Komandoja i vetëvrarë pa skenën kur u vra Feti Vogli në Afganistan

2 Dhjetor 2013, 10:45Politika TEMA

Është një vetëvrasje që ka nxitur shumë shkrime e debat.

Komandoja Marenglen Bramati, qëllon veten me armën e shërbimit, pak ditë pas kthimit nga misioni në Afganistan.

Thuhet se tmerret që pa atje, e çuan drejt aktit ekstrem.

Aleksandër Peci, komandoja që ka shërbyer në Afganistan dhe që u plagos në incidentin e rëndë ku vdiq Feti Vogli, thotë për GSH se 31- vjeçari i vetëvrarë e ka parë skenën.

“Po, kemi qenë bashkë në misionin ku unë u plagosa në Afganistan. Marengleni ka shkuar në disa misione, në Çad, Irak dhe në Afganistan. Ai ka pasur shumë medalje, sepse kishte 14 vite punë. Në misionin në Afganistan, kemi qenë bashkë në momentin që unë u plagosa dhe u vra kapiteni Feti Vogli. Marengleni nuk ka qenë në një distancë shumë të afërt me ne, por ai ka parë gjithë skenën e plagosjes sime dhe atë të vrasjes së kapitenit,” thotë Peci.

Ai thotë se nuk ka dalluar ndonjë sjellje të dyshimtë tek ai, por thotë se këto misione kanë ndikim në jetën e komandove.

“Dhe besoj se edhe tek Marengleni misionet jashtë vendit kanë ndikuar, aq më tepër që ai ka parë gjithë skenën e vrasjes së kapitenit dhe plagosjes sime. Por, ndikon dhe shërbimi në Afganistan, sepse Marengleni ka qenë në front të luftës. Detyrat ishin të ndryshme, bënim kontrolle në autostradë, patrulla në këmbë nëpër qytet, shoqërim të personave të lartë amerikanë që ishin në bazë, si dhe personave të tjerë VIP, që vinin në bazë, takime me popullsinë afgane, detyra nga më të ndryshmet që kryhen nga forcat speciale shqiptare”./ep

19 komente në “Komandoja i vetëvrarë pa skenën kur u vra Feti Vogli në Afganistan”

  1. Kurbetliu says:

    Shume i sakte konkluzioni i Peçit, edhe mes ushtareve amerikane te tilla ngjarje te dhimbeshme jane jo te rralla me gjithe ndjekjen mjekesore psikilogjike qu u ofrohet atyre nga shteti, ndjekje qe tek ne eshte inegzitente

  2. Argita_B says:

    Kur mendon se per te ikur ushtar e te luash me jeten pranojne tu marrin gjysmen e rroges si bakshish shefzt e dhjamosur qe jetojne e punojne ne zyrat e Ministrise se mbrotjes… Shume popull i diruaur dhe i perulur paskemi qen!

  3. shvejk says:

    Keshtu do te ndodhi nese nje 17 vjecar detyrohet te shkoje ne zona te nxehta lufte.Edhe pse paska patur 14 vjet eksperience , prap stresi ka bere punen e tij dhe sigurisht keshillimi psikollogjik tek ne le per te deshiruar.Ngushellime familjes e te aferme.

  4. Pëllumb zaimi says:

    Drejt e kini “argita b “? T’ju marësh ketyre njerezve “taksën e gjakut ” siç ja u merte xhemal gjunkshi kjo eshte më tepër se krim dhe pafytyrësi! Kur e kam mare vesh këte takse para 2-3 vjetesh u revoltova aq shume sa shkruajta artikullin “misioni i pakompletuar afgan ” te gazeta “albania”! Por edhe pas kesaj mora vesh se taksa e gjakut vazhdonte… ? E kupton se cfare monstrash ka pasur ne drejtimin e ushtrisë. Shkruajti dhe wekileaks per taksën e gjakut dhe për masën e saj prej 7000 dollarësh por prapë vazhdoi..!? Ushtria eshtë goditur ne moralin e saj dhe ky eshte krimi me i tmerrshem qé i eshte bërë asaj !? Nderime!

  5. Pëllumb zaimi says:

    “Shvejk”? Përmendje me té drejtë “këshillimin psikologjik” ne ushtri. Eshtë inekzistent edhe pse eshte kerkuar prej kohësh nga ne ushtarakët e dale ne reforme(kupto antireformë). Psikologu ështe i domosdoshëm për shume arsye por kjo ushtria jonë “e natos” as që ka ndërmend ta fusë këtë standart. Ushtria amerikane e ka futur atë qysh ne vitin 1919 ! Pas gati 100 vjetesh ushtria jone ende nuk e ka….?! Psikologu eshtë zvendesuar me sekseret e taksës se gjakut dhe me gjeneralet taksidare..! Nderime!

  6. Artur Duka says:

    Jane mbi dyzet mije ushtaret amerikane te kthyer nga lufta e Irakut dher Afganistanit jo vetem me crrregullime psiqike, por dhe te gjymtuar, te sakatosur, te shterpezuar, te djegur, dhe nje shumice shume me e madhe me familje te shkaterruara. Nderkaq kjo ushtri numeron sot mbi 25 mije dezertore qe nuk jane kthyer me ne detyre pas emerimit ne zonat e nxehta, apo pas ikjes se tyre me leje e qe jane aktualisht ne procese gjyqesore ose ne kerkim.

  7. diti says:

    Ngushullime familjes se nderuar BRAMATI – u prefte ne paqe MAREGLENI

    1. Bekimi says:

      U preftë në paqe!
      (Se vetëm paqe është vështirë të përfitosh nga kjo)

  8. rezart says:

    Ja vetem per KAQ GJE NA FUTEN NE NATO!!!
    Ky ka qene perfitimi i vetem:VETVRASJA!!!
    Pale kur e quajne NDER E LAVDI shkuarjen ne Afganistan e Irak!!!
    Ku tjetri paska shkuar edhe ne CAD!!!!Heu bre burra!!!
    Po te ishte se ne NATO u futem me DINJITET,te PAREN gje,qe duhet te benin si QEVERIA JONE ASHTU EDHE ORGANET E CAKTUARA TE NATO-s,duhet te ishte TRAJTIMI I ISH USHTARAKEVE TE NXJERRE NE REFORME SIPAS STANDARTEVE TE SAJ!!!
    Jo vetem qe nuk bene asgje,por NATO as ka care koken kur ish ushtaraket VUAJNE PER BUKEN E GOJES,PA SHTEPI E PUNE PER GRATE,PA SHOLLIM PER FEMIJET dhe duke bredhur gjyqeve per te kerkuar te drejten e MOHUAR!!!
    A ESHTE NATO ORGANIZATE POLITIKO-USHTARAKE,apo keto jane PERRALLA ME MBRET!!!
    Pse nuk e detyrojne QEVERINE,qe te TRAJTOHEMI SI TE GJITHE USHTARAKET E TJERE TE NATO-s???
    TURPI I MBULOFTE TE GJITHEVE!!!
    NE NATO SHQIPTARET JANE THIRRUR SI……. GOMARI NE DASEM:PER PUNE!!!

  9. tini says:

    te shkosh ne mision eshte nder e lavdi por ti tregosh nje ushtari amerikan atje se sa rroge merr eshte turp dhe matane turpit. 13000 dollare marin qe te rrine 6 muaj larg familjes dhe me koke ne dore. amerikani ato i merr per nje muaj e gjysem. dhe mbi te gjitha duhet ti ruhen edhe spiunit qe kane me vete derguar si dhurate nga ministria cope 2. po ti maresh te gjithe me radhe ata qe kane shkuar atje jo nje mision por disa misione nuk kane asnje lek te mbetur se kur vijne duhet te paguajne borxhet e familjes dhe mbeten serisht troke. asnje nuk eshte bere i pasur mgjs ka bere disa misione dhe ne fund lind pyetja PSE DREQIN PASKAM LINDUR VETEM PER TE VUAJTUR? dhe ne themi pse ndodhi? epo ndodh se ky popull eshte mare peng dhe eshte shtypur gjthmone nga keta qeveritare qe vetem per popullin nuk mendojne. te shkosh 4 apo 5 here neper misione te veshtira 6 mujore dhe pastaj mos te kesh as buke ne shtepi ky eshte kulmi. turp per kete popull qe duron keto qeveri

  10. erisa says:

    Ka vetem nje emer per keto vetvrasje. Xhemal Gjunkshi u ka vjedh cdo ushtari paqeruejtes 7000 euro. Por jo me pak ka marre Shpetim Spahiu, Luan Hoxha, Dritan Demiri, sekseret e shumte ne ushtri. Nje ushtri sekseresh me Bardhyl Hoxha hajdutin etj…. jane te shumte nuk i nxe ky format. Megjithate pyesni Ylli Zyla se e merrni pergjigjen ekzakte bashke me hajdutin e votave Asllan Nuzi qe asht shperbly si atashe dhe per te kane dal 8 urdhera shperblyes verifikojeni vertetesine. E kini te hapur me urdhera shperblimi te papare e te padegjuar kurre. SHTET VEPRO KTHEJE DREJTESIIIIIINE
    DREJTESI QE TE SHPETOJE SHQIPNIA

  11. Tulipani says:

    Ngushellime familjes.Jane me mijra raste ne usa te ketij lloji qe i shef ose i ndigjon dhe eshte per te ardhur keq.Qe nga lufta e Korese ,Vjetnami e deri te Irak e Afgani ushtaret bejne vetvrasje nga depresjoni ose kalojne ne te droguar e alkolizuar sepse edhe vet ushtria kur i con i jep me detyrim (kokrra)qe ata kthehen ne *robot*vetem per te vrare.Eshte per te ardhur keq kur gjysmat e lekeve ti merr shefi dhe ne shqiperi ka shume raste te ketij lloji.

  12. Pavarësia says:

    S’kam ç’të them përveç dhimbjes njerëzore që ndjej për ikjen e këtij djaloshi duke u bërë ,,armike” dora e tij. Ngushëllime familjes!

  13. Redi says:

    Kjo qe ka kaluar i ndjeri komando ketu ne USA quhet Post Traumatic Stress Dissorder(PTSD) qe e perkthyer thjesht ne shqip Crregullim i Stresit Post Traum. Eshte nje crregullim qe kap ushtare qe kane pare skena brutale me sy, ne kete rast eshte plagosja e nje prej shokeve dhe vrasja e tjetrit. Nuk te ndryshon sjellje menjehere ky crregullim, por ka nje trigger sic quhet ne anglisht (terheqje kembze), pra me pak fjale pas kthimit ne atdhe komandua i ndjere ka perjetuar dicka qe i ka kujtuar ate skene ne Irak dhe e ka cuar deri ne vetvrasje. PTSD eshte nje sfide per shume ushtare, sidomos ketu ne USA qe shume ushtare vetvriten pasi kthehen nga sherbimi ose kryejne vrasje masive per shkak te saj. Por desha te shtoja qe nuk kap vetem ushtaret qe kane qene ne lufte por edhe te gjithe ata qe kane perjetuar nje traum psiqike. Eshte vertet per te ardhur keq per keta njerez, ata jetojne ne ferr cdo dite.

  14. LORA says:

    Edhe pse e besoj cdo fjale te komandos Aleksander Peci,nuk me mjafton hic si argument per vetvrasjen e Mariglen Brahmatit qe i kishte kapercyer te gjitha veshtiresite (bashke me ato te gjunkshave-kusare) e misioneve dhe qe u kthye per bukuri ne Shqiperi.Mendoj se duhet te kete nje faktor shtese qe ka predominuar vendimarrjen fatale te Brahmatit.Bile dyshoj se ky kuader mediatik mund te jete inicuar per te fshehur autorin e vertete qe e shtyu ne gremine.
    Tek e fundit kur shkohet ne lufte te gjithe e dine se nuk jane tuj shku per dasme,po per mish per top.Bile kane bere goxha parapergatitje per kete.

    1. Redi says:

      Po pikerisht, dicka ketu ne Shqiperi ka ndodhur nga zyrtaret tane ushtarak aq te “mire” qe i kane sjell ndermend ate ndodhi. Ushtria jone eshte shume larg NATO, per cdo ushtare qe kthehet nga te tilla misione, duhet te kete asistence qe ata te futen perseri ne shoqeri dhe ne diten e perditshme. Kjo i mungon ushtrise dhe shtetit tone dh ushtaret heronje vuajn konsekuencat.

  15. Toma says:

    Kur degjoj dhe kam degjuar dhe jam i prirur ta besoj se atyre djemve u merren para per te kryer sherbime ne keto vende te veshtira ketu duhet qe shteti te hetoje,dhe te nxjerre pergjigjesite se eshte turpi i turpit,te paguash vdekjen kjo ndodh vetem ne shqiperi,me kete nuk dua te them se nuk do te ndodhe perseri sepse ata seksere nuk ikin nga puna ,nga puna ikin vetem njerez te urte dhe te ndershem,qe perpiqen ta bejne punen e shtetit me perkushtim.

  16. Eri says:

    Ngushellime familjes per humbjen, te vjen keq kur degjon raste te tilla.

  17. Ani says:

    Ngushellime familjes se Mariglen Bramati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje