Policia po heton djalin e Isa Mustafës

3 Dhjetor 2013, 11:31Rajoni TEMA

Përpjekjet joligjore të Arben Mustafës për të siguruar vota për të atin e tij për kryetar të Prishtinës, ka gjasa ta fusin në një proces penal atë.

Policia e Kosovës është urdhëruar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që të grumbullojë informacione lidhur me videon e publikuar në KTV, në të cilën shihet djali i kryetarit në largim të Prishtinës, Isa Mustafa, dhe këshilltari i Grupit parlamentar të LDK-së, Shpëtim Haziri, duke i bërë ofertë një adoleshenti që të bëhet me LDK-në dhe të ndikojë edhe tek nxënësit e tjerë në shkolla për ta votuar Isa Mustafën.

Nxënësi i gjimnazit “Sami Frashëri”, që është kryetar i të rinjve të shkollës, madje dyshohet se është kërcënuar me jetë nëse publikon informacione nga biseda që ka pasur me Hazirin dhe Mustafën./KD

1 komente në “Policia po heton djalin e Isa Mustafës”

  1. bregdeti says:

    O,cna cuditet!kjo pune behet hapur ketu ne shqiperi,madje socialistet i kemi pare ti kapin njerezit dhe prej krahesh ti cojne me votue…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje