TemA TV/ Paketa anti-korrupsion drejt miratimit, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA dhe OSBE (VIDEO)

3 Dhjetor 2013, 16:18Politika TEMA

Mazhoranca duket e vendosur për miratimin e paketës “anti-korrupsion”, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së dhe OSBE-së. Kjo është pohuar gjatë në Komisionin e Ligjeve nga ana e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço.

SHBA dhe OSBE kundërshtojnë zgjerimin e kompetencave të hetimit dhe gjykimit të korrupsionit nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Sipas tyre, zgjerimi i kompetencave për Prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda mund të ulë efektivitetin ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa centralizimi mund të rrezikojë përdorimin politik.

“Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda janë histori suksesi dhe besoj se do ta luftojnë realisht korrupsionin. Por, sigurisht që kjo paketë ka trembur disa të tjerë dhe nuk flenë rehat dhe besoj që nuk kanë për të fjetur rehat. Përsa kohë shteti është në këmbë, vonon, por nuk harron”, tha Naço.

“Unë do t’i falenderoj të gjithë partnerët për ndihmën dhe kontributin që japin, por në fund të fundit janë prokurorët dhe gjyqtarët ata që do të zbatojnë ligjin. Ata nuk mund ta kuptojnë që një prokuror me presionin më të vogël mund ta dorëzojë detyrën në Vlorë dhe thotë të vijë ai nga Tirana, sepse unë nuk e bëj dot. Nuk besoj që përqendrimi në një dorë do të ketë ndikim politik,” theksoi Naço.

19 komente në “TemA TV/ Paketa anti-korrupsion drejt miratimit, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA dhe OSBE (VIDEO)”

  1. Mendimi im says:

    Ky eshte Ministri me i paafte i Drejtesise qe ka patur ndonjehere Shqiperia! Anadollak dhe aspak profesional! Rama duhet ta kishte mbajtur vete Ministrine e Drejtesise, sepse kishte profesionist qe mund te benin realisht pune profesionale per sistemin e drejtesise! Gjynah qe dikasteri me i rendesishem i drejtesise ne vend ka rene ne dore te ketij TE PAAFTI! Z. Rama reflekto dhe kthej dinjitetin drejtesise! Zevendesoje sa je ne kohe kete te paafte! Z. Meta reflekto! Ky i paafte nuk te perfaqeson denjesisht ne drejtesi!

    1. zea says:

      Ky eshte nje kryebandist vetem se nuk shkon me Meten hahen per sinore. Ky ka kohe qe perhap lajme se FBI ka ardhur te verifikoje pronat e Ilir Metes, ose Ilir Meta do arrestohet se shpejti…

      Por duhet arrestuar fill pas ILir Metes. Te beje te mundur ky vete arrestimin e Ilir Metes e pastaj do hapet rruga per te gjithe..

      Inkurajoheni kete njeri ta beje, por nuk e ben. Ky therret: Ujku! UJku! e çakalli ben kerdine…

    2. demokrat i fillimit says:

      Ne se duhet luftuar korrupsioni kjo eshte gjetja me e mire,kjo tremb vetem fajtoret dhe ata qe jane zhytur ne korrupsion, vendi duhet te dale nga kjo gjendje dhe ata qe e kane ushqyar kete katrahur te kthyer ne norme aq sa edhe kryetarit te gjykates se larte nuk i bene pershtypje, apo shoqata e gjyqetareve therret pse te luftohet korrupsioni etj, qe po te ishin ne
      vende te tjera do ishin pas hekurave keta horra qe nuk duan te ndertohet
      shteti shqiptar me parametrat euro-atlantike u duhet treguar vendi.

  2. george says:

    Eshte krejteisht e gabuar qe Gjykata e krimeve te Renda te kete keto kompetenca. Gjykata e Krimeve te renda dhe gjykata Administrative jane gjykata te posacme dhe nuk mund ti japesh atribute me teper se cu takon. Dhe sa per prononcimin qe .. pamvaresisht cfare shprehet SHBA dhe OSBE kjo pakete ndryshimesh do miratohet tregon vazhdimesin e paaftesise dhe papjekurise se si duhet te ndryshoje sistemi. Nuk mund te kete zgjidhje pjesore dhe koklavitje kompetencash per zgjidhjen gangrene te luftes ndaj krimit dhe korrupsionit. Shqiperia ka nevoje per nje ndryshim dhelbesor te sistemit ne teresi REPUBLIKE e RE . Duhet te ndyshoje kushtetuta krijimi e senatit etj etj Presidenti nga populli jane nje sere paketash qe mundesojne nje sitem funksional duke shmangur sa me shume ndikimin politik dhe krijimin e balencave mes pushtetesh .Nuk eshte ceshtje inferioriteti tu japim vemendje keshillave qe ofrojne SHBA dhe organizmat europian per keto ligje te rendesishme sepse kane gjithe keto vite qe jane prezent ketu dhe ofrojne asistence te qarte cilesore si me prezenc burimesh njerezore dhe me parat e tyre dhe ne kemi dhe kurajon tu themi qe i dime ne me mire … po koha tregoj qe jo qe nuk dime por jemi dhe mendjemedhenj dhe krejtesisht te paafte. Problemi paresor tek ne eshte njeriu dhe me pas sa njeriu di te beje shtet prodhohen fjale pa fund ligje pafund dhe rezultati zero. Un se di kujt i mburren keta te gjithe drejton nje vend sa nje lagje dhe vetem merren per delegim faji dhe jo zgjidhje problemi … Jemi shum shum mbrapa .. uroj te krijohet fryma e vullnetit dhe deshires per te bere shtet dhe me pas dalin vete zgjidhjet se si duhet bere . Modelet jane … te shpresojme qe do behemi shtet. Kerkohet pjesmarrja e te gjitheve.

    1. laraska says:

      Koment model!

      1. Tirona says:

        NUK ESHTE PUNA SE JONE TE PA AFTE , PUNE QENDRON SE KETA NUK I MARRIN PARASYSH KESHILLAT E SHB DHE TE BE PER TE VETMEN ARSYE SE DUAN TI SHPEJTOJNE ZULLUMEVE TE TYRE QE MUND TE BEJNE NE KURRIZ TE PPOPULLIT.ALTIN GOXHA PER KETE TE NGRIHET NE PROTESTA QE TA VEJE QEVERINE DHE PARLAMENTARET NE LEVIZJE DHE TE PUNOJNE ASHTU SIC E KESHILLOJNE SHBA DHE BE DHE JO TE NGRIHET PSE DOLI NE SKENE FOTOJA E ENVER HOXHES.

    2. shqipetari2013al says:

      Nuk gjen koment me te persosur.Excellent…

    3. E VERTETA! says:

      George ! Jo se nuk dinë, dhe jo se janë mëndjemëdhenj e te paafte, por duhet kuptuar nga gjithë populli, që deri më sot po tregohet turmë, se politikanët e pushtetarët tanë janë vetëm djellëzorë, pasi ligjet i bëjnë për interesin e tyre, me qëllim që të mos u futet si deri më sot as edhe një gjemb në këmbë. Pra po del shpejt hapur, se, si veproi qeveria Berisha duket se kështu po vazhdon edhe qeveria Rama, duke mos dëgjuar as Amerikën, as OSBE-në, dhe as Bashkimin Evropian, se po të bëjnë ato që rekomandojnë ata, këta mafiozët tanë, që nga Presidenti e deri poshtë tek Kryepleqtë e dinë fare mirë se çfarë gjëme i pret nesër!
      Jo, kështu si po veprohet nuk mund që të kemi e të ndërtohet kurrën e kurrës Shteti i së Drejtës! Se Shtet?! Thonë shumë që Shtet ndërtoi edhe Zogu edhe Enveri, por kur u hapën kufijtë, pjesa dërmuese ikën nga sytë këmbët, për arsye se Shteti tek ne asnjëherë nuk ka qenë i joni, dhe kjo duket qartë kur edhe sot pas 23 vjet ne jemi tejet të varfër, dhe se gjysma e shqiptarëve akoma po bredh rrugëve të Botës, kur mafiozët tanë politikanë e pushtetarë u pasuruan dhe jetojnë si sheikët arabë! Kish plotësisht të drejtë Theçer kur tha, lereni Shqipërinë Kopësht zoologjik, se demokracia atje do vijë vetëm pas 50 vjet, ndërsa siç duken ″bathët″, pas shifrës 50-të duhet shtuar edhe një zero tjetër, që të plotësohen 500 vjet, aq sa na sundoi dhe vetë Turqia! Ndoshta vetëm atëherë shqiptarët kanë pr t’u bërë njerëz, pasi deri më sot kemi merituar këto qeveri, këta politikanë e pushtetarë, që i kemi besuar e u kemi dhënë edhe votën. Pasi ngrihen shqiptarët për kondra armëve kimike Siriane, por nuk u ngritën një herë kondra këtyre ″kimikateve″, që kanë helmuar ne dhe gjithë vëndë !

  3. anonim says:

    patjeter qe ka ndikim politik,por ndryshe nuk mund te denohen Berisha e kompania e tij

  4. LORA says:

    Lajmi me i bukur i dites,pas shantazheve te nahijes se baba mondit dhe baba arvizut.

  5. sAVO dUKATI says:

    Një orë e më parë

  6. Daku says:

    Mendoni pak te gjithe mediat cdo shkruanin nese ne pushtet do ishte Berisha. Qeveria kunder SHBA, SHBA kunder qeverise, Berisha i del kunder Amerikes…..keto jane standardet sot, i bente saliu plaste gjithanej, i ben ky tani dhe lajmi del diku neper ca cepa pa rendesi fare. Ti rriste ai tjetri taksat sic po i rrit Rama do bente namin i gjati. Tani praktikisht gjithcka po rritet, me karburant, kafe, duhan.. askush nuk flet. Jemi popull i trashe dhe idiot.

  7. elinor says:

    Sa budallenj keta amerikanet mor aman! Po pikerisht per ato arsye na duhet paketa e re qe te denojme vetem ata qe duam, fjala vjen, ata qe s’jane rilindas si Meta; si dhe t’i perdorim gjykatat politikisht. Do ja bejme Saliut 10 here me keq se na e ka bere….pra, do jemi 10 here me te keqinj se ai! Urraaa, perpara, Lirindje me Rame dhjeramanin!

    1. fl says:

      Sali duhet ndeshkuar per te vraret qe ka lene regjimi i tij. Nese ju vjen keq per te eshte problemi i rende mendor dhe moral i juaji

  8. Shtriga says:

    Nacua: Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda është histori suksesi dhe besoj se do ta luftojnë realisht korrupsionin!
    E para naco, po the histori e provume sukdesi nuk mund ta vesh ti vete ne dyshim mas vetem lidheses ‘dhe’ duke u fshehur mas gidhtit me fjalen’une besoj se do ta ….’.
    Gjithsesi te gjithe shqiptaret kane varur ne gozhde ket pohimin tend mbi hidtorine e suksesit dhe nese kjo qe po ben do dali me sukses, atehere do te heqim kapellon, e urojme, pa beduar si ty z. Minister!
    Dikush ka shprehur qe maco eshte krejt i paafte; kjo nuk eshte reforme e nacos, mik, eshte e qverise. Nacua te kete men sa me …lidh Punet, se Punen e bejne specialistet nese u kerkon Pune per Shtetin jo per xhepin.
    Per gallate
    Po fevzua c’thote per kete?
    Po histori sukseset: llalla, zaganjori… Inarama, dhorisallaku… po shoqjanexhmie n’kom te shokutenver, gjinush… po varkari sali mor amani, shko mor i bleni mendjen …

    Mos ka ren zjarr ne ndermarrje mor amani!…

    Ps
    Une per vete kam nevoje per argumenta nga te dyja palet qe te kuptoj ( si jo-ekspert) nese bejne gabim a mire!
    Ky argumenti i historise se suksesit bie ere pordhe ujku!

    Te shpresojme mos na helmojne…nacon, ramen etj.

  9. Treviso says:

    Nje pakete me shume pikepyetje. Xhdukja e korrupsionit me kete lloj pakete nuk te jep shprese. Korrupsioni eshte aq i madh sa te len te dyshosh dhe per ministrin e drejtesise. Qofsha i gabuar per mendimin qe jap.

  10. Aleksandër says:

    Sa herë shoh këtë debil ministër alla LSI, aq herë më vjen keq që nuk shoh Spartak Ngjelën në atë vend.

  11. juristi says:

    Mos dilni kunder amerikes,merrni mendimin e tyre, ata kane pervoje ne drejtesi.

  12. Liridon says:

    “Celulat antiamerikane”,po i japin lajmet,sikur SHBA apo BE nuk jane dakort te thellohet lufta kundra korrupsionit,ne nje kohe qe Zonja Klinton e tha haptas para 13 muajsh :”Qe niveli i korrupsionit po ve ne diskutim ekzistencen e shtetit shqiptar”.KM duhet :
    1 – Tja jape nje grupi amerikan-gjerman-turk te drejten per te kontrolluar pasurite e shqiptarve te vena ne keto 70 vjet.
    2 – Te bllokoje numrat e llogarive bankare brenda dhe jashte vendit te gjithe politikaneve.
    3 – Te transmetoj ne kohe reale ne mediat elektronike,gjyqet e te korruptuarve.
    4 – Denimet te shoqerohen me fature financiare.
    Deri tani kemi pare :
    i – Nje aksion te policise kundra makinave te lojrave te fatit,por asnje te denuar dhe qindra te papune.
    ii – Nje aksion te policise per shembjen e nje godine tek Ekonomiku,por jo shembjen e asaj godine per te cilen studentet paten protestuar.
    iii – Nje aksion te policise per shembjen e nje godine pronari i te ciles ishte i falimentuar.
    iiii – Nje aksion te policise per Ikonat e nje koleksionisti,i cili thote qe kishte rreth 2 500 objekte,por ne procest-verbalet e sekuestrimit nga ana e policise jane shenuar rreth 6 here me pak.
    Te gjitha cka jane bere me siper kane lene shijen se jane bere me qellime perfitumi.Ne keto kushte KM duhet ta kete parasysh qe korrupsioni nuk zhvillohet vetem ne veten e trete.Nqs vazhdohet keshtu shume shpejt do te mbushet thesi i gabimeve apo fajeve,i cili do te
    zhyse ate dhe grupin qeveritar ne batakun e antishqiptarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje