Rama në Austri, takohet me Presidentin Fischer: 2014-a, viti i paqes së plotë në Ballkan

25 Nëntor 2013, 12:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer.

Gjatë këtij takimi në Vjenë, Kryeministri Rama e falenderoi Presidentin Fischer për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë.

“Kryeministri Rama e njohu Presidentin Austriak me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një tjetër moment i rëndësishëm i bisedës ishte edhe integrimi evropian i Shqipërisë, proces për të cilin Presidenti Fischer ofroi mbështetjen e Austrisë.

Duke folur për situatën në rajon, Kryeministri Rama theksoi se viti 2014 do të jetë i pari vit me një paqe të plotë në Ballkan. Ai nënvizoi se ky moment i ri për rajonin duhet shfrytëzuar për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes vendeve, si edhe për të përshpejtuar proceset integruese në BE,” thuhet në një njoftim zyrtar.

Presidenti Fischer përgëzoi Ramën për punën e deritanishme dhe njoftoi vizitën e tij në Tiranë brenda vitit 2014.

Edi Rama ndodhet në Vjenë për një vizitë njëditore, i shoqëruar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj.

21 komente në “Rama në Austri, takohet me Presidentin Fischer: 2014-a, viti i paqes së plotë në Ballkan”

  1. Kurbetliu says:

    Po ploteson defiçitet e “El Commandante” Berishes qe pas 2009 nuk ia hapi me njeri deren, me perjashtim te “mikut tone te madh” Alijevit te Azerbaixhanit dhe (ne mos u gabofsha) te kurvarit Berluskoni

    1. Lom Deliu says:

      A thue do ta thyej rekordin e Xhozit per bredhje neper bote Edi ???

      1. atedhetari says:

        po per hedhjen e shurres ,se xhozi e mbane per thyrjen e kastravezave

    2. dorjeta says:

      Ne Ballkan do te kete paqe kur qeverite e ketyre vendeve do te kene interes per te vendosur marredhenie bashkepunimi dhe jo marredhenie interesash perfitimi personal e familjar sic ka ndodhur deri me tani.

      Qeveria e re shqiptare duket te jete teresisht e angazhuar per te krijuar marredhenie miqesore me vendet fqinje per te siguruar stabilitet ne Ballkan, nuk perpiqet te krijoje raporte per te siguruar perfitime per bizneset familjare apo perfshirjen ne afera te piseta korruptive.

    3. rael says:

      eshte e qarte qe e gjithe kasta nderkombetare e ka Ramen te zgjedhurin e saj. Ata tek ai po shohin liderin europian qe duhet te udheheqi shqiptaret e Shqiperine drejt integrimit. Me ne fund po mbyllen plaget e diplomacise qe la paaftesia berishiane.

    4. filoreta says:

      Na e kishte nxire imazhin tone neper bote ndyresira qe kishim per kryeminister, se e pane cfare ishte e cfare interesash kishte, vetem te krijonte lidhje per bizneset e veta me kosto te paimagjinueshme per shtetin shqiptar.
      Por, e zhdukem me 23 qershor dhe tashme kryeministri i ri po ben perpjekjen maksimale per te ndryshuar imazhin tone ne Europe e bote dhe per te krijuar marreveshje bashkepunimi qe do te jene ne dobi te zhvillim ekonomik te Shqiperise.

    5. radar says:

      ketij i kane lezet keto takime..ai pikpyetja qe kishim te felliqte qe ne paraqitje.

    6. arjoni says:

      Ne tashme kemi nje lider te denje per te perfaqesuar shtetin shqiptar dhe interesat tona, ate te integrimit ne Europe.
      ai qe iku e la vendin ne dite te zeze, me nje imazh te ndyre neper bote si nje vend qe kerkonte integrimin duke pranuar te jete koshi i mbeturinave te Europes.
      Nderkohe qe integrimi tashme do te behet realitet, duke e ndryshuar konceptin e Shqiperise ne syte e botes, si nje vend qe do te jete si e gjithe Europa, jo vendi i mbeturinave te Europes vetem per “tu integruar”.

  2. Albnr1 says:

    S’ka porte europiane e amerikane qe nuk do ti hapet Edi Rames. Eshte shansi i vetem e i fundit per ne.

  3. frank says:

    EDI RAMA duhet me ndigju ata qe na ben shtet se komb ishim,ata qe urrejne sllavet e poshter rracen saxone.dje ne londer sot ne wien,po sali qeni serb ku pritej?ne azerbaixhan dhe ne bathore.
    o fillo me fut disa ne burg o EDI RAMA se ketu eshte ballkan dhe nuk zgjidhen hallet me kafe po pushke.fillo nga sali qeni serb dhe mbaro tek fuksi artisti i kuq arben ben imam bajalldia.

  4. Shpetimi says:

    Zoti Kryeminister paska qene ne pike te hallit per me dale me shetit. 2 muaj ne krye te qeverise dhe spo ndalet: Ne Turqi, Greqi, Kosove, France, Angli, Mal te Zi, Autsri etj. Dhe kur kthehet ne Atdhe, puna kryesore me te cilen merret, inspekton se si po shkojne punimet e rikonstruktimit ne kyeministri. Perndryshe “te gjitha punet na shkojne si ne gjalpe” – keshtu thoshte dhe Enveri yne. Ju lutem keshilltareve te tij qe ti tregojne qe dueht me ndenje edhe aty brenda, se nuk eshte serioze te kryhen kaq vizita brenda nje afati kohor kaq te shkurtet.”Willst du gelten, mach dich selten” thone Gjermanet (Ne do te vleresohesh, duke me ralle)

  5. ibarhim says:

    kurbetli-o qenke kujton se rama po bisedon per shqiperine,ai eshte i droguar ter diten dhe naten pabeve te venes,londres njujorkurt etj.tahiri leshon te burgosirit kurse rama drogohet.kujton se evropa eshte lop si ti kur leshon kriminel nga burgu dhe bjen sarine ne evrop.lopo mio kurbetli

  6. Fieraku 71 says:

    Ore po qy do rri nanje dite ne shqiperi?

    1. Trendy says:

      Sa bukur e ke perfaqesuar dialektin myzeqar.

  7. Anda says:

    Ndonje dite ne Shqiperi do punoje kryeministri apo jo???
    Shume mire qe po ndryshon imazhi jasht..po perbrenda, apo varja…
    Dieta po, bileta po, shpenzime hoteli po, dreka, darka….

  8. anonim says:

    si oore rama nuk fole per llotarine kombetare? dhe e pate premtuar…

    1. Aurora nga Lushnja says:

      Mos u trego dredharak o Edi! Te votuam te gjitha qe ti mbyllje keto lojrat e fatit. Dje prej telebingos u ndane gjitonet e mi. Ju lutem mbylleni per me teper qe telebingo po mban me para Klanin. Tv e Sandrit qe te ben te fala tashme. Mbylle telebingon!

  9. Llazi says:

    …nuk na the mor bir, cfare do te besh me llotarine kombetare, te blejme apo jo biletat per kesaj rradhe

    1. Alfons Zeneli says:

      Vazhdo i dashur me punen tende se keto duan fjale. I kemi pare kompanite shqiptare si falimentojne si Sudja… Keshtu do na ngelin te gjitha bizneset shqiptare ne preher. Ku te kemi ca kompani te huaja o ditezi!

  10. bregdeti says:

    Nga Mali zi ne malin e Dajtit,nga Anglia ne Austri;takoi ate takoi kete kete,i tha keshtu e i thane ashtu,dhe asgje nuk u kuptu;merru me mire me rregullimin neper zyra te militanteve te tu e me pastrimin e shisheve qe kan mbuluar vendin…

  11. MUSA SHEGA says:

    Brravo. Zotri komentus LOM DELIU e vertet tepere e forte. Pergjigjeja juaj teper e sakte ky po ja kalon. Jozit dhe krejte. Qeveritarve qe 23 vite me vizita sla vende pa shku pere 88 dit ka. Shetit. Shume shtete. Dhe me e forta.ne nje kohe qe thehen burgjet me te denuar. Burgim te perejetshem. Pra burgjet e sigurise me te Larte. Se trimat super spektakular. Bejte punen e vet se jane.origjine trimash. Futin ne ju.Tub e kerkoni emrin e babes super spektakularit te sprovuar trimit M Tafili kerkoni. Babain Bari Tafili se ka kengen me qifteli. Qe bene me kja edhe. Gurt lisat e. Malet kaqe kenge dhimshurie eshte por. Trimat mbeten trima me origjin si. Haklajt. E tropojes origjinal dhe kane bere burg. Babai. Axhat e ti ne PPSH Bari tafili me vllazen burg politik. Kane kene te presekutum dhe jane krejte. Socialista te betum dhe nder familjet me. Fisnike. E bujare me besnikri me breza me origjine nga fshati.i trimave TRUSH i Nen shkodres te dalur ne. Demokraci me shpi ne. Allakryq te shkodres prandaj. Kekojeni mire. Ne jutub se. Tregon me fjale dhe kenge pere. Burrat e. Asaje. Shpi po fatekeqesisht ne kohen e qeverise socialiste. Kur ishte kryminister ILIR METa ose fatos. Nano. Ose pandeli. Majko. U ra ne qafe. Shteti. Ishe. Trimi me i math i policis se shkodres ish shefi i krimeve. Malci e madhe dhe kaloi shef i krejte qarkut shkoder. Prela i rrethoi.trimat Bari tafili me. Djem me tere uniforma. Blu dhe. Rrene te shkodres ku. Lajmrun drejtorin. Arben zyliftari qe po hante drek ne shirok ku ai shkoi orgjen. 2 metra burr. Ku u vra. Se emisionin e drejtoj. Trimi i bluhve. Shefi. Prela ku ne thirrje. Bari tafili me. Djal dorzohet dhe shefi i krimeve. Te asaj kohe super trimi prela e vret. Bari tafin ner sy te. Djalit vet ne sy te nenes dhe krejte familjes edhe ner sy te femive vajzes dhe nipave e mesave dhe ner sy te uniformave. Blu. Djalin e. Arrestunen dhe e torturun ku e denun burg 17 viet sa mori vesh miri ishte ne europ erdhi ne shkoder mbasi mori krejte veshte hoistorin e babes si u vra dhe te vllait si e arrestun dhe si e torturun ne shpi para robve. Dhe mesoi se u vra edhe zylyftari ku eshte edhe sot enigem vrasia sdihet pra mir tafili disa her. I zen prit. Trimit. Bluhve ish shefit te krimeve te qarkut shkoder ku heren e fundi e sakatoi po fal zotit dhe kishes se lacit shpetoi ku. Forcat blu rrenea arrestunen. Mir tafilin dhe gjykata i jep 25 vite burg ku para 2 viteve qe e quan me leje. Ne shpi pran familjes i rrethuar me 100 polic e oficer specialista tu henger. Buk ne shpine e vet miri ju ik dhe mbas 3 muajsh ai i hakmerret me. Ish shefin e krimeve prelen ku i vret 2 vllezrit e tije te pa fajshem por. Pere hakmarrje te. Babes dhe torturave te. Vllait ku u kap ne nje lokal ne tiran afer. Rrenes po ate dite qe kryvi aktin dhe u dorzu me thirrje te pare tu pa vedin ne televizot tu pi kafe. Mjerzit shikonin kyt ne televizot dhe ne tavolin ku lajmrun. Rrenen dhe u dorzu direkt ku. Gjykata e larte i dha burgim te perjetshem pra. Ky trim merr disa burgaxhi dhe then burgun. Ku shyqyr qe u kap pa u demtu njeri se eshte i pa kapshem dhe kuptohet i terbuar nga. Cakardimi. I trurit tije qyshe se ja kane. Vra. Baben pra kyta 2 vllezer. Tafili kane mbaruar te 2 bashke 30 vite bur dhe sot miri eshte ne qeli burg i perjetshem pra kjo eshte pak a shume historia e ketyre djemve shpi trimash. Shkodran origjin nga trushi i shkodres ku baba i tyre ngeli jetim 3 viec pra. Historia me e dhimshme e kesaje. Familje ne qarkun shkoder. Shrua preje zotit me u damtua kaqe rende. Tere shkodres tere qarkut shkoder kush i njef mire dhe kushe e njef historin ka keqeadheje gjithe ashtu edhe per vllezrit. Shefit prela qe u vrane per hakmarrje. Verilindja e shqipris eshte 35/100 ne gjak. Dhe krejte familjet te ngujuara. Pra. Qeveria tu shtrua darka luksoze. Beri te munshme kapjen e ketyra trimave ne magazine e boshatisur prrenjas brravo qeveris dhe uniformave blu me dretusat e larte te p shtetit. Shyqyr qe su demtuan popul as polic fale kohes dimrit. Te ftofte dhe popullit qe degjoi zhurme dhe lajmrun. Direkt. Drejtusin. Blu te elbasanit kjo ishte vertet sukses ishadha vazhdon suksesi edhe me 3 tiert i kapin pa u demtu. Popull as forca. Te uniformes. Blu. Brravo. Rama me ministra e drejtusa. Vizitat mos i ndalo. Garantove. Ballkanin krejte pere qetesi e rend. Pasha zoten je kryminister. I zoti brravo zotri. Rama faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje