Babai i të arratisurit nga burgu i Drenovës: Dorëzohu, nesër mund të jetë vonë!

26 Nëntor 2013, 10:05Politika TEMA

“Im bir, Reisi, duhet të dorëzohet sa më parë. Cilido që akuzohet për diçka, duhet të përfundojë dënimin, pasi unë nuk e quaj burg, por më shumë e quaj një shkollë riedukimi. Që kur e arrestuan, unë nuk kam folur me të, pasi u mërzita për atë që e akuzuan policia dhe prokuroria. Kishim mjaft halle të tjera. Kjo ishte e tepërt”.

Kështu shprehet për GSH Namik Haxhiraj nga Selenica  e Vlorës, babai i 42- vjeçarit, Reis Haxhiraj, i cili mbrëmjen e së shtunës u arratis nga burgu i sigurisë së lartë të Drenovës.

“Mendoj se ministri Tahiri ka të drejtë. Edhe unë i bashkohem thirrjes së tij, që Reisi të dorëzohet. Nuk besoj se fiton gjë në arrati dhe duke u fshehur”, apelon 80- vjeçari.

I moshuari tregon se Reisi ka dy vajza, dhe ai së bashku me bashkëshorten po kujdesen për to, sepse janë braktisur edhe nga nëna e tyre, teksa thekson edhe në fund të intervistës se djali i tij “duhet të dorëzohet”.

“Nesër mund të jetë vërtet vonë”.

11 komente në “Babai i të arratisurit nga burgu i Drenovës: Dorëzohu, nesër mund të jetë vonë!”

  1. ta kishe edukuar me mire, si prind qe je,tani esht vone per te dorezohet
    apo i ben thirrje djalit te dorezohet sepse ke shprese tek rilindja enver
    plak matuf

    1. confused says:

      Ti e ke gropen ne koke me duket. E kote te komentosh halerat qe te ncjer goja.

    2. ilir says:

      o gropa e h…s, sipas komentit duhet te jesh marhem (pa njeri)dhe duke qen i till nuk mund ta kuptosh thirrjen e nje babai 80 vjecar

  2. burgu rrogozhines says:

    Ti “gropa ne gjoks” …mos birbilos keshtu ……Nuk duhet te jesh prind ….se po te jesh ,…..me vjen keq por nuk ke pjekurine e duhur ……..Keto gjera ndodhin dhe ne familjet me te mira …mos fol parakohe …se ca ke kaluar e di por cfare do te vij nuk edi …….Mos fol para fundit …………Se neper burgje ka djem nga te gjitha kategorite shoqerore …si nga ata te “paedukuarit ” qe mund ti quash zotrote ,,deri te ata qe prinderit etyre kan qen Profesora e doktora e,e inxhinjera …Prandaj i nderuar Gropa ne gjoks ….mesohu te respektosh …njeriun dhe ta lesh ne hallin qe ka …… Ai eshte nje prind i vuajtur vuajtur …MOS E PERBUZ DHIMBJEN !!! AJO NDODHET PAS CDO DERE >

  3. mali says:

    me kso njerz mahet shteti, tlumt!

  4. mos i thuaj mutit marshallah mer burgu i rrogozhines,nuk dua te zgjatem
    me tej, se nuk ma lejon edukata.

    1. Fatmir says:

      do te shkonte me shume emri “GROPA NE BYTHE”

  5. toni says:

    AI QE THOTE “GROPA NE GJOKS” UNE SE KAM PER EDUKAT QE TE MALLKOJ NJERI DHE KURRE TE MOS KETE HALLE POR MENDOJ SE NUK DO KETE FEMIJE OSE I KA TE VEGJEL SEPSE FEMIJET E SOTEM NUK I EDUKON DOTE PASI NDIKOJNE SHUME FAKTOR QE ZOTERIA ME LARTE NUK I KA HEQUR NE KURRIS.
    SHQIPERISE NGA KJO I KA ARDHUR SHKATERRIMI DHE JO NGA VARFERIA SEPSE NE TE VARFER KEMI QENE POR NGA KY TRANZICION KY SHKATERRIM TOTAL NE ARSIM,NE EDUKIM ETJ.
    LE PLAKUN NE HALLET E TIJ.

  6. Vladimir says:

    Sjellje qytetare qe meritojne respekt. Familja shqiptare ka ende vlera, pertej kesaj bdarrje te krejt shoqerise sone.
    Sa per raportet prinder femije, kjo eshte tragjedia e tranzicionit shqiptare qe ne nisje te tij. Prinder qe kishin punuar nje jete te tere, paguar kontribute e fond akumulimi si quhej dikur, por qe nje dite te bukur u hodhen ne rruge pa nje kacidhe ne xhep, sikur te mos kishin bere asgje ne jete. Nga ana tjeter bijt e tyre me sakrificat e bera ne perendim mund te merrnin ne nje vit ate qe prindrit ju qe dashur gjithe jeta. Ketej buron shprehja:”Ke rrojtur kot baba!”
    Se prinderit kishin bonifikuar toka, thare keneta, ndertuar fabrika, arsimuar e elektrifikuar…te gjitha dem, nuk donte t’ja dinte me njeri. Prinderit u bene peshe e femijve te tyre. Ketu i ka rrenjet edhe “mosdegjimi” me nga femijet. Edhe nje here respekt ketij prindi, di te qendroje edhe ne hallin qe e ka zene.

  7. nardi says:

    Ti beje apel babai djalit keqberes te dorezohet nuk eshte poshtersi eshte burreri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje