TemA TV/ Rama në Bukuresht: 2014-a e gjen Ballkanin tërësisht në paqe (VIDEO)

26 Nëntor 2013, 15:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në forumin e krerëve të qeverive të Europës Qendrore dhe Juglindore dhe kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës, që u zhvillua në Bukuresht.

Në këtë takim u bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore dhe Kinës, duke u përqendruar kryesisht në fushat e ekonomisë dhe tregtisë.

Përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse theksuan se ky bashkëpunim merr shkas nga partneriteti strategjik mes Bashkimit Evropian dhe Kinës dhe u shprehën të gatshëm për ta forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim duke zhvilluar mbledhje të përvitshme të krerëve të qeverive dhe duke promovuar investime në ekonomi dhe tregti.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi rëndësinë që viti 2014 ka për rajonin, si i pari vit që e gjen Ballkanin në paqe të plotë.

Kryeministri Rama tha se “ky moment i ri duhet shfrytëzuar për të bashkëpunuar sa më ngushtë me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore për të nxitur investime rajonale, sidomos në fushën e transportit dhe energjisë”.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kryeministri i Rumanisë, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Estonisë, Hungarisë, Lituanisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Polonisë, Serbisë, Sllovakisë, Sllovenisë dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në këtë forum Rama shoqërohej nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ministri i Bashkëpunimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, si edhe deputeti Taulant Balla.

19 komente në “TemA TV/ Rama në Bukuresht: 2014-a e gjen Ballkanin tërësisht në paqe (VIDEO)”

  1. elinor says:

    Rama vete e shpiku kete tezen e paqes apo ishte ideja e keshilltarit Blair? Shpresoj qe te jene qetesuar fqinjet se na kishin tmerr!! Kryeministri i paqes…paces me pilaf!

    1. radar says:

      elinor je qesharak. pse more tere jeta me urrejtje do na shkoj ne? paqe institucionale po flet ai mor i trash po skupton ti se barbar hesapi. je nje nga ata barbaret salist qe do gjak e dhune ne ballkan.

      1. Deani says:

        O Edi Rama, je njeriu i duhur e lume ne qe te kemi kryeminister. Lehin ca qener te saliut a ku di une por ti mos e prish terezine. Une sjam politik fare, por sdi pse ti me mbush me shprese e kjo fale masave qe po ndermerr. te pergezoj

        1. Thika says:

          Ku eshte kryeministri i Kosoves?

    2. remi says:

      more elinor,more djale ste pelqen pacja ty more? pse kam pershtypjen qe ti ha pace me fahri balliun une? eee? cik grosh, sa ju shko juve pede-istave.

      paqe zoti kryeminister e te jete sa me jetegjate. nga lufta vetem dhimbje kemi pare!

      1. elinor says:

        Du remi fasule si….ee, a kam vesh per muzike a jo?
        Po cfare paqeje ne mor njeri? Ku kemi ne takat te flasim per paqe ne rajon kur me i keqi na merr me shpulla kur t’i teket! Fati jone thuaj qe na mbajne amerikanet e marre nen nje sqetull (qe nuk arrij ta kuptoj pse) se perndryshe do flisnim serbisht Veriu e greqisht Jugu.
        Sa per perbrenda shtetit, nuk ka pace e as pilaf pa drejtesi, o robo. Ky trapi yt 1/2 kryeminister te vendose drejtesi ne vend, te coje perpara gjykatesve ata qe e kane shkaterruar kete vend e qe po vrasin perdite, edhe njerezit e tyre, pastaj shohim e bejme per ndonje tas pace.
        O radar, o….ar (per floririn e kisha fjalen).

      2. Wendy-B says:

        Djema ju pelqen apo jo,elinor po thote realitetin bardhe e zi. Eshte iluzion te mendosh se fqinjet tane duan paqe,sidomos serbet.Ne nje artikull te yahoo lexova se ruset po ndertojne nje ” pipe line” per te shperndare gazin ne Europe, e cila kalon neper token serbe. Kjo i jep Serbise mundesine te ngrihet ekonomikisht dhe te behen dhe nje here” gangsterat e Ballkanit”.Nga komentet e tyre pashe qe “Mezi presin te largohet Nato nga Kosova ,per ta marre mbrapsht ate qe ja morrem pa te drejte.
        Serbet asnjehere nuk do kene deshire te jetojne ne paqe me fqinjet, na rren menja nqs mendojme se po.

        1. Albnr1 says:

          Te flasim per paqen Wendy-B, sepse urrejtja na ka lene pas. Ne jemi vendi i urrejtjes dhe te jemi pak krenar qe Kryeministri qe perfaqeson kete vend urrejtes ne esencen e vet flet per paqen ne Shqiperi e ne gjithe ballkanin.

          Ne bejme sikur nuk e pranojme demontimin e armeve kimike ne emer te jetes se femijeve tane (ne fakt do te ishte nje gjest i shkelqyer per t’i sherbyes paqes kudo ne bote), por nga ana tjeter nuk e duam jeten e femijeve tane, sepse ballkanin e duam nj vater lufte?!!!

          Nuk arrij te kuptoj, pse i kunderviheni Edi Rames ne gjithshka qe thote? Edhe kur flet per paqen ne ballkan?!!!

          Pra dikush do te vazhdoje lufta ne ballkan per rivendikim kufijsh?!!!

          D.mth. doni qe industrialistet e armeve amerikane te shkrehin armet e tyre ne ballkan?!!!

          Shih çfare kontradikte!: Edi Rama mos prano te demontohen armet qe OKB-ja na e kerkon si nder ne emer te paqes, madje shoqeruar edhe me nje goxha pakete financiare, qe do na hiqte morrat njehere e mire nga kurrizi!!!
          Pastaj prape: Edi Rama mos kerko paqe ne ballkan sepse ne i duam predhat e armeve amerikane te zbrazen ne kufirin SHqiptar apo pak me tej!!!

          Dhe gjithe jeten keshtu e mbaj mend popullin tim: çam i poshter! Grek i ndyre! çifut i qelbur! Vlleh i keq! Kosovare te trashe! shpellare! Serbe te felliqur! Rumune llaci-faci!

          Pastaj: ballist i qelbur! Komunista te poshter!

          Po fjalet e dashurise e miresise???

          Ne pjesen lindore te Tiranes ne kohen kur Edi Rama filloi te rregullonte fasadat qe na kellisnin zymtesi e depresion ne shpirt, ne fasden e nje pallati jane shkruar shume fjale “magjike”, qe ketej pari mungojne shume..

          Kush i fryn kesaj urrejtje ne kete vend? Si nuk u lodhem se urryeri njeri tjetrin? Si nuk u lodhem se gjeturi qerpikun ne rene ne syrin e tjetrit e traun ne syrin tone nuk e shohim?

          Nenat shqiptare mallkojne shume, e nuk e harrojne per asnje çast nje fjale te thene pa kujdes nga tjetri. Nenat shqiptare e mekojne mallkimin e urrejtjen tek femijet dhe kujdesen ta trashegojne ne breza. Nenat shqiptare kane nevoje shume madje jo per emancipim, por per shume edukim. Te mesojne te jene pakez tolerante, te largojne ambicien e xhelozine, te vendosin paqe ne shtepi e midis vellezerish e me gjere…sepse po vriten vellezerit per nje mur, prej injorances, po shkaterrohet shteti prej babezise….

          Prandaj mblidhni mendjen o shqiptare se jeta nuk eshte asgje thjesht perjetim….te gjitha do ti leme ketu edhe fustanet 20 000 euro do marrim vetem dy meter dhé e aty me kufomen e helmatisur prej urrejtjes do ta helmojme token tone…

          1. Wendy-B says:

            Po ku e shef qe i jam kundervene Edit????.Ashtu si ti dhe une dua paqe,por nuk besoj se fqinjet e duan paqen.

          2. Wendy-B says:

            @Albnr1
            Po shtoj qe edhe une jam mami, po nuk kam mallkuar dhe nuk kam per te… jam sh e bute ? per te qene “mean”.

    3. era says:

      Rama ka lezet, po e mirepret i gjithe grupi i bashkimit europian! Ate gjyshin se merrte asnjeri afer!

    4. Tigri 14 says:

      Epo i ka lezet ketij burri. Eshte simbol paqeje e progresi ky njeri. Sjell vetem ngjyra e risi e populli ska faj qe e do. eshte njeri prej tyre. vetem AMANET: Bjerini hajduteve te djeshem. Ti denoje ligji si gurp kriminal

  2. shtetari says:

    Z KM,

    lere paqen dhe hidhu tek ekonomia – njerzit nuk ushqehen me paqe – ku ka njerez te revoltuar me barkun bosh – njerzit me paqsore jane ata te pangrenet – shiko ekonomine o zotri e leri llafet.

    deri tani asnje nisme/projet/progam per zhvillimin ekonomik – ndofta ke zgjedhur tycat ne drejtim qe nuk dine asgje – vete ke per ta pesuar.

  3. ergi says:

    …. Z.Rama,
    mbaj premtimin dhene popullit – “KRIMINELI SALI NE BURG” !
    Keta “cuna” te Plakut-Kurrizo-Kriminel S-Ali Bisha bejne “Trimin” duke shpresuar tek njerezit e tyre te Gjykatave dhe Drejtesise ….

  4. Armiku says:

    Po te varesh paqja nga dipllomacia ballkanase akoma do te vriteshim si jane vrare ne shekuj per kete duhet te falenderojme USA ju thjeshte te vidhni sa me pak po per te punuar as qe behet fjale te punoni per cfare paguheni .E vetmja rruge qe mund te jepni dicka eshte letersia per te bere “Hartimet” e tu lexoni atij populli te sakatosur deri ne palce

    1. Albnr1 says:

      Armik, paqja varet nga shkurtimi i buxheteve te ushtrive dhe amerika po e ben kete, edhe europa po e ben edhe diplomacia ndihmon per te drejtuar boten me paqe e deplomaci e jo ushtarakisht.

      Armik, ki parasysh se ne nje lufte te re botrore: BETEJA E PARE DO TE JETE E FUNDIT…

      Prandaj ti fryjme ne vesh njeri tjetrit fjalen: PAQE e jo LUFTE

      Indianet e kane barkun bosh, por bejne me mire joga se lufte.

      Armik barku bosh te ben te qete, ushqimi me origjine shtazore te ben nevrik.

      Ne shqiptaret jemi pak llupsa e barkmedhenj, madje gjithe parate i shpenzojme per ushqim per barkun, sikur te benim pak Joga…pak meditim sepse barqet te bejne nevrik e urren çdo gje te bukur..

  5. Fredi says:

    O rama. Kur do kthehesh ne atdhe. Hajde bej ndonje pune kendej. Shqiperia eshte ne prag te dimrit dhe arka eshte bosh. Kthehu be atdhe brother se Shqiperia ka shume pune. Leri takimet pa buke neper bote po shtroju punes o lideri yne i madh.

  6. Liridon says:

    Trekendeshi Beograd-Bukuresht-Tirane eshte nje projekt kinez i viteve ’70.Ne gjeografine politike te Ballkanit kemi nje numer shtetesh te rinj.Lajmi nuk na jep sinjale per te kuptuar a kane marre pjese ato shtete ku banojne shqipetaret.Pytjet e llogjikshme qe mund te dalin jane ?
    1-A duhet te marre Tirana pjese ne keto takime ku nuk thiren perfaqesuesit zyrtare te Prishtines…… etj ?
    2-Mos valle u hoq dore(shpresoj te jete e vertete)nga projekti i sllavizimit te Ballkanit,per krijimin e Unionit te “Ballkanit Perendimor” ?
    3-A jane dakort vendet qendrore te kontinentit Europian te cilat e kane njohur pamvaresine e Kosoves me kete projekt i cili perfshin tre shtete(Kine,Rumani,Serbi) te cilat se njohin pamvaresine e Kosoves ?
    4-Si do e presin partneret tane natyral e strategjik (SHBA,Gjermani, Itali,Turqi)kete levizje si kercim me shkop te KM aktual ?
    5-Kur Tirana zyrtare do te zbatoje nje nga keshillat e z.Kliton para nje viti qe ja tha klases politike ne Kuvend FARE HAPTAS,DUJENI VENDIN E KOMBIN TUAJ ?

  7. Besa says:

    Liridon ke plot gabime drejtshkrimore qe nuk te falen:

    Pamvaresi? jo Liridon thuhet e shkruhet: Pavaresi.

    Liridon ti i perket nje familje firmetare e mareveshjes “KATOVICA”

    Nje familje pa rrenje spine te te gjitha regjimeve. Njerez pa atdhe.

    Ke mesuar ca gjera permendesh e endesh neper bote ndersa yt vella ben leke nga gjaku i shqiptareve….

    Liridon na keni lodhur jeten o djale..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje