Një dëshmi të nivelit të lartë të korrupsionit që la pas qeveria e Berishës, e larguar me votë në 23 qershor, e jep edhe raporti i “Transparency International”, që mat perceptimin e qytetarëve për korrupsionin.
Në publikimin e organizatës “Transparency International” thuhet se Shqipëria humbi disa vende në listën globale krahasuar me një vit më parë.
Në një listë prej 177 shtetesh, Shqipëria renditet në vend të 116 nga vendi i 113 që ishte në 2012.
Në raportin e saj, organizata Transparency International thotë se treguesit e këtij viti janë një paralajmërim se shpërdorimi i pushtetit, allishverishet e fshehta dhe ryshfetet vazhdojnë t’u sjellin shkatërrime shoqërive kudo në botë.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, si Shqipëria edhe Kosova janë më poshtë se Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Serbia dhe Moldavia.
Në vitin 2013, Shqipëria është vlerësuar me 31 pikë nga 100 pikët e mundshme, së bashku me Nepalin dhe Vietnamin.
Janë vetëm Kosova dhe Shqipëria dy vendet që janë radhitur në “zonën e kuqe” të korrupsionit në Europë.
Kosova renditet në vendin e 111 nga vendi i 106 që zinte më parë, duke shënuar një rënie nga 34 në 33 pikë.
Dy vendet me rezultatin më të lartë, që renditen në listën vjetore të TI-s, janë Danimarka dhe Zvicra.
Treguesi i perceptimit të korrupsionit bazohet mbi mendimet e ekspertëve lidhur me korrupsionin në sektorin publik.
Treguesi i këtij viti rendit Danimarkën si vendi më pak i korruptuar dhe Somalinë në vend të fundit.
EDI TRAMA eshte lepur pa zemer ,mire dje ne opozite por sot qe eshte kryminister pse nuk fillon arrestimet e atyre qe vrane shiten dhe vodhen kombin shqiptar.80% e kombit eshte pro le te beje referendum per zyrtaret e korruptuar.evrope me sali serb dhe ministrat e tij hajdute dhe vrases nuk shikojme.le te filloje me sali serbin dhe kur te jet i forte ne qeverisien e dyte dhe te perfundojme me ilir meten qe po na hiqet dhe gjoja moderator dhe njeri i llogjikes dhe liberal,dhe kush ai qe u filmua duke prere bileta korrupsioni me 700mije euro dhe duke veshur e shoqja fustane dhe varese nga 5000mije euro.njerezit nuk hajne bar ne shqiperi o EDI TRAMA i mire eshte naploni qe kercen por njerezit te zgjodhen per te qeverisur se nuk duronin dot me.don te besh shtet thoshje por bo ben republike bananesh.
nuk eshte vetem ne doren e Edit por edhe te drejtesis shqiptare: nese prokuroria nuk vepron, pse duhet te ulerij Edi. Pra duhet reformuar drejtesia nga kanceri qe e ka zene, pastaj te veproj Edi. Keto jane dy vijat paralele qe cojne shtetin perpara ne lufte kunder korrupsionit.
Eshte e vertete qe gjyqesori eshte i korruptuar, por Edi Rama dhe ministrat e tij te bejne ate per te cilen populli u dhe voten, te zbulojne e te denoncojne çdo shkelje, abuzim e vjedhje nga pushtetaret e Berishes. Duke i çuar ata, bazuar ne dokumente, para gjykates keshtu edhe ajo (gjykata) do marri nje goditje te forte para opinionit.
Saliu ne 2005-en fitoi zgjedhjet me karten e antikorrupsionit, tani ka ardhur kohe qe te japi llogari para gjyqit per bemat e tij dhe per kete njolle qe i ka vene Shqiperise.
Jam dakord qe te pakten 80% e njerezve me gjithe mua kerkojme ta rrasim ne burg Sali B. Shpresoj per nje vend te vecante ne Hell per te.
Por duhet te jemi realiste qe Edi nuk fitoj 80% te deputeteve. N.q.se do te merrte 80% sic thua ti ai nuk do te kishte nevoje per ilir Meten ne qeveri.Nga ana tjeter eshte dhe musteqja e Saliut qe kontrollon drejtesine. Gjykatesit e Nishanit jane gati qe ta nxjerrin Sali B. te pafajshem…
Po nuk ju prene musteqet Nishanit Sala nuk shkon ne burg…
Z.KRYEMINISTER JU LUTEMI TE VEPRONI SA ME SHPEJT PASI POPULLI NUK PRET ME
Si zakonisht në kapitalizëm, edhe ky është një konstatim i boshtë, i pavlerë dhe dhënë mbas mbarimit të pilafit, ku dikushi (ky i huaji) nuk mori atë ç’ka kërkonte dhe tani po hakmerret me ‘sekrete’ sheshit…
Si mund të i dijë me fakte “Transparency International” këto që akuzon, pasi ndryshe do kishte folur hapur e botërisht që më parë, që asaj kohe kur ne kishim filluar gjoja të e merrnim atë rrugën tonë të gabuar, drejtë dobësimit dhe të këtij klasifikimi të tyre…
Pyetet, kush e drejton “Transparency International”?
Transparency International u krijua në Maj 1993, me përfshirjen e një far Peter Eigen, një Drejtor regjinal i Bankës Botërore…, ku më 1995 gjeti punë fitim-prurëse kolosale në vëndet e reja demokratike dhe zhvilloi gjoja Indeksin e Perceptimeve të Korrupsionit (CPI), duke fituar vet nga presionet që bënte në politikanët e korruptuar. Pra, një institucion i korruptuar, në luftë me të korruptuar…
Ky institucion, sa për sy e faqe, u kritikua për metodat e dobëta në punën e padrejtë dhe trajtimin e keq që po u bënte me vëndeve në zhvillim…
Në vitin 1999, Transparency International filloi puplikimin e Indeksit të Pagesëve në Dallavere (the Bribe Payers Index, shkurt BPI)…
Pra, në Transparency International shumica ishin biznesmena dhe agjentë politikanësh Amerikanë… Ky lloj njeriu quhet ‘miku i Shqipërisë”, që e lë shokun të gaboi dhe nuk e lajmëron atë, se po devijohet nga kursi i shëmbullit të mirë?
Me sa duket, tani po tentohet të dilet lakut të gabimeve internacionale, nga ku edhe ish qeverija e Berishës mori udhëzime…
Babai po konstaton ‘gabime’ tek të tjerë, por nuk di si të veproi për vehte…
als55
O mik ke te drejte, kjo Transparency International, boton vetem ke Tema, dhe nuk ka medere me i bo publike ne boterore kto gjona, ene ky fare Peter Eigen, ene mu s’ma ka mbush menjen, po ja ke doli llafi, erdhe ti qe e njifke tamon.
Nejse o Gjove, a ka ra noi cik bor anej?
Lajm i fundit.
Njekohesisht Shqiperia gjendet ne zonen e zeze te arsimit. Ne renditjen nderkombetare te sistemeve te arsimit ne bote, organizuar nga OCDE, – Shqiperia renditet nga vendet e fundit, atyre qe kane fituar “qeleshen e gomarit” – shkruajne agjencite e lajmeve duke iu referuar performancave te sistemit arsimor ne 65 vende te botes. Lajmin e plote mund ta gjeni nder te tjera edhe ne Google: Classement international Pisa 2012.
Mund te pyesesh veten se si eshte e mundur qe nuk vijme direkt edhe ketu manjehere pas Gjermanise?! Aq me shume qe kemi “ekselencat tona” te pergatitura demokratikisht ne nje nga 40 universitetet tona private te nivelit nderkombetar….