VIDEO/ Ja si u vra për 150 lekë fatorinoja 17-vjeçar

25 Nëntor 2013, 20:53Politika TEMA

Ora News ka mundur të sigurojë pamjet eksluzive të vrasjes së faturinos Julian Çuni, i cili u masakrua me thika për një biletë furgoni të linjës Tiranë-Durrës, prej 150 lekësh të vjetra, nëntorin e vitit që kaloi.

Në pamje shihet qartë moment i konfliktimit i fiksuar nga një kamera sigurie aty pranë. Arrihet të dallohet qartë momenti kur 17-vjeçari përleshet me katër persona,të cilët e fusin përpsëri në furgon dhe aty e kanë masakruar me thika.

Në 1 vjetorin e vdekjes së Julianit, familjarët janë mbledhur përsëri në vendin ku ai humbi jetën.

Me lot në sy ata kërkojnë drejtësi, pasi sipas tyre vrasësi i vërtetë i 17-vjeçarit është akoma i lirë.

Bilali, i ati i i Julianit, shprehet se për këtë çështje ka takuar edhe kryeprokurorin, Adriatik Llalla, i cili i ka garantuar se çështja do të zgjidhet, ndërsa apelon për drejtësi.

Julian Çuni humbi jetën 25 nëntorin e vitit të shkuar, ku u godit disa herë me thikë,duke gjetur vdekjen e menjëhershme në afërsi të ‘Zogut të Zi’ në Tiranë.

13 komente në “VIDEO/ Ja si u vra për 150 lekë fatorinoja 17-vjeçar”

  1. WEB says:

    Rrespekte familjes per humbjen ,por te fajesosh nje qeverie qe tani sa vuri kemben ne pushtet kur krimi ka ndodhur 1 vit me pare me duket paksa jashte llogjike ,etja per drejtesi eshte e madhe sidomos kur ne gjykata gjen njerez qe me fjalen drejtesi kalojne kohen, dhe e perdorin kur i preket interesi i tyre ,kesaj qeverie mor zoteri duhet ti kerkosh nje reforme te thelle sa me shpejt ,vetem keshtu mund te shikosh vrasesit e djalit tend mbrapa hekurave

    1. Ana says:

      Ja ke futur kot fare, ata nuk po bejne politike, ata po kerkojne thjesht drejtesi per njeriun e tyre te dashur.
      Nuk po shajne qeverine, po edhe sikur ta shanin eshte e drejta e cdo qytetari te kerkoje me shume e me mire.
      Presim shume nga qeverija ne fushen e drejtesise, me Llallat nuk behet drejtesia, duam barazi para ligjit.
      Mos te harrohet Gerdeci dhe 21 Janari. Ato jane plage te hapura ne ndergjegjen tone kolektive.

      1. WEB says:

        Nuk po shkruaj si militant moj ana ,por thjesht llogjika e gjerave ,ti shkruan qe presin me shume nga qeveria ne fushen e drejtesise ,ate qe me fjale te tjera kam theksuar edhe une ,atehere ne cilen pike te komentit ja kam futur kot ?

        1. Wendy-B says:

          Si gjithmone WEB , i sakte .Presim sa me shpejt reforma dhe te zbatohen ligjet.
          Pershendetje nga Wendy.

        2. sAVO dUKATI says:

          Qeveria të bëjë të pa mundurën dhe ta gjejë krimin e tmersshëm. Pa varësisht kush ishte në pushtet ligji vepron pa ndërprerje, Populli të ndihmoi organet e zbulimt. Po qëndruam idiferentë atë q[ shohim në shokë dikur na vjen në kokë

  2. BBB says:

    Tani qe erdhi Nasipi i LSIse minister “drejtsia’ nuk ka per tu vonuar se ardhuri, shto ketu qe shumica e “gjgygjtarve’ jane nga sholla e plerapave Durres themeluar nga gangsteri i gangsteve Azem Hajdari

  3. petriti says:

    Cun trim por i dobet ne taktike.Duhet te kishte ik me vrap jashte dhe jo te futej prap ne furgon kur nxoren thikat(me e mira mos te ishte konfliktu fare per 150 leke). Ngushellime familjes dhe ju dhente Zoti drejtesi.

  4. lavirja e bulevardit says:

    pupupupupu krim, ku je o Enver Hoxha, qe i varte prej loqesh te gjithe ato kriminele ordinere.

    Ka shku cuni 17 vjec me punu per buken e gojes dhe gjen vdekjen.

    O mortja qe s’ju ha shtet leshi!!!!!!!!!!!!

    1. BBB says:

      Cna duhet Enveri ne moj “enveriste”…ne tani kemi krietar te krietarve Arrxhiun e rruges se Elbasanit qe i “qan” zemra dite e nate per Shqiperine, kemi Tahirin, kemi Nasipin tek burgjet, Adriatik Dhallen hetues te shkelqier dhe Sali Rumpallen…keshtu qe na lejo te shijome “demokracine” tone dhe keto dite te bukura ku ndihemi “te lire” ne rrugen drejt Evropes ku do hajme me luge floriri

      1. lavirja e bulevardit says:

        mire e ke ti mor zoteri kemi gjithe keto plehra, qe n’a drejtojne. Po si nuk u gjet nje burrrre per ne shqiptaret????

        S’ka me mori fund c’do gje.

  5. Dibrani says:

    Me vjen keq per djalin,dhe shpresoj qe policia te dedikohet per gjetjen e autorit se nuk eshte shume e veshtire per tu gjetur ,por me sa duket se kan ven ujin ne zjarr.
    Po te vesh re aty shikon tre persona,… dy me trup normal dhe nje i shendoshe dhe po te vesh re i shendoshi mban nje xhaket ne dore,kur se tjetri ka nje xhup te leht qe eshte i hapur dhe duket qarte bluza e bardhe
    Duke ditur oren e sakte kur ndodhi ngjarja,drejtimin qe ato marrin ne ato momente,plus ato po e ikenin nga ngjarja sebashku ,
    Me keto karakteristka dhe detaje policise i mbetet thjesht te shikoj ato rrugica qe ndodhen afer ngjarjes plus per ndonje kamera qe ndodhet prane ketyre rrugicave ndodhta dhe me tutje deri ne nje km largesi per cdo rrugice ,ndonje kamer ne sherbim te dyqneve apo lojrave te fatit apo ndonje bisnesi mund zgjoj policin nga gjumi ,thjesht duhet te jesh i apasjonuar mbas punes
    Duke ditur oren e sakt ,…..3 persona sebashku njeri i shendoshe,plus ftyra e tyre do te tregojne panik.
    Nuk besoj eshte shume e veshtire te kapesh keta kriminel.
    Nje kamer ne vendin e duhur ua njxjerr ftyren e qelbur perballe drejtesise
    Policia duhet te kerkoje ate kamer

    1. BBB says:

      Edhe policia ti kapi, i liron gjykata…dalin te pafajshem si Ilir Floriri i LSIse

  6. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    Familja ka shume te drejte per te kerkuar drejtesi, por te kuptohemi se, kryeministri nuk mund te behet prokuror ose e tej e tej. Ne demokraci punet jane te ndahme dhe gjithkush ben detyren e vet. Kete koment e bej me zemer te thyer sepse me vjen keq per qe krimineli vazhdon te jete i lire. Zoti e mbrofte ate popull qe jeton ne Shqiperi, kaq kam per te thene duke e mbylle komentin tim me zemer te thyer pas videos qe sapo e shikova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje