Zbulohen SMS-të e Edmond Belegut para zhdukjes

3 Dhjetor 2013, 09:43Politika TEMA

Zbardhen mesazhet dhe telefonatat e fundit të Edmond Belegut, ish- këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë dhe ish- administrator i kompanisë minerare “Darfo”, që u zhduk pa gjurmë më 23 mars 2010.

Në vendimin për ta shpallur të zhdukur, gjykata shkruan se Belegu i ka shkruar mesazh vëllait të tij se mendonte të largohej disa ditë.

“… Po më shqetësojnë prapë për ato problemet e vjetra, mendoj të largohem disa ditë”, janë mesazhet që ka marrë i vëllai, Eduardi.

Kontaktet e fundit të Belegut para se të humbiste gjurmët në mënyrë enigmatike, publikohen në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Tiranës, që vendosi shpalljen e tij “të zhdukur”.

I fundit që i ka telefonuar Belegut ka qenë ortaku i tij. Ai ka kuptuar nga zëri se Edmond Belegu ishte i shqetësuar nga ana tjetër e telefonit.

Për këtë arsye, ai i ka thënë se do ta merrte me vonë, ndërsa ortaku ka shpjeguar se ka dëgjuar disa zhurma.

I vëllai, Eduardi, shprehet se: “Nuk besoj se kishte probleme personale. Problemet e tij ishin me shtetin, pasi kishte qenë një herë në burg. Më pas i rashë telefonit nja dy herë dhe më dilte i fikur”, citohet ai në gazetën Panorama.

9 komente në “Zbulohen SMS-të e Edmond Belegut para zhdukjes”

  1. Lani says:

    Mos ka qene gje i LSI ky shoku? Se pari shpresoj te jete gjalle. Se dyti shpresoj ta kapin dhe te flasi per aferat me Darfon qe skane te sosur edhe sot e kesaj dite.
    LSI sot po tenton te permiresoje imazhin e saj por kjo pasi ka vjedhur e ka prere per vite te tera me radhe, dhe tani vjel para nga firmat e saja te cilat puneojne outsourcing ne kompanite shteterore.

  2. moni says:

    E pafte zoti te shkretin

  3. emmily says:

    Artikulli me kot qe kam lexuar. Ky miku pasi VODHI leket me nje skeme fantastike (mineralin e shtetit ja shiste serish shtetit dhe leket i fuste i ne xhep) dhe behet fjale per miliona dollare, ka mundesi te jete andej nga Kuba apo nga Hawai duke bere plazh dhe me femrat qe i bejne fresk. PO te kishte frike nga shqetesimet le te qendronte ne burg pse pagoi miliona per te dale me liri me kusht.
    Viva LSI-ja

  4. Anda says:

    Po LSI ne pushtet eshte..ne vazhden e luftes se forte ndaj korrupsionit dhe vendosjes se ligjit, le te zbulojne dhe fatin e mikut te tyre…

  5. Muzapopullore says:

    Dritan Prifti e kish keshilltar, ..

  6. don johson says:

    Une e di ku eshte ne Venezuele dhe disponon mbi 12 milion dollare, tipik mashtrues LSI bile me ka ftuar edhe mua(Petrit Sulaj me thone)se nuk i dihet por nuk e di a ka kazino ne Karakas vetem kjo me mban.

  7. ari says:

    ky e orkanizoj zhdukjen vet se e priste burgu, tani do jet me na nje ishull ne karaibe

  8. Genti says:

    O paragjykues të poshtër! Pse ja rëndoni familjes së tij që vuajnë mungesën e tij! Ka një nuse me dy fëmijë të vegjël që qajnë e vuajnë për ditë, por ju nuk I dini këto e mereni me përralla me mbret. Tu vijë turp që nuk mendoni as pak për pasojat e fjalëve që shkruani këtu, se ballë për ballë jeni të gjithë muta e të dhjerë e skeni guxim për asgjë, prandaj shkruani edhe këtu në këtë lloj mënyre. Mjer Shqipëria çfarë materiali po nxjerr! Turp!

  9. pyetja qe na intereson ne njerezve te thjeshte eshte; a ishte i martuar ku e ka gruan a e kishte te re ,te tjerat jane llogje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje