Igli Cara: Projekt politik i Olldashit, rimodelimi i opozitës

26 Nëntor 2013, 15:08Politika TEMA

Nga Igli Cara

 

Sot unë kam vendosur që për herë të parë në jetën time parlamentare të shkel rregulloren e Kuvendit, ndjesë të gjithëve, po jam i detyruar ta bëj.

Sot, unë kam disa gjëra për të thënë, se rrethanat e sollën që jo vetëm në jetë ta kem mik Sokol Olldashin, por dhe ikja e hidhur e tij nga kjo botë të na lidhte, për fat të keq, përjetësisht.

Miqësitë ngjajnë … prandaj bëhen, thotë një fjalë e vjetër popullore. E unë hyj tek miqtë jo të hershëm të Kolit, po fati, karakteri, besimi, mirënjohja, respekti i ndërsjellë dhe ndofta të qenurit edhe çuna Durrësi, na kanë bërë të ishim bashkë në këto vite, në ditë të mira, në ditë të trazuara dhe Zoti e solli dhe në ditën më të keqe të jetës së Kolit.

Këto ditë për shkak të telefonatave e sms-ve, por dhe të rrethanave në të cilat u ndodha, kuptova që ne (politika) dhe media me të gjitha versionet e saj, përfshi dhe rrjetet sociale, ndjesë për fjalët… po duket që na kanë bërë (s’le dhe veten jashtë) të jetojmë si në xhungël.

Ndjesë, po shqiptarët kanë disa zakone për lindjen, martesën dhe vdekjen, të cilat duket që kjo jeta moderne e teknologjike po i harron, për të mos thënë po i përçudnon.

Koli, miku ynë, nuk është më … dhe dhimbja rëndon fort mbi ne!

Koli, miku ynë, do t’i mungojë Kozetës, nënës së tij të vuajtur e të mençur, babait,vëllait, motrës … që përpos gjithë jetës së vështirë, fati këtë radhë i goditi kaq fort!

Koli, miku ynë do t’i mungojë Kelës, bashkëshortes – zonjë dhe pedagoges së nderuar, do t’i mungojë Glaukut dhe Kleidit. Koli, miku ynë do t’i mungojë demokratëve anë e mbanë vendit, se Koli i tillë ishte, kishte miq, shokë e njerëz që e donin në çdo cep e rrugë të Shqipërisë!

Koli, miku ynë, do i mungojë Partisë Demokratike,

Basha e Berisha kanë humbur një bashkëpunëtor, nga më të mirët e 20 viteve, e djathta shqiptare ka humbur zërin më të fortë që e përfaqësonte, ne miqtë dhe shokët e tij kemi humbur njeriun që na frymëzonte.

Koli, miku ynë do i mungojë dhe Gramoz Ruçit, Edi Ramës dhe Ilir Metës, do i mungojë për mendjen e mprehtë e debatin shpotitës, do i mungojë se dhe politika do lojtarë dhe si çdo lojë ka dy krahë.

Koli, miku ynë, do i mungojë dhe të gjithë atyre që me 20 Nëntor duhet t’i kërkonin falje e ndjesë për pabesitë dhe shpirtvogëlsitë, të gjithë atyre që mendojnë se pragmatizmi është mënyrë mbijetese dhe se në këtë botë… shpesh të bukur e shpesh të ngatërruar, shpirtrat lindin të shitur!

Koli, miku ynë, do na mungojë shumë në këtë sallë, do na mungojë fjala brilante prej gazetari të sprovuar, politikani par excellence dhe guximtari si ai!

Sokol, miku im sot nga kjo sallë, dua të falenderoj gjithë ata shqiptarë që për 4 legjislatura të besuan e të votuan, shokë, miq e dashamirës nga Durrësi dhe e gjithë Shqipëria, që priten në orë të tëra mes lotëve e shiut për të bërë nderin e fundit.

U prefsh në paqe miku ynë!

Shumëkush këto ditë ka folur e shkruar që Sokoli e kishte një projekt politik, po gjithkush që e ka njohur në vite e di që Sokoli e kishte gjithnjë një të tillë.

Sokoli hyri në politikë me një mision të qartë, të ishte zëri i të djathtës shqiptare dhe u përpoq fort brenda Partisë Demokratike për të qenë i tillë.

Sokoli ka pasur kurajën, si pak nga ne, të pranonte përgjegjësitë individuale dhe kolektive politike, e bëri gjatë fushatës zgjedhore brenda PD në korrik të këtij viti e bëri dhe pak ditë më parë në Kuvend duke i treguar gjithë politikës shqiptare që ka ardhur koha për një qëndrim ndryshe ndaj votës e votuesve, demokracisë dhe politikës.

Politika ka nevojë të rikonceptohet e për më tepër opozita jonë të rimodelohet. Ky ishte projekti i njeriut që Astrit Patozi e quajti fenomen e që ndoshta unë sot dua ta quaj misionar.

Sokol Olldashi u rrit në kampet e qytezat e të internuarve të regjimit komunist dhe si i tillë ishte dhe mbetet një antikomunist, fanatik i të drejtës të pronës dhe për më tepër misionar i të djathtës së vërtetë shqiptare.

Dhe në fund po ju them që Sokoli e kishte projektin e tij, projekti i tij ishte dhe mbetet Partia Demokratike e Shqipërisë.

39 komente në “Igli Cara: Projekt politik i Olldashit, rimodelimi i opozitës”

  1. Basha i Gjetajve says:

    Mjerë ai që iku lart në qiell dhe familja e tij, se ju te PD-së si PeDe(raste)që jeni i thurni lavde tani pas vdekjes. Kur ishte me i miri ne PD ne 20 vitet e fundit pse nuk e zgjodhet kryetar te PD-se, po zgjodhet Lulzimen, se ashtu desh Berishoviçi.
    Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyt sharlatanë të PD-së

    1. era says:

      tani se pas vdekjes mire seshte te flasim po kur flet lul basha dhe une do e i them dy fjale. ato gjobat kush ja vinte ketyre biznesmenve ne shijak e durres e fier? grupi i kolit ja vinte.

      saper lulin, ai ishte i vetmi qe kishte interes te ikte koli. ska pasur asnje tjeter.

    2. Gezim Malaj says:

      Z.Igli nje pyetje kame per ju,ndoshta e lexon mesazhin time ne pergjigjen e shkrimit tuaj.I ndjeri Sokol Olldashi vinte nga elbasani,me ishte ne elbasan,ne c fare ore eshte nisur nga elbasani.a ka deshmitar qe ishte me gjithe mende ne elbasan.Keto jane òpikepyetjet,per ne.Dhe une ju siguroi,qe ne qofte se Sokoli ishte miku juaj,keni rastin te shperveshni menget,dhe tja coni nderin ne vende Sokolit.Miku im Sokolin e kane vrare,dhe e hodhen atje,ku nuk e meritonte.kete beni ju,sepse babezia ne P.D ka bere feste,me ikjen e te ndjerit Sokol.Nuk ndothe ne asnje vende te evropes qe duam te shkojme te varoset,me nje ekspertize halla berishjane.Pse nuk thuhet goditjet ne koke ishin nga aksidenti,apo nga makina barbare,e Sali berishe,dhe fotokopjes Luli.Keshtu ndihmohet miku ime shoku,dhe kthjellohen gjerat.Duhet te isistoni ju se famija e tij nuk ka kohe te meret me fatkeqesin.mblidhuni,Ju,dhe te tjeret me Astrit Patosi.Z.Dode etj.dhe ivestigoni,dhe cojani amanetin derri ne funde te ndjerit Sokol qe nuk e meritonte vdekjen.

      1. edi rama says:

        Kusdh ka kurajo ti dali Saliut kunder????????????????? A e keni pare cfare fundi “AKSIDENTAL” kane patur te gjithe ata qe e kane kundershtuar???

    3. edi rama says:

      Basha i Gjetajve! Shume i goditur komenti juaj! Sa ishte gjalle e nxorren jashte loje, tani qe e vrane i thurin lavde. Ndjese i paste shpirti dhe harram keta plehra qe e vrane dhe e qane me lote krokodili.

  2. Arjani says:

    Kujt do i mungoje Koli o kujt?Saliut dhe Lulit?Hajde tyryfyl hajde!

    1. Aldo says:

      Familjareve te tua Arjan

  3. BBB says:

    Njoftim

    Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”, duke patur parasysh kohen e keqe qe pritet me mbizotoroje kete sezon dimeror, si dhe daljen e burgaxhinjve nga burgu I sigursie se larte, i ben thirrje anetrave te Komitetit Qendror te partise Demokratike, si dhe deputetve te saj qe mendojne ndryshe nga shoku Sali dhe nenkryetari Lulzim se:

    1. NDALOHET RREPTESISHT TE KRYENI UDHETIME NATEN APO DITEN NE QAFA MALESH APO KODRA SE KA QAFA KU PARTIA KA HAPUR “GROPA” GATI
    2. NDALOHET RREPTESISHT DALJA PER GJUETI JASHTE QYTETIT PAVARSISHT SE CFARE ZAGARI KENI ME VEHTE
    3. NDALOHET TE SHKONI NEPER MOTELE APO HOTELE ME DASHNORE APO SEKRETARE
    4. NDALOHET RREPTESISHT TE DILNI TE BENI DIVERSION POLITIK JASHTE LINJES SE PARTISE NEPER STUDIO TELEVIZIVE SE DO MERRNI VETEN NE QAFE POR EDHE KALAMAQRIT
    5. NDALOHET PERDORIMI I CELULARVE NEPER GREMINA APO HUMNERA
    6. NDALOHET TE VINI RRIPIN E SIGURIMIT NE CDO LLOJ UDHETIMI ME MAKINE, DHE SHPEJTESIA E MAKINES TE MOS TE JETE ME PAK SE 100KM/ORE
    7. NDALOHET TE MBANI DOKUMENTA IDENTIFIKIMI ME VETE SEPSE PARTI JU GJEN EDHE PA I PATUR ATO, SEPSE JU NJEH QE NE SURRAT SE KUSH JENI
    8. NDALOHET TE JENI ESELL NE MAKINE DHE REKOMANDOHET TE KENI KTHYER SE PAKU NJA 3-4 DOPIO RAKI OSE ALKOLRA DHE PIJE ALOKOLIKE ME NGJYRE
    9. NDALOHET TE VDISNI PA NJOFTUAR ME PARE PARTINE DHE KOMITETIT QENDROR TE SAJ, NE TE KUNDERT NUK DO TE VARROSENI NE VARREZAT E DESHMORVE
    10. NE RAST AKSIDENTI NJOFTONI PARTINE DHE POPULLI QE PO VDISNI ME CELULAR NE DORE PER TE MIREN E PARTISE DHE POPULLIT, MBYLLNI DYERT SE MOS JU FUTET UJKU NE MAKNE, PASI DASHNORJA APO SEKRETARJA TE KETE DALE NE MAKINA PA I PARE NJERI
    11. FAMILJAREVE U NDALOHET QE NE RAST AKSIDNETI ME VDEKJE TE KERKOJNE AUTOPSI DHE HETIM MJEKOR LIGJOR

    Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”,
    QAFE KERRABE 25.11.2013

    1. Nirvana says:

      UAUAUALUAU sa rende e paska shkelur rregulloren ky na habiti fare me trimerine e tij, nami u bofte shoqata “Zagari dhe Gjuetari” gjeni nje pike ku te futet dhe ky se e meriton si thoni:

      1. Nuk ndalohet ta lini “bycen” ne doren e partise..

      eh skam frymezim ,gjejeni ju

    2. Gezim says:

      BBB – SI GJITHMONE ME MENDIME TE NJE ANALISTI TE VERTETE (SEPSE ATA QE E QUAJNE VETEN ANALISTE NE KETE VEND, LENE SHUME PER TE DESHIRUAR) DHE TE KOMBINUARA ME HUMOR.

      TE LUMTE BBB

    3. Ana says:

      Hej u zbulua nje talend i ri mes komentuesve te Temes.

      BBB, bravo, sa kam qeshur por edhe kam menduar.

      Je i madh, vetem Mero ta kalon!

    4. edi rama says:

      Pershkrim ideal! Mbeshtes idete e SHOQATE-s tuaj! Madje do shtoja edhe dicka: Ndalohet te frenosh , nese sheh qe makina eshte duke vajtur drejt gremines, sepse PARTIA e ka te ndaluar rreptesisht.

  4. Tirona says:

    Pacavure me fjale, vetem kete dini te beni ju or pseudopolitikane…….

  5. Argi says:

    NESE JE MIKU I KOLIT KERKO HETIM PARLAMENTARE ,PO QYFLAKU LU ESHTE

    1. Aldo says:

      Me motren e Argit nga liqeni eshte.

  6. 63fr says:

    Te rrijm shtremt,te flasim drejt.
    Ky po e thot vet se sokol olldashi nuk ishte pjes e popllit shqiptar,por e te djathtes,PDse,”bir i partis”…
    Si dje ne luften e kllasave komuniste tingllon kjo.
    Po ju dhemb shpirti per ate qe vdiq me mercedes luksoz ne brim te bythes,por per ata te 21 janarit qe u vran me arm shteti PDist,ne mes te rruges me duar ne xhepa,ku kishin vec 300 lek te vjetra,that ishin kokpalar……
    Kurse Olldashi juj fenomeni misjonar tha se po te ishte minister i brendshem do ishte sjell me ashper ne 21 janar.pra do kish vra me shum fukarenj,pasi jua grabiti voten,pronen….
    Pse ky na qenka “misjonari i djatht”?Ky asht vec misjonar i djallit….
    Ai e ka nga zoti,nga vetja e vet(vet i beri rruget)e kandoshta edhe nga sal mafja
    Nga poplli kta tipa s merotojn respekt.sepse esht nji pjestar i grupit vrases mafjoz me emrin PD.Organizat kriminale.
    Iku edhe nji mafjoz me pak
    Te rrijm shtrember por te flasim drejt,e thot populli ne shekuj,e jo PDja PSj e turlilloj stan lepujsh te tjere.

    1. V.B. says:

      LERE TE SHKRETIN REHAT ATY KU KA SHKUAR. NDJESE PASTE!
      NJERZIT BEJNE GABIME, POR KUR NUK JANE ME NE KETE BOTE, NUK MUND TE SHAHEN. I NDJERI NUK KA MUNDESI TE FLASE.
      KY ESHTE LIGJI PER TE RESPEKTUAR ATE QE IKEN PERGJITHMONE NE BOTEN TJETER.

    2. edi rama says:

      “Ata duhet te lanin koken’, ndaj i vrau PARTIA. ME DUAR TE PASTRA partia dhe me koke te pastra “ARMIQTE E KLASES”. Medet Shqiperia dhe shqiptaret.

  7. Tullaci says:

    N shqipni vdesin 3-4 vet n jav nga plumbi a aksidentet.
    Ky esht nji i rradhes dhe s ka pse te ngrihet ne monument.kush e ka rradhen me pas?

  8. ichigo says:

    Na e shpifen keta te PDs. Une jam me kurioz te dije nga i gjeti misionari Olldashi gjithe ata lek per te blere ate makine qe dhe pasi ra ne gremine gati nuk u prish fare. Po leket me ble vilen te Gjiri Lalzit. Para se te vinte ne pushtet kishte nje apartament te thjeshte ne Golem. Mjaft me duke ia rritur vlerat nje njeriu medioker.

    1. papi says:

      pershndetje, luleshtrydhe (ichigo).
      fjale vend.

  9. Beni says:

    O Igli ! Ngushellime per Sokolin qe vinte nga drejtim i paditur.Po Arminda si eshte?Ne Faqen e saj ne FB ka mesazhe te shumta Ngushellimi per ate vajze….dhe asnji aktivitet te saj ne FB…se ckam nje parandenje qe Ajo nuk eshte mes nesh…

    1. elona says:

      eshte eshte,te Hygeia me fraktura

      1. antonio says:

        Mos shpifni,se ajo ishte ne VARRIM duke pershendetur nga QIELLI!!!
        Pse nuk e pate ju????

  10. elinor says:

    Hic asgje!

    “Ndjesë, po shqiptarët kanë disa zakone, për lindjen, martesën dhe vdekjen, të cilat duket që kjo jeta moderne e teknologjike po i harron, për të mos thënë po i përçudnon.”

    Kaq? Shpjegohu pra cilat zakone po percudnojme?
    Nuk ka asnje sqarim per kete. Thjeshte fjale boshe si dhe vazhdimi nje tufe me lajka pavlere tani mbas vdekjes. Jo po se mos do flisje keq ti per te!!
    Nqs me te vertete e kishe kaq mik atehere cliroje te verteten dhe fol.
    Sa per bemat e Olldashit dhe “pordhjektin e tij te PD-se” nuk mund ta dime ose ta besojme nje gje te tille perderisa sa ishte gjalle e ne pushtet qendroi gjithnje nen projektin e Berishes. Ndoshta kohet e fundit, ne opozite, i lindi ideja e ketij projekti i cili ironikisht i mori edhe jeten.
    Kush te le te ndryshosh projekte ashtu…tak fap?!

  11. Moli says:

    Fakti eshte se sa ishte gjalle Sokoli beri nje fllucke ne uje per popullin.Ai ishte vetem nje klysh I sales dhe partise qe i sherbeu deri sa la dhe kockat.
    Sduhet me diskutuar shume per ket qen se i rriten vlerat dhe i vdek.

  12. leo england says:

    SOLILOQUY iku dhe nuns to mungoj familjes se tij por qe pjes e madhe e bandes kriminele qe drejtw me grupit te hekurt duke vjedhur e duke vrare kete popull. Iku per ment e kokes dhe po te ishte gjalle do vine nje dite qe do pergjigjej per beat e tij. Mjaft me te se na hapet barkun.

  13. selmani says:

    EDHE NJE HERE ANTIVLERAE U ESHTE MBUSHUR MENDJA SE JANE VLERA NE KETE VEND,E S’NDALOJNE SE FOLURI SI BABALLARE KOMBI NE EMERI TE KETIJ KODOSH POPULLI QE S’LA PHEHER PA U NGJITUR NE KETE FOLTORE E PASI BEHEN MBRETER BFRENDA LLOJIT TE TYRE DALIN NEPER PODIUME PER TE LIGJERUAR VEHTEN QE KY KODOSH POPULLI NUK BENE DOTE PA KRIMINELE?HAJDUTER TE PAMORALESHEM?PROSTITUCIONIN E TYRE PA PIANECE E DROGMENE!KJO ESHTE NJE RENQETHJE PER NJE POPULL QE DEGJON PORDHET E KETYRE KARKALECAVE ?QE HYJNE TE TILLE E IKIN NGZ KJO JETE DERRA TE MAJMUR.LERINI LIGJERATAT PLEHREA ME KOLLARE TE KETIJ VEDI!

  14. REA says:

    hartim i nje debili deputet

  15. lili says:

    Vjedhi populi sa deshti,beri pasur sa deshti ne kuriz te populit,edhe prape keta député multi duan me u talle me ne edhe e bajne héros pse e vrau rrethi maffioz me te cilin cdo dite ishte….
    Stop me antivlerat me i bâ volera!Horra,asgje tjeter edhe i paguajne Zotit horrleqet e tyre..
    Ne nuk kemi fuqi per ti kundershtuar,pra O Zot,vetem vazhdo!

  16. gezimi says:

    A mund te me sqaroj njeri, cigaret me te dredhur e pinte Koli sepse u gjeten me sa di 12 pako duhan , se me thot dikush qe ishte dhe nje linje droge andej?

  17. boll says:

    Turp Igli ti vec shok I Kolit smund te jesh me kete fjalim alla sali, alla bash Koli kishte projekt vertet per rinovimin e pd pa qelbesirat qe na katandisen ne kete gjendje po ti igli ndonje spihun I sales je je

  18. Fillimi i ngjasonte humorit:

    “A doni më për Belulin…”

  19. durrsaku says:

    ti o igli te shkosh e te qash gjith diten ke varri kolit se ishe i cop sekser ke agjensit doganore ai te mori e te beri kryetar partie ne durres e deputet e vetmja gje qe ke bere qe athere i ke lepire bythen te ndjerit.sa per projektin e kolit mos harro se pjese e humbjes madje e disfates ishte dhe koli dhe gjith ju qe qani e pervajeni tani.gjeja e vetme qe bete bashke me te ndjerin por qe do beni edhe me tutje ju qe jeni gjalle do vazhdoni te flisni sikur humbja nuk ishte rezultat i keq qeverisjes totale gje qe e tregoi rezultati ne te gjith vendin por nje keqkuptim i vogel qe me nje vizion te ri po te njejtet njerez do ta prishin kete “enderr” te keqe kur e verteta eshte krejt tjeter, shkaktaret e disfates jan te gjith te ulur ne parlament ne vendet e opozites e sot qajne e nuk pranojn se jan ata shkaktaret e keq qeverisjes por vizionaret e zhvillimit te vendit

  20. funerali says:

    bravo liu!
    rast me te mire per “rinovim” nuk ka.
    le ta perdorim vdekjen ne dobine tone.
    ne kemi qene gjithmone pragmatiste.
    rinovim pa kolin, ja zgjidhja.
    jemi prape ne.

  21. Trebeshina ne Tepelene. says:

    Ne se ka ndonje sjellje qe ia percudnon vdekjen sic thua ti, o Igli, eshte ky palo fjalim pa asnje ndershmeri brenda….Shfrytezim i te vdekurit quhet ky ne keto kohet moderrne dhe ti je nje nga keta perdoruesit e pare te ketij zakoni…..

  22. sh-p says:

    Ne krye te artikullit te jep me kuptu se ti me fjalimin tand do me ba namin, por nuk na the asgja te re.. i mungon keti i mungon ati.Kurkujt nuk i mungon vec familjes te tij.Nje fjalim pa lidhje.

  23. lavazhist says:

    Po i beja nje kerkim ne web emrit te personit qe rezulton zyrtarisht si i gjetur ne vend-njarje nga policia dhe artikulli i dyte ishte ky(pas wikipedias qe skishte asnje informacion mbi te pervec te qenit anetar parlamenti)…e ku ka me mire!! E them ku ka me mire ngaqe u paraqita ne pak sekonda me vajtimin e ketij tipit qe i bente te ndjerit…dmth nese ky ka gisht apo jo do kuptohej pakashume. E c’vajtim qe i ka bere!! Te them te drejten mua me shkoi mendja per keq njehere ngase thashe me vete, po ky deputet cben aty para policise??? Por kur lexova tekstin ama, qe kta paskan qene shoke dhe ky i therriste koli koli, plus qe theu dhe rregulloren e parlamentit per te,,,jo jo, absolutisht ky njeri ska lidhje me ket pune!

    PO PSE S’THONI MO ROBER QE KTU PASKA MATERIAL EDHE PER NJA 6 SERI TE REJA TE OKTAPODIT?

    hahaha

    ajo komunikata e shoqates ‘zagari gjuetari’ ishte tejet e spikatur. Nje pasqyrim quasi frikesues i atij realiteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje