Admir Tafili
“Dua të falenderoj Policinë e Shtetit që nuk e vrau vëllain tim”.
Genc Tafili, vëllai i madh i Admir Tafilit, i drejton një falenderim policisë, e cila, mes arrestimit dhe një eliminimi fizik në përballje e sipër, preferoi të parën.
Pavarësisht se vëllait të tij do t’i duhet sërish të përballet me drejtësinë, Genc Tafili deklaron për GSH se “padrejtësitë e bëra ndaj familjes sonë, për më shumë se një dekadë, e kthyen Admirin në atë që është sot”.
Genci është arrestuar nga Policia e Shkodrës që prej 2 gushtit të vitit 2000, gjatë aksionit ku mbeti i vrarë ish-drejtori i policisë Arben Zylyftari, Dëshmor i Atdheut.
Ai pa se si u vra nga policia para syve të tij i ati, Bahri Tafili.
Genc Tafili u dënua nga gjykata me burgim të përjetshëm, por për shkak të pranimit të fajësisë, ai përfitoi gjykim të shkurtuar, duke u dënuar me vetëm 25 vite burg.
Në një intervistë të dhënë për GSH-në nëpërmjet telefonit fiks të burgut të Peqinit, ku është duke vuajtur dënimin, Genc Tafili rrëfen si e përjetoi me ankth arratisjen e bujshme të vëllait të tij, Admirit, nga burgu i Drenovës në Korçë.
“Për shkak se unë jam i dënuar me vendim të formës së prerë, më lejohet të mbaj televizor në dhomë. Lajmin e kam marrë nga mediat dhe jam shqetësuar pa masë. Unë dhe familja ime kemi kaluar aq shumë padrejtësi gjatë këtyre viteve, sa një tragjedi e tillë do të ishte me të vërtetë e tepërt dhe e papërballueshme. Gjëja e parë që më shkoi ndër mend ishte fakti se im vëlla mund të vritej në aksion e sipër nga policia apo forcat speciale”, shprehet Genci.
“E kam përjetuar shumë keq çdo minutë që kalonte, duke pritur me ankth njoftimin që ai ishte kapur i gjallë. Sinqerisht nuk doja që ai të arratisej, pasi e dija që po rrezikonte jo vetëm jetën e vet, por të gjithë familjen. Kemi lënë vetëm, nënën e sëmurë, gratë dhe fëmijët, që kanë nevojë më shumë se asnjëherë tjetër për ne. Kur mësova se Admiri ishte kapur i gjallë dhe pa shkaktuar asnjë dëm ndaj policisë, u lehtësova dhe mora frymë lirisht. E kam parë babain tim të ma vrasë policia para syve, ndërsa ishte dorëzuar dhe qëndronte me pranga në duar. Një vdekje tjetër në familjen time do të ishte shkatërruese për të gjithë. Falë Zotit dhe Policisë së Shtetit, të cilën gjej rastin ta falenderoj pa masë, im vëlla është gjallë dhe shëndoshë e mirë”.
Duke e cilësuar si një veprim të rëndë arratisjen e të vëllait, Genci shpreson se një ditë e vërteta për ngjarjen e 2 gushtit 2000 do të dalë në shesh.
“Edhe pse kanë kaluar shumë kohë, jeta më ka mësuar se nuk duhet t’i humb kurrë shpresat. Nuk do të heq kurrë dorë së kërkuari pafajësi për atë ngjarje të rëndë. Arben Zylyftarin nuk kanë pse ta mbajnë mbi shpinë Tafilët”.
Hajde kulture hajde …
Edhe sot ne Shkoder po vriten njerez nga ky krimineli ne burg. Biznesmente po paguajne gjoba si i paguanin dje babait te tyre kriminel. Tani jo me se nisi renja juaj e madhe. Jo vetem vrate Zylyftarin por edhe disa te tjere. Edhe nje nga burgu me pak se nje vit me pare. Por thuhet se kush vret do te vritet. Eshte pune kohe.
Jeni viktime e sistemit te shkerdhyer. Vallai te me vrase policia njeri nga familja e zbraz karikatorin deri ne fund pa u menduar. Ky eshte turp I madh nqs eshte e vertete qe policia te vrasi njeriun e dorezuar.
confused jeni pak konfuz. kujt do ja zbrazni karikatoren. ky Admiri ka vra vjet dy persona krejt te pafajshem vetem sepse ishin vellezerit e Prel Pjetrushit qe perflitet se ishte ideatori i vrasjes se babait te tij dhe komisar Arben Zylyftarit ne Shkoder. po nqs deshiron te zbrazesh karikatoren te pakten kujdesu qe ta zbrazesh mbi njerezit qe jane te implikuar e jo mbi njerez te pafajshem.
Leo, mos u ngut ne konkluzione. Drejtesia duhet te merret me zbardhjen e se vertetes. Nuk ta kane vrare ty baben para syve qe te gjykosh…
Por ka kaq shume ngjarje te pazbardhura, sa qe nuk e di kur mund ti vije rradha dhe kesaj qe sapo lexuam.