Policia e Shtetit, në një buletin mujor të saj, bën të ditur se në një muaj, 17 tetor – 17 nëntor, është rritur shkalla e zbulimit të veprave penale krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Gjatë periudhës 17 tetor deri më 17 nëntor janë evidentuar 400 vepra penale më tepër, krahasuar me periudhën 17 shtator-17 tetor”, thuhet në këtë buletin, sipas të cilit kjo rritje ka ardhur kryesisht si rezultat i një prej prioriteteve të policisë për këtë periudhe, që ka qenë goditja e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, ku në vijim të operacionit “Fund Marrëzisë” janë evidentuar 542 vepra.
Në fushën e luftës kundër drogës ka 144 vepra penale të evidentuara, nga këto 126 për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike dhe 18 për trafikim të lëndëve narkotike. Në total janë arrestuar 104 persona dhe janë shpallur në kërkim tre.
“Në luftën kundër korrupsionit veçojmë 7 operacione të rëndësishme, gjatë të cilave u arrestuan 17 persona dhe 7 autorë të tjerë të dyshuar janë shpallur në kërkim. Për tu evidentuar është operacioni i zhvilluar për goditjen e korrupsionit në fushën e tatimeve, gjatë të cilit u arrestuan 2 autorë të dyshuar dhe 7 të tjerë u shpallën në kërkim. Të proceduarit ishin punonjës të tatimeve dhe të cilët nga hetimet e kryera rezultoi se kanë shkaktuar një dëm prej 5 milionë dollarësh,” thuhet në buletin.
“Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 12 vrasje. Në sajë të punës hetimore të kryer është bërë e mundur zbardhja e 9 prej tyre, ndërkohë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e 3 vrasjeve të tjera. Autorë të këtyre vrasje janë evidentuar 12 persona, 8 prej të cilëve janë arrestuar nga strukturat e policisë, ndërkohë 4 prej tyre janë shpallur në kërkim”.
Problem vazhdojnë të mbeten krimet kundër pronës.
Në buletin thuhet se ka pasur 566 vepra penale, ku kryesojnë vjedhjet ndaj banesave dhe bizneseve. Zbulueshmëria është vetëm 44.2 përqind me 330 autorë të proceduar.
Sipas raportit, policia ka maksimizuar masat ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe Kodit Penal dhe për këtë qëllim, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 220 persona për shkeljet që parashikon ligji.
Prej tyre, 158 persona janë arrestuar për “drejtim automjeti pa leje drejtimi” dhe 62 për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”, saktëson dokumenti i Policisë së Shtetit.
Në të vlerësohet se, më i rëndësishmi ishte operacioni i koduar “Fund Marrëzisë”, me objektiv goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
“Gjatë këtij operacioni, i cili është në vazhdim, u kontrolluan 1.374 subjekte, u evidentuan 542 vepra penale të tipit “zhvillim i palejuar i lojërave të fatit” dhe u proceduan penalisht 534 autorë”, thuhet më tej në raport.
Buletini i Ministrisë së Brendshme thekson gjithashtu, se gjatë kësaj periudhe ka vijuar me intensitet puna në drejtim të evidentimit të ndërtimeve pa leje, ku janë evidentuar 189 vepra penale dhe janë 192 autorë të proceduar penalisht.
Ndërkohë vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në rrjetin social Facebook shkruan se “vetëm 312 lekë/person ka kushtuar puna e Policisë së Shtetit për këtë muaj për të kapur 204 të kërkuar, 3.7 ton kanabis dhe zbuluar 87% të krimeve kundër personit”.
Tahiri ben mir qe sjell shifra per te krahasuar punen e tij, por do te thoja qe “312 lek per person” eshte thjesht marketing dhe nje nga formulat me te vjetra te shkollave tekomercit ne boten perendimore. Tahiri nuk duhet te harroje se eshte minister i rendit dhe jo nje tregtar qe duhet ti mbushi mendjen klientit te tij qe ti blej mallin e jo te shkj te knkurenca.
Deri tani kam patir respekt per punen qe ka bere, po ti ler menjane formulat manipuluese.
Paskemi arritur ne SKLLAVERI tani me 312 leke ne muaj.
Shteroi kaq kishte…
Keta qe meren me politike gjithe kohen mbushin xhepat sa ne nje Universitet privat tek tjetri dhe koken bosh…
Ka ikur koha e Marksizmit qe udhehiqte kllasa punetore. Ministri duhet te kete tru, madje shume tru dhe eksperience administrate. Keta bejne nje fakultet dhe hop ne politike.
Ministri duhet te udheheqe, te menaxhoje e te mare riskun persiper.
Keta rrotullohen ne karriget e bukura e firmosin cfare i sjell drejtori i kabinetit. D.m.th recepsionista…rutine, ne nje vend ku policet kepucet qe marrin nga shteti i shesin se nuk kane buke te hane.
E makinat e policise i shtyjne me dore s enuk ecin. Se qellimisht jane bere te tilla se kriminel rruge nuk ka kriminelet jane ne politike. Mafja politike i ka mjetet me te sofistikuara se policia e Tahirit, qe ngjan si nje nuse me buzkuq.
Hajt pra nga Janari mbase Kryeministri do te kete ca assa nen menge se nuk behet stan me lepuj. C’jane keta te mefshte keshtu, keta qenkan vetem mitingashe.
Bravo Besa, te kishin shumica e shqiptarve arsyetimin tend. Respekt
Ore per zotin e madh I thoni te gjitheve duam 3000 leke per cdo person jam shume dakort ti paguajme vet per sigurine e vendit
Ore, po me kete shifer i bie qe i paske marre shpirtin policeve te shkrete. Po vazhduat me keto ritme, i bie qe policet t’ju vdesin ne mes te rruges nga te pangrenet. Jepi ndonje leke me shume edhe policeve, a jepu ndonje pjate falas neper komisariate, se nuk eshte puna t’i leme te ngordhin per buke, por te jene punonjes shteti dinjitoze.