U kap në flagrancë duke fshirë serverin e tatimeve, e liron gjykata

26 Nëntor 2013, 09:58Politika TEMA

Një punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve u arrestua në flagrancë pak ditë më parë duke fshirë serverin me të dhënat e katër viteve.

Por ai është liruar nga gjykata, e cila e ka quajtur arrestimin të paligjshëm.

Panorama raporton se të premten, shefi i IT, Renald Riska është kapur në flagrancë nga vetë drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj.

Ajo u njoftua se kishte një anomali në rrjetin e kompjuterëve.

Shehaj shkoi me shpejtësi në zyrën e shefit të IT dhe e gjeti atë duke fshirë serverin.

Shehaj ka telefonuar shërbimin policor, të cilët e kanë arrestuar Riskan.

Por gjykata ka vlerësuar se arrestimi ishte i paligjshëm dhe e ka liruar Riskën duke i lënë masën e detyrimit me paraqitje.

Prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Lajmi i mirë është se të dhënat e fshira janë mundur të rikthehen./ep

28 komente në “U kap në flagrancë duke fshirë serverin e tatimeve, e liron gjykata”

  1. zqk says:

    Ore ju gazetaret, se na cuditet! Qysh ore, ne paraburgim e donit ate diskfshiresin? Po gjykata nuk e nxorri te pafajshem, thjesht e la te lire se ai nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore dhe supozohet se nuk arratiset.
    Deri tani gjykata eshte ne rregull. Po e nxorri te pafajshem, atehere shkruani jo nje, po 100 artikuj po qe se mendoni se vendimi do jete i padrejte.
    Mero, edukoji nje cike keta gazetarucet.

    1. Heker says:

      Te jem une prokuror te s’qaroj sic duhet ty me pare pastaj gazetaret!
      Si ore moldav u fshikan te dhenat! Ne burg duhet te rri pisi..

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Ore zqk..Ne c’vend te botes u lika nje punjones I SHTETIT (jo privat), I kapur FLAGRANT duke fshire DOKUMENTA SHTETEROR (qe ka lidhje direkt me taksapaguesit shqiptar “sic eshte dhe rradakja jote”) thjesht se ai nuk paraqiska rrexik shoqeror.. Ore hu…Kush te tha ty qe njerezit u burgoskan vetem per rrezikshmerit shoqerore..?!?! Po prandaj eshte kthyer eshte bere Albanistan aty se te gjithe thone:

      Ama e thyejti ligjin, lendoj ndonje ?!?!
      Jo, por eshte c’eshtje penale jo civile..
      Epo s’ka problem o burr I dheut se nuk rrezikon askend fizikisht..

      Ja keshtu e percepton ti o zqk..Dhe ka plot zqk-ra si puna jote se sa te jeni aty dhe me kete mentalitet, status kuoja do ngelet..

    3. ortes says:

      Nuk keni faj ju,por Edi Rama,qe vuri minister DREJTESIE Nasip Naco,kete SPECIALIST TE LSI-se PER TE RUAJTUR DREJTESINE NGA GODITJET E JO PER TE GODITUR KRIMIN E KORRUPSIONIN!!!
      Deri tanu,ky NACO nuk ka bere asgje pervec fjaleve!!!
      AI DUHET TE SHKARKOHET NGA DETYRA!!!
      Edhe BURGJET jane SKANDAL,qe eshte detyre e tij!!!
      Ministri i Btrendeshem paska njoftuar se “DO BEHET ARRATISJE NGA DRENOVA,ME EMER E MBIEMER,BILE DHE PER FRIGORIFERIN ME ARME,ndersa ministri FLINTE GJUME!!!
      QEROJENI KETE PALO MINISTER DHE COJENI PER NDJEKJE PENALE ,”PER SHPERDORIM DETYRE”!!!

    4. bato says:

      O zqk, nuk ka rendesi fare artikulli, por ne thelb veprimi i fshirjes se informacioneve, metode qe Sala e beri me Kasen ne 21 janar dhe me ato te ministrise se mbrojtjes pas Gerdecit. Pra kemi veprime kriminale qe jane vazhde e nje qeverisjeje kriminele. Kete kupto, or zeqo a ziso a zdravo e jo thjesht artikullin. Po duket do jesh nje nga ata qe mund te te kene fshire edhe ty ndonje mekat, larg qofte se do perfundosh atje, me Salen, Boden, Imam ballajdine apo Mediun.

    5. muharrem says:

      ditke shume vre vre ….po mire dhe ata qe e dinin qe do te dilnin apo dyshohheshin se do te dilnin persona na burgu pse u arrestuan valle. coc di ti ..

    6. zqk says:

      Per ju te gjithe komentuesit e komentit tim: Mos u udhehiqni nga urrejtja. Beni dallim midis paraburgimit dhe denimit me burg.

      Te isha deputet do propozoja denim te rende me minimum 15 vjet per ata punonjes te shtetit qe tradhetojne shtetin. Perpara se te fillojne pune ne shtet secili duhet te bejne betimin per besnikeri. Shkelja e betimit duhet te ndeshkohet rende. Kjo sidomos per poste kyce si e ketij miut informaticien, por edhe per gjykates, prokuror, polic, etj.

      Ama, deri sa t’i provohet fajesia, nuk ka perse te kryhet paraburgimi n.q.s. nuk eshte e domosdoshme. Domosdoshmerine e percakton gjykata bazuar ne ligj. Kete doja te thoshja, per ata qe ende me kuptojne.

      Sa per dijeni jetoj me mijra km larg Tiranes dhe c’ndodh aty nuk ndikon aspak tek mua.

  2. Silva says:

    Mijera euro ju ofrojne biznesmenet punonjesve te informatikes se tatimeve per te fshire nga sistemi gjobat dhe detyrimet e papaguara.Miliona euro deme shtetit.Dhe keto fshirje dalin te suksesshme sepse sistemi nuk ben backup te te dhenave.Hetoni pasurite e personave qe merren me kete pune se do te dalin cudira.

    1. Billy says:

      Ju lumte bytha informaticieneve ne se jane bere te pasur! Jo po i dergoni femijet ju te gjithe per jurista, ekonomista, dhe doktore….

  3. lenci says:

    keta pleraduhet te paguajne me burg

  4. A T Z says:

    Fronti i pare i qeverise eshte shkarkimi urgjent i presidentit dhe pastrimi i gjykatave nga te korruptuarit e babes.

    1. Master Blaster says:

      Hahahahaa

  5. Kritiku says:

    Per sa kohe do te jene akoma ne gjykata njerezit e shpellarit nuk do te kemi drejtesi ne kete vend. Dhe pastaj shkojne dhe fajesojne policine dhe vete ministrin e brendshem, Tahirin. Por cfare te beje policia kur ajo i kap me presh ne duar kriminelet dhe nje gjykates i korruptuar e leshon kriminelin?
    Po ne rast se nje person vjedh diku dhe ai kapet ne moment, si do ta quaje Gjykata, arrestim te paligjshem?! Cfare quan te ligjshme kjo gjykate e mbushur me analfabete funksionale???????

  6. Epic says:

    Po rroli i gjykates nuk eshte te fusi brenda, por te nxjerre jashte. Mos te keqkuptohemi tani.

  7. filja says:

    Ky Renald Rista eshte ai tipi qe ka bere projektin e kasave fiskale nga nje hic e moren e bene bos, eshte deri ne fyt me tenderat e tatimeve.

    Hajde kasa fiskale 400 euro copa!
    Kasa fiskale 400 euro copa ketu!

    Te shohim sa byth do kete prokuroria te hetoje kte tipin ose me mire a do e lene peshkaqenet e kasave fiskale ta hetojne…

    Llumra si ky e kane mare ne qafe kete vend.

    1. Kujtimi says:

      Renaldi nuk eshte ai qe ka bere projektin e kasave fiskale. Projekti u be para ardhjes se Renaldit. Por Renaldi eshte autori i ndryshimit te VKM 781 qe Renaldi te kishte celesin e licensimit te kasave fiskale.Verifikoni procesin e licencimit te kasave. Ishte nje proces i turpshem , ku Renaldi kishte pjesen e luanit.
      Eshte ky tip qe mundesoi qe sot monopolin e kasave fiskale per karburantet ta kete vetem nje kompani AED. Eshte ky tip qe coi deri ne falimentim kompanine CKV, duke mos i dhene licencen e kasave per karburante ( dhe jo vetem)pavaresisht se i plotesonin te gjithe kushtet.Prandaj Renaldi ka shume mekate per te lare.Kontrolloni dhe analizoni tenderat qe ka realizuar DPT per informatiken.
      Verifikojani pasurine do te gjeni cudira per nje nenpunes , qofte drejtor IT!

  8. MOKO says:

    Me sa po lexoj,ky tipi i paska siguruar parate jo per gjykatesit e Tiranes,por edhe,per ato te apelit,te gjykates se larte dhe kushtetuses.Jetoni dhe pasurohuni o gjykates,se edhe ky tipi te vjedhura i ka.Mjere drejtesia,mjere ky popull qe po vuan,nga grabites te kalibrit vip.
    Perandotite,e fuqishme,mbretetite e pa thyshme,shtete te pasura jane rezuar e thermuar nga gjykatat.Edhe tek ne se ka te gjate as ky i gjati qe ka pushtetin sot.
    Kur populli i thote;verifiko pasurite e gjykatesve,shteti hesht,shekoni pasurite me te medha qe kane dhe do bindeni se ky fle lepuri.

    1. Albi says:

      VERUNI DHE GJYKATESVE NGA NJE KASE FISKALE JO PER FITIMET POR PER SHPENZIMET ,

  9. Artur says:

    Vetem makina i ka nja kater ky Renaldi.
    Si te gjithe shoket e korrupsionit edhe ky ne fund do te dale i pafajshem.Do ti gezoje rehat paret qe na ka vjedhur te gjitheve ne.
    Eshte thene e perseritur kaq e kaq here,po nuk u punua qelizem me themel drejtesia dhe po nuk u ashpersuan denimet dhe sekuestrimet per pasurite e paligjshme e te pajustifikuara,asgje nuk ka per te ndryshuar per mire ne kete vend.

  10. arjanita says:

    Ky laper nuk ka faj.
    Fajin e kane ata qe e lane ne pune deri tani.
    Nuk mbahen ne pune te besuarit dhe bashke
    punetoret e KU KLUS KLANIT.
    Kjo vlen edhe per ato palogjyqtare qe jane
    te korruptuar deri ne fyt dhe po pengojne me
    pislleqet e tyre ecjen tone perpara

  11. Haxhiu nga Selita says:

    Turp te kene dhe te pergjigjen penalisht ata qe kane mbajtur ne puna nepunes si ky tipi. Kur e ben dhe sot kete pune mendo cfare kane punuar keta bandite dy muajt kur nuk kishte fare qeveri. Dhe Rama me kete Canin ne vend te kontrollojne serverat dhe te shikojne masakrat e bera ne to ne menyre qe te kethejne cfare te mundin, vrapojne te marin borxhe si rruga me e lehte. Turp dhe gjyna per njerezit qe shpresojne kur biznezmenet hajdute me ndihmesit e tyre ne administrata vazhdojne tallin bythen me rilindjen.

  12. ore ky djali qe u arrestua, ishte nga ata te vjetrit apo nga prurjet e reja te rilindjes?

    1. filja says:

      Nga te vjetrit ka qe nga 2010 qe eshte drejtor IT ne Tatime

  13. ekuatori says:

    Qeveria Rama krejt e mefshtë.Me një milion vota të shqiptarëve duhet t’ua kishte mbyll gojën banditëve të PD e jo ti linte të livadhisin e të tallin bythën me ligjet dhe zbatimin e tyre.Duhet dhunë dhe diktat, përndryshe të hypin kalaqafë banditët PD.Faktet janë aty, abuzimet dhe vjedhjet gjinden kollaj, por pa e kontrollue situatën nuk i ruan ato fakte.

  14. Pa llavra says:

    Me falni por s’ja keni idene.
    I delni per zot puneve si magjypi dinit.
    Me vjen keq me shume per gazeten TEMA qe ka filluar e jep gjera per skup
    Eshte mire qe te behet nje telefonate dhe te sqarohet problemi.
    Sistemi eshte i garantuar por jane gjera qe ndodhin sepse vihen drejtues te paafte,
    Z.Rista eshte nje specialist i afte

  15. arisnake says:

    Specialist i afte per hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje