Pal Ndoka është personi që qëndron pas videove të “Fiks Fare”, që kanë shkaktuar një tërmet në opinionin publik pasi kanë nxjerrë lakuriq korrupsionin në drejtësinë shqiptare deri në nivelet më të larta.
Pukjani ka folur në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës.
Ai tregoi se si nisi historia e tmerrshme e tij, të cilën e quan njësoj si një grabitje me armë.
Sipas tij, banorët e Fushë Arrëzit dhe njerëzit e familjes së tij të madhe u ngritën në protestë ndaj firmës Ber-Alb.
Ndoka tha se prokurori Pëllumb Prençi, një nga personat kryesorë në këtë histori, ka qenë i pranishëm aty.
Pasi situata u tensionua, forcat speciale kanë arrestuar shtatë persona nga familja e tij, ndërsa Pali përfundoi në spital i dhunuar.
“Në protestë kemi qenë 50 vetë. Erdhi policia e Pukës, pastaj e Shkodrës dhe pastaj RENEA. Policia në fillim mbajti qëndrim të mirë, por shefi policisë hyri në turmë dhe nisi përplasja, e aty ai qëlloi me armë. Plasi xhurma, na morën na rrahën aty brenda në makina, më goditën përtokë. Vajza e vëllai më ndihmuan. Mbaj mend që ka qenë edhe prokurori prezent edhe këtë nuk e fal. Pastaj përfundova në spital në Shkodër dhe ia kam borxh spitalit sepse më trajtuan në mënyrë të përsosur”.
Në këtë moment, nisën edhe andrallat e zotit Ndoka me drejtësinë, me të gjithë familjarët të burgosur.
“Më vunë në arrest shtëpie, e pjesa tjetër e familjes në arrest me burg. Nxorra dhëndrin në fillim e me vëllain kontaktuam me telefon me Shtjefën Lleshin, gjyqtar edhe kryetar i gjykatës Pukë. Ai propozoi arrest shtëpie kundrejt 1 mijë dollarë e 1 milionë lekëve të drejta që ia dhamë djalit të tij. Çfarë u kërkua për të tjerët? Unë i kam dhënë 2 mln tek “Vizion +”, aty ka shtëpinë. Unë isha i sëmurë, mora leje erdha në Tiranë, u vizitova në Tiranë e në këtë moment e marr më thotë jam tek shpia. i them a mund të dalësh? Doli Shtjefni, e bëri pazar si me me qenë pazar për bagëti. Për mua kërkoi 4 milionë për lirimin e plotë, për të tjerët histori e gjatë. Në fund e çova pazarin me djalin dhe vëllain tim, 3 mijë euro për njeri për të dalë në detyrim paraqitje. Mbasi dolën në arrest stëpie u çua pazari dhe kaloi 5.5 mln lekë. Unë paguaja ata dilnin një nga një. Kam paguar në total 45 milionë lekë”.
Por ai ka një peng se e ka djalin Arjanin ende në burg.
Madje dyshimet e Ndokës shkojnë më tej kur thotë se djalin e tij po e kryqëzojnë pse është i majtë.
Në studio u treguan edhe foto të Arjanit në grevën e urisë së deputetëve socialistë për të drejtën e votës dhe në protestën e 21 Janarit, i veshur me kostum popullor dhe flamur kombëtar.
“I kam thënë kujdes së do të ekzekutojnë, do të pushkatojnë në mënyrë të tërthortë,” thotë Ndoka.
I pyetur për deklaratat e sekretares se i kanë dhënë lekët me dhunë, ai thotë se janë qesharake, pasi atë e kanë çuar policët në zyrën e saj.
I pyetur se ku i ka gjetur paratë, ai thotë: “Populli i Fushë Arrëzit dhe i Tiranës më kanë ndihmuar”.
Në emision ka folur edhe kryeprokurori Adriatik Llalla.
“Falënderoj median për kontributin që jep në luftën ndaj korrupsionit.
Nuk mund të jap detaje në lidhje me hetimin e kësaj çështje, por do ripërmend faktin e reagimit të menjëhershëm lidhur me rastin, ku menjëherë pas transmetimit të këtyre pamjeve u urdhërua nisja e hetimit.
Hetimet po kryhen nga Policia e Shtetit, në drejtimin e prokurorit të ngarkuar për këtë rast,” tha ai, pa dhënë asnjë detaj më shumë./ep
Thojini atij idiotit qe kjo perben deshmi qe e zhyt ne burg per shume kohe.
Idot idot po prit petrit ky eshte vetem fillimi te gjithe do fillojne te tregojne sa para u ka vjedhur gjykatesit dhe prokuroret e pangopur.
Nese gjithscka eshte bere e dokumentuar nga Fiks Fare,nuk perben veper penale dhe ne burg perfundojne gjyqtaret jo ky individ.
Ai nuk mund te quhet idiot, pasi ai tani eshte hero. megjithese besoj se te gjithe heronjte kan nje trimëri prej idioti.
nga ana tjeter pyes veten, ti cfare je qe e quan idiot? nje frikacak pordhac? apo thjesht pjesë e këti sistemi te qelbur qe ka frike mos i shembet nen kembe.
Atij bravo i qofte sepse ja mori kalane nga brenda. Beri lojen e tyre per ti demaskuar. PO te gjithe e dime se ka korrupsion ne drejtesi, po ama asnje deri me sot nuk ua ka perplasur ne fytyre poshtersite. Pellasim lart e poshte, por asnje nuk ben dicka konkretisht. E vetmja gje qe kishte ne dore ky njeri eshte raportimi i korrupsionit te bazuar ne prova pamore e zanore. Ti mos u indonjo nga ky por indonjohu nga aparati shtetoror qe akoma ska bere nje arrestim, edhe dalin pa pike turpi te mbulojne kete skandal korrupsioni me disa thenie klishe mbi korrupsionin.
po. dhe ky po i kthen nderin “popullit”…
Ai daku qe paska pagu 45 meleoone me dal nga burgu, paska pagu edhe 5 meleoone Rudinken me dal burr i mire se te gjithe pukjanet e dijne se ai i ka gjujt me arme kantierit
‘Ka shkatuar termet ne opinion…..ka nxjerr lakuriq korrupsioni….’?! Ha.ha..ha…ha.
Termet?!..ha…ha..– te gjith shqiptaret e njohin sistemin e ‘drejtesis’ ne Shqiperi.
Nxjerr lakuriq korrupsioni?!! ha….ha…– i ‘korruptuar’ eshte sinonimi i politikave dhe pushtetareve shqiptare.
Te pakten per keta qe u faktua ndeshkimi duhet te jete shembullor.
Duhen ato plehra dhe duhen bere hetime te thella nese ka prapavije politike atehere eshte shume me rende akoma
Shikoni qytetin te dhunuar nga mos funksionimi I ligjit,nga hapsirat e perbashketa te zena me dhune,nga ndertimet pa leje,nga zhurmat pa kriter .
Njoftim I Gjykates se Larte se Republikes se Shqiperise
Gjykata e larte e Shqiperise njofton qytetaret per listen e re te cmimeve te sherbimeve qe do te kryen per vitin e ri 2014 ne gjykatat e rretheve ne bashkpunim me Prokurorine e Republikes dhe ato te rretheve. Keto cmime sherbimesh jane miratuar ne parim edhe nga kryesia e Kuvendit dhe Presidenca.
1. lirim per arrestim 72 oresh…1000 euro
2. lirim per ceshtije ordinere…1500 euro
3. lirim per armebajtje pa leje….2000 euro
4. lirim per tentative vrasje me paramendim….2500 euro
5. lirim per ceshtie perdhunimi ….5000 euro
6. lirim per ceshtije kanosje dhe kercenim …65000 euro
7. lirim per ceshtije vjedhje dhe dhune…75000 euro
8. lirim per ceshtije vrasje…20000 euro
9. lirim per cesthije korrupsioni ….25000 euro
10. lirim per shkelkje te rendit kushtetues…50000 euro
Pagesa behen vetem CASH(para te thata ne dore) me seksere te licensuar nga ministra e drejtesise, Presidenca dhe Kuvendi Popullor. Behet e ditur se Gjykata ben ulje nqs keni me shume se 2 ceshitje per persona te nfryshem ne gjykata nga e njejta familje. Pra bejme edhe ulje per ceshtije me shumice. Ulja varet nga partia me te ciln jeni, nga qyteti ku banoni, sa here keni qene ne burg, dhe nga faktore te tjere. Per ata qe skane para, ju urojme gezuar vitin e ri dhe burg te mbare.
ah sali sali
e paskan masakruar si familje.
i varfri njeri e ka ndjere qe ja kane nxjere shpirtin nga hundet per shkak te bindjeve.
kane luftuar per drejtesi familisht.
tani dua te flas pak per te “djathtet”.
keta ne fakt jane ish bythe grisurit. nuk kane pasur as prona, as biznese, as doktrine klasore, per fat te keq as morra se ua hoqi socializmi.
ata pak zengjine te fisem qe ka pasur shqiperia u margjinalizuan, ndryshe po te kishin pushtet nuk do i kishin bere kure keto gjema qe i beri krye morracaku dhe shpura e halabakeve qe nuk i ndahet.
Denohet jo vetem ai qe merr rryshfet, por edhe ai qe jep.
ky prokuror ne qofte se eshte i ndershem duhet te jap doreheqje….
pse sme japin edhe mua ca para me zor mor aman??
ahahaah e lezecme kjo!!!!
Zoteria Ndoka eshte per tu falenderuar nga i gjithe populli, qe gjeti guximin dhe doli hapur.
Megjithese populli eshte preokupuar se si do te shkoje puna e drejtesise ne vend (pasi secilit prej nesh mund ti ndodhe nje dite kjo qe i ka ndodhur zoterise Ndoka), politika jone e qelbur eshte e shqetesuar per portretin e Enver Hoxhes.
Po kush do te bej reforme ne drejtesi Ilir blloku?? Ky vend dhe popull shpetohet vetem, nese i heq qafe perendimi nje e nga nje keto plehra politikanesh,p.sh. njerin me aksident, njerin me semundje kanceroze, e keshtu te gjithe me rradhe….
Ne kte shkrim ,pali nuk eshte pukjane por mirditore dhe ne demostrimin qe kane bere kan qene dhe te armatosur, kane perdorur dhune dhe parat i ka fituar nga ajo firme qe ky zoteri ”senator i gongresit” te ps se nuk eshte hera e pare qe del ne tv,demostron dhune kunder saj me kte nuk dua te them se firma eshte ne rregull por per tu ankuar per firmen kishin arsye disa te tjere dhe jo ky me familje apo ndonje mirditore tjeter si p gjoka etj dhe jo demostrime me dhune.
pse kane te ndaluara deshmite? Kush deshmon qenka idiot?
ti petrit dhe ti zarar ,do jesh ndonje sekser i gjakpiresave ,,ju iken te mirat nga duar ,,,,ulini kembet ne toke dhe mos derdellisni ne kuriz te te tjereve …pse ju zotni nuk roni ne kete vend ,qe vetem shtet nuk eka emrin ……sa per tu futur ne burg ai deshmitar ….ai eshte shume Burr..dhe jam i bindur qe do ta pranonte me kenaqesi ..por korupsioni eshte plage per te gjithe ,mor djema ,..prandaj me te permbajtur ne vleresime ….E tha tamam ai ..edhe hajduti do me merte 5 e do me linte 1 ….Kjo duhet te shqetesoj cdo qytetar ….se nje fshat qe duket nuk do kallauz ,,,,,,koha eshte e maskarenjve ….Shiko ca gjykatesa ,qe nuk i gjente as mami ne mes te misrit ,kur ishin ne fshat ,,dh ena u ngriten me katapult ,ne mes te tiranes ,,,,me vila ,dhe lokale ..me paret e hallexhinjve ….shiko ca gjykatese ,gagacka qe vetem cekicit din ti bihen ,,ne favor te paraev eqe marin ………Nje falendrim te madh per kete zotni ,qe pati guximin dhe e denoncoi ,duhet te gjithe te ngrihemi ne kembe ! O sot o kurr ! perndryshe ky vend do te katandiset keq e mos me keq !!
bravo! e verteta duhet te thuhet.
Ai eshte nje hallexhi sic jemi gjithe ne te tjeret populli i thjeshte, por ndryshimi nga mua, nga ty zarari dhe ty Petrit eshte si ai eshte nje qytetare me kurajo dhe trim.Te sfidosh kryetare gjykatash, prokurore,polici do zemer dhe jo brockulla sic shkruani ju.Ai eshte nje qytetare si miliona shqiptare te tjere,por po perballet familjarisht me me strukturat shtetrore antipopullore te ndertuar nga Sali Berisha me hajnat dhe vrasesit e ketij populli, ndaj shteti i sotem duhet ta marre ne mbrojtje dhe t’ja zgjidhe problemet qe i kane shkaktuar padrejtesisht.
sHQIPËREIA ËSHTË FËLLIQUR KAQ SHUMMË SA QË DON DËËRSTILË. TRË LAHET
-Nuk do me vinte cudi,sikur dikush te thoshte,se drejtesia eshte nje firme piramidale,ku kolateral eshte jeta e izoluar ne burgjet e shtetit.
Ne filelim te viteve 90te kam pas nje djal hallet ne qeverisjen e lezhes, e ka nga natyra te jete I drejte, te gjith I thoshin ke pas mundsi me ba pare boll, ater thoshin ky nuk ishte I zoti me ba I shpi per veti ky sduhet gja, ky eshte mentaliteti I shqiptarit?
Ka te drejte dhe nuk eshte i pabese. Kur gjykatesit iu futen rruges se korupsionit dhe hallexhiu iu dha parat, pse nuk ja nxoren edhe djalin.
Ata u treguan te pabese, prandaj ka te drejte ta ngrej zerin.
E keni ven re kur thoni edhe vet: “Mire mo leket nuk po mi kthen por as ti nuk do ti gezosh. Dhe angazhon nje te FORTE (polic, gangster, …) qe ti marri ai te pakten, Dhe keta shkojne me qejf, se kete pune e bejne mire.”
Pal Ndoka vetem per guximin qe tha te verteten, nuk duhet ti hyj gjembe ne kembe, dhe qeveria duhet ta ndihmoj qe djali ti dali nga burgu. Iku koha e Saliut, po demonstrove nuk duhet te futet njeri ne burg.
EDHE KRYEPROKURORI LLALLA EDHE KRYEGJYQTARI ZAGANJORI JANE SHQYPTARE.
Njesoj sic i pershkruan ne librin e tij “historia e Skenderbeut i Madhi Fan Noli. Keta shqyptare te “kulluar” i kane caktuar me konsensuns te plote politik te tjere shqyptare te “kulluar” ne menyre qe vendi yne dikur si nje LULE MALI sot te duket ne syte e Botes si nje vend Afrike ZULU ku mashtrimi dhe korrupsioni makaber ka hyre thelle ne gjenin e shqyptarit qe percakton racen e njeriut. Po te kishte ndodhur ku mega-skandal ne nje vend tjeter normal te Botes, te paret ne pranga per t’u hetuar do te ishin kryeprokurori debil dhe kryegjyqtari dallkauk qe kane lejuar deformimin ne kete shkalle te sistemit gjyqsor. Ne rastin me te mire do te ishin detyruar nga Shoqeria Civile te jepnin doreheqje te menjehereshme nga postet qe mbajne. Ne vend te kesaj keta dy BOSA te gjyqsorit dalin serbes-serbes sikur nuk ka ndodhur asgje dhe si gjela maje plehut deklarojne ne media brockulla per dudume dhe injorante patollogjike. Pse keshtu? Ju a spjegon nastradini, sepse eshte mjaft e thjeshte:
Sepse krimineli kryesor qe duhet te prangosej me kohe eshte Sali Berisha dhe PD-ja e tij qe me vullnetin e mafiozit implementoi sistemin politik me te padrejte dhe me te pameshirshem ne Bote. Shikoni si reagon ish ministri i Drejtesise Halimi duke mbrojtur mafien e tij te ryshfetit ne gjyqesor. Nga njera ane te fusin ne burg me sajime komunistesh dhe nga ana tjeter te kerkojne ryshfet qe te nxjerrin me GJOBA mafiozesh. Po a mban pilafi me uje o milet albanez i paditur dhe debil? Ne cilin cend te Botes ben vaki kjo gje? Se nuk e kemi pare as nje filmat e Hollivudit ne republikat e droges dhe mafies me gjakatare, as ne vendet e komunizmit arkaik. C’po ndodh keshtu me vendin tone? Pse Edi Rama heshti si shurdhmemec me gjithe Partine e tij te ndryshkur, sic heshti per LHL-te e Asadit qe donte te na i sillte si “karamele” bamiresie nga Aleatet Strategjike? Mbase ka ndermend t’i thote Saliut:
TE RONI VETE!
sic i tha ne Gerdec kur ky kusar dhe vrastar me vule ne balle groposi 26 vete dhe gjymtoi mbi 300 te tjere nga lakmia per te fituar LEKA ne kurriz te popullit te varfer dhe i shpetoi Drejtesise pikerisht sepse kishte caktuar Zaganjorat, Llallat, Ristanet, Sashenkat, Tomat e tij ne kete Drejtesi te qelbur nga te gjitha anet. Mbase ky eshte edhe plani i Edi Rames me Ilir Meten qe besojne tek fjala e urte:
CDO CUDI ZGJAT VETEM TRE DITE!
prandaj kane hedhur ne perdorim populizmin e radhes me taksen progresive dhe kane nxjerre ministrin Ahmeti te luaje me demagogji enveristi qe te kete efekt sa me shume duke perdorur parrulLen e vjeter:
KUSH FITON ME SHUME DO PAGUAJE ME SHUME!
vetem nuk spjegojne se kush eshte ai qe fiton me shume? Sepse po te jete se taksa famoze progresive kap vetem pagat apo rrogat e administrates shtetorore kjo do te thote se e gjithe historia ka qene:
NJE VERRE NE UJE!
qe i jep mundesine qeverise te luaje kukamcefti me taksat duke levizur LEKAT e buxhetit:
NGA NJE XHEP NE TJETRIN!
sikur do qe te tregoje se kerkon te nderlikoje sistemin fiskal me argumente prej amatoresh. Ne kete situate eshte mjaft e trishtuar te shikosh nje Koalicion Fitues qe ka ardhur ne pushtet me kaq perkrahje popullore te beje shurdhmemecin dhe te luaje PAS-in me fatin e Vatanit. Kur veprat penale po konsumohen dite e nate dhe po regjistrohen me ze dhe figure ne nje pamje groteske ashiqare. Ketu lind pyetja:
PSE E LEJON POPULLI SHQYPTAR KETE SITUATE ANORMALE?
Kur mund t’i thote Edi Rames: “Te zgjodhem jo per te sjelle LHL-te e Asadit ne Shqypni, as per pallatin e Bashes te ndertuar mbi det, por per te futur shtetin tone ne shina me ane te ringjalljes se NDESHKIMIT, prandaj o fillo te prangosesh Saliun me Banden e tij o ta futem edhe tu shqelmin, se ka te tjere qe mund ta bejne me mire kete pune.”
GJYQTARET DHE PROKURORET QE U PERMENDEN NE EMISIONIN FIKS FARE TE JAPIN DOREHEQJE ,DREJTESIA NE KUPTIMIN E FJALES TE PLOTE ESHTE ZOTI PER TE MARE DREJTESI ,POR KJO DREJTESI ESHTE E KALBEZUARE DUKE MARE LEKE ME SEKSERE KJO ESHTE TURPI I KESAJ DREJTESIE..