Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim të veçantë me kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Keqiang.
Gjatë këtij takimi, Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kinës, si edhe prioritetin që qeveria shqiptare i ka dhënë projekteve rajonale në fushën e transportit, infrastrukturës dhe energjisë.
Rama e njohu homologun kinez me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si edhe me disa nga projektet kryesore në fushat e lartpërmendura.
Kryeministri kinez e uroi Ramën për fitoren e zgjedhjeve dhe drejtimin e qeverisë.
Keqiang vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme mes dy vendeve dhe theksoi nevojën për nxitjen e tyre në fushën e tregtisë dhe industrisë.
Më parë, kryeministri Rama ka zhvilluar disa takime dypalëshe edhe me kryeministrin polak, çek, sllovak dhe estonez.
Edhe ti o Edi,
do na mesosh kinezcen ?
http://goo.gl/m7jk2q