vdekje e rastesishme, por e kurdisur. Kesaj vdekjeje i bie era Sali Berisha dhe per me teper qelbet era e Lul Bashes qe eshte njeriu shume here me i rrezikshem dhe vrases se Berisha, dhe per kete gje, gjithe populli e di.
Ekspertët vërtet besojnë se vetura me një shpejtësi prej 45 km/h do t’a ndlonte lëvizjen në pjertësi në atë distancë që u gjet ajo pa pasur asnjë pengesë përpara?!!
Edhe me biciklete te ecesh 45 km/h nuk batohesh jo me Benz-S Class 100 mije Euro…Vrasje diletantesh..
Ore, talleni ju?? Ca eshte kjo 20 kmh?? Gjithe ai benz paska batuar se ka hyre ne kthese me 45 kmh?!!! UNe kaloj shpesh andej dhe hyj me 50-60 dhe ska shance me leviz makina ime jo benzi qe kishte Olldashi. Thoni qe e hoqen qafe dhe kaq. Pike
Myslym keta I hypi gazi
Per me kry o nji porosi
Aksidenti ne fushe te arrezit
Vrau kete o djal te ri
hahahaha keso lloje komenti vetem 1 bishtxhate ortodhijaks mund te shkruaj, ik ore pisveng Llazarati
Ja pra.Fajin e paska pasur Olldashi.Ka ecur me shpejtesi 40km ne ore dhe nuk ka vendosur barrierat anesore kur ka qene minister i komunikacioneve.Na vjen vertet keq per “pakujdesite” e tij.
Shikoni car bohet, ka dale prokuroria me na msu rregulloren e qarkullimit……. . kjo deklarate nxjerr pika te reja qe duhen te hetohen.Pakujdesia e drejtuesit, kush ishte shkaku qe drejtuesi u tregua i pa “kujdeshem”Rripi i sigurimit , sikur vetem nje person te dale dhe te thote , se sa here qe ka udhtuar me te ndjerin, ai ka qene gjithmone korrekt ne vendosjen e rripit te sigurimit , kjo alibi do te bije.Ka pasur person te dyte apo nuk ka pasur??? ka pasur qivila prane makines se aksidentuar para se te afrohet policia.Ka pasur politikane prane makines se aksidentuar, nese ka pasur, te gjithe keta duhet te hetohen veprimtaria e tyre, gjate ketyre tre muajt e fundit
Padyshim qe Saliu i ka parashikurar te tera deri sa ne krye te Prekurorise se Pergjitheshme vuri nenprodukt te qumshtit(Dhallen),e atij i duhej per keto situata qe si gjithmone gjithçka te mbyllet.Eshte qesharake te thuhet qe shpejtesia e mjetit qe udhentonte Olldashi ishte 45 km/ore ku n.q.se kjo ekspertize bente nje prove me mjet me kete shpejtesi mjeti te jini te sigurte se do te ndaloje pa mundur te rrokulliset.Kjo ka bere vaki dy here gjate ketyre 23 vjeteve demokraci Sahiliste,e para ka qene kur nje gazetari tashme te njohur per penen e forte te tij M.Nanos i cili u ndodh si deshmimtar i nje rembimi te nje vajze e nuk arriti ti shikoje targat mjetit pasi ai u largua me nje shpejtesi 45 km/ore dhe ky rast ku siç e theksova edhe ne nje komant tjeter rezimi i mjetit mund te behet me tre menyra me ato kushte atmosferike te renduara ;Ose mjeti te jete shtyre nga ndonje mjet tjeter ne kete pike,ose rrues ti kene vene sinjalistika per devijim te detyrueshem per momentin e ai ka manovruar pa pare e kuptuar se ku shkonte,ose shoferi te kete qene i pire,çka ne raportin e ekspertizes mungon si analize!Raporti nuk cileson se personi viktime ishte vetem ne mjet apo i shoqeruar?Mbas kesaj ekspertize jam i bindur qe Lule Sali Berisha do te propozoje qe ta shpallin “Deshmor te demokracise” per te mbyllur gjithçka.Raport i plote e i perpikt.
E pabesueshme që një Benz i tipit të fundit të batohet me shpejtësi 45 km, e çuditëshme se pse është rrokullisë, e pamundur që me atë pjerrësi dhe me shkurre të dendura të gjej vdekjen.Vetë Benzi nuk duket se është dëmtuar shumë.Ka shumë çudira në këtë histori!!!
Keto jane anet siperfaqesore te hetimit,se nga te dhenat qe dalin hidhet me shume dyshim ne aksidentin e S.Olldashit.
Te gjitha ato difektet qe sjell ekspertiza autoteknike mund te ndodhe nje aksident me plagosje ,po jo aksident me humbje jete.
A eshte bere ekspertize per alkol ose me kryesore per medikamente te tjera ne gjak ?
Me nje shpejtesi 45km/h dhe me dy rrotullime qe ka bere makina eshte e pamundur te vritet drejtusi i mjetit.
Ne momentin qe makina del jashe rruges njeriu ka instiktin te mbrohet dhe jo te bjere sikur eshte pa ndjenja dhe te pesoje demtime te renda te qafes siç u deklarua.S.Olldashi e ndjeu se doli nga rruga se ja tha dhe shoferit kur fliste ne celular dhe instiktivisht do shtrengohej forte pas timonit.
Ekspertiza nuk jep nje shpegim ,pse qene ndezur dritat e bllokazhit ?
Ne se i ka ndezur vete drejtuesi per te mos e goditur njeri nga prapa ,kjo tregon se drejtuesi ka ecur me kujdes se ndihej i rrezikuar.
Pra kjo ekspertize nuk ka asnje vlere per shkaqet e humbjes se jetes,shkaqet fshihen diku tjeter.Mendoje se familja dhe shoket e sinjqert duhet ti kerkojnedhe te mos e lene ne heshtje.
Sipas deshmive te thena, eshte thene se fytyra e Oljdashit ishte tejet e demtuar. Kjo ska se si te ndodhe ne nje batim te vogel te nje veture qe ska pesuar ndodnje demtim te madh…Do ishte i veretet ky vektor fals i alibise se shokut Dhalla te hetusisie nqs Olldashi binte ne gremine nja 50 metra si Ndrek Luca tek fimi Udha e shkronjave. Plus qe harrohet nje fakt teknik teper i rendesishem. Se nqs pretendohet batim i forte me rrokullisje nga 12 metra, makina merrte flake…12 metra kane 3-4 kate pallati dmth lartsi shume e kondsiderushme. Perse su be autopsia? E ceshte kjo hetusi qe nuk kerkon autopsi?!?!? Po familjaret e Olldashit perse nuk folen por heshten??? Dicka nuk shkon ketu…
Ore na thoni a kishte person te dyte ne makine apo jo. Kjo eshte e rendesishme jo vetem per thashetheme por, me e rendesishmja, per te hedhur drite mbi shkaqet e aksidentit. Nese ka patur person te dyte ai ka qene deshmitar i aksidentit, nese jo, thuaeni dhe te bime rehat nje here e mire.
….. Gjithe fatekeqesia e madhe e ketyre 23 viteve kane nje “emer”:
Krimineli Shpellar Verior Sali Bisha.
Ai qellimsht lejoi armatosjen me arme banda, kriminele te rregjimit tij bajraktar kanunor-verior.
per me shume qe xhami tavanit qe hapej I nje makine te tille qe kushton 150 000 EUR nuk eshte xham dritareje qe thyhet ne moment por me perberje plastike ne menyre qe te mos thermohet ( si xhamat e perparme). shume e cuditshme.
edhe kur vdiq xhon kenedi nuk diskutuan kaq shume ,te q….a expertizen
Raport i perpiluar pergjate fundjaves!!!! Ndoshta duke henger nje dreke me ndonje pale te trete. Nuk permendet fakti qe drejtuesi i automjetit po fliste ne celular, nje faktor i rendesishem ky. Jepet shpejtesia “sketerre” 45 km/h per nje makine qe ne ate shpejtesi eshte njelloj si te jete e ndaluar. Per me teper eshte krejtesisht qesharake te pretendohet qe cfaredo mjeti modern i ketyre koheve te udhetoje me nje shpejtesi 20 km/h, le me pastaj nje mercedez me te gjitha pajisjet e sigurise!!!
Asnje fjale ne lidhje me ndonje substance te konsumuar nga viktima, alkool, droge, ilace mjekesore…etj.
Nuk bindem! Kete raport e shikoj si nje mbyllje shpejt e shpejt te kesaj historie, ashtu sic u be edhe me varrimin e shpejte pa mbushur 24 ore. Po deshmitaret jane pyetur? Po ajo zonjusha qe perflitej te kishte qene ne makine u mor ne pyetje sikur thjeshte per te pare nese ajo eshte e demtuar fizikisht apo jo, gje qe do te hidhte hije te forta dyshimi ne lidhje me prezencen e saj ne momentin e aksidentit?
Ne nje pike te fundit, pa lidhje me ngjarjen: cfare eshte kjo ‘fushepamja’ more njerez?? E keni bastardhuar shqipen duke e perkthyer gjithcka gabim nga anglishtja. “Field of view” mund te perkthehet “fushepamje” fjale per fjale por kuptimin e ka “rrezja e shikimit”. Kjo ka lidhje me ate qe shikimi i njeriut ka nje rreze te caktuar ne kushte te ndryshme drite. Nuk ka pune fushe ketu por rrethi. Prandaj percaktohet si rreze e (rrethit te) shikimit. Kurse Mero perdorte “retushuar” tek editoriali i tij, qe besoj se eshte e adaptuar nga fjala anglisht “retouch”, qe do te thote ta “riprekesh”. Nuk e kuptoj kush ja u jep te drejten juve per te futur cfaredo fjale qe ju bie ndermend ne shqipen e shkruar apo te folur?! E ka fajin organi perkates qe nuk ju gjobit, atehere ndoshta mesoni ju.
MIR VDIQ NGQ GODITJE NE KOKE ,PO FYTYRA E PERSHFYTERUAR NGA SE ERDHI ,ATE E IDENTIFIKUAN NGA DOKUMENTACIONI QE KISHTE ME VETE KESHTU U RAPORTUA NE MEDJA ,NUK NJIHEJ NE FYTYRE ,PO QYFLAKU Z PROKUROR KU ESHTE PSE NUK DEL ???
Nje pyetje nga salla: C’ishte tere ajo perkujdesje nga Muni-ka per familjaret e Sokolit, kur dihet nga te gjithe qe me prishjen e koalicionit, u prishen dhe marredheniet, filloi lufta e ftohte, heqja e Lsi-steve me urdher te Olldashit, te Berishes mbare, kudo qe ishin?
Pse kjo parti sh.p.k reagonte shume keq ne FB nga cecenet e saj duke e share Olldashin mbare e prape? C’donte te thoshte autore dhe paqesore Muni-ka, qe eshte (C) njerezore dhe ka zemer? Kush e beson nga ju?
Konstatimi eshte i sakte. Ka dicka qe publiku nuk e di.
Mos ka qene Monika ne makine me Olldashin?
Eshte e pa besushme qe ka akoma injorante si ne 92 shin ne gjykata e administrate qe nuk dine te lidhin dy fjale bashke.Cmenduri! Ju marrte mortja ju e kush jua jep rrogen.I gjithe opinioni publik don te dije te verteten e ketij aksidenti, ju shkruani budallalleqe pa fund. ” Ai ishte vetem ne makine ” Po e prisnim tek restoranti per te shkuar ne zyre”etj…. Sa me shume flisni aq me shume e nxirrni ne pah budallekun tuaj te pafund, dhe po i veni vullen qe ne politike keni hyre per te bere biznes me parat e popullit.Jeni bere per tu peshtyre te gjithe ne surrat.
Zoterinj, ne se ka nje prokurori aty duhet te mare n konsiderate nje fakt qe une rdhe pse nuk jame ligj beres ju them se kyci i kesaje enigme pra rreth “aksidentit” te te ndjerit Olldashi eshte ne lokaloj qe ndodhet prane lapidarit ku pronari i ketije restoranti i cili pretendonte se i ndjeri kishte frekuentuar ate shume here doli dhe u prononcua per shtypin duke thene se ishte i pari ne vend ngjarje dhe nuk pa person te dyt ne makine. Makina e te ndjerit eshte goditur nga nje mjet tjeter qe ka qene ne pritje te tije dhe une them se pikerisht ky njeri i urdheruar nga dikush nga PD eshte vete celesi i tere kesaje enigme.
Kjo vdekje e kesaj figure publike po vishet me mister per dite e me shume aq sa te len te kuptosh se eshte nje pale or shume pale te interesuar qe nuk duan te zbardhin te verteten. Ne keto 20 vjet demokraci jane vrare or aksidentuar dhe figura te tjera publike por gjithmone eshte dhene pak a shume intenerari i levizjeve te fundit te viktimave perpara se te vdisnin. Per Azemin Hajdarin u verterua qe doli nga ndertesa e PD perpara se te vritej, Gramoz Pashko ishte ne bregdet per pushime dhe u rrezua nga shkembi ne uje dhe u mbyt, Kosta Trebicka kishte shkuar per gjah dhe ne kerkim te gjahut u permbys makina. Ndersa per Olldashin nuk jepet asnje e dhene se ku kishte qene, cfare ka bere, kush ishte personi i fundit qe ka takuar, cfar ka biseduar me shoferin etj etj. Ne qoftese nuk zbardhen keto gjera publiku ka te drejte te mendoje qe kjo eshte thjeshte nje vrasje. Prokuroria ka detyrim ligjor dhe shoqeror qe te zbardhe te verteten.
Tahiri bej transparence ose jep doreheqjen bashke me Ramen!
Nese e ka vrare Saliu te veje ne burg. nese se ka vrare ai kush e vrau ?
Rama kjo trasparenca do te te rrezoje nga pushteti se eshte hera e dyte pas armeve kimike.
Megjise ju dhashe voten jeni bere si blloku kumunist
Edhe mua me erdhi shume keq kur pash Benzin $100,000 dollaresh katandisur ashtu. Menjehere me rane dy pika loti. Gjithe parate e shipetareva (shumica pa buke), dhe imigranteve qe shurrojne gjak, rrokulluar ashtu DEM. Sa per Olldashin….I ruaje lotet e mije per gjera me te rendesishme (Situata ne Shqiperi).
I love you Don Kishoti, komenti me i bukur i gjithe ketyre diteve!
Komenti me i bukur i gjithe ketyre diteve! Don Kishot you are my hero!
Mendime shume te pjekura ke dhen don Kishot
Sala kjo vrasje ka nje emer Sala kete e dine dhe PD dhePS dhe te gjithe por heshtin Sala I tregoi dhembet dhe kete here te gjithe ja Kane friken SALA TE VRET Gjarptit shtypja koken dhe ta dini po u qerua sala me shume do te gezohet PD Une e di se per ate punoj,por cdo gje ka Kufi zhukni Salen te shpetoni te gjithe PD S PS e..,,
Na ka zene paniku nuk ka rendesi I kuj krahu politik eshte apo per sa ka vjedhe e vrare z oldashi duhet te shkonte para drejtesise kush je ti qe e denove me vdekje ne emer te zotit saliu luli gita apo xeni grupi I mafies Jam I gatshem te behem pjese e eksperimentit se me 45 km ne ore mos te kesh mundesi te frenosh apo te manovrosh jam I sigurte edhe gjyshin tim sdo ta kish gjet gje kjo nuk kaperdihet
tahir mos e mbaj te verteten vetem per vete , por te pakten na thuaj emrin e persones se katert se MONIKA do ta bej te ditur sic po e ben ne rreth te ngusht.
Atehere, miq te dashur, secili jep opinionin e tij e persa i perket ngjarjes qe ka ndodhur pervec expertizes qe eshte bere nga prokuroria, me deshiren e familjes mund te behet nje ekspertize e pamvarur ( dmth jo me pranine e autoriteteve shteterore), te ciles duhet ti jepen qe nga tabulatet telefonike te viktimes, te shoferit, te mikut deputet, te koleges qe flitej qe ishte ne makine, te ish oficerit te policise qe u permend se ishte i lenduar ne aksident sebashku me viktimen dhe te studiohet nepermjet thirrjeve telefonike qe kane bere personat ne fjale, 30 minuta perpara aksidentit e me pas, gje e cila do vendos secilin ne vendet ku ata pretendojne te kene qene. Do qartesohen shume pikepyetje persa i perket vendodhjes se viktimes para ngjarjes dhe ne momentin e ngjarjes. Nje ekspertize e pamvarur nga autoritetet eshte e domosdoshme pasi sfidon shume hamendje te njerezve dhe teorite e konspiracionit. Keto praktika ndiqen shume ne perendim dhe pse mos kryhen ne kete rast. Jane rethana shume dyshuese persa i perket “aksidentit” , mendoj qe eshte nje veprim i mireorganizuar nga “DIKUSH”. Ju them edhe njehere nese shihen te gjitha tabulatet e telefonatave te personave qe mendohet qe jane te perfshire ne kete ngjarje ju siguroj qe do kene mundesine te kene perpara nje HARTE ku do te shohin qarte menyren se si ka ndodhur ngjarja.
Ekspertiza duhet te dilte,pas ekspertizes se firmes Benz,ne kete rast do ishte i besushem.
Flitet per difekt elektronik,”ekspertet” tane nuk kane aftesi profesionale,per te percaktuar shkallen dhe pasojat e difektit.
deri tani i degjuam te gjitha genjeshterat qe manipulonin vrasjen e olldashit prandaj po te kete shtet duhet te zbardhij te verteten se nuk ka mundesi t dale makina me 45 ne ore se shoket po bredhin me makina te vjetera si karroce e me shpejtesi e nuk dalin
Njoftim
Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”, duke patur parasysh kohen e keqe qe pritet me mbizotoroje kete sezon dimeror, si dhe daljen e burgaxhinjve nga burgu I sigursie se larte, i ben thirrje anetrave te Komitetit Qendror te partise Demokratike, si dhe deputetve te saj qe mendojne ndryshe nga shoku Sali dhe nenkryetari Lulzim se:
1. NDALOHET RREPTESISHT TE KRYENI UDHETIME NATEN APO DITEN NE QAFA MALESH APO KODRA SE KA QAFA KU PARTIA KA HAPUR “GROPA” GATI
2. NDALOHET RREPTESISHT DALJA PER GJUETI JASHTE QYTETIT PAVARSISHT SE CFARE ZAGARI KENI ME VEHTE
3. NDALOHET TE SHKONI NEPER MOTELE APO HOTELE ME DASHNORE APO SEKRETARE
4. NDALOHET RREPTESISHT TE DILNI TE BENI DIVERSION POLITIK JASHTE LINJES SE PARTISE NEPER STUDIO TELEVIZIVE SE DO MERRNI VETEN NE QAFE POR EDHE KALAMAQRIT
5. NDALOHET PERDORIMI I CELULARVE NEPER GREMINA APO HUMNERA
6. NDALOHET TE VINI RRIPIN E SIGURIMIT NE CDO LLOJ UDHETIMI ME MAKINE, DHE SHPEJTESIA E MAKINES TE MOS TE JETE ME PAK SE 100KM/ORE
7. NDALOHET TE MBANI DOKUMENTA IDENTIFIKIMI ME VETE SEPSE PARTI JU GJEN EDHE PA I PATUR ATO, SEPSE JU NJEH QE NE SURRAT SE KUSH JENI
8. NDALOHET TE JENI ESELL NE MAKINE DHE REKOMANDOHET TE KENI KTHYER SE PAKU NJA 3-4 DOPIO RAKI OSE ALKOLRA DHE PIJE ALOKOLIKE ME NGJYRE
9. NDALOHET TE VDISNI PA NJOFTUAR ME PARE PARTINE DHE KOMITETIT QENDROR TE SAJ, NE TE KUNDERT NUK DO TE VARROSENI NE VARREZAT E DESHMORVE
10. NE RAST AKSIDENTI NJOFTONI PARTINE DHE POPULLI QE PO VDISNI ME CELULAR NE DORE PER TE MIREN E PARTISE DHE POPULLIT, MBYLLNI DYERT SE MOS JU FUTET UJKU NE MAKNE, PASI DASHNORJA APO SEKRETARJA TE KETE DALE NE MAKINA PA I PARE NJERI
11. FAMILJARE U NDALOHET QE NE RAST AKSIDNETI ME VDEKJE TE KERKOJNE AUTOPSI DHE HETIM MJEKOR LIGJOR
Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”,
QAFE KERRABE 25.11.2013
hahahahahaha je i madh ? bravo qe nga ky moment hyn ne fuqi . Nuk eshte i nevojshem dekretimi nga keshilli drejtus i partise ? mjafton pelqimi i Sali komandantit, cdo procedure tjeter eshte humbje kohe
ZOTI,BAZE.Jeni duke ju shmangur nje lajmi qe per juve do prodhonte nje sfide personale investigative ku ne SHQIPERI edhe pas 22 viteve ^^^^DEMOKRACI SALISTANE^^^^^NJE MINISTER AKSIDENTOHET NE RRETHANA MISTERIOZE.Sa i perket ekspertizes sot te prokurorise qe MERCEDESI I TE NDJERIT NUK KA PERBALLUAR KTHESEN ME 45 km ne ore,FABRIKA E BENCIT JU SIGUROJ DO KISHTE MBYLL DYERT,DO BENTE FALIMENT.
Ne jemi mesuar qe cdo gje ta bejme me “Forcat Tona”makinat Benza ja blejme gjermanit… por kur vjen nevoja te hetojme per kete aksident … nuk i afrojme specialistet e Benzit per ndihme. Atij lloj Benzi me Tiptronic marshet ,pastaj shpejtesia me Tempomat me 45Km/H regjistrohet???Pastaj nga tuneli deri ke kthesa nuk frenoj asnjehere viktima……ketu dicka eshte kurdisur me 100%
Na jan mbledh petritat e Edvin Rams
me na komentu
njani ja fut peles tjetri kaun don me pallu.
O e mjera Shqipni ç’far pjellash
ke ndjerr ne drite,
keta nuk bajne as me plehru token
jo me me jetu.
Mendoj qe ka qene aksident. Po te kishin nder mend ta eleminonin do kishin gjetur nje gremine goxha te thelle e qe Krraba i ka me shumice. Pse do ta eleminonin ne nje vend te tille ku do te krijoheshin dyshime? Ai qe do te te bej keq i qep mire gjerat.
oti dielli mbi korab, nuk po ben koment por vetem po fyen dhe po mundohesh te tregosh se je tullac i shemtuar zemer zi zi zi ziiiiii.
Me 45 km ne ore ecin varkat me rrema.Me 45 ne ore me karroce dore duket sikur rri ne vend,pale me Benz 500,qe ta vesh me shpulle po ti japesh si plak 100 vjeç.
http://www.youtube.com/watch?v=XNCGRaQrDPk.
@plaku dhe deti
Bej kujdes keto dite, mot i keq e stuhi andej nga deti. Mos ec me me 45km ne ore si ne vere ,dimer tani , ule shpejtesine .:-)
une sapo pash nje info se di sa e vertet eshte por:
http://www.lajmeflash.net/ata-e-vrane-sokol-olldashin-15-fakte-te-reja/
Keto “perfundimet” e gjykatave dhe te prokuroreve, jane pasqyra me e mire e mendjes qe pazhvilluar te shpellareve. Keto “perfundime” injotantesh, jane diktimet qe iu behen me dhune gjykatesve dhe prokuroreve nga Familja Berisha. Ky “perfundim” mbi “aksidentin” e Olldashit ngjan nga permbatja prej llogjike shpellaresh, si ajo qe iu dha “pafajesine” gardisteve, duke thene “qe ata kane vrare padashje, sepse nuk kishin konflikt te drejtperdrejte ngaqe vrasesi dhe i vrari nuk njiheshin personalisht”.
Te thuash qe makina u rrezua sepse ajo ecte me 45 km/ore ne ate kthese qe nje makine e tille mund ta marre kthesen edhe me 80 km/ore pa levizur fare nga linja e rruges, do te thote qe te te bejne per budall ne mes te dites.
Vete formulimi i shkreses se kesaj “deklarate” tregon edhe nje here qe spastrimi i instituticioneve nga shpellaret eshte shume i doemosdoshem.