Drejtori i Burgjeve tregon skemën e arratisjes/ Burgu u sulmua nga jashtë me mitraloz

26 Nëntor 2013, 09:50Politika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka treguar skemën e arratisjes së 7 të burgosurve.

Duke folur për Ora News, ai tha: “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 pa 5 minuta të datës 23 nëntor. Katër të dënuar kanë qenë në sektorin katër, tre të tjerë në sektorin tre. Ata janë bashkuar në momentin e zhvillimit të aktivitetit në klasë. Personat, kur janë futur në klasë, kontrolli fizik nga stafi i policisë nuk është bërë në standardet e kërkuara. Të dënuarit sa herë që hynë dhe dalin nga dhomat e tyre duhet t’i nënshtrohen një kontrolli fizik. Katër personat e sektorit katër kanë arritur t’i marrin çelësat punonjësit të policisë nën kërcënimin e armës dhe kanë kaluar në sektorin tjetër duke u bashkuar me tre të tjerët dhe më pas kanë bërë të mundur daljen te kolona e sigurisë. Kur kanë dalë aty, përsëri nën presionin e armës i kanë marrë çelësin punonjësit të policisë dhe kanë dalë fare nga sistemi i regjimit. Kanë dalë te hyrja kryesore e godinës, kur kanë arritur tek tuneli, kanë nxjerrë një punonjës policie, nuk kanë dalë vetë, punonjësi i policisë duke mos vlerësuar situatën, ka hapur derën, edhe kjo shkelje. Pasi kanë hapur tunelin, nën presionin e armës kanë marrë dhe çelësat e shërbimit të informacionit dhe kanë dalë nga rrethimi i institucionit. Në momentin që kanë dalë nga klasa, kamera është dëmtuar, ka pasur neglizhencë dhe nga dy operatorët që e kanë detyrë funksionale mbikëqyrjen e sistemit të sigurisë. Nga punonjësit e policisë në kulla nuk ka pasur reagim, vetëm nga një vendroje që e ka pasur të mundur të qëllojë në ajër, por në atë kohë është kryer gjithë veprimi dhe kanë dalë. Ata nuk kanë dalë në hyrjen kryesore, kanë çarë rrjetën me mjete prerëse, ka pasur bashkëpunëtorë, të cilët i kanë pritur me automjete. Kanë qenë dy makina, një pjesë ka marrë drejtimin drejt Pogradecit, automjeti tjetër ka marrë drejtim tjetër”.

“Por duhet të theksojmë se arratisja e tyre ka ardhur si rrjedhojë e cenimit të elementëve të sigurisë nga punonjësit e policisë. Nga verifikimet, na rezulton se kanë pasur dy pistoleta dhe dy automatikë. Ngjarja është objekt i shqyrtimit të organeve hetimore, veçanërisht prokurorisë, por nga vlerësimi paraprak që i kemi bërë ne si drejtori e përgjithshme, por dhe si Ministri e Drejtësisë, arratisja ka ndodhur në kushtet e një neglizhence nga ana e policisë, ku tashmë 21 prej tyre janë arrestuar në flagrancë. Krahas neglizhencës, ka pasur elementë të dukshëm të shkeljes së skemës së sigurisë së këtij institucioni”.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka mohuar faktin se SHKB-ja ka pasur dijeni, apo ka paralajmëruar për mundësinë e arratisjes së të 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës. Sa i përket futjes së armëve përmes frigoriferit, Zoto tha se në këtë burg në 28 tetor është zhvilluar një kontroll i gjithë institucionit sa i përket elementëve të sigurisë, por ato kanë qenë të modifikuara mirë, çfarë ka bërë të pamundur zbulimin e armëve.

“Burgu i Drenovës është ndërtuar në 2008 me fonde të BE dhe është vënë në funksionim në 2009. Ai vlerësohet në parametra të kënaqshëm krahasuar me pjesën tjetër. Numri i të dënuarve është i lartë, varion mbi 300 të dënuar. Aty ka dhe persona që vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm. Nga analizat nuk na është bërë evident që SHKB të ketë pasur dijeni apo informacion lidhur me këtë. Armët janë futur në një frigorifer. Rregullorja e brendshme e burgjeve përcakton qartë sendet që mund të mbahen nga të dënuarit dhe ato që ndalohen kategorikisht. Lidhur me frigoriferët, rregullorja e lejon, por në mënyrë që t’i nënshtrohet procedurës përkatëse. Me 28 tetor kemi bërë kontrollin e të gjithë institucionit të burgut të Drenovës. Në kontrollin që kemi bërë, është arritur të gjenden rreth 6 celularë, një prej tyre i është gjetur Fran Marashit. Frigoriferi ishte i mirëmodifikuar, që e bënte të pamundur gjetjen e armëve, ato ishin fiksuar me një lëndë ngjitëse”, tha më tej Zoto.

Ndërkohë Panorama raporton se burgu i Drenovës u sulmua me mitraloz nga jashtë.

Në këtë pikë kanë ndihmuar dy prej bashkëpunëtorëve të të arratisurve, pikërisht të njohurit e 37-vjeçarit Admir Tafili. Sipas të dhënave, konfirmohet se Olsion Maçi, 20 vjeç dhe Albi Meçini, 19 vjeç, kanë qëlluar me armatim të rëndë drejt kullave të vrojtimit në burg, ku ndodheshin dy roje të armatosur.

Ata kanë përdorur një mitraloz për të mbuluar arratinë e të burgosurve, të cilët nga ana e tyre kanë qenë të armatosur dhe kanë mbajtur peng disa gardianë, deri në rrethimin e jashtëm. Mbështetur te hetimet dhe dëshmitë e dhëna prej tyre, Maçi dhe Meçini kanë vepruar nga jashtë burgut për t’u krijuar terrenin e përshtatshëm të arratisurve.

12 komente në “Drejtori i Burgjeve tregon skemën e arratisjes/ Burgu u sulmua nga jashtë me mitraloz”

  1. Dule Bisha says:

    Keta te cudisin fare. Lejohet frigoriferi . Televizori . Celulari. Rakia etj e ca kuptimi ka burgu pastaj. Keto mund te lejohen ne burgjet e siguris se ulet por jo aty. Hajde shtet hajde dhe burgjet e norvegjise na kane zili. Te marrin shembull ata nga ne…

    1. Lali says:

      Ene nje cike p…….dhe pastaj shikoju tymin ketyre trimave……

  2. socialisti says:

    Ky drejtor duhej te kishte dhene doreheqjen e parevokueshme e te menjehrshme! S’ka pse na derdellis per skema, kur s’ka mundur ta eleminoje kete veprim edhe pse ka patur informacione te sakta! Na qenkan ngjitur armet me lende ngjitese ne frigorifer! Ky eshte justifikimi? Po çfare pret nga te denuarit e perjetshem ky drejtor zeza?! Ti thone ja ku i kemi armet!

  3. Bossi says:

    Ku e kane gjetur kete drejtor pash zotin?!!! Nga cili stan vjen? Ai me siguri nuk ka ruajtur dot dhite atje ne Skrapar ma merr mendja dhe prandaj e kane sjelle ne Tirane. Derdimen komplet duket.

  4. Çimi Amerikoni says:

    O BOSSI JO GJITHE DREJTORAT E LSI JANE NGA SKRAPARI KY ESHTE NGA PERMETI DAKU NGA VENDI LULEVE PRANDAJ E KANE MARRE TE BEJE LULEN ATY KU ESHTE SE GJE TJETER SBEN DOT AI.

    1. confused says:

      Ju jeni te gjithe rota kari me patente nderkometare. Po ce flisni o merhumer , po cfaj ka drejtori burgjeve o trapa. Po e njini ju ate, specialiste me te mire ska sot per sot. Pse flisni pa njohur njerezit. Po faj ka ai qe policet skane levizur gishtin nga frika , po te burgosurit shqipetar qe kane ikur shume here nga burgjet e greqise kush e kishte fajin apo ky prape, te burgosurit ate pune kane apo sjane me denime te perjetshme ca do humbin.

  5. Tini says:

    O drejtor,o drejtor,po ku ishe kur ndodhi arratisja?Ku i kishe punonjesit e turnit?Po syte ku i kishit kur u futen frigoriferet me arme ne burg?Ju jeni bere per te qare e per te qeshur.Ike ,se nuk je per pune ti, megjithe gardianet e burgut ne fjale.

  6. kevin lleshi says:

    ne gjermani ne qofte do te cosh nje televisor p sh nje te denuari lejohet vetem nepermjet dyqanit qe e shet d.m.th ti shkon ne dyqanin qe shet televizore paguan leket dhe ajo e poston direkt.per dijeni jo te gjithe dyqanet kane te drejte ta bejne jane vetem pak dyqane prestixhose si psh media mark, saturn

  7. selmani says:

    I nderuar drejtor i burgut,nuk e di fare kualifikimin Tuaj por do t’Ju sugjeroja se eshte fare e lehte per te identifikuar armet qe ndodheshin ne frigorifer ,e lerini justifikimet e radhes .Nuk mund te konceptohet qe nje frigorifer hyne ne burgun e sigurise se larte paisur me automatik,pistoleta e fisheke.Per te bere te mundur evidentimin e armeve brenda ne karkasen e frigoriferit veprohet:Te gjithe objektet qe perbejne rrezikshmeri per tu mbartur me elemente te padukshem gjihen kataloget e tyre,hidhen ne kompiuter te gjithe te dhenat e tyre ,ku çdo instruksion ka peshen,lartesine,gjeresine,kapacitetin qe bejne te mundur te evidentohet pesha e tepert e kesaj paisje elektroshtepiake e ne baze te peshes plus behet kontrolli i kesaj paisje e mosfutja e armeve ne kete objekt te nje rendesie te veçante!Keshtu veprohet i nderuar ne te gjithe pikat e kalimit kufitar,ku automjetet e mbipeshes se katalogut i nenshtrohen nje kontrolli te imte deri sa behet evidentimi i peshes plus!Nuk do as mend e as kalem por thjesht perkushtrim.Beni detyren qe ka munguar prej mese 23 vjetesh ne kete vend.

  8. ibarhim says:

    Tahiri pati miralozin.rama fysheket baze gati titullin-e beri Berisha.k loj pederash duhet te zhdket.envri ju qif nanen 50 vite ju zgjidhn prap ata.kkekepalare ju quajti hajni me ze dhe figure.

  9. KADAFF says:

    JA KETA QE NE JEPNIN SIGURI PER ARMET KIMIKE NDERKOHE QE SJANE NE GJENDJE TE RUAJNE 7 VETA PAS 7 HEKURAVE!
    O ZOT NE DUAR TE KUJT KEMI RENE!

  10. Gimi says:

    Kam patur fatin te punoj me z.Zoto, eshte qytetar, profesioniste dhe shume korrekt.I uroj suksese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje