Inva Mula: Ja pse kërkojmë mëshirë për Nazime Vishën

4 Dhjetor 2013, 19:42Politika TEMA

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, iu bashkëngjit një nisme të shkrimtarit Ismail Kadare për të kërkuar mëshirë për Nazime Vishën, e dënuar për vrasjen e Fiqiri Muçës.

Vetë Inva Mula ka shpjeguar se pse u bë pjesë e kësaj nisme.

“Unë në fakt duke qenë se ndjek vazhdimisht dhe jam koherente me çdo gjë që ndodh në Shqipëri, ndoshta fizikisht nuk jetoj, por jam shumë sensible ndaj të gjithave situatave dhe ndaj çdo gjëje që ndodh. Edhe kjo çështja e Nazime Vishës ka qenë e njohur për mua dhe kam pasur mendimin tim se si ka mundësi që një çështje kaq e rëndësishme, një tragjedi kaq e madhe, një vajzë kaq e re, të bëjë një akt kaq flagrant. Ku duhet ta gjejmë vërtet zemërimin e kësaj vajze të re? Por kjo çështje, ashtu si çdo çështje në Shqipëri, që zgjat 2-3 ditë, ra dhe nuk u mor asnjeri me këtë vajzë.

Përpara pak javësh jam kontaktuar nga zonja Kadare duke më thënë që është marr një nismë për ta ringjallur edhe njëherë këtë çështje dhe menjëherë ajo u mundua të ma shpjegonte këtë çështje dhe unë i thash që mos ma thuaj se unë e kam ndjekur këtë çështje dhe më ka ardhur jashtëzakonisht keq që vërtet u shua dhe nuk pati asnjë jehonë.

Unë mendoja që për këtë rast, për çështje kaq të forta, ne duhet të reagojmë dhe reagimi i shoqërisë shqiptare do arrijë të sjellë vërtet, do arrijë të krijojë që me anë të forcës së shoqërisë, me anë të forcës së opinionit, me anë të forcës së intelektualit shqiptar, të bëjmë diçka që këto ngjarje të mos ndodhin më.

Më vonë lexova letrën e mëshirës që Nazime Visha i drejtoi gjykatës dhe i kërkon të shpjegojë aktin e saj. Nëse e lexoni me vëmendje, do shikoni që është një letër ku do të kuptojmë më shumë se ç’ka dashur të thotë ajo.

Aty flitet për pjesën e vështirë të prindit, të rrethanave të vështirë familjare që ka kaluar kjo vajzë, për ndodhitë e tmerrshme të jetës së saj monotone, dëshiroj që askush të mos i provojë.

Tani, pyetja është: Nëse Nazime Visha do të kishte një derë ku do të trokiste, struktura që marrin në mbrojtje vajzën shqiptare, adoleshenten shqiptare, fëmijën e përdhunuar, a do të arrinte ajo deri në këtë pikë?

Ne, nismëtarët e kësaj letre, me anë të kësaj letre ne nuk bëhet fjalë të gjejmë se kush është fajtori, me këtë do të merret drejtësia, por ndodhemi përpara një fakti që ka ndodhur dhe është marrë një jetë, shoqëria shqiptare duhet të merret me fenomenin se përse ka ndodhur dhe ne duhet të ndërgjegjësohemi se kjo shoqëri duhet të ketë një perspektivë emancipimi.

Ne akoma nuk e kemi marrë përsipër ta bëjmë një gjë të tillë. Këtu nuk bëhet fjalë për vajzat e Tiranës, të cilat shpresoj duhet të jenë të emancipuara dhe të mos kenë këto probleme, nuk flasim për familjet e strukturuara, por flasim për një realitet të tmerrshëm të shoqërisë shqiptare, atë që ne nuk duam ta njohim, ose nuk duam të hedhim sytë për fshatrat që nuk ndodhen shumë afër Tiranës dhe ndodhin këto gjëra të tmerrshme”./ep

25 komente në “Inva Mula: Ja pse kërkojmë mëshirë për Nazime Vishën”

  1. Lexuesi h says:

    Po mir moj artiste,te vjen gjynaf.
    Po per te vraret e 21 janarit nga shteti ,fukarenj me dur ne xhepa,a te vjen gjynaf?
    Po per fmijt e gerdecit qe u hodhen ne ere nga sal&co.?
    Po per gjemen qe i ka bo sala ktij vendi s ke ndonji fjal?

    1. X says:

      O Lexus o i mjere pse me hidhesh dege me dege??

      1. petrit says:

        sipas Emerit rritet dhe fati

    2. Gjergji says:

      Per 21 janarin or mik, kerkoi llogari Rames dhe Metes.
      Qenke shume i trashe kur ngateron 21 janarin me pedofiline, shrytezimin seksualiaht te te mitures Nazime.

      1. Bekimi says:

        Ajo ka vrarë dhe është dënuar.
        Nëse ka vend për rishikim të gjykimit apo shqyrtim të dosjes, ka një gjykatë apeli.
        Kështu, për çdo njeri që dënohet, doemos që gjenden edhe fajtorë të tjerë pa emër, si: Shoqëria, kultura, interneti, televizori, (pa) drjetësia, etj. Dhe kështu, asnjë kriminel nuk do të vuante burgun.
        Pra, edhe vrasësja Nazime Visha, duhet të dalë nga burgu?
        Jo, jo.

    3. petrit says:

      ne shqiperi ne pergjethsi te rrahin shpatullat ne qofte se perdhunon 1 femer, ose e vret si Akili me spat.

    4. edi rama says:

      Lexuesi h! Jam shume dakort me ju. Si mund ti vije keq, kur i jati i Inves- pasi u dend nga qeveria Hoxha, u be fans i kriminelit Berisha dhe me te kapen majat si nga ana ekonomike ashtu edhe per te bere bla bla bla. Keto qenie “artiste-sh” jane klane te deshtuara, qe vazhdojne si brenda ashtu edhe jashte vendit duke bere heroin me qellimin: per te kthyer ne pushtet ata njerez qe Shqiperine e fundosen deri ne pafundesi.

  2. robert says:

    Kjo ceshtja e Nazmijes e meriton te perkrahet nga ndonje organizate bamiresije ose OJQ.
    Por te merren me kete problem mikroskopik “kokat e kombit” ne nje kohe qe vete shqiperia eshte e shkerdhyer dhe e perdhunuar me keq se nazmija.
    shqiperia digjet dhe inva me rusofonet e tjere krihet…

    1. Ate thuj lol .Dhe cer’o mo e keqja kjo Nazmija e ka bo nga qejfi lol !
      Ktu nuk jam tu m’klik hic mu ky senzibilizim e grupit te kokave .
      Hipokrizia ne nivele t’knoqshme .

      1. Tirona says:

        Nese kjo ‘Artiste” paguan miljona dollare per ta liruar kete kriminele , jom dakort qe ajo te lirohet.

  3. Fatmir mehmeti says:

    O shqtar. O rrace me komplekse seksualiteti. O meshkuj qe spiunoni motrat tuaja kur bejne dush dhe me trapin e ngrehur dilni per me perdhunu ndonje minorene… Ky eshte lnesethelbi . Dhe nuk ka gje me te rendesishme se kjo. Nese ti apo yt ate deshironi me shkerdhy motren temde ajo ka te drejte tju bvrase te dyve

    1. edi rama says:

      Fatmir! Po ti cfare rrace je, se po me ben pershtypje qe flet nje shqipe per te ardhur keq???Apo je edhe ti me zerat e rinj nga emigrimi?

  4. mali says:

    sKA PAS FAJ E GJORA, SE QFAR BISHA JEMI NE SHQIPETARET VEQ LIGJI I PUSHKATIMIT NA JEP MEN! Ku jan kengetaret tona: tuna, qili, ami, fjolla,roza, nora, vlora, sorra,… etj

  5. Bruins says:

    Bravo Ivna,
    Gjykatat ….?? Pyetjet qe shtron Ivna a duhet ti bente gjykata?
    Gjykimi ka qene thjesht teknik dhe pa shqyrtuar asnje rrethane tjeter qe e solli krimin. Fatkeqesisht gjykatat tona shohin paret dhe jo te bejne gjykim te pjekur ose te pakten ta mendoj e pak me thelle sikur ti ndodhte femijes se gjykatesve.
    Po avokatia??
    Po organizatat e grave??
    Po opinioni??
    Te gjitha keto duhet te jene pjese e RIGJYKIMIT.

  6. GOGOLI says:

    Si urnoni mor zoterinj qe sjua ndika hic per kete vajze. Po akoma spo e kuptoni qe duhet te behet dicka sebep, si rasti ne fjale qe te dalim atje ku thoni ju,qe eshte shkaterruar gjithcka ne kete vend dhe kryesori i ketij shkaterrimi total, mban vetem nje emer, sali ram sheqere berisha.

  7. milanisti says:

    bravo artistave u vjen keq per kriminelat ne burg te vdesi se atje eka vendin se per dashuricka dinte ajo dhe tani kerkon meshir per te mar nisma jam dakort po per njerez te pa fajshem qe ikin nga kjo jet per dit dhe pa patur asnje fije fai dhe ti themi shtetit se dhe ne kemi te drejtat tona dhe ai qe eka vendin ne burg te vdes atje kurse ai qe jeton jasht te jetoj ashtu sic e meriton zonja inva

    1. Fatmir mehmeti says:

      O milanisti, hajde ti fusim nje te pallume motres tate se anjo eshte vajze e shtruar, jo kriminele. Ajo sdo na vriste, dhe ne do jetonim te lumtur.

      1. edi rama says:

        Fatmir! Pallo motren tende, se e e ke me afer, kaloje edhe ketej nga PeDe-ja, se vetem per ate pune shquhen. INCEST! Plehre e ndyre! Per te bere sex dhe per te kerkuar leket e atij qe vrau dinte ajo, e dinte shume mire qe ishte edhe burre shtepie dhe prind femije. Po njerez si ty e katandisen Shqiperine e mjere keshtu.

  8. mirel drejtesia says:

    ai ishte nji krimnel qe dhunonte nji femije.Ai morri ate qe meritonte…….

  9. Lex says:

    Lexo komentet Lex dhe bindu cfare injorantesh ka Nana Shqipni! Injorante PA VIZA! Por enigma mbetet: si behet qe dy gjeni si Kadare dhe Inva, te flasin gjuhen e njejte (te ketyre komentuesve te shperfytyruar) SHQIPE?

    1. edi rama says:

      Gjeni! Gjeniu qe tha ne ’91 per emigrantet: iku jashteqitja e kombit, apo vajza e e Atij qe ne kohen e HOXHA-s ishte primar dhe kur erdhi maloku nga Vicidoli i doli krah per mijra krime?Ku ishim keta palo artiste????? Plehra te ndyra, nuk e kuptoni qe ju shporrem dhe pirdhuni bashke me Nazime-t dhe qelbesirat e tjera , se kush cenon ka te njejtin fund. Ne koken tuaj , qe perkrahni Nazime Visha-n.

    2. edi rama says:

      Lex! Gjeniu KADARE qe tha ne ’91 per emigrantet: iku jashteqitja e kombit, apo vajza e e Atij qe ne kohen e HOXHA-s ishte primar dhe kur erdhi maloku nga Vicidoli i doli krah per mijra krime?Ku ishiN keta palo artiste KUR MALOKU VRISTE DHE PRISTE SI TI DONTE QEJFI-KETE POPULL????? Plehra te ndyra, nuk e kuptoni qe ju shporrem dhe pirdhuni bashke me Nazime-t dhe qelbesirat e tjera , se kush cenon ka te njejtin fund. Ne koken tuaj , qe perkrahni Nazime Visha-n.

  10. Islam says:

    Inva me habiti me paaftesine per tu shprehur ne shqip. Se kjo edhe burrin e ka kosovar. Habi ! Mundesia tjeter eshte qe ja kane shtremberuar theniet.

    1. Danja says:

      Inva shprehet ma mir kur i hyp “skenes”lart
      nders isa & gagameli agolli kur flen gjym

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje