Shenasi Rama: PD, organizatë kriminale e pareformueshme

27 Nëntor 2013, 15:02Politika TEMA

Një nga studentët e Dhjetorit, Shenasi Rama, duke folur për “Shqiptarja.com”, ka thënë se PD është një organizate kriminale e pareformueshme, në krye të së cilës ndodhet Sali Berisha dhe fëmijët e tij.

“Kryetari i vërtetë është Saliu. Figurativisht, Lulzim Basha është më i gjati në kryesinë e PD-së prandaj i qëndron koka mbi të tjerët, mirëpo në krye të partisë është Familja Berisha, d.m.th., Sali Berisha, i biri, e bija dhe të tjerët.

Kështu si është katandisur, PD është fole grerëzash që nuk prodhon asgjë të mirë. Olldashi ka qenë një zë “ndryshe” në PD, po për çfarë? Cili është ndryshimi që do të sillte ai? Një klan tjetër krimi në krye të lojës? Për të vdekurit nuk duhet folur keq, por për këta që kanë qenë vegla të krimit duhet thënë e vërteta dhe nëse ajo është e hidhur, nuk kemi se ç’të bëjmë.

PD është një organizatë kriminale e pareformueshme, vegël e familjes Berisha dhe e Trustit të Gështenjave, një strukturë me bazë krahinore katundare që ka uzurpuar vullnetin e mirë të shumë shqiptarëve. Zërat ndryshe të demokratëve tani janë jashtë PD-së dhe kur të bëhet ndarja në berishistë e në demokratë, në arrivistë e në patriotë, në kriminelë e në të ndershëm, demokratët, patriotët, dhe të ndershmit do të gjenden në anën e kundërt të berishizmit”, ka thënë ai.

Në lidhje me Lulzim Bashën, Rama shprehet se ai ka mbaruar politikisht dhe e ardhmja e tij varet nga Ilir Meta.

“Realisht, Lulzim Basha është i mbaruar politikisht dhe do të mbesë në lojë vetëm nëse do Ilir Meta. Për këtë e zgjodhi edhe Saliu; ja po i mbaron mandati dhe ku do të shkojë? Ilir Meta është figura qendrore në politikën shqiptare. Kush don te merret me politikë në shtetin shqiptar duhet të merret me Ilir Metën sepse shumë shpejt politika do të behet ose me Ilirin ose kundër Ilirit”, shprehet Rama.

24 komente në “Shenasi Rama: PD, organizatë kriminale e pareformueshme”

  1. Ndreca says:

    …. Vrasjet e rradhes te Kriminelit s-Ali Bisha:
    I ndjeri Artan Hoxha (naten … futur duart ne motor) ….
    I ndjeri Olldashi ( naten … futur duart ne motar) ….
    I ndjeri Trebicka ( …. futur duat ne motor) ….
    I ndjeri deputeti Xhindi ( …. para ders shtepise) ….
    I ndjeri Hajdari (naten …. prite mbas debateve kritike kunder s-Ali Bishes) …. e shume e shume te tjere ….

    s-Ali Bisha eshte krimineli historik Komunisto-PseudoDemokracise Shqipetare.

    1. ndreqesi says:

      me duket se e ka pas emrin Dritan jo Artan
      o ndrec!!!

    2. Skypion says:

      Shenasi Rama eshte nje shqiptar patriot,demokrat i oreve te para,nje nga me te zeshmit e Levizjes se Dhjetorit.
      Qendrimi i tij i ashper kritik ndaj PD-se,lidershipit te saj ne vecanti,eshte i njohur tashme nga shkrimet e shumta te zotit Rama.Mirepo,shkrimet e profesor Shenasiut botohen ne gazetat e majta,vetem kur ky kritikon ashper dhe ekskluzivisht PD-ne dhe Berishen!
      Per te gjithe ata qe s’e dine,z.Shenasi Rama,eshte i djathte ne bindjet e tij;kritika e tij e ashper ndaj PD-se behet nga kendveshtrimi i djathte.
      Gjithashtu,profesori i nderuar,ka shkruar pa fund per ceshtjen kombetare(shkrime qe nuk i interesojne medias se majte );ka shkruar per Kosoven dhe bashkimin kombetar;ka shkruar per ndjeshmerine e thelle kombetare te shqiptareve te Kosoves,por edhe te atyre te Maqedonise;ka hedhur edhe ide e mendime sesi mund te behet bashkimi kombetar etj etj.Por, per te gjitha keto ,mediat e majta apo afer socialisteve,nuk kane bezajtur;sepse,bashkimi me Kosoven ,keta shqiptare qe ndjehen me afer kulturalisht e shpirterisht gjakdhjereve filogreke, i tmerron.
      Pra, me te djathtin Shenasi Rama ndodh pikerisht ashtu si me te majtin Rexhep Qosja: kur flasin per ceshtjen kombetare shqiptare,heshten nga mediat e majta,kurse kur flasin kunder Berishes dhe e sulmojne ashper ate,menjehere ua botojne shkrimet.
      Por,kjo nuk ndodh vetem me keta dy personalitete,por edhe me shume e shume te tjere,te djathte apo te majte qofshin ata,qe flasin per ceshtjen madhore te bashkimit kombetar.
      Per mua,si prof.Rexhep Qosja ashtu edhe prof.Shenasi Rama,jane intelektuale e patriote te vertete shqiptare,dhe i respektoj e i dua shume.
      Perkundrazi,ata zuzare apo segmente zuzaresh ,sidomos me mediat e majta dhe te majten kozmopoleshe,qe e shfrytezojne antiberishizmin e sinqerte te profesoreve te nderuar,per hesap te tyre,dhe nga ana tjeter heshtin kur keta flasin per ceshtjen kombetare,me ngjallin vetem neveri dhe perbuzje.Flm.

  2. Lali says:

    Sa me shpejte ge jete e mundur Berishen dua ta shikoj prapa hekurave.

  3. Patriot says:

    Edhe Like hajduti ne librin e kronikes se gangsterve do “sistemohet”.Likja,qe duket i fuqishem eshte produkt i bordellizimit te ambientit politik shqiptar qe kane realizuar me “sukses” dueti Berisha-Nano. Ajo qe duket levizje ne politiken shqiptare ne te vertete eshte rrokullisje. Fuqia reale e ketyre “lidereve” buron nga …hangaret e Lazaratit!!!…

  4. Interisti Milano says:

    Te shpallet organizate terroriste, kulmi i anarshise nga kjo ndyresire parti…mos qofshin e shofte fara e hajduteve…

  5. riko says:

    Nuk jam PD por kjo qka paska thënë ky qyrravec på tingëllon racizëm i sojit të vet. PD nuk është një njër por jan qindra mijëra njerëz.
    O njërëz, largojuni urrejtjes dhe shiqoni pak më larg se hunda!!!!!

    1. elio says:

      Simpati per shqipen tende.. Ne fakt nuk me ka pelqyer ndonje here ky Shinasiu, por eshte hera e pare qe gjendem dakord me te dhe me shqeteson fakti i fuqizimit te Metes…shpresoj te mos kete te drejte..

  6. Interisti Milano says:

    Ti Rama je provokativ, META eshte figurine, mirpo Meta ka nje mundesi, te behet kunder se keqes, te ndeshkoje ate qe ishte, anarshine e krimin, qe mund ta stimuloje duke thene se i atille ishte vullneti i Berishes ne Qeverisje, e me pas te ndjeke vullnetin e qeverise se re e te merret me bamiresi dhe te dale i lare, ne te kundert, do kete fatin e Nanos, Berishes, Lulkes, Olldashit etj. Mos e hiperbolizoni fatin e Metes, ai eshte i perkedhelur nga fati,dikush i dha doren e duhet tja dije per nder, ne krye te 6 muajve me kete politike sot pa opozitarizem,me mbeshtetjen nderkombetare dhe panShqipetare nese Rama kerkon zgjedhje te parakohshme per te qeruar “mizken Meta” merr mbi 95 deputete. Llogaria e metes eshte e thjeshte pa kualicion me PS e sikur 50% e administrates x 3 persona ne familje nuk shkon me shume se 20 deputete, 30 ti merr PEDEJA me te tjeret e sigurte. Gjithmone nese 50% e administrates do genjehet nga Meta. Mirpo urojme qe mos ndodhe, Meta ka kohe te rikuperoje e te bej se pari per familjen e tij dhe me pas per Shqiperine. Ata lamashet qe i bejne presion per anarshi, ti kape me shkelma e ti flake ne rruge, ata jane te mbaruar.Flm per botimin Mero.

  7. frankfurt says:

    T´i lutemi te gjithe Drejtesise Shqiptare: Hiqini lirine kriminelit te shekullit Sali Berisha! Por zor se drejtesia e ketij vendi do te vihet ne sherbim te drejtesise.
    Ne shqiptareve na mbetet vetem mbeshtetja ne Perendi. Ti lutemi Perendise ti jape denimin e merituar kriminelit Sali Berisha!

  8. daenko says:

    shume e vertete . i sakte.

  9. Rai says:

    Shenasi Rama. Kur do dukesh kendej nga Shqiperia? Thuaj shyqyr qe nuk doli ligji I lustracionit, se del I njollosur ne librat e spiunve te sigurimit te shtetit.

  10. tanit says:

    Berisha dhe berishizmi ka qene dhe mbetet e keqja me e meadhe e ketij vendi.
    PD me Berishen ne krye(Luli eshte nje kukull ne sherbim te familjes berisha)eshte tamam ashtu sic thote Shenasi Rama,Organizat Kriminale.

  11. indrit says:

    pede-ja organizate kriminale dhe celule dhe kapilare i udb-se serbe…

  12. valter says:

    Bravo Shenasi e sakte ajo qe thua!!!

  13. frenk says:

    Shinasi, po kush eshte parti demokratike ne albanistan? Kush u perpoq per pluralizmin? Partia jote e punes, apo partia e nendheshme e sigurimit ku te kane akuzuar se ke bere pjese?! Rri e rri dhe hedh edhe ti ndonje shashke. Ke mardha te madhe shinasi. Te flaku saliu si qen, ndonese ishe nga katundi i tij. Tani e fit tere PD-ne ne xhepin e saliut. Nuk eshte e drejte, shinasi. Eshte njelloj sikur te fusim tere sigurimin e shtetit ne xhepin tend. Nuku, shinasi?!

  14. roza says:

    Z Shenasi Rama analiza juaj eshte realiteti i shqiperis se sotme,metevertet eshte poshtruese per shqiptaret qe e ardhmja e ketij vendi te jete ne doren e z Meta.Une i drejtohem direkt z Meta cfardo qe keni bere ne do e harrojme nese do beni ate cka kerkon Memedheu sot , ne te kundert populli do jete i pameshirshem.

  15. Aron says:

    Berisha dhe Basha po bejne c’eshte e mundur te tregojne se PD eshte gjalle. Kuptohet, ajo eshte akoma gjalle, por, mjerisht, ne koma.
    Per aq kohe sa te dy keta individe do te vazhdojne ta drejtojne ate sikur te jete nje bande dhe jo mbi bazen e statutit themeltar qe percakton jeten e nje partie politike ne kushtet e demokracise, atehere shpresat te kjo parti do te vdesin, e per pasoje, humbja ne zgjedhjet e pritshme lokale do te shenoj fundin e saj. Atehere, rruga qe mbetet per kundershtaret e Berishes ne ate parti eshte te mblidhen te gjithe bashke nen nje parti te re. Kjo, si e vetmja rruge per te ringjallur shpresen.
    Por, duke qene se ne PD, drejtuesit e saj qartesisht duan te vene ne dukje, se kjo parti eshte e lidhur ngushtesisht me bindjet politike te zotit Berisha dhe se ata vete jane vazhduese te denje te tradites se tij politike, atehere fati i saj duket i percaktuar, ajo ka zgjedhur te jetoj vetem si parti e zotit Berisha. Dhe si e tille, kuptohet, do te shuhet bashke me te.

  16. zyberi says:

    jam plotesisht dakort …e verteta nuk mbulohet asnjehere…….

  17. dejani says:

    Nje budalla i marrosur.Akuzon gjysmen e shqiptarve fisnik si organizate kriminale.Nje spiun i regjur i ish sigurimit dhe provakator me mision te posaqem kunder demokracise ne Shqiperi.Nje Rame tjeter si vella siamez me kete Ramen qe kemi ketu si kryeminister,nje pervers,me vese.Turp per Shqiperine dhe sa u penduan ata qe e votuan kete vemje komuniste.

    1. Arjani says:

      Ik mor palle! Hala me prallat e antikomunizmit te kriminelit SB ti.

  18. fani says:

    Fatkeqesisht, si resultat i sistemit komunist dhe pakenaqesia, PDs i u bashkua nje pjese e madhe e llutimit te shoqerise shqiptare (te pashkolle, te papune, hajduta e kriminela, karrierista….). Saliu eshte perfacesuesi tipik i ketij llumi.

  19. leo england says:

    Mos o profesor se na lendove Mesilen, obobobo, por te hap te drejt plotesisht qe Sakoli ishte pjese e madhe e kesaj bande kriminale dhe Jo nje ze kundra ne PD. Iku per ment e kokes. Gagaci I dyte pas Pashkos qe iken per keshtu e pas tij e ka radhen Edi Pa loqe ja, e ka tredh plaku Mere.

  20. Blini says:

    Je ber teper bajt ti mor zoteri me keto akuza te shfrenuara prej sharlatani nuk e di pse po humbni kohe duke akuzuar opoziten ne vende se te meri me poziten dhe permbushjen e premtimeve te saj dhen shqiptarve shqiperia nuk ka nevoje te humbe kohe koti duke u mare me te kaluaren dhe opoziten apo e perorni ket si mbules per deshtimet dhe perqendrim te vemendjes se opinionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje