Kadare, Agolli e Inva Mula: Kërkojmë mëshirë për Nazime Vishën

3 Dhjetor 2013, 21:26Politika TEMA

Emrat më të njohur të letrave dhe artit në vend bëjnë thirrje për faljen e Nazime Vishës, e akuzuar për vrasjen e Fiqiri Muçës, me të cilin thuhej se kishte një lidhje.

Përmes një letre që u bë publike në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në News24, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Inva Mula, Luljeta Lleshanaku, Rudolf Marku dhe Tedi Papavrami kërkojnë të tregohet mëshirë për Nazime Vishën, e dënuar për vrasje. Ata apelojnë për falje të saj.

Pjesë nga letra

“Motivimi i kërkesës sonë ka si bazë arsyet humanitare që lidhen pikësëpari me moshën në të cilën shtetësja në fjalë ka konsumuar veprën penale për të cilën është dënuar, mjedisin problematik ku është rritur, mospraninë e shtetit dhe të shoqërisë atëherë kur asaj i është mohuar e drejta të ketë një adoleshencë normale.

Vitet e fundit në Shqipëri është vënë re një rritje shqetësuese e krimeve kundër grave dhe vajzave. Kjo klimë përveç që ndikon negativisht në imazhin e Shqipërisë, tregon se shoqëria jonë ka nevojë urgjente për një emancipim rrënjësor dhe për njohjen reale të të drejtave të gruas. Gjendjen shqetësuese e tregon edhe “Raporti mbi hendekun gjinor 2013” i World Economic Forum, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në Europë dhe në të 108-in në botë.

Gratë dhe vajzat shqiptare meritojnë një shoqëri të ndërtuar me idealet e larta qytetare të respektit të personit, të barazisë gjinore dhe të vlerësimit maksimal të rolit të femrës.

Në këtë rrebesh krimesh kundër femrës shqiptare, një adoleshente që ende s’kishte arritur moshën madhore, e shkatërruar psikologjikisht nga dhunimi personal dhe kufizimi e lirisë që kur ishte fare fëmijë, në kushte trysnie ekstreme dhe braktisjeje të gjithanshme zgjodhi rrugën më të gabuar për të shpëtuar nga mynxyra që i kishte rënë mbi krye.

Le të tregojmë një gjest mëshire duke e falur këtë vajzë që ka aq shumë nevojë për ngrohtësinë e vatrës familjare, për shkollim, për edukim qytetar, për ri-integrim në shoqërinë tonë. Dhuna që kjo vajzë ka pësuar që në moshën 13 vjeçare si edhe akti tragjik që ka kryer, janë dënim i mjaftueshëm për çdo jetë njerëzore”.

57 komente në “Kadare, Agolli e Inva Mula: Kërkojmë mëshirë për Nazime Vishën”

  1. Jam Krenar qe jam Shqiptar says:

    Bravo shume humanitare, fjale juaj ne vesh te perendise.

    1. Rroku i Druve says:

      Rudolfi do bente mire, qe ai vete, ti kerkonte falje Shefqet Kelmendit te cilit ne vitin 1984 i doli deshmitar ne nje gjyq politik, se paska thene se: “Gjergj Fishta eshte poet kombetar antisllav”. Me deshmine e Rudolfit, zoti Kelmendi u denua me pushkatim, qe me pas ju konvertua ne 101 vjet. Fati i Kelmendit ishte se nga proceset demokratike te 90-es u lirua nga burgu dhe sot jeton ne Gjermani. Ky pra, eshte “intelektuali” i madh Rudolf Mehill Marku, i vellai i Pipit te Pazarit !!! ?

  2. zea says:

    Meshire jam dakord. Por Inves i duhet te shpenzoje pak kohe te vije ne Tirane e te nxjerre ne rruge gra e vajza shqiptare siç u be perpara 20 vjetesh ne Amerike per LORENEN

  3. Korcari says:

    Kjo leter eshte si nje gjilpere ne kashte. Per shume arsye, 1 vendi jone pesoi nje trauma ne pergjithsi ku hajdutet e kriminelet dolen te fituar,2 Arsimi mbas 1990 vajti per lesh , Kultura jone eshte futja tjetrit me pare pa ta futur ai . Mentaliteti Dinjiteti Koshienca Arsyeja Ndershmeria gjithmone e me shume po ngjajne si fjale te huaja ne Shqiperi . Mbi njeriun e llogjikshem e te arsyetushem hidhen lloj lloj akuzash pa baze .vendi jone mendoj ku njeriu I mire quhet budalla dhe leshko ndersa I ligu capken I zoti dhe shkerdhate .

  4. Treviso says:

    Une pershendes mendimin e tre Yjeve te vendit, qe kerkojne meshire per vajzen e denuar per kriminalitet. Me shume se sa kan shkruajtur Yjet per kerkesen e bere, un nuk kam se çfar te shtoj.

    1. Per cilat yje e ke fjalen ti mer lol .
      Asnji nga kto qe te duken ty i tille smundet me qen kurr i till.
      SHqiptaret kane pas e do ken gjithmon probleme me fenomenet e natyres ,si gjithcka tjeter e cila ka te bej me jeten ne pergjithsi ,pranej edhe punet i kan hec ashtu booth nga cdo an.
      Jam dakord qe ngrihet zeri per dike ,por kto te tre ti vendosesh ne kandar dalin veze te prishme .Mesiguri pas gjith ksaj te ashtuquatures kerkes per meshir ,fshihet vet rehabilitimi treshes diskretituar dhe aspak ajo qe trumpetojn . Ky vend ka pas aq shume probleme dhe asnji nga kto “yjet” e bodrumeve nuk e qiti kaptinen jasht ne kohen e qenerise salixhihatiste qe shkerdheu ket vend ne cdo drejtim ,perkundrasi ju servilosen qe te TRE .
      Nuk kam ndermend te merrem me te tilla qokash,por do ishte mir qe te tilla hiperbolizma do duhej ti kursejm sa i takon ktyre te treve ,sepse jemi duke injoruar vlerat e verteta dhe inteligjencen shqiptare e cila nuk ha bar si partia frymezonte. Gjeten edhe vend te falen lakejt pfff

  5. ona says:

    Jo meshire ,per mendimin tim kjo vajze duhet te dale e pafajshme.

    1. murrizi says:

      Nazmija vrau nje kafshe dhe per kete duhej te denohej..si gjueti e paligjshme.! Por mbase mund te denohej maksimumi nje vit per armembajtje pa leje..por edhe kjo te shifej mire per kushtet e saj psikike.!Gjykate e felliqur..shtet i korruptuar dhe shoqeri qe nuk meriton te bashkejetoje me njerez por me kafshet e malit.! Edhe dhija mbetet shterpe dhe nuk shkon ke cjapi i tufes dhe anasjelltas.! Perdhunuesi dhe perfituesi ndaj Nazimes nuk meritonte te varrosej..por ta shqyenin qente e rruges e te rrimorqohej pas nje karroce plehrash.! Nazmija meriton lirine..!

  6. Financieri n says:

    Solidarizohem plotesisht me kerkesen e disa personaliteteve te vendit tone per lirimin nga burgu te Nazime Visha.Kushtet e vrasjes se atij krimineli duhet ta favorizojne . Organet kopetente duhet ta falin. Jam nje nene dhe qe ne momentin qe e kane denuar ate vajze me eshte dhims.Drejtesia tregohet e ashper me nje vajze fare te re qe u vetmbrojt , pa perkrahje dhe le te lire kriminelet e vertete. Bej thirje te bashkohemi me kete kerkese qe Nazimja te filloje te integrohet si gjithe moshataret e saj.

    1. Natasha says:

      Nje gjest shume humanitar. Ka lindur nje reze shprese per kete grua me kete perkrahje. Te mos shuhet kjo shprese….

  7. A says:

    Ne nje shoqeri te emancipuar, te qyteteruar nuk duhet te neperkemben te drejtat e njeriut kur ato shkelen.
    Jam plotesisht dakort qe NAZIME VISHA te lirohet nga nje vendim krejtesisht i padrejte nga gjykatat, ne nje kohe gjithefare maskarenjesh levizin neper hapesiren shqiptare pa problem.
    Prandaj i bej thirrje Kryeministrit aktual EDI RAMES, Ministrit te Drejtesise NACO, te marrin masat per lirimin e saj dhe te integrohet ne shoqerine e vertete demokratike dhe te civilizuar.

  8. nick says:

    vajza eshte e pafajshem . nxirrni kete engjell dhe viktime te kohes dhe te rregjimit masaker nga burgu.zoti e ndihmofte kete vajze qe jeta e saj ju shkaterruar qe ne moshe 13 vjece.drejtesia shqipetare e denoi sepse skishte njeri te paguante leke per kete.nxirrni foshnjoren nga burgu se eshte turp te qendroje ne burg me keto rrethana dhe me kete shtet te felliqur qe u rrit ajo

  9. petriti says:

    nuk jane mire keta njerez…ftohti i jep keto pasoja tek pleqte…o Ilo(ismaili/kshu i bie ta therrasim tashi,pas kesaj), po sipas kesaj qe thoni ju gjithe ato adoleshente qe keni q..e ti me Dritin(Driteroin) duhet tju kishin vrare nja 100 a 200 here deri tashi…thirrini mendjes dhe futini kembet ne uje te nxehte para se te flini se do mesoni si kac islami…

    1. Komiti says:

      “Petriti”? Nëse komentuesit kërkojnë ndonjë antishqiptar fare kollaj/ai je ti mor paçavure! Tu shoftë fara! Për me tepër ja u di dhe emrin e vertete dhe email-in! Vazhdo se ne komitët e kemi shume qejf “sojin e antishqiptareve”…!!!

      1. petriti says:

        Kaci po mos u nxef or burre se per te miren tende e kisha.Ke dhe 20 vjet deputet nuk e toleron mendimin e lire keshtu. Nuk eshte mire keshtu.

  10. vlora says:

    Per kriminelet s’ka meshire. Ju o njerez ngaterroni simpatine qe keni per kete vajze me drejtesine.

    Kjo vrau nje njeri dhe per kete duhet te vuaje denimin qe meriton. Kur ti vije koha per falje le ti zbresin ndonje vit per meshire.

    Keta tre te mesipermit kerkojne raste te tilla per te prure vemendje tek vetvetja. Pse nuk vene nga 2-3 dite neper shkolla dhe universitete te ndihmojne femijet te shkruajne e te lexojne? Kur ishte here e fundit qe dhuruan ndonje lek per bamiresi?

    Per dengla e per te shitur mend jemi te gjithe ne shqiptaret, por per pune dhe kontribut te gjithe zbythemi.

    1. Arli says:

      Ligjet ne Shqiperi nuk jane ne rregull. Ne vendet e tjera nuk denohesh kur vret per vetmbrojtje. Kjo vajze vrau nje pedofil qe nuk i shqitej per disa vite duke qene i martuar dhe me femije. Ky me siper e quan vajzen kriminele dhe pedofilin engjell. Do te vini pak moral ju ne Shqiperi apo jo. Njeriu nuk rron vetem per te ngrene dhe per te dhjere, dreqi e marte, duhet edhe morali.

    2. Halimi says:

      Ajo u vetmbrojt, nga nje kriminel pervers. Do ish mir sikur te gjitha femrat ta kishin kete guzim. Do kish me pak femrate keqtrajtuara

  11. Uji i ftohte says:

    Eshte kjo nje kerkese renqethese,Shqiperia akoma ka njerez te medhenj,nuk kam koment me shume,i bashkangjitem kerkeses te ketyre njerzve te shenjte.

    1. No Partiak - No Party. says:

      Njerezit e “shenjte” jane shperblyer mer lal nga ky popull zemergjere e tolerant, me shume se sa meritojne.

  12. ARUSHA says:

    une e kam kerkuar para dy vitesh

    1. ARUSHA says:

      TE FALEMINDERIT EDHE UNE KESHTU MENDOJ

  13. Nji komb nuk mund te modernizohet,pa u qytetnu,e nuk mund te qytetnohet pa u kristianizu…

  14. XHINO says:

    ESHTE NJE RAST QE DUHET FALUR JETA E KESAJ FATKEQEJE

  15. deniel says:

    po ca eshte kjo fjale yje qe thote nji komentues per keta te tre qe gjithe jeten kane qene te kamur dhe se kane njohur vujatjen nji sek ca eshte kjo meshire qe kerkojne keta per kete vajzen.keta te shikojne te bejne per femijet e tjere sepse ka me qindra qe lypin rrugeve qe punojne qe jane te ndijuar ,kete te shikojne keta te bejne per keta femije.te kene turp qe tallen me kete vajze.

  16. Jeronim de Pata says:

    Jo mëshirë o shqiptarë të huaj!
    Drejtsi po!
    Kta,si njerz te letrave qe jane,duhet qe ato çka lexojn e studjojn ti marrin ne konsiderate.
    Kaq shpejt e harruan Migjenin E Madh kta,tek therriste se mjerimi nuk kerkon mshir,por te drejt!
    Dhe ajo vajza e mjere,tamam personazh migjenijan,sherohet vetem me drejtsi ne mizerbilitetin ku ka rreshqit.
    Por kta letraret e letersise enderrimtare ,imagjinues nobelash e cmimesh fisnikë,sic duket nga nji vesh i ndigjojn klithmat migjenijane,dhe nga veshi tjeter i qesin,si ata trenat e shpejte intercity ne stacionet lokal te provincave te largta,qe me shpejt dalin sesa hyjn ne stacionin e vetmuar.,dhe sa hap e mbyll syt gjithcka ishte si nje enderr,zhurma qe iken me ritem si prej fillimit te kohes,treni nxitues,dritat reklam.
    Meshir!Fjal e peshtir.Sidomos kur vendoset ne gojen e atyre qe asociohen me eposin e kreshnikve,Muji dhe Halilin,me qendresen epiko heroike te kshtjelles shqiptare ne shekuj,me kodin burrnor te nderit……

    Mëshir,mëshir
    Bërtet gjithkah malcija
    Më jep pak mëshir
    Shkapërdhehet shqiptarnija….

    Ah,se harrova.
    Sic duket bijt e shqipes,jan vetem ca lypsare te kategoris nderkombtare.
    A nuk esht kerkimi i azilit nji xhest lypsor?
    Dhe ke i huaji ama.
    Shkohet ke komshiu dhe i thuhet “me jep pak me honger se prindet nuk me japin dhe po des urije.”
    Ky asht kuptimi i azilkerkimit,ktij specjaliteti mbarshqiptar.
    Dhe azilantet vec rrugen e lypjes per meshir njofin,se s jan burra per me kerku e vendos te drejt.
    Pse shtet me meshir dhe lypje do bojm na?!

  17. ALBANIAN says:

    Kjo eshte zgjidhje e pjeshme. Kjo vajze ashtu si shume te tjera kane nevoje per mbeshtetje social psikologjike paavaresisht e denuar ose jo. Ne te kundert eshte humbje kohe edhe kjo leter.

  18. z says:

    o vlora po kjo vajze e pate nje arsye mor jahuu qe vrau ate bishe,
    po femra nuk ka mundesi te dhunoj nje mashkull,or plehra.
    -p.m RAMA duhet ta hudhe ne parlament ligjin denim me vdekje
    -dhunimet e renda t,i ule ne karrige elektrike 240v.syt te u dalin poqe ,dhe shurra te u hik te kembet.

  19. shtetari says:

    keta jane gjykatesit kanibale e shpellare te Shqiperise.

    Denojne gocen e mjere qe ne fund te funit mbrojti veten dhe i shpetoi shfrytezimit dhe nuk denojne kriminelet e Gardes!!!

    Zoti ju rafte ballit o kriminele gjykates.

  20. ore me vajzen te bejne cte duan edhe nese e lirojne mire do bejne se fundja vrau nje perdhunues.. po me kte ISMAIL KARADAKUN cdo bejme… se ky trapi eshte monster e komunizmit. ky plehra nuk donte tja dinte per dashurine e vajzes se tij dhe mire qe shkatarroi nje dashuri por.. shkattaroi dhe torturoi djalin qe vajza e tij deshi. dhe ai i shkreti vuan sot te mos qenurit si ne. por i semure sa ska me. dhe e gjitha kjo gje u shkaktua nga ai qe disa nga ju i thoni ” i madhi i letrave” pffffffff…… vetem i madh nuk eshte ai pleher!

    1. iliada says:

      Ky eshte popull degjenerat .
      Gjithcka bohet eshte thjesht siperfaqsore .
      Per smajlin ke sh te drejt ,si njeri eshte i ndyr sepse ka bo krim kunder atij personi .Po kush do me dit per ate te mjer te cilit ju mbyll jeta ,se dashuroj nji vajz ? Dhe kjo vajz rastesisht ishte goca e “te madhit te jashtshqitjes kombetare ? Asnji sdo me dit ,sepse ky popull ka nji shpirt te rrem ,maske .Ishte ky i madhi carucave te ktij kombi qi na qujti jashqitja e kombit ne te persekutuariit e rregjimit te tij te ndritur komunist ,mirpo harroj se ne fillim i pari del uji e pastaj pason m.ti dhe ky ishte dhe mbetet jashqitja e vertet e kombit.

  21. analist says:

    Keta qe shkruajne letra e kane me shume qejf te jene ne krye te vendit, te duken nga pak, pavaresisht rastit qe ju jepet dhe rasti u gjet: duhet falur kjo qe ka vrare!

  22. Kris says:

    tani e more vest qe paskemi dhe ne figura te .shquara.Po ku Kane kullotur deri tani?

  23. Lul Tyta says:

    Ky eshte nje nga rastet qe tregon se drejtesia ne Shqiperi eshte kthyer ne te kunderten e vet.Kjo vajze ne te gjithe boten e qyteteruar apo qe tenton te qyteterohet do ishte quajtur padyshim e pafajshme, ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme.Beri veprim e vetem qe mund ta mbronte ne te kundert ate nate do te ishte perdhunuar e rembyer perseri.E theksoj e vetmja rruge e mbrojtjes per te ishte ajo c’ka beri.Perdhunuesit e vrare nga viktima ne kohen e veprimit kriminal jane kriminele njesoj si ata qe vriten nga policia.Ajo vajze duhej te behej symbol I luftes se femra shqiptare kunder perdhunimit e jo te denohej si vrasese.As shkoi te vrase e as shkoi te fyeje, ai I erdhi per ta perdhunuar e rrembyer.

  24. Ajo says:

    Sala vrau 4 te pafajshem dhe Sonila Meco zhgaravina na e nxori hero dhe kjo vajze e dhunuar pa fund ndeshkohet Pune muti

  25. Lul Tyta says:

    O Mol po te ishe President e kishe fal vedi.Ja pra c’a I bone vendit duke na lene nje idiot si Jari ne krye.

  26. sanco panco ne vazhdim... says:

    me sa me kujtohet vendimi per te denusr nazmijjen u mor kur njeri prej gjykatesve ja kishte futur gjumit.

  27. Pëllumb zaimi says:

    Po, një kërkesë shume e arsyeshme dhe humane e koloseve te kulturës kombëtare. Ata duhet te degjohen dhe ky nuk eshtë respekt për ismailin,driteronë ,invën etj,por është respekt për zërin e kulturës kombëtare. Edhe cari përkulej para tolstojt,edhe de goli përkulej para sartrit,madje dhe lenini përkulej para gorkit. Sa per nazime vishen nuk e mendoja kurre se mund te denohej!? Kishte pare tmerrin nga ai pedofili qe s’ja mbaj mend emrin. E në kushte tmerri shumëvjeçar”kembeza” eshtë zgjidhja më e mirë. Nazimja e beri dhe gjeti zgjidhjen e vetme që ishte. Kush do ta ndihmonte në shkretetirën shqiptare? Askush! Dhe ajo gjeti normalisht zgjidhjen më të mundeshme në ato rrethana! Në një shkretetire te braktisur! Mbeshtes zerin e përfaqesuesve tanë të denjë dhe neveris cdo ze te paarsyeshem kunder aktit te tyre human. Neveris dhe ato ojf grash qe e lane nazimen ne vetmine e krimit!

  28. Pëllumb zaimi says:

    Solidarizim me kërkesën e kolosëve tanë te kulturës! Po, një kërkesë shume e arsyeshme dhe humane e koloseve te kulturës kombëtare. Ata duhet te degjohen dhe ky nuk eshtë respekt për ismailin,driteronë ,invën etj,por është respekt për zërin e kulturës kombëtare. Edhe cari përkulej para tolstojt,edhe de goli përkulej para sartrit,madje dhe lenini përkulej para gorkit. Sa per nazime vishen nuk e mendoja kurre se mund te denohej!? Kishte pare tmerrin nga ai pedofili qe s’ja mbaj mend emrin. E në kushte tmerri shumëvjeçar”kembeza” eshtë zgjidhja më e mirë. Nazimja e beri dhe gjeti zgjidhjen e vetme që ishte. Kush do ta ndihmonte në shkretetirën shqiptare? Askush! Dhe ajo gjeti normalisht zgjidhjen më të mundeshme në ato rrethana! Në një shkretetire te braktisur! Mbeshtes zerin e përfaqesuesve tanë të denjë dhe neveris cdo ze te paarsyeshem kunder aktit te tyre human. Neveris dhe ato ojf grash qe e lane nazimen ne vetmine e krimit!

  29. mirel drejtesia says:

    Shqiperia ka nevoje per keta njerez te medhenj t’i ndiher zeri ne te mire !
    Nje fjale e ngrohte,nje fjale prinderore,nje fjale humane ,te gjitha perbejne nje apel intelektual te ketyre figurave te degjuara ,per te cuar prane familjes dhe t’i bashkohet moshatareve per edukim shkollor,per te patur nje frymarrje te lire kjo vajze te terorizuar qe femi ,e parritur .

  30. drejtesi! says:

    komentet me pe kari i bejne keta qe flasin me DIALEKT *GJIZE,QEPE E NJE GOTE RAKI***mos leni nam o lapurak qe jeton me pensionin e mamase dhe po rriteni ne erresiren e drites se kompjuterit qe ju ka derguar motra NGA italia……me pak fjale KJO VAJZE ESHTE ME SE E PAFAJSHM,E DHE KETU NE AMERIKE KU UNE JETOJ PREJ VITESH KJO VAJZE DO ISHTE FALUR PER VETMBROJTJE,SHPERBLYER DHE MBASE DO ISHTE MARRE NE MBROJTJE NGA SHTETI….KSHU QE MOS HANI MUT KOT ME ATE PALO DEMOKRACI QE JU LA BABA SALIU JUAJ…HAJT TE FALA NGA NEW YORK-U DHE shtoheni dozen e gjizes se rakine e keni pas gjithe jeten me hile

  31. Fredi says:

    Miq.
    1)-Kjo vajze nuk ka vrar gje vete………………….
    2)-Kjo eshte shkerdhyer me deshiren e saj me babain e saj nga mosha….
    3)-Kjo femer,eshe nje e pa ftyre si ajo e shijakut 18 vjeçare qe ngeli shtatezene me ne 83 vjeçar.
    Le te rrij ne burg me gishtin ne………..;

  32. psy says:

    Do t’a rrjeshtoja emrin tim pa hezituar perkrah atyre qe kane bere letren.

  33. bumsi says:

    Me mire rri atje brenda moj vajze,se Ti se ke idene akoma se cdo te presi perjashta…..do mallkosh diten qe ke le,do kerkojsh te futesh prap (me vrap bile)ne brimen nga dole,e lere pastaj te mendosh te mallkojsh ATA qe te bene nderin(gropen).Krimi eshte kryer ne Shqiperi e jo ne France,ec me kembe ne toke,mos fluturo.Ndihma me e madhe per Ty moj cupe eshte ndonje Monastir anonim,qe ta dish vetem Ti dhe Zoti

  34. burgu i rrogozhines says:

    Cdo njeri ka te drejte te mendoj dhe komentoj si te doj …………….Por futuni fenomenit pak me thelle .Ckuptoi shoqeria shiptare me demokracine ??? Asgje me teper se nje liri te shfrenuar .. Asgje me teper se ndarjen ne dy klasa te pasur dhe te varfer ….Ndarjen e njerzve ne te forte dhe ne te dobet ….Dhe i forti doli ,hajduti ,doli mashtruesi ,doli injoranti qe kish guximin te mbillte drogen ,qe kish guximin te trafikonte femra …dhe keto nuk jan eopinione personale ,,por jane fakte qe edhe me i verbri di ti shohe ….Cfare sistemi i dhuruan shqerise ….Asgje Vetem anarshi ,anarshi …..sa edhe ate palacon qe perdhunoi kete vajze ….e beri te forte ,…nje burr me femije flinte naten me gruan dhe diten mashtronte nje vajze ,,,,qe e ritur ne mes te fukarallekut ,ne nje amient qe nuk te jepte shprese per asgje te bukur ne ,moshen me te bukur ,,….gjeti mbeshtetjen te fjalet ebukura te ketij monstre ……..Nje shoqeri pa ligje dhe rregulla sic ishte Shqiperia ne keto 23 vjet …..lind vetem vrasesa …sepse ,vetem ne kete shoqeri vlerat quhen antivlera ,dhe i miri quhet i keq .Prandaj bashkohem me Kadaren dhe Agollin …..qe kesaj vajze ti falet denimi …Dhe si kjo jan eme mijra njerez te pafajshem qe vuajne sot denimin epamerituar ,qe jane viktima te sistemit ……Vetem nje shoqeri fisnike di te bej kete gje .

  35. Lul Balerina says:

    Osht biznes cdo gjo.
    Osht ekonomi tregu.
    Kjo leter prej “humanistësh” letrarë do jet një “provë” materjale ne te ardhmen se sa “te mire” ishin kta “gjenit e letrave shqipe”,dhe gjindja do “harroj” se ata ishin te lidh me 1001 fije te dukshme e jo,me rregjimin diktatorjal dhe klanin e kuq.
    Eshte nji referenc per SV e kandidatures per Nobel.
    Me kujtohet kur vidhshim me kosovarët restorantet dhe dyqonet netve neper Zvicer.Une nuk di te vjedh sepse nuk e kom prirje,por sherbeja veç si shofer dhe vozisja kudo qe hajnat kosovsa donin.
    Dhe ata ktheheshin gjithnji me duar plot ne kerr.
    Paret leter i ndanim.
    Paret metalike i hudhnim ne pyll.,si fishekzjarre triumfi euforik.Nji biçim festim suksesi,si peshkataret kur kapin shum peshk,dhe nji pjes e leshojn mbrapsht ne det.Ata ,zvicrront,kan metal edhe 5Frangshin.Dhe me von un fillova dhe nuk i hidhja ato “qindarkat metalike” qe boheshin 2oo-300 fronga,por ja jepja nji kamarjereje vendalesh,e cila ma dinte shum per falemnderit,megjighse e dinte burimin e tyre.Ajo i cilsonte ato nji bicim bakshish i majm.Kurse mua m dukej se po beja mir!!!
    Kshtu edhe kjo letra e meshires bamirse e ktyre “shqiptarve te shquar”,si puna e qi ndarkave te mija ne Zvicer,ose sic thot poplli,”me la mutin me shurr.”

  36. selmani says:

    Te tre keto “yje ne ngjitje” me se fundemi u doli frika nga partia e shoku Sali!Pasi nuk i degjuam sikunder i permend nje komentues i mesiperm keto 23 vite gjeme per shqierine ,kur u vrane u syrgjenosen,u sakatuan e u burgosen mijera shqipetare nga ish rregjimi kriminl i Sali kriminelit,qe keto “yje ne ngjitje”heshten per te mos folur.Pavaresisht nga keto qe permenda me siper jam i mendimit qe persa i perkete denimit te kesj vajze le t’i jepet minimumi si vrasese ,pasi ka qene viktimizimi qe e ka detyruar te beje kete krim per te shpetuar nga nje krim!

  37. Manastiri says:

    Une e pershendes kete gje, sepse keto personalitete duhen degjuar, aq me teper per nje vlere dhe ngjarje te tille; por te flasin dhe per ngjarje te tjera, ku jane vrare dhe vjedhur njerez te tjere te thjeshte,jane hequr nga puna, jane detyruar per mitingje, ju kane zene pronen dhe nuk ja u japin, ju bejne pallat me 16 kate( 9kate me leje dhe 7 pa leje)perpara shtepise te tyre e tjera, e tjera.

  38. ndue hila says:

    Kete çeshtje ja dergova “Amnesty internationa “ne Itali qe ne Prill, e me ktheu pergjigje per fillimin e hetimeve; gjithashtu i bera kerkese Z. Adelina Farricit si perfaqesuese e rrethit te Matit per thirrjen popullore per shpetimin e Nazime Vishes, dhe ajo m’u pergjigj pozitivisht.Perkrah thirrjen e intelektualeve dhe bej thirrje gjithe shqiptareve te lirojme Nazimen viktime… !Nuhila

    1. Pëllumb zaimi says:

      Bravo ndue hila ! Je një shqiptar me zëmër të madhe! Nderime!

  39. tironci says:

    bashkohem me mendimin e artisteve
    por jo meshire ,
    POR DREJTESI
    kjo vajze kerkon DREJTESIIIIIIIIIIIIIIIIIII

  40. hashimi says:

    Pre mendimin ti jo meshir po drejtesi pafajsi se çupa mbrojti nerin e vet ose u vet mbrojt ne te gjithe vendet e botes po qe nje problem i till me femrat nuk denohen sado qe te ket vrar se quhet perdhunim se perdhunimi ne shtetet e medha dhe me ligje te forta devohet rend prandaj çupa duhet liruar po ligjed e Shqiperis jan steprapthi denojn ate qe nuk duhet denuar dhe nuk denojn ate qe duhet denuar .Zoti e ndimoft ate çup dhe lirim sa me te shpejt

  41. qytetar says:

    Per humanitaret me letra boshe dhe jo me vepra . Kriminelet jane
    kriminel ,qofshin te rinj apo pleq . Ato ashtu do te mbesin gjithmon .
    Panvarsisht nga varferia e saj , nuk vritet burri ose i dashuri per nje
    pale atlete . Shkonte me te vetem per leke . Nje kriminele
    e kategorise se fundit . Ajo duhet te qendroje ne burg ,se ndoshta
    vret pa meshire perseri . Eshte koha qe ne Shqiperi te denohen kriminelet
    dhe jo te falen me urdherin e peshkut . Keta artiste duhet te japin
    kontribute te tjera , dhe jo te merren me kriminele.
    O popull po na shtohen kriminelet cdo dite !!!!

  42. Si puna e Nazmies jane jo te pakta ne ate bote shqiptare ,
    madje dhe vet kto pleqt e letrave , kena nigju mbajn dashnore po si kjo femer e meshirume qi bonte dashni me pare .Kjo eshte arsyeja qi lidh kto karrifejt e letrave te pafytyre ,sepse jane vet nji pjes e ksaj poshtersie qe behet ne ate vend ,duke shfrytezuar mjerimin ne ate vend .
    A nuk e la burrin “yllka Inva” per pare djalin e ri P.C per te marr nji gerdall ,nji funderine me xhepat plot ?!
    Ja pra se cfar i bashkon qi te tre me meshiren qe kerkojn ,

    Eshte meshira qe i kerkojn opinionit per ndyresirat qe kan ber vet .

  43. Iluministi says:

    Kushdo qe ben nje krim, duhet te ndeshkohet, pavarsisht rrethanave lehtesuese (perjashto vetembrojtjen) ndeshkimi duhet te jete ne shkallen perkatese bazuar ne ligj.

  44. gjon says:

    Respekt per firmetaret e kesje letre qe kerkojne falje per vajzen adoleshente e cila vuan edhe pasojat e mosfunksionimit te shtetit kur ajo u dhunua……..solidarizohem plotesishte me ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje