669 subjekte minerare nuk kanë paguar garancinë e rehabilitimit

26 Nëntor 2013, 12:14Politika TEMA

Me urdhër të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka verifikuar gjendjen e pagesave të garancive të rehabilitimit nga ana e subjekteve që kanë licenca minerare.

Pas këtij procesi verifikimi është konstatuar se për vitin 2011 janë 393 subjekte që nuk kanë likuiduar në shtet garancinë e rehabilitimit, një dëm në buxhet i llogaritur në shumën 122.817.925 lekë.

Për vitin 2012, rezultojnë gjithashtu 276 subjekte që i janë shmangur detyrimit ligjor për të depozituar garancinë e rehabilitimit, duke shkaktuar një tjetër dëm në buxhet në shumën 82.897.106 lekë.

Në total janë 669 subjekte që me mos përmbushjen e këtij detyrimi ligjor, i kanë shkaktuar humbje shtetit në shumën 205.715.031 lekë.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë ka urdhëruar njoftimin e këtyre subjekteve për të kryer këto pagesa brenda një afati 10 ditor.

Në rast të kundërt, në zbatim të ligjit “Për sektorin minerar në Republikës e Shqipërisë”, vendimi për miratimin e lejes minerare për këto subjekte vlerësohet automatikisht i revokuar nga institucioni i QKL-së.

Sipas përcaktimeve ligjore, “Garanci financiare për rehabilitimin e mjedisit” është vlera monetare që depozitohet çdo vit nga subjekti i licencuar, në formën e një garancie bankare në favor të shtetit, që përdoret për realizimin e planit të rehabilitimit përfundimtar të mjedisit, sipas përcaktimeve të këtij ligji

Ky verifikim është vetëm për pagesat e rehabilitimit  dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me kontrollin që po zhvillohet në rajonin krom-mbajtës të Bulqizës, rezultatet e të cilit do të komunikohen në ditët e ardhshme.

6 komente në “669 subjekte minerare nuk kanë paguar garancinë e rehabilitimit”

  1. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Zoterinj nuk po kuptoj a duhet te ndeshkohet dikush per kete problem? Ne qofye se po, a po prisni te reformoni gjykatat me pare?Dilni e spjegohini ketij populli e mos u tallni se aty behet fjale per shperdorime detyre ne dem te taksapaguesve pa dallim te majte apo te djathte
    ZOTI NA NDIMOFTE

    1. VoX PoP says:

      Të gjitha këto grabitje/krime kanë vetëm një emër:
      http://goo.gl/rtRqvn

  2. populli says:

    Me keto qe po degjojme e po shohim, del qe shteti kishte kohe qe skryente funksionet e duhura.

    Po nuk u futen ne burg peshkaqenet, as shteti me pushtetaret e ri sdo beje gje, pervec se do perkeqesoje situaten.

    Perfundimisht, duhet te futen ne burg nje pjese e konsiderueshme e ish funksionareve te larte me ne krye ish kryeministrin.

    Nese PS nuk e ben, do kemi nje fund te keq dhe me vuajtje.

  3. MOKO says:

    As mos u shkoje ndermend te denoni njeri,pa shkateruar fuqine ekonomike te gjykatesve.Jeni te pa fuqishem si shtet,me keto ligje per gjykatat.Nuk u pjerdh njeri,me keta gjykates ne shqiperi.E kjo do te thote qe po ju vjen radha juaj,e Liken dhe bashibozuket e tij te vjedhin.Keni mare fund.Edhe nje skenar i duhet Saliut dhe jepni doreheqjen.Braçe te kam thene je gabim ne kete parti.

  4. Gjergji Kola says:

    NUk guxon Ministria te denoncoj keto pislliqe se i ka bere ortaku ne qeveri, Ilir Meta. Ai ka pasur dhe Ministrine pergjegjese edhe AKBN qe eshte direkt mbikqyrese. Ku ja mban Rames te kerkoj drejtesi ketu> te denoj Nasipin qe ishte Minister ne 2011 apo Haxhinaston ne 2012 ? Ja prandaj vetem peshq te vegjej do denohen ne ket evend, por hajdutet e medhenj me pushtet KURRE

  5. rd says:

    Te behet shteti duhet reforme ne drejtesi. A nuk tha ish nenkryetari i gjykates se larte Kreshnik Spahiu se: “Sistemi yne i drejtesise ka deshtuar”.
    A nuk tha Ambasadori Amerikan Arvizu se: “Disa gjyqtare duhet te ishin pas hekurave”.
    A nuk tha nje gjykates i korruptuar me ze e figure ne TV se: “Gjyqin e fiton ai qe paguan me shume”.
    Jo, kjo qe ndodh ne Shqiperi eshte e lemerishme dhe e perbindshme. o Zot, ku vemi keshtu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje