Arrestohet në flagrancë kreu i Policisë Kufitare në Korçë

3 Dhjetor 2013, 11:46Politika TEMA
Arrestohet në flagrancë kreu i Policisë Kufitare në

Kreu i Policisë Kufitare në Korçë, Ylber Zyberi, është arrestuar në flagrancë.

Sipas një njoftimi zyrtar, Zyberi dyshohet si pjesë e një grupi që bënte kontrabandë mallrash industrialë dhe me akcizë.

Ylberi, 41 vjeç, është arrestuar pas një hetimi të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës.

Por Zyberi nuk është një emër i panjohur në publik.

Kur PS ishte në opozitë, pati akuzuar Ministrinë e Brendshme për rekrutime politike dhe pa arsim përkatës.

Mes emrave të përmendur ishte edhe ai i Zyberit.

“Kështu është emëruar në Drejtorinë e Drejtorisë Rajonale të Kufirit në Qarkun e Kukësit Ylber Zyberi, pa arsim policor, ka kandiduar për kryetar të PD-së në qytetin e Kukësit në vitin 2004 dhe aktualisht mban gradën drejtues në kundërshtim me të gjitha kriteret ligjore,” pati akuzuar PS.

 

NJOFTIMI

“Në datë 03.12.2013 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ylber Qemal Zyberi,41 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Qarkun e Korçës, i dyshuar se ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabandës me mallra të tjera”, dhe “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 259, 174 dhe 248 të Kodit Penal.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si rrjedhojë e aplikimit të metodave speciale të hetimit, bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal që kanë ushtruar për disa kohë kontrabandë të mallrave industriale dhe atyre me akcizë, jashtë pikës doganore, në kufirin jeshil, në afërsi të fshatit Zaroshkë, Komuna Pustec (Liqenas),Korçë.

Në orën 04:20, të ditës së sotme, në fshatin Zaroshkë, u bë e mundur kapja në flagrancë e mjetit me targa bullgare “E 1233 KM”, i cili ishte i ngarkuar me mallra industriale, konfeksione, kontrabandë në sasi dhe vlerë të konsiderueshme.

Nga hetimet paraprake rezulton se Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Qarkun e Korçës, Ylber Zyberi ka favorizuar në vazhdimësi kalimin e mallrave kontrabandë jashtë pikës doganore, duke shmangur shërbimet e policisë kufitare në vendkalimet e mjeteve të ngarkuara me mallra kontrabandë. Zyberi dyshohet se shpesh herë ka bërë edhe shoqërimin e mjeteve të ngarkuara me mallra kontrabandë me qëllim mos kapjen e tyre nga strukturat e policisë”./ep

27 komente në “Arrestohet në flagrancë kreu i Policisë Kufitare në Korçë”

  1. Be-X says:

    epo… nuk eshte i vetmi qe PD-ja ka pa arsim, ka dhe te tjere, kerkoni!

    1. fl says:

      Ka kollaren blu. Urgjentisht gjykata ta liroje!

  2. A T Z says:

    Shikoni me shume se te gjithe te rekrutuarit e Sales vetem per arsye partiake jane ne detyra te larta.

  3. Verorja says:

    Kuksian i trashe shume.

    1. artani says:

      Nuk perfaqeson kukesin as ky qe eshte arrestuar as Flamur Noka.
      Nuk i njeh kuksianet mire ti qe flet keshtu. ska pyll pa derra.
      Respekte

      1. erion says:

        S’ka lidhje me Kuksin, mjafte me keto gjera te kota.

        Gabove? Paguan. Gabove shume ? Mund te behesh kryetar i kuvendit

  4. Kufitari says:

    Me leje …me leje!!!! T`i them edhe une 4 kryekufitare pa arsim perkates????

    (drejtori histori gjeografi naten-te mesme naten-tetevjecaren mbetes; tjetri polic sherbimi-mesme diten-te larten naten;
    tjetri tetevjecare diten-te mesme te falsifikuar-te larten te falsifikuar;
    i fundit te mesme naten- te larten “tek Plepat-Durres” )

    DREJTORIA RAJONALE E POLICISE KUFITARE SHKODER

    Bemat e tyre ne shkeljen e kodit te etikes dhe depolitizimit tregohen si barcaleta neper Shkoder…..

    1. Freskia says:

      SHKB te hetoje qe drejtori i kufirit aktual ne shkoder ne korrik 2012 ka bere nje aksident tek lokal freskia ne Shkoder, ku i ka thyer shpatullen e i ka keput gishtat E.G. dhe ka qene aq i dehur sa nuk e ka marre vesh se ka ba aksident e ka ik ne Velipoje duke u larguar nga vendngjarja.

      Dhe me e keqja duke qene me ceshtje penale eshte rrit edhe ne grad Drejtues duke spostuar drejtorin e athershem, nje oficer me shkolle te larte e 4-5 gjuhe te huaja…

    2. Petriti says:

      Ne Shkoder eshte drejtor kufiri kaldaisti i famshem Amuli.
      Bemat e tij tregohen ne kafen e madhe dhe qeshin te gjithe.
      Bravo Minister Tahiri, mbaji ne pune keta soj kriminelash se i paguajme ne nga taksat tona.
      Po ty mor Drejtor Didi, c’ben apo i ben fresk ministrit. Ku e kini reformen e fameshme ne burimet njerezore ?
      Po behen tre muaj dhe Pellumb Nakua-delfini i Saliut rri Drejtor i Policise Kufitare, pa asnje dite arsim policor e kufitar. Mbajeni se mire e kini Pellumbin dhe gjith te tjeret, kini per t’u a pa hajrin.
      Ai i mban gjith keta kontrabandistet-plehra qe arrestohen se vjedhin diten per diell.
      Specialistet e mirefillte te kufirit, ata qe lane kockat qe ju te vinit ne pushtet le te rrine pa pune edhe pa buke se ate koke kane.

  5. Don says:

    Ja kur nuk perfitoni nga zemergjeresia e PS, ju thane jepni dorheqjen, jo ju.
    Me mire ne burg si burrat.

  6. Patriot says:

    Ky tipi eshte njeri prej peshqesheve qe debili i lindur Flamur Noka,i shperblyer per maskaralleqet ne sherbim te Berishes deri ne minister i brendshem,ia ka bere administrates shteterore! Edhe kandidat per kryetar te PD ne Kukes e ka pas perdorur Muli ne funksion te ngritjes dhe thurjes se rrjetit te tij personal te interesit!….

  7. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Jam dakort me akuzen ne fjale po a do denohet ? Se mos na del qe kishte vajtur vetem aty fill I vetem per te arrestuar kontrabandistet dhe na del si hero nga dera e gjykates?

  8. ME VARJE NE LITAR KETA TE PD se ,SE VETEM ATA TE PS NGA TEPELENA NUK VJEDHIN HAHAHAHA

  9. zyberi says:

    njerzit me arsim te larte4-vjet specialiste,te afte per sherbim,rrine ne emigracion,madje me 5-gjuhe te huaja,dhe analfabetet,jane drejtora me shkolle nate…kulmi!

  10. Ylber tani e gjete parajsen qe te pershtatet me emerin,ti o moter e hedh sapunin me qeffffff hec aty.

  11. nora says:

    pa shikoni sec behet ne zaroshke,ne gorice.nuk mbeti gje e gjalle ne maqedoni,te gjithe blegtorine e sollen matrapazet n.p.m kufirit jo naten por diten dhe asnje nuk i shikon se ndajne bashke fitimet,Ku je o ministerTahiri /kapi se na plasi xhani duke i pare te vjedhin dhe te krekosen sikur jane vetem ata te zote

  12. plaku nga vlora says:

    shume e varfer gazeta sot nga lajmet,nuk e di se c’mungoka,apo kjo ndoth se tek ne ua c’kulin veshin si duket edhe gazetareve………………

  13. lazeri says:

    HE BRE LALKE ,PUNTE E MIRE KJO E SHTETIT O.

    PO CE U BRE KAQ TAMAQAR O TU MBYLLTE E MENDJES.

    TI BRE BYRAZER PO TE ISHE I AFTE MERESHE ME PUNE PRIVATE DHE MENAXHONJE PUNEN TENDE, PO NGA QE SISHE HYRE NE PUNE SHTETI, DHE NE PRESIM TA MENAXHOSH TI DOGANEN.

    AJD O KOKE BIDONKE HAJDE RI NE BURG TANI HA KERNACKA.

  14. Lali says:

    Zyber meqe e paske kollaren kerko ndihmen e Mul Ndokes shterngoje fort se shpeton nga ky i ftohet i acart,dhe nuke del ne sken tutori juaj ptuuuuu jazek pis milet….prej Zaroshke drjtor kufiri…hajde me kembe te lehta Berisha &co pas teje.

  15. artan says:

    Ky eshte drejtor kufiri …o pike e zeze I jane var ujkut melqite ne qafe.Keta duhen zhbere njehere e mire dihet ku e kane vendin keta soj njerezish.

  16. bobi says:

    po xhevdet amulin qe asht ba drejtor kufinit se delte i pari ne protestat e pd se per merita dhe aftesi personale qe ka as roje bagtish nuk ban.drejtorin e kufinit ne shkoder a dasht me hek te parin o didi apo tka dhan noj lek edhe ty.shoku xhevdet a ba drejtus i par pa ba asnji arrestim oose noj perpjekje ne luft me krimin po ridvan bushatin 4 kat vil pse nuk e hekni

  17. nora says:

    NE CERJE KA KALUAR NE KUFIRIN DHE DROGE PERSONI ESHTE KAPUR DHE ESHTE LENE I LIRE ME NDERYRJEN E KRYETARIT TE KOMUNES SE ISHIN TE AFERMIT TE TIJ DHE KANE NDAR PARA . POR DHE VICA NE CDO DY-TRE DITE NE KUFIRIN E GORICES DHE MBULLOHEN NGA POLICIA SE I NDAJNE PARAT DHE NE JANE KAPUR VICAT I JANE SHITUR TE NJEJTEVE PERSONA .PER KETE SHTETI TE BEJE ZBULIMIN DHE ARESTIMIN E PERSONAVE QE MEREN ME KETE TREGETI TE PA LIGJESHME (ATA DIHEN POR HESHTE SI POLICI PO ASHTU DHE KRIMI EKONOMIK .

    1. arben says:

      o shule te mbyti zilia,meso te shkruash shqip pastaj komento.ti se ke problem qe komandanti i kufirit po shperdorte detyren por e ke me njerzit tend prandaj shprehu me qarte.ti e ke hallin se nuk punon dot vete edhe ta kane fajin te tjeret,pastaj nga e di ti qe bejne kontrabande me droge?

  18. nahlel says:

    Krijoni mundesine e punesimit te njerezve te afte dhe te shkolluar…Po na zhgenjeni….

  19. stefi says:

    Po qe nga kuksi sidomos nga fshati jane te lindur per te bere punen e mashtrusit po te kerkojsh neper arshiva 85 perqind te mashtrusave jane nga prefektura e kuksit me ne krye Ahmet Tusha.por ky Metua eshte lepur sa te shikon te buzqesh,i rralle,kollaren e ndryshon sipas kalendarit oroskopik.

    1. xxxx says:

      e vertet duket qe ta paska futur edhe ty

  20. agim says:

    Ne policine e Librazhdit kane sjelle officer Rrapush Eshja nji pijanec qe fillon e pi qyl qe ne mengjez sic bente ne Elbasan pre shume kohesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje