Kerry uron shqiptarët: Jemi pranë jush si partner i palëkundur. Mbështesim dhënien e statusit

27 Nëntor 2013, 18:20Politika TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka uruar shqiptarët në ditën e Pavarësisë.

Përmes një mesazhi, të publikuar nga Departamenti i Shtetit, Kerry uron shqiptarët edhe në emër të presidentit Barack Obama.

Në mesazh vlerësohet ndjeshëm tranzicioni paqësor i pushtetit, ndërsa theksohet se SHBA do jenë një aleat i palëkundur i Shqipërisë.

Kerry thekson se SHBA mbështet dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.

Ai thotë se SHBA është mirënjohëse ndaj Shqipërisë për pjesëmarrjen në operacionet në Afganistan dhe për marrjen e një grupi muxhahedinësh iranianë për strehim në vendin tonë.

“Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, i shpreh urimet më të mira popullit të Shqipërisë ndërkohë që ju festoni Ditën e Pavarësisë më 28 nëntor.

Që nga themelimi i një republike demokratike, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara duke mbajtur zgjedhje të suksesshme shumëpartiake. Shqipëria është një forcë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi veçanërisht mirënjohës për kontributet e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Asistencës dhe Sigurisë në Afganistan si dhe për vullnetin e treguar për të pranuar ish- banorët e kampit Ashraf për qëndrim të përhershëm.

Tranzicioni paqësor i këtij viti dhe përparimet legjislative nënvizojnë kredencialet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin popullin e Shqipërisë, ndërkohë që ata vazhdojnë të kërkojnë avancimin e sundimit të ligjit dhe reforma ekonomike, dhe ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit.

Ndërkohë që ju festoni me familjet dhe miqtë, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju si një partner i palëkundshëm dhe aleat. Ne shohim përpara drejt një të ardhme të miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm,” thuhet në mesazh.

Ky mesazh vjen në një moment kur Shqipëria ka refuzuar një kërkesë të SHBA për t’u bërë vendi ku do asgjësohen armët kimike siriane.

Pati shumë debat pas këtij vendimi, ndërkohë që nuk munguan zërat se kjo do të dëmtojë marrëdhëniet me SHBA.

Mesazhi i Kerry tregon krejt të kundërtën./ep

24 komente në “Kerry uron shqiptarët: Jemi pranë jush si partner i palëkundur. Mbështesim dhënien e statusit”

    1. shoku taras says:

      Sapo mori detyren e kryeministrit z.Rama u shpreh:”Detyra do të jetë imja, pushteti do të jetë juaji”.I tille pra u tregua Rama me popullin edhe ne rastin e protestes kunder lendeve kimike.

      1. SALIC BERISHEVIC says:

        SA KEMI PASUR NJE SERB ANTI SHQIPTAR NE PUSHTET NUK KEMI PASUR ASNJE SHANS QE TE MARRIM STATUSIN!

        SALIVIC BERISHEVIC MERITON BURGIM ME VDEKJE PER TE GJITHE TE KEQIJAT QE I KA BERE POPULLIT!

    2. rexvla says:

      E po i ka politika kto,para dy ditesh nje politikan amerikan na i skuqi andej nga kosova e ky na perkedhel nga amerika.AUTORITETI I POPULLIT SHQIPTAR ESHTE ME I RENDESISHEM E TE HYJE. NE NEGOCIATA ME SUPERFUQITE VETEM PER GJERA QE JANE TE MUNDESHME TI BEJME NE SI POPULL E SI QEVERI.

  1. agron bajro says:

    urimi i goditur i sek. amerikanit te shtetit, kerry. interesante
    http://dielli.al/lajme.php?id=23058&k=71

  2. artur says:

    rrofte amerika.poshte salite,edvinet dhe injorantet.nuk e kuptojne qe mire a keq eshte i vetmi vend qe na mbeshte sadopak.shqiptaret e ndershem duhet te distancohen nga deshtaket 20 vjecar[pd-ps].me armet kimike humbem shume.

  3. -homeri says:

    —ky mesazh eshte diplomatik dhe nuk ka si te jete ndryshe , por ne realitet miqesia dhe mbeshtetja eshte thyer —thell thelle ne mesazh jane pasqyruar mardhenit ne te kaluaren , por ska asgje te tanishme —me duket me shume nje kritik per EDIN ….se ne te kaluaren eshte bere me shume ndermjet dy vendeve….

  4. leo england says:

    Thank you very much our big brother.

  5. shpiragu says:

    ORE,THONI SI TE DONI,PO UNE JAM I MENCUR. Para disa ditesh ,i ngarkuari me punet e kryetarit te PD,zoti Lul tha: ” Ne rastese SHQIPERIA nuk merr statusin,Edi Rama te jap doreheqjen” Une thash se po e mori SHQIPERIA STATUSIN , MERITA ESHTE E PD dhe SALIUT. Kete te dyten qe e gjeta une, e tha edhe BOGDANI,PO DHE VET SALIU! Zoti Lul dduhet te shpjegoje ,pse EDI DUHET TE JEPTE DOREHEQJE ,KURSE PER T’U GEZUAR NUK I TAKON ? Eeeeee,LUL ,si eshte kjo pune?

  6. bajo says:

    Mesazhi qe dergon Xhon Kerri ne emer te qeverise se SHBA-ve tregon se marredheniet e veta SHBA me Shqiperine nuk i ka kushtezuar asnjehere,as ne kohen e komunizmit,kur udhehiqte Enver Hoxha.Di Amerika te prese edhe 50-vjet te tjera derisa shqiptaret te behen me te zgjuar,me te forte me te kuptueshem me Ameriken e per amerikanet.Ku do ta cojne analizen e tytre Blendi Fevziu me Klanin e “opinioneve” ?!!

  7. DIBRANI says:

    Thank you USA.

    Always a good friend.

  8. shqiptar i ndershëm says:

    THANK YOU GREAT FRIENDS!

    GOD BLESS OUR FRIENDSHIP!
    GOD BLESS ALBANIA!
    GOD BLESS USA!

  9. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Ekzistenca e VATANIT tone edhe pse i grrisur ne pese pjese eshte fale SHBA se prandaj duhet tu jemi mirenjohes deri ne vdekje
    Jemi te rrethuar nga kombe qe vetem te keqen na duan sic organizuan protesten per armet kimike prandaj vetem me ndihmen e djemve te SHBA se SHQIPERIA ecen perpara
    ZOTI I BEKOFTE SHQIPTARET pa dallim feje krahine apo ideje
    Faleminderit SHBA qe na je gjetur gjithmone prane
    E GEZOFSHIM FESTEN SE BASHKU

  10. tironsirefugjat says:

    E mort vesh qe sju heci BB !Hani mut tani! Kurdisni dicka tjeter sa tju dal mir boja edhe te amerikanet se ktu jeni bo leck dyshemeje ! Prisni se po ju vjen radha ore cipplasur ! Beni cfar te doni ,vrisni ke te doni ,shpetim nuk keni, se jeni ber te neveritshem! …..

  11. Ajet Delaj says:

    PARTNERITETI I SHQIPTARVE ME KOMBIN AMERIKAN ESHTE GARANCI PER TE INSTALUAR DEMOKRACINE E STOPUAR EKSTREMIZMAT E INFORMALITETIN.

    Diku kam lexuar mbi filozofine e demokracise Amerikane mbi krimin e organizuar e korrupsionin qe pjell parane e piste apo prane informale sic quhet random ne politiken e dites.
    Amerikanet thone qe paraja informale sjell crregullime rajonale e me gjere. Ketu mendoj une eshte burimi i te tera te keqijave qe kemi perjetuar jo vetem 23 vjet te “demokracise” shqiptare por edhe gjate diktatures kriminale e deri ne kohen e Zogut. Ketu duhen kerkuar edhe rrenjet antiamerikane te te disa shqiptarve ketej e matane kufirit e deri tek tolerimi i vehabizmit radikal.
    Nuk mund te kete bombe atomike me shkaterruese per shqiptaret ne hapsirat ballkanike se radikalizmi islamik e parate e tije te ndyra qe duke shfrytezuar varferine e shqiptarve I perdorin ndermjet tjerash edhe per te mbuluar grate dhe vajzat shqiptare. Nuk duhet spekulluar as lejuar te spekullohet me fene islame te shqiptareve qe shpesh kerkojne te fshihen pas saje radikalet islamike qe nuk duhet te kene vend nder ne.
    Dy gjera duhen thene qarte e me ze te larte jo vetem vetes por edhe miqve tane Amerikane se ish komunistet kriminele jane antiamerikane deri ne vdekje edhe ata qe sot gezojne privilegjin te kene pasaporten Amerikane por kesaje kategorie i shtohen ish pushtetaret hajdute qe kane grumbulluar para te madhe informale qe shohin tek Amerikanet armikun e tyre permanent per krimet e bera e parane e tyre te ndyre.
    Investimet Amerikane ne drejtim te promovimit te demokracise e krijimit te shtetit ligjor ne Shqiperi e Kosove nuk ka se si tju shkoje per shtat ketyre dy kadegorive qe fatekeqesisht duhet thene se zeri i tyre mediatik eshte shume ere me i fuqishenm ne raport me numrin e tyre.
    Sistemi criminal komunist i para 90tes arriti te “trembe” perendimin me lufte civile d.m.th masakra mbi popullsine civile qe per hir te se verteten nuk e bene jo se nuk deshen por sic do kaste diktatoriale kishte frike lekuren e vete pas ngjarjeve ne Rumani.
    Kete “frike” te perendimit is-komunistet e shfrytezuan ne perfeksion ne transferimin e pushtetit politik dhe ekonomik ne nje realitet te ri per krejt Europen e lindjes dhe ne anen tjeter tregonin gadishmeri perverse per te cuar djemt e popullit shqiptar ne frontet e luftes qe Amerika e NATO angazhoheshin por asnjeri nga politikanet e larte ne menyre apsolute kurre nuk dergoje djemte e tije
    Perparimi i demokracise ne Shqiperi me suportin e drejteperdrejte te Amerikes me 23 Qeshor me gjithe presjonin e jashtezakonshem e te gjithanshem psikologjik e monetar natyrshem qe i ka tronditur srukturat e krimit te organizuar qe kane lulzuar per 23 vjet me radhe e shtrihen edhe pergjate 10 vjecarit te pare para 90tes me kuoten 0 e me tej.
    E njejta gje ka ndollur edhe ne Kosove ku revolucionaret marksiste qe zbriten nga malet me grushtin lart mbas qe NATO me ne krye Ameriken cliruan Kosoven zbatuan me perpikmeri filozofine e revolucionit komunist duke vrare kundershtaret politike hapur e mbas shpine e ne te njejten kohe grabiten cdo gje mbi dhe duke grumbulluar pasuri e para te madhe informale ne token e bekuar te Kosoves duke e lene popullin me te varfer ne Europe njelloj si ne Shqiperi.
    Natyrshem qe nuk mund te pergjithsohen me kete percaktim te gjithe luftetaret e lirise pasi shumica e atyre qe muaren pushken per liri ishin patriot qe kishin dale per te dhene jeten per clirimin e Kosoves por revolucionaret dhe uzorpuesit e pushtetit ne Kosove jane ata qe luanin bilardo me Fatos Nanon ne Dajt e Durres kure kersiste pushka per clirimin e Kosoves.
    Duke ditur se filozofite ekstreme puqen pra pushteti ne Kosove nuk e gjen veten shume larg nga ekstremizmi islamik i vehabisteve pasi ted y kane per qellim terrorizimin dhe mbajtjen te shtypur popullin e Kosoves e gjithkund ku aplikohet nje filozofi e tille kriminale.
    Per mua ne krijimin e kesaje gjendje te pakendeshme por jo te pashprese kane pjesen e vete edhe politikat e Administratave Amerikane qe ne emer te stabilitetit ne nje rajon te brishte e konfliktuaz eshte ulur kerkesa per demokracine duke mos u perkrahu sa duhet elementet qe vertete premtojne per nje te ardhme ndryshe gje qe nuk duhet te ndodhe ne te ardhmen.
    Dihet qe ish-komunistet e kane pasur ne perfeksion demagogjine e propoganden gje qe kane arritur jo vetem te mbijetojne por edhe te sundojne e menaxhojne parate e tyre te pafundme por nuk duhet te vazhdoje me se paku nen cadren Amerikane .
    Permbysja e 23 Qersorit e statikuose se krimit te organizuar e shteteror sa qe ka pas shkuar deri atje sa deklarohej japur se ne te tere boten ka mafje e ne Shqiperi mafja ka shtet natyrshem qe keto struktura te errta gjuajten dhe shfrytezuan terrin informative qe e krijuan vete me mediat e blear e parate e tyre te ndyra duke i terrorizuar njerzit e duke i perdrun turmat e injoranteve se bashku me manipulatoret politike me shpresen se Amerikanet do distancohen nga shqiptaret.
    E them hapur se mediat e blera krijuan nje situate terri informative e terrori pasi ishte e pamundur qe te botoje nje shkrim kund qe ishte kunder rrymes se tyre edhe atje ku e botonin si koment te rreshtonin njezet te tjera qe te fyenin pas pa pasur asnje argument por vetem injorancen e tyre.
    Kerkesa e tyre e persertur per ti mbajtuj larg Amerikanet duke shkuar deri atje sa pjestare te parlamentit hapur i krahasonin ne menyre hipotetike me krimet e Asadit ne FB e tyre dhe dekleratat e perseritura te zyrtareve te niveleve te ndryshme te Administrates Amerikane se mardhenjet me Shqiperine e shqiptaret nuk do te pesojne lekundje kane bere qe pjesa derrmuese e te terrorizuarve qe u perdoren te reflektojne dhe kane filluar qe te kthjedhohen per demin qe kane bere ne rrjetet sociale.
    Per mua e mira e tere kesaj zamadhahie qe kaluam eshte se doli qarte ne syte e publikut shqiptar deklerata e para dy viteve ne mos gabohem e Abasadorit Amerikan ne Tirane se ne Shqiperi ka cellule antiamerikane gje qe besoj se eshte pak me e madhe se celula por kurre nuk e kam besuar me pare. Pra Qeveria Shqiptare, Amerikanet dhe opinion public shqiptare mesuan se ne shqiperi segmente te politikes jane hapur antiamerikane respektivisht antishqiptare.
    Per mua kalimi i kesaj situate ne Shqiperi mund te realizohet me nje reforme energjike ne sistemin drejtesise dhe sigurise kombetare e zbatimit te ligjit duke ndjekur e ndeshkuar ekstremizmin e informalitetin ku ndihma e partnerve Amerikne duhet kerkuar me emergjensi dhe kam besimin e plote se ajo nuk do te mungoje.
    Amerika e as partneret tane perendimore nuk i kane kursyer parate kure ka qene puna per shtetin ligjor e promovimin e demokracise ku gjithnje ka munguar vullneti i pales shqiptare gje qe besoj se pas 23 Qershorit gjerat kane ndryshuar dhe bashke me ndryshimin ka ardhur edhe edhe vullneti per te bere shtetin ligjor te shqiptarve.

    Qeveria Shqiptare njekohesisht duhet te kontribuoje ne demokratizimin e Kosoves larg preferencave personale dhe vendosjen e ligjit edhe ne ate pjese te tokes shqiptare duke filluar me zgjedhje te lira e te ndershme si rrugen e vetme per te ndalur ekstremizmin e mbijetesen e hajnave ne politike.
    Demokracia dhe vendosja e respektimit te ligjit ne trojet shqiptare ne Ballkan eshte rruga e vetme drejt integrimit e perparimit e stopim i ekstremizmit e informalitetit gje qe duhet thene se pa ndihmen e gjithanshme e te plote te partnerve Amerikane eshte e pamundur . Reformimi dhe ngritja nga themelet e sistemit te drejtesise se bashku me institucionet e tjera te zbatimit te ligjit e strukturat inteligjente jane parakushte themelore per suksese ne krejt reformat e parashikuara e premtuara nga pushteti i ri.
    Pushteti i ri ka tager kushtetues dhe duhet ta perdori ate duke mos u ndalur nga thirrjet histerike te krimit te organizuar qe deri dje e quanin Kushtetuten Kushtetuta e Mark Avdise dhe e kane shkelur sa here kane dashur duke cenuar edhe integritetin territorial te Shqiperise.
    Kombi shqiptar a tashme resourse njerzore , djem e vajza te shkolluara e te ditura qe jetojne ne perendim e qe duhen thirrur e perdorur ne rithemelimin e shtetit te Ismail Bej Vlores nga pushteti i ri si domosdoshmeri per te vendosur shetin ligjor ne tere hapsirat ballkanike ku jetojne shqiptaret.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

  12. laraska says:

    Faleminderit per urimin! Ben pershtypje fakti qe eshte here e pare qe nuk na uron Presidenti Amerikes direkte, por sekretati i shtetit. Gjithesesi Faleminderit per urimin dhe gjithcka keni bere per Shqiperine dhe shqiptaret. Urime dhe gjithe Shqipetareve 28-29 Nentorin.

  13. l says:

    Shkenca historiografike botërore e pranon njëzëri që trualli i atdheut tonë (Xara pranë Sarandës, Lanabregasi rrëzë Dajtit, Bardhaj afër Shkodrës), ka qenë i banuar, të paktën qysh prej 30.000 vjetësh (nga fillimi i paleolitit). Së këtejmi rrjedh pa një, pa dy, se te ne kanë gjalluar njerëz shumë mijë vjet para ilirëve, të cilët kanë ardhur fort vonë në Siujdhesën e Haimit (Hemit), – autokton, parailir, parahelen, – emri i kryehershëm i Ballkanit të sotëm.
    Populli ynë, si një etnos i stërmoçëm në Evropë, te trashëgimia që na ka lënë, prejardhjen e vet parailire është kujdesuar ta provojë, jo vetëm me pohimet e pararendësve tanë rilindës, por edhe me dëshmitë më se të qarta, të njëzëshme, të stërgjyshërve tanë nga Moti i Arbërit (shek.XV), nga koha e Lekë dhe Pirro Molosit, madne edhe më lashtësisht…
    Të parët tanë i kanë caktuar si kërkesë të rreptë vetes që të na e ruajnë me këmbëngulje zanafillën e vet parailire, edhe siç do të shihet, e kanë kryer me nder këtë detyrë të shenjtë përballë pasardhësve dhe historisë.
    Njëri ndër njohësit më të thellë e më të mprehtë “insitu” (në vend) të së kaluarës të Gadishullit të Hemit, dhe veçanërisht të karakteristikës së mësipërme arbënore, shkencëtari hungarez Lajosh Taloci (1834-1916) shpall hapur:
    “Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që të mund ta ndjekë historinë e fisit të vet, ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”.
    Do të ishte tepër e habitshme, për të mos thënë kundër gjykimit të shëndoshë, që një komb me tradita mijëvjeçare si i yni, të priste, ndër shekuj, që origjinën t’ia rrëfente, t’ia mësonte, i pari, së largu, nga muret e kambinetit, një filozof e matematikan i huaj, sado vigan, si, bie fjala, Gotfrid Vilhelm Laibnici (1646-1716) apo ndokush tjetër. Mëmëdheut tonë, ç’prej dhjetëra shekujsh, nuk i kanë munguar kurr dijetarët rrënjës (vendas), të shqetësuar drejtpërdrejt për një çështje me rëndësi të tillë jetësore. Këta pikërisht e mbrojnë plot zjarr gurrën parailire të stërgjyshërve tanë, në kundërshtim të flaktë me Laibnicin, kryeborizan i shpejtuar, që nga moti 1695, i kryefillit tonë prej ilirëve, tepër rioshë në Evropë. Mjafton të përmendim këtu eruditët tanë Pirro Molosin, Gjergj Kastriotin, Barlecin, Biçikemin, Bardhin, Bogdanin, Nikoll Ketën, Zef Krispin, Dorsën, Kamardën, De Radën, Ismail Qemalin, Samiun, Kondën, Kurillën, Gjeçovin, pa numëruar të tjerë, mjeshtër të regjur në dijet mbi ilirët, por megjithatë, tejendanë, flamurtarë të paepur, – të rrjedhës më të lashtë, parailirë të popullit tonë, – sepse trashëgimtarë dhe bartës të një përvoje autoktone dhjetrashekullore.
    Së vërtetës absolute, edhe në këtë mes, i afrohet veç kush kush e ka më të ngritur shkallën e njohjes. Duke qenë një karakter kryekëput historik, mu për këtë arsye, problemi i etnogjenezës sonē mbetet detyrimisht i pakapshëm prej orvatjesh gjuhësore të cekëta, të shkëputura nga historia, si ato të Labinicit me pasues.
    Hetimi i plotë, më 1989, i emrave të krejt dymbëdhjetë muajve të një kalendari parailir, – shpikje e qytetit pellazg të Bunimës, – shënon një fitore me peshë të jashtëzakonshme, nën disa kënde vështrimi. Këto emërtime, qind për qind parahelene, janë përdorur mot e jetë, ekskluzivisht rreth Dodonës pellazge, deri ndaj agimit të erës sonë, simundër faktohet, madje edhe në prehrin e Korkyrës, Buthrotit, Apolonisë, Dyrrahut, etj. Shkurt, krahas një rivërtetimi llamburitës të konsistencës historike të pellazgëve, thërrmohet njëherazi edhe i ashtuquajturi “helenizim terësor” i këtyre qendrave qytetare parailire, paragreke, pellazge, të ndërthurura imtas me Dodonën.
    Gjurmimet më të reja të shkencës ekzakte të antropologjisë dokumentojnë qartazi gjithashtu rrembat parailire, parahelene, pellazge, të shqiptarëve të sotëm.
    Hulumtimet antroponimike të kurorëzuara në Kosovë në vitet ’80, – rreth periudhës afro tetëshekullore të sundimit romak, – ligjërojnë po ashtu për një themel të ngjeshur parailir, paragrek, autokton, në popullsinë e kësaj treve shqiptare.
    Studime historiografike, qindrafaqëshe, të botuara gjatë viteve ’80 në Itali, theksojnë me plot gojën se qytetet kryesore antike të Siujdhesës Apenine ua detyrojnë themelimin dhe qytetërimin pinjollēve parailirë, pellazgë, të shpërngulur lik nga vatrat tona amtare, ose të gërshetuar thukët me Dodonën plakë (M.Pincherle, D.Briquel).
    Edhe vetë historiografia greke bashkëkohore e vulos, në mënyrë të padiskutueshme, jo vetëm zotërimin e banorëve parailirë, pellazgë, gjithandej në Ballkanin e dikurshëm, por posaçërisht, edhe autoktoninë e tyre parahelene (G.Kordhatos, M.Saqellarios, A.Pulianos, e të tjerë.).
    Tejpërtej Gadishullit Ballkanik dhe më gjerë, ndër shtresime parahelene, mënyra e jetesës, kultura materiale, shoqërore dhe artistike, veprimtaria prodhuese, si edhe onomastika e parardhësve tanë, shfaqen në fusha pa anë e fund, ku spikat shkoqur lashtësia jonë parailire, pellazge…
    Pseudostudiuesit serbë, që prej shekujsh, po rropaten, me mashtrimet më të paturpshme, që ta mohojnë birërinë iliro-shqiptare, praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, kryesisht midis shekujve II-XI të erës sonë, duke synuar, përveç gllabërimit të Kosovës, edhe atë të Shqipërisë mëmë.
    Dihet se të dhënat shkrimore dhe mbishkrimore nuk i zenë në gojë ilirët veçse në shekullin V para erës sonë. Këta përfillen si ardhës, jo-rrënjës, ndërkohë që, prej një vargani kumtimesh nga më të stërlashtat, parailirët autoktonë, pellazgët, cilësohen shprehimisht si bij të tokës, të mbirë prej dheut, madje si “para-hënorë”, si të gdhirë në Evropë që përpas shfaqjes së Hënës në hapësirat qiellore. Ndonëse astronomë të sotëm, falë superkalkulatorësh të përpiktë, betohen se Hëna është mbrujtyr prej vorbullash pluhuri të shpërndara qëkuri rreth lëmshit tokësot (Riçard Devidson, 1985), etnogjenezës sonë do t’i mjaftonte, gjithsesi, veçse autoktonia relative e pellazgëve në kontinentin evropian.
    Pas zbulimit pranë Janinës më 1875 të Dodonës, kryeqendrës politike dhe shpirtërore të pellazgëve, u disafishua vlera e informacionit historik që buronte nga afro 200 autorë të kahershëm helenë, romakë e të tjerë, të cilët këmbëngulin çiltazi për qëndrueshmërinë historike të këtij populli parailir e parahelen.
    Pellazgologjia moderne, e mbështetur gjithashtu mbi punimet e pothuaj 500 dijetarëve të kohës së re, duke u rritur dhe zgjeruar orë e çast në rrafsh universal, jo vetëm e quan pikësynim të vet madhor vijëmësinë pellazge-iliro-shqiptare, por mbi të gjitha, është në gjendje ta demonstrojë këtë me saktësi matematike, edhe nëpërmjet provash të pashfrytëzuara dora-dorës. (Kalimthi, gjatë motit 1980, tërheqin vëmendjen, veçan, punimet e studiuesve tanë Nermin Vlora Falaski, Skënder Rizaj, Matje Ares…).
    Mjerisht, arritjet novatore të shkencës ndërkombëtare nuk njihen si duhet. Tek-tuk, ndonjë ithtar i së vjetrës, pa kurrfarë përgatitje historiografike kompetente, ndrydhet symbyllazi ndër njohuri të përcipta, të kapërcyera, pa u shqitur dot nga suaza e ngushtë ilire, me një ngulm shkencërisht të papërligjshëm, agnosticist; faqeza mijëra e mijëra dokumentash dhe dhjetra disiplinash shkencore, rreket ende më kot (veç me shumë fjalësh, nga forca e inercisë, pa as edhe një kundër-dokument të vetëm) që të hedhë akoma edhe sot, qëlimthi apo jo, farën e dyshimit mbi rrënjët tona të patjetërsueshme parailire, pellazge.
    Autor: Prof. Dhimitri Pilika, Tiranë 1990.
    Përshkroi: Anton Pllumaj, Tuz – Malësi e Madhe ( Mali

    1. askushi says:

      Ku ishe asgjekundi. Cfar bere asnjegje.
      Na sorollat e na sorollat.
      E cfar rendesi ka se jam nga Kina apo Koreja, po qe se banon ne kete vend prej 101 vjet sa c eshte pavarsia je vendali. Se ashtu na dole te Eva dhe Adami. Po ata ishin ne parajse dhe jo ne toke.
      Po Amerika cfar eshte sipas teje. E indianve lekurkuq.
      Kan kaluar keto, ke ngelur 2000 vjet mbrapa, se prej ketyre pastaj lindin nacionalizmat. Civilizimi vetem ne disa mendje te paafta nuk ka ardhur.

      1. l says:

        Shko ne itak tek gruja se dun me ta martu ,o uliks.

        1. askushi says:

          O me librin e kendimit je historian ti, po merr ne qaf shqiptaret o historian i leshit dhe i preshit. Leri njerzit rehat dhe mos ja bej koken dhalle.
          Shif kur te thuash “Para partizan” se kaq horizont ke.
          Megjithate po te pergjigjem: Une tani edhe sikur te duash ti e mbylla kapitullin e marteses , se jam plak ose e thene me teper jo per ate pune. Edhe per nje arsye tjeter prap se prap qe jam plak do doja te martoheshe por nukk kam para sa Berluskoni ose sa Limbrehti. Por edhe ata qe e provuan njerin e degjeneruan dhe tjeri vdiq i shkreti, prandaj se bej ate gabim. Meso nga gabimit e tjetrit.
          O derezi thuaj cfar di dhe cfar ndjen. O i rjedhur dhe i pjerdhur.

  14. Tomi says:

    Mos na e jepni statusin ju lutem,se na plas nga inati si gjinkalle udheheqesi yne i madh dhe i lavdishem Sali Lluku Babashtaja ..ai eshte kunder Imperializmit Anglo – Amerikan .Rrofte Assadi lavdi vepres se Kadafit

  15. Dom Gert Gjoni ose realisti ose johnny walker ose mesh(igje)tar ose kaurri ose Reynald de chatillon ose qafiri says:

    Ne kete artikull, shifet mire se si e shef administrata amerikane republiken e vogel pergiate Adritatikut:

    “…Ai thote se SHBA eshte mirenjohese ndaj Shqiperise per pjesmarrjen ne operacionet ne Afganistan( perkthim- shqyptaret perdoren si mish per top)edhe per marrjen e nje grupi muxhahedinesh iraniane per strehim ne vendin tone(perkthim: Kazan plehnash islamike iraniane qi as Irani nuk i pranon)…”

    Amerika e don Shqipnine per nizam e per me strehue muxhahedin te rrezikshem. Ku ndryshon politika amerikane me ate te Mbretnise otomane deri ne 1912?

    Per shume vjet “pamvaresine”, Shqiperi!

  16. Ben Dibrani says:

    Mesazhi ka ardhur nga Kerri(?) per popullin Shiptar, jo nga Obama qe perfaqeson popullin Amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje