Isa Mustafa: Urime Shpend, suksese në punë!

2 Dhjetor 2013, 18:45Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që deri më tani mbante edhe postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, në një konferencë për shtyp të hënën uroi rivalin e tij, Shpend Ahmeti, për fitoren në zgjedhje.

“Me gjithë përkrahjen e madhe që kemi marrë nga qytetarët, ne nuk kemi arritur të fitojmë në garën për kryetar të Prishtinës. Unë dëshiroj të falënderoj të gjithë votuesit e LDK-së, të gjithë qytetarët e Prishtinës për besimin që më kanë dhënë në dy mandate, ndërsa kandidatit, z. Shpend Ahmeti, i uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në punën e tij”, tha Mustafa.

Ai u shpreh se LDK ka fituar në shumicën e komunave në Prishtinë dhe në zgjedhje e ardhshme ata do jenë partia fituese.

Mustafa ka falënderuar edhe institucionet përgjegjëse për procesin zgjedhor, por edhe mediat./ep

8 komente në “Isa Mustafa: Urime Shpend, suksese në punë!”

  1. Pavarësia says:

    Po e trgojnë veten se politikanët kosovarë qëndrojnë më lart se këta të ,,Shtetit AMË”. Ju lumtë atyre dhe meritojnë përgëzime. Me këtë rast, i uroj shumë suksese fituesit, Kryetarit të ri të Prishtinës, z. Shpend Ametit të V.V. (kuq e zi). URIME dhe SUKSESE!

  2. Arturi says:

    Suksese Shpend!
    Kujdes nga hienat serbe ne Kosove, si puna e Isa Mustafes!

    1. leonardi antwerpen says:

      he Is ta boni Shpendi shurren uthulle

    2. tori says:

      O Tur, po ke pare ti more… qe serbet apo dashamiresit e tyre te urojne shqiptaret per fitoret ndaj tyre? Apo je nga ata te fotos Enverit tek vorezat e deshmoreve

  3. Kozmo says:

    Bravo qe vendosni ura dhe jo mure !!!!

  4. ismeti says:

    e ku met dorheqja,po nejse komunistat se majn fjalen

  5. bledi says:

    Bravo kosova,ne vend qe shqiperia te jete shembull per ju,ju jeni shembull per ne.

  6. moni says:

    Nje shembull i mire nga Kosova!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje