Rama: Ngjarja e Durrësit, kambanë alarmi për të gjithë

4 Dhjetor 2013, 11:17Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë të Durrësit, ku një adoleshent u ekzekutua brenda në ambientet e shkollës së mes profesionale të Shkozetit.

Në një njoftim zyrtar thuhet se Rama e cilëson këtë ngjarje si një kambanë alarmi për të gjithë.

“Kryeministri është informuar sot rreth ngjarjes së ndodhur në Shkozet të Durrësit ku një i ri ka humbur jetën. I keqardhur për lajmin, Edi Rama shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e djalit që humbi jetën dhe i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm dhe Ministres së Arsimit të shkojnë në vendngjarje për tu siguruar që të afërmit e viktimës, studentët dhe mësuesit të kenë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e nevojshëm. Kjo ngjarje tragjike është një kambanë e fortë alarmi për të gjithë, qeverinë, trupat mësimore, prindërit, shoqërinë në tërësi. Kryeministri ka kërkuar të bëhet një hetim i plotë dhe të njihet me të gjitha faktet, në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme që ngjarje të tilla të mos përsëriten,” thuhet në njoftim./ep

41 komente në “Rama: Ngjarja e Durrësit, kambanë alarmi për të gjithë”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Shkurtoni policet,vendosni rojet ne shkolla,te cilet i ka shkurtuar qeveria Berisha !

    1. adi says:

      Duhen mbledhur me patjeter armet. Me kete popull me penalti qe kemi ne do vazhdojne te shkaktojne probleme vazhdimisht. Gjithesesi eshte faji i policise qe nje ngjarje e tille ndodhi, pasi nje person nuk mund te shetise i qete rrugeve me kallashnikov dhe te hyje dhe neper shkolla i armatosur pa e penguar njeri

      1. dorjeta says:

        E tmerrshme cfare na degjojne veshet cdo dite ketu tek ne…
        Te gjithe jane te armatosur qe nga 97 dhe pa u carmatosur popullsia nuk kemi per te qene te sigurte, megjithe punen e shkelqyer qe po ben policia e shtetit.

      2. myslymi says:

        E kane humbur fare toruan njerezit, duhet shume pune psikologet e shkollave te merren me nxenesit, se ato vetem figurojne si emra per te marre rrogen ne shkolla dhe jo se bejne konsulta me nxenesit.

      3. greiss says:

        Eshte vertet nje moment shume i veshtire per ne, sepse tranzicioni qe po kalojme, 8 vite qe njerezit kane bere c’kane dashur, kane vjedhur e kane vrare, dhe s’jane denuar asnjehere, policia e shtetit qe ka qene teresisht inefektive, ne kete menyre te gjithe kryejne vepra penale se eshte kultivuar kultura e pandeshkueshmerise.

    2. Natasha says:

      E vertete, le te jete nje kambane alarmi. Shkollat jane ne dite te hallit. Te shpresojme per reforma te mira qe shkollat te japin perseri dije dhe jo anarki.

      1. Albnr1 says:

        Po Natasha ne je ajo qe te njoh une, duhet mos e bezdis tjetrin pa shkak, duhet mos e pengu tjetrin ne rrugen e tij, mos engacmo te drejtin dhe ruhu nga zemerimi i te drejtit. Ne nje shtet jo formal vtgjyqesia nuk eshte e drejte eshte detyre…

        Nuk eshte e para here, ka ndodhur ne Japoni kur specalisti me i afte pasi e larguan nag puna dli me nj short gun e rrezoi shkalleve gjysmen e stafit, gjithashtu ne amerike nje profesoreshe e Harwardit pasi i syprimuan punen me nje pushke te gjate i msakroi “koleget” e saj te nderuar.

        Durresi eshte fillimi…

  2. ibarhim says:

    Ke te drejt-sa me shpejt te te qerojne aq me mire behet-ti o pis qe liron te burgosur me leje,lejon vrasjen e nxensve ne klase,shemb pallatet me leje,baben e tahirit e shpalle te pa fajshem.ti lejon me keto urdhra: beni qfare te doni,vrisni,shembni shkerdhehuni etj.kokepalre hesapi kur ke pun me hajna me ze dhe figure.

    1. xhixhi says:

      o ibrahim,zoti te ka ngaterruar vendet e kokes me te bythes,po e sheh boten upside-down,

    2. skelari. says:

      IBRAHIM…. shkiti nga shkallet nje plake tek pallati im. shtoe edhe kete tek komenti se te duhet si material kunder qeverise qe po vret popullin e saj.

        1. abc says:

          Pse quhet ashtu se thote ate qe mendon? ndihmojeni ta kuptoje ndryshe!!

    3. Basha i Gjetajve says:

      Pashai: Ibrahim !
      Ibrahimi: Urdhëro Pasha !
      Pashai: Të dhjefsha tullën !
      Ibrahini: Evalla o Pasha!

    4. @Ibrahim says:

      5 qe dhe 3 pende!

  3. popull says:

    Edi Rama urdheroni policine e shtetit te arrestoje gjithe personat ne kerkim te shkurtohen nga puna ata police qe nuk kryejne arrestimet e gjithe personave ne kerkim neper qarqet perkates,Eshte nje moment shume elikat per kombin dhe shoqerine Shqiptare policia nuk vepron duke qene se di cdo lloj levizje ne nje popullate kaq te vogel.,Qeveria juaj ka nisur pune te mbare teorikisht por rregulli eshte i njejti me periudhen Berishiane.

  4. eda says:

    Z. Rama.Eshte vertet nje ngjarje e rende ajo e Durresit, por nuk arrij te kuptoj se perse Pd-ja largohet nga komisjoni i ligjeve. Cfare lidhje ka kjo. A nuk po e kuptoni qe ata kerkojne alibi? Ata gezohen per gjera te tilla? Ata me ata dy kryetare qe kane jane te pameshirshem dhe po punojne qe si e si te krijojne kriza te paqena.
    Tregohuni shume te kujdesshem se jane te tmerrshem, ku edhe mund te sajojne incidente te frikshme, pasi e kane brenda edhe zv.e Gazidedes qe ti po e mban ne krye te SHISH.
    Mos u sill shume perendimor ne nje shtet tipik feudalo-oriental.

  5. Uji i ftohte says:

    Ndaloje vokabularin e paraardhesit,fillo urgjentisht me pune,mos u merr me ish qeverine sepse ajo e mori pergjigjen me 23 qershor,mandatin tuaj nuk e arsyetojne shprehjet e perditshme monotone,,arka eshte bosh,shteti eshte rrenuar,…,,

  6. Plaka says:

    Duhet urgjentisht te kthehen Policet neper shkolla dhe gjate orarit te mesimit pse jo dhe disa prinder qe jane dhe pa pune te rrine se bashku me policin e shkolles per mbarevajtjen e rregullit gjate orarit mesimor. Ku shume prej prinderve rrine gjithe diten kote neper kafene dhe meren me politike,do te ishte nje ndihme shume e madhe dhe ne edukimin e nxenesve.

  7. dada says:

    Pse nuk merret nje fushat nga policia kontroll banesash te te gjithe shqiptareve per arme . po ta nisi nga banesa ime.

  8. erjon says:

    O zoti kryeminister !
    Per keto probleme te jashtezakoneshme qe ka Shqiperia ,politikaneve dhe qeveritareve tane nuk duhet ti mjaftoje kohe as per te ngrene buke e jo me te me shtrohen neper klube e restorante me menu ekzotike.

  9. roza says:

    Fatkeqesi e madhe humbia e nje te riu ngushellime familjes. Nje nga arsyet sepse te rinjte tane i zgjidhin konfliktet ne kete menyre une mendoj se nuk kane asnje motivacion per te ardhmen e tyre.Arsimi bashkekohor, ulja e varferise mendoj se do zbusnin kete fenomen, gjithashtu u bej thirje nenave qe rrisin adoloshent te krijojne nje ambient familjar sa me te qete.

    1. Albi says:

      Nuk eshte koha per programe afatmesme e afatgjata . Jemi ne gjendje te jashtezakoneshme ose emergjence ne lufte ndaj krimit , korrupsionit , papunesise , reformimitt te drejtesise e me radhe nuk kane ne mbaruar punet qe duhet te bejme te gjithe se bashku per te pastruar nga KRIMI , INJORANCA ; VARFERIA , PLEHART E TE GJITHA LLOJEVE ,por prioriteti eshte JETA E NJERIUT . Pranadj Z. Kryeminister mblidh kokat me te mençura e me trimat , leri pak menjane teorite e “te drejtat e njeriut” si ato ne Zvicer e Norvegji . Pershtat ne realitetin shqiptar allaberishian ,cdo hap qe hedh .TE UROJ SHENDET E FUQI .

  10. analist says:

    Lere shfaqjet teatrale dhe fjalimet e bukur e pozat televizive e shtrengoju punes se nuk po ben asgje te ndryshme nga paraardhesi se edhe ai ngushellonte familjet dhe thoshte do merren masa,nderkohe qe ju thoshit se krimi ka kapur shtetin!
    Krimi ka kapur dhe perpir shtetin dhe askush nuk e lot as gishtin,as ti e te tute rilindas.
    O nuk ta mban or zoteri,te jesh shtetar duhen bole e ti i ke ato per te mbajtur fjalime e hartime.
    Na çave veshet me drejtesi,gerdec,21 janar e bla-bla-bla. He pra, a ta mban te prekesh Berishen dhe rrethin e tij?

  11. Rudina says:

    Edhe tani pas 100 ditesh te qeverise Rama, fajin e ka Berisha?

    1. Jo Berisha nuk ka faj. Faj ka jot eme dhe yt ate qe kane rritur nje idiote si puna jote.

  12. Zeneli prej Shkozeti says:

    Kronika e nje vrasje te paralajmeruar.

    Zoti kryeminister. Kjo vrasje mund te kishte ndodhur edhe me pare kur mendon se ne krye te asaj shkolle eshte nje drejtor injorant,lepires i çdo qeverie dhe qe merr leke per çdo nxenes qe rregjistron ne shkolle.Ne krye te konviketeve te shkolles me 500 nxenes, ne vend te nje autoriteti psikolog e pedagogjik, kryetari bashkise Vangjushi emeroi si administrator shoferin e komunales se bashkise, kujdestaret e konvikteve jane ca horra qe jua marrin leket prinderve dhe nxenesve jo nga dora, por nga xhepi. Konviktet jane nje ferr i vertete per nxenesit. Para pak muajsh aty u theren me thika e leva nxenesit dhe nuk foli kush, po autoritetet u kujdesen qe te mos behet publike ngjarja. Perdite ka sherre midis nxenesve, ndersa personeli arsimor i shkolles eshte indiferent. Oborri i shkolles eshte tjetersuar me ndertime te gjithfarellojshme me e pa lejen e bashkise dhe hyn e del kushdo. Mblidh rripat e shtetit z. kryeminister se ke tre muaj qe ben konkurs per nje drejtor arsimi dhe ne fund ne vend te nje autoriteti te arsimit emerohet nje farefisi i ministres, larguar per pa aftesi nga DAR ne durres para tre vitesh.

  13. Ardit says:

    ky tip duhet te behet shembull duke e futur ne burg dhe ti jepet denimi burgim i perjetshem.Vetem ne kete menyre mund te frenohen keto krime te kesaj nayre.Sa per ate qe ka faj qeveria i bie qe ne Amerike per cdo krim qe behet ,dhe aty vriten jo nje por me dhjetra ne klasa apo kinema apo vende te tjera publike ,qeveria te jape doreheqjen?!!?
    Qeveria sic thashe ti jape denimin me burg te perjteshem panvaresisht nga mosha .

  14. justi says:

    Ngushellime familjes per fatkeqesine e pamase! Zoti Kryeminister! Jeni shume pak i informuar se cila shte gjendja qe te kane lene kudo po me shume ne policine e shtetit. Ngjarja e rende sot nuk eshte vetem per ate familje po per gjithe shoqerine, per cdo familje. Ndaj te gjithe duhet te kontribuojme per ta permiresuar kete gjendje duke kuptuar se jeta iken nuk kthehet, se arma eshte prolluar per te vrare e jo per gje tjeter, po me e rendesishmja eshte te kuptojme se nuk vret arma po njeriu qe e mban, perdor ate si mjet te pare per zgjidhjen e cdo problemi ne shqiperi. Nuk vuan shteti per polici zoti kryeminister po policia per shtet qe ta mbeshtese, ta inkurajoje e ta perdore ne funksion te misionit te saj. Zoti Kryeminister! Sot policia ka shume nevoja po me kryesoret po mundohem te ti listoj:
    1. Vullnet politik
    2.Mbeshtetje logjistike e financiare pasi levizshmeria dhe reagimi lene per te deshiruar jo per faj te saj
    3.Policia e shtetit nuk eshte vend punesimi per askend, po nje sherbim qe profesionistet pa parti po me bibel ligjin e bejne, nuk eshte vend ku duhet patjeter te shperblehen njerez po ku profesionistet te marrin pergjegjesi, nuk eshte institucion ku zevendesohen titullare nga zona “V” me titullare nga zona “TJ”.Nuk eshte institucion qe po nuk njohe njeri dhe mund te ikesh fare, nuk eshte institucion ku 4-8 vjet punon e pastaj pushon per tu rikthyer si qytetar ndoshta jo per faj te policeve
    4. Pastrojeni policine nga te keqiat duke filluar nga partiaket, te paaftit, dhe gjytyrymet qe asnje shprese nuk te japin, shqiperia ka potenciale te jashtzakonshme ne berjen e nje policie model e jo te arnuar si gjithnje
    5. Korrupsioni i shoqeruar me paaftesi,nepotizem e krahinizem e ka te paracaktuar fatin me deshtim te garantuar.
    6. Punet e policise jane te lidhura dhe me institucione te tjera qe padrejtesisht cdo gje e presin nga policia, pavaresisht se te keqiat e tyre pjellin krim dhe antiligjshmeri cdo dite.
    7. Vertet eshte emergjence po jo sa mos te dallohet i ziu nga i bardhi. kesaj gjendjeje i duhesh vene emri e jo gjithmone te gjithe jemi bashkfajtore. Policia dhe punonjesit e policise jane njerez qe punojne me rrisk e rrezik ne cdo moment, me njerez te ndershem e shume profesioniste qe jo pak kane sakrifikuar, po asnjehere e per asnje rast nuk eshte bere ndonje analize ku te dalin pergjegjesite e te metat e te percaktohen rruget per te permirsuar gjendjen e performancen ne sherbim te qytetareve e jo ne sherbim te pushtetareve.
    Me bindjen se me e mira ka per tu bere per kete vend, e se rasti i sotem qofte i fundit, familjes dhe nje here i shpreh ngushellime, e Ju suksese ne kete vend ku paligjshmeria eshte kthyer ne norme e ligji i te fortit e te pasurit ne rregull qe duhet nenshtruar. Me besim

  15. Gramoz says:

    ESHTE NGJARJE TRAGJIKE VRASJE TE RIUT NE SHKOLLE ,POR ESHTE E PAFALSHME SHKUARJA E DEPUTETEVE TE PD NE FAMILJEN E VIKTIMES KU DUHET TI LIHET POLICISE TA ZBARDHE NGJARJEN ,KJO ESHTE VRASJE ME PARAMENDIM MUND TE KETE PROBLEME ASMERIE KU DY TE RRINJTE JANE NGA VERIU ,POR DUHET TE KAPEN BASHKEPUNETORET E AUTORIT TE KRIMIT ,DUHET AKSION PER MBLEDHJEN E ARMVE NEPER SHTEPIRA..

  16. kevinjon says:

    Kur ishe me te drejte ne Opozite o Kryeminister i ahengjeve e darkave me salltanet fajin e kishte Berisha, sot qe i hype kalit me vota te blera na qenka faji i Shoqerise. Po ti vete nuk ke faj kurre?

  17. MESUESI says:

    Ngjarje shume e rende,po jo e para. Kane ndodhur edhe me pare. Ka ikur sensi i dashurise per shokun. Eshte kultivuar ndjenja e hakmarrjes e “trimerise” ,e unit te te fortit. Nuk mbahet co rregull me polic.
    Ne radhe te pare duhet te ngrihet populli ne kembe per te zhdukur armet nga duarte e njerezve. Kete e ka ne dore me shume familja se sa shteti. SHoqatat jo qeveritare ,te cilat marrin fonde e qe dihen se ku shkojne ,duhet te vihen ne pararoje te kesaj pune. DUHET TE NA UDHEHEQ MOTOJA : 1. Te zhdukim armet nga duarte e popullit civil!
    2. Vdekje e armeve ,jete te gjate njerezve!
    3. TE pa meshirshem per ata qe mbajne arme zjarri pa leje,si dhe arme te ftohta!
    4. SHTETI ( POLICIA, GJYKATAT,PROKURORIA ) NE KEMBE NE MBESHTETJE TE ZHUKJES SE ARMEVE NGA POPULLSIA CIVILE
    5 .ARMET JANE ARKIVOLE NE SHTEPI.
    BABALLAR,NENA E MOTRA,VELLEZER E TE RINJ E TE REJA COUNI NE KEMBE PER TE LARGUAR ARMET NGA SHTEPITE E DUARTE TUAJA ! ATO SJELLIN VETEM VDEKJE. SHTET, FORCO E ZBATO LIGJET!

  18. quebec.canada says:

    Ngushellime familjes.Te gjithe komentojne qe fajin e ka policia e qeveria jam dakord qe nje pjese te fajit e kane ata por cila qeveri ajo qe armatosi gjethe popullin apo cila.Problemi eshte shume me i rende se kaq,sepse nje pjese e mire e popullsise vazhdon te jete earmatosur.Po familja a ka faj ne edukimin e femijve apo i bejne instruksion per perdorimin e armeve,ku e gjeti kallashnikovin 15 vjecari.Ky nuk eshte i vetmi rast,prandaj qeveria duhet te beje ligje qe poseduesve te armeve pa leje te denohen jo me pak se 10 vjet cilido qofte ai dhe rezultatin do ta shikojme ne nje kohe shume te shkurter.

  19. kalaja e krujes says:

    Z kryeminister ……………ktheheni gjithe llumin nga erdhi …katundaret ekan vendin ne katund ,afer dhenve dhe dhive,,kushh ka ber pashaportizim pas viteve 90 ,,,te gjithe te kthehen andej nga erdhen .

  20. gimi says:

    thuaj tani o mero qe e ka fajin saliu……..keto jane kembana alarmi.qeveria toleron dhunen qe te trembe popullin.kjo eshe mtoda e neodiktaturave.por ju mor te mjere skeni pare asgje akoma

  21. era says:

    Te dale ligji qe kush mban arme pa leje (VETEM SE I MBAN)te denohet me 25 vjet burg. Te behen kontrolle te herpashershme neper shtepi, dyqane e kudo ku ka dyshime se ka arme.

    Kjo do kufizoje shume krime te kesaj natyre.

  22. timo says:

    97 e Saliut do të vazhdojë të vrasë pas vdekjes së tij politike por edhe pas asaj fizike. Mallkimi i të gjithë familjarëve të viktimave rëntë mbi të.

  23. Fierakja says:

    Po, per kete histeri dhune qe na ka mbuluar Fajtor eshte Saliu me talljen e tij per forcen e Ligjit… Ai eshte I pari qe kadhunuar ligjin dhe te gjithe larot e tij qe e kane shkelur ligjin nuk jane ndeshkuar..Politikanet e kallepit te tij qe jane pasuruar ne kurrizin tone duke abuzuar me pushtetin (qe here e kane fituar me vote e here e kane vjedhur) dhe qe nuk jane ndeshkuar dhe nuk po shohim qe te ndeshkohen.. Jaketa e kane fajin qe kriminelet gelojne ne kete mjegul qe ligji I kthyer ne lecke pa vlere nga saliu, nuk e shperndan dot..

    1. don johson says:

      Une te di ke semafori kurse ti o firakja ime me komenton tek tema,shpejt tek puna se o bo keq per leke.

  24. Dhe monologu vazhdon,cmenduria vazhdon,parla parla che sto cazzo ti sente.

  25. leo england says:

    Rendi nuk mbahet vec nga polocet, te gjithe kane pjese e tyre. Te jemi me te komunikushem me njeri tjetru, me kerkues ndaj pjestareve te familjes tons dhe me komunitetin. Do shikoni qe cdo gje vjen me mire. Nuk mund qe vec policie te kapesh kriminelin pa ndihet e gjithkujr nga ju.

  26. selmani says:

    Lexoj nga komentuesit kerkesat me te drejte per forcimin e disiplines shkollore e rruajtjen e teritoreve te tyre perse jo nga policia!Me behet qejfi gjithashtu qe u eshte hapur goja disa prinderve nen komente ku me te drejte i drejtohen kryeministrit te jete me trasparent e i shpejte per emerimet e çemerimet e drejtuesve perfaqesuesve te shkollave neper rrethe.Njekohesisht dua tu them ketyre prinderve mos kerkoni qiqra ne hell per tre muaj kur mender hengret m….t per 23 vjete!Eshte faji i kriminelit Sali qe degjeneroi e shkateroi ç’do vlere shqipetari,qe çthuri ne kete fare feje adoleshentet analfabete qe marrin shkollen me dorovitje parashe.Shqiperia ne fund te fundit eshte ne feudalizmin Berishjan akoma pavaresisht pallateve shumeateshe te ndertuara jo nga shoqeria por nga pseusopolitikanet qe i denuam per zgjedhje!Mos prisni qe ate qe ju dhjeu Berisha per 23 vjete tua laje kryeministri i ri i ketij vendi per tre muaj!Ai ka per detyre t’ju jape uje e shpelarjen bejeni vete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje