Prokurori i Përgjithshëm thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se në Shqipëri nuk ka struktura të organizuara kriminale. Ai thotë se po hetohet për ‘pallatin e Bashës’, ndërkohë që thotë se është vendosur mosfillimi i procedimit penal për pallatin e njerëzve të Linda Bashës
Bisedoi: Armand Mero, VOA
Në Shqipëri, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla thotë se lufta ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë është e mundshme, por se kjo kërkon vullnet nga të gjitha institucionet dhe faktorët politikë e socialë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, një vit pas marrjes së kësaj detyre, zoti Llalla flet për çështjet e ditës, që nga vlerësimet për paketën antikorrupsion të qeverisë, te hetimet për ndërtimet pa leje, për privatizimin e Albpetrolit, çështjen Gërdeci dhe Lazaratin.
Zoti Llalla, faleminderit për këtë intervistë, e cila koinçidon dhe me një vit që nga koha kur ju keni marrë detyrën si Prokuror i Përgjithshëm. Me lejoni ta nis me një çështje, e cila është e ditës. Sot Transparency International prezantoi raportin e ri vjetor për korrupsionin, ku pozicioni i Shqipërisë është përkeqësuar. Sa e ndjen vetën përgjegjëse prokuroria në këtë situatë korrupsioni kaq të përhapur, të paktën siç është perceptimi i publikut?
Faleminderit për ftesën në emisionin tuaj dhe për urimin me rastin e 1 vjetorit tim në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Problemi i korrupsionit është një ndër çështjet kyç për integrimin e Shqipërisë në BE dhe është një ndër kriteret kryesore që partnerët tanë kanë vendosur për integrimin e vendit në këtë strukturë. Lufta ndaj korrupsionit ka qenë një ndër prioritetet e punës time me marrjen e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Prioritet, të cilin jam përpjekur ta realizoj duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat ligjore, duke vënë në punë të gjithë sistemin e prokurorisë për të luftuar këtë gangrenë të shoqërisë shqiptare.
Zoti Llalla, duke mbetur te korrupsioni. Pak ditë më parë emisioni “Fiks Fare”, pas një hetimi të tij, nxori në pah një zinxhir korrupsioni, pagesash për gjyqtarë, prokurorë e avokatë. Ju reaguat për pjesën që ju takon, lidhur me prokurorët e përfshirë. Por kam përshtypjen se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar. Duket se sistemi i drejtësisë, siç është dhe perceptimi i publikut, ka një korrupsion mjaft të gjerë. Si mund të dilet nga kjo situatë?
Perceptimi i publikut lidhet me rastet me të cilat qytetarët ndeshen nëpër dyert e sistemit të drejtësisë. Kjo situatë mendoj se është e kapërcyeshme, por duhet një bashkërendim i punës mes gjithë institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri. Tek ne ekzistojnë të gjithë mekanizmat e duhur ligjorë që ky fenomen të ndëshkohet. Por duhet vullneti i të gjithë faktorëve politikë, socialë, medias e qytetarëve që të vëmë përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë zyrtarët që abuzojnë me funksionet e tyre.
Ka një nismë të qeverisë, një paketë anti-korrupsion, e cila parashikon që korrupsionin ta konsiderojë si krim të rëndë e për pasojë të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Misioni i ekspertëve amerikanë të OPDAT-it ka pasur vërejtje të shumta për këtë zgjidhje. Ju vetë sa efektive e konsideroni këtë ndërhyrje?
Lidhur me këtë nismë të qeverisë, ne kemi paraqitur sugjerimet tona, të cilat i kemi vënë në dispozicion si të qeverisë ashtu dhe të Komisionit të Ligjeve, të cilat besoj se do të merren në konsideratë gjatë shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve. Në vlerësimin tim personal, gjykoj se duhet parë kjo paketë, pasi ka nevojë për disa rregullime të nevojshme. Pra jo çdo rast i parashikuar në paketën e qeverisë mund të hetohet dhe gjykohet nga prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda.
Zoti Llalla, që prej 23 qershorit, apo më mirë që prej qershorit, në Shqipëri ka një shumicë të re. Cilat janë marrëdhëniet tuaja me këtë shumicë? Kujtoj se zoti Rama, para se të formohej qeveria, pati një takim me ju dhe e cilësoi prokurorinë si “dëshmitare anemike në betejën kundër korrupsionit”, deri më atë kohë…
Duhet të theksoj faktin se prokuroria është një institucion i pavarur kushtetues. Detyra ime si Prokuror i Përgjithshëm, ashtu si dhe çdo prokurori, është përcaktuar në ligj, ashtu si dhe garancia në detyrë e gjithsecilit prej nesh. Unë kam pasur marrëdhënie korrekte si me mazhorancën e kaluar, ashtu dhe me atë aktuale. Dua të theksoj faktin se në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm jam zgjedhur me një lloj konsensusi të gjerë politik, detyrë, të cilën besoj se do të jetë e tillë edhe në të ardhmen.
Prokuroria e Përgjithshme ju bashkëngjit nismës së qeverisë për goditjen e ndërtimeve pa leje. Madje në fakt ju kishit nisur hetime ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës që në shkurt për ndërtime pa leje në këtë qytet. Megjithatë ka debate dhe për një tjetër ndërtim në breg të detit, dhe ish- drejtuesi i Inspektoratit të Ndërtimit ka deklaruar se për këtë ka pasur një dosje që në 2011 në prokurori. Cili ka qenë fati i kësaj dosje?
Lidhur me rastin konkret, çështja është në proces hetimi në prokurorinë e rrethit gjyqësor Vlorë, ndërsa në rastin e kryetarit të Bashkisë Vlorë dosja momentalisht është në proces gjykimi në Gjykatën e Lartë për të përcaktuar se cila gjykatë do të shqyrtojë rastin në fjalë.
Duke mbetur sërish te pallatet. Ka pasur para zgjedhjeve një debat lidhur me një ndërtim të familjarëve të bashkëshortes së zotit Rama. U tha se prokuroria regjistroi një procedim penal…
Me aq sa unë mund të kujtoj tani, mendoj se është vendosur mosfillimi i procedimit penal.
Zoti Llalla, pati një proces të gjatë privatizimi për Albpetrolin, i cili në të vërtetë dështoi dhe shteti sot e kësaj dite nuk ka marrë 85 milion euro, siç përcaktonin rregullat e kontratës. Edhe për këtë rast me sa di, prokuroria ka nisur hetimet. A ka ndonjë zhvillim se cilët janë personat përgjegjës për këtë situatë?
“Në mjaft raste i kërkohet organit të prokurorisë për çdo debat apo problem mes palëve në Shqipëri. Por institucioni i prokurorisë nuk ka në të gjithë rastet ekspertët e specialistët e duhur për të hetuar çështje të kësaj natyre. Prokuroria ka nisur hetimet për rastin e Albpetrolit. Janë caktuar ekspertët që po merren me shqyrtimin e dokumentacionit për mënyrën se si është realizuar privatizimi i kësaj pasurie dhe pritet konkluzioni i tyre.
Zoti Llalla, procesi ndaj shpërthimit në Gërdec është një tjetër rast që u pa si një dështim i Drejtësisë. Gjykata e Lartë nuk pranoi as ta trajtonte rekursin e Prokurorisë. Cilat ishin arsyet e këtij vendimi dhe a ka hapësira që kjo çështje të rihapet?
Ai është një vendim i Gjykatës së Lartë, për të cilin ne nuk mundemi dot të gjykojmë vendimet e kësaj gjykate. Ne kemi në proces shqyrtimi në prokurorinë e përgjithshme një ankesë të familjarëve të Gërdecit dhe avokatëve të tyre. Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme të ngarkuar me shqyrtimin e rastit janë duke studiuar të gjithë materialet me synim daljen e një vendimi përfundimtar brenda pak ditëve.
Zoti Prokuror, kur ju ishit në krye të Inspektoratit të Verifikimit të Pasurive, ankoheshit se prokuroria nuk merrte parasysh denoncimet tuaja. Çfarë keni bërë tani që ju vetë jeni Prokuror i Përgjithshëm?
Është fakt se gjatë kohës që unë drejtoja Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit dhe të Pasurive, institucioni ynë pati bërë me dhjetëra kallëzime në prokurori, të cilat patën të njëjtin fat, të pushoheshin apo mos filloheshin, që në vlerësimin tonë vendimi ishte marrë jo në mënyrë të drejtë e të bazuar ligjërisht. U bë një vit që jam në drejtim të këtij institucioni. Momentalisht nuk kemi asnjë kallëzim dhe për momentin nuk kam ç’të shtoj më tepër.
Zoti Prokuror, përveç korrupsionit, një tjetër problem që ngrihet për Shqipërinë është krimi i organizuar. Çfarë shtrirje ka ai, sa ka penetruar në ekonomi apo dhe politikë? Si është i strukturuar dhe sa i fuqishëm është ai financiarisht?
Elementë të krimit të organizuar në Shqipëri, ka dyshime të bazuara se ekzistojnë. Unë sapo u ktheva nga një vizitë e suksesshme në disa vende të BE-së, përfshirë edhe Brukselin, ku diskutuam ndër të tjera edhe lidhur me këtë problem. Ne po synojmë që të gjitha raste e kësaj natyre të hetohen në mënyrë të plotë e të gjithanshme. Normalisht hetimet nuk janë të lehta. Elementë të krimit të organizuar punojnë me mënyra dhe forma që kanë aftësi për të mbuluar aktivitetin e tyre. Megjithatë, ashtu siç ishte dhe vlerësimi i ekspertëve ndërkombëtarë, në Shqipëri nuk ka elementë të mirëfilltë të një krimi vërtet të organizuar siç ndodh në vendet e tjera. Ka krim që merret me trafikime të ndryshme, por jo struktura vërtetë të organizuara kriminale.
Të gjithë e dinim që Lazarati ishte një qendër e prodhimit të hashashit, por rezultatet e vrojtimeve të policisë italiane nxorën në pah diçka të përmasave mjaft të mëdha. A ka hetime të prokurorisë mbi Lazaratin dhe ata që kanë ngritur dhe kontrollojnë gjithë atë industri disa miliarda euroshe?
Normalisht që prokuroria ka nisur hetimet dhe për rastin në fjalë. Këto hetime vijojnë dhe unë nuk mund të jap detaje të mëtejshme.
nuk duhet asnje vullnet politik,,ke ligjin dhe zbato ligjin,,eshte shume e thjeshte o kryeprokuror,,po nuk pate bythe bej doreheqje,,mos na thuaj mbas mandatit qe une kisha presjon nga politika,,se kjo nuk eshte gje e re e kemi degjuar edhe nga te tjere..
Nuk ka krim te organizuar ne Shqiperi!!!!!!??????
O Zoti Dhalle, po Gjyqsori cfar eshte????
A nuk eshte nje organizate e strukturuar Kriminale qe shantazhon
( opoziten kur ja kerkon politika), qe ve gjoba ne kembim te denimit, qe denon
te pafajshem vetem pse nuk munde te paguajn, qe e shet drejtesine
dhe te drejten si te ishte mall tek tregu i Gabit.
Me gjeni nje Gjykates te ndershem, i cili nuk ka marr para ne kembim
te nje denimi ne dem te ligjit, ne dem te se drejtes dhe un ju ve nje gisht te
dores per ta prere per cdo gjyqtar te ndershem ne kete vend.
E di qe nuk rrezikoj shum, e di qe nuk rrezikoj fare, e di qe nuk arrini te me prisni
deri te gishti i mezit
Gjithsesi, tallni b*then o trima se Shqipot nuk kan se cfar tju bejne. Ju e dini kete fakt
ne e dim kete, e nuk na ngelet gje tjeter vec ta pranojme kete realitet te ndyre
e pa te ardhme.
Jam pothuajse dakort me mendimin e Z.Kryeprokuror. Ne Shqiperi realisht ka vetem nje organizate kriminale: Shteti
Po edhe une jam shume dakord. Por prokurori e ka bere nje restaurant mbi prokurorine. Nuk e di po kur te mos jete me atje do ta marri me vete ???
Prokuror po te duash ti me dy gishte i kap per fyti dy kryemafjozet politik te ketij vendi. Po nuk te do qejfi, se ndoshta nuk te takon ai vend…
O Dhalle,
Do qe te mbetesh ne Histori?
Lexo deshmine dhe ekzekuto thirrjen ne prokurori te qytetarit Sali Ram Berisha nga Vicidoli
http://goo.gl/xw8lcs
O llalla mos e perziej dhallen me raki se ben reaksion kimik-Si ore prokuror nuk paska krim te organizuar ne Shqiperi??? Gjithe ata persona qe bejne vrasje dhe nuk denohen…Gjithe ata persona qe denohen per vrasje dhe nuk arrestohen…Gjithe ata persona qe vjedhin pronat e njerezve te ndershem dhe nuk gjykohen…Gjithe ata pronare reale pronash qe nuk u jepet e drejta…Gjithe ata gjykates prokurore politikane police qe nga hici zgjohen ne miliardere???????????????????????????????????????? O Dhalla Llalla a e kupton se ne Shqiperi ti te jesh nje pronar i ndershem te meret prona me dhune dhe ske ku te ankohesh??? A e kupton o Dhalla se ne Shqiperi ti te ishe femer pa vellezer e pa njerez mund te perfundoje ne ndonje rruge me kembe hapur??? A harrin ta kuptosh o Dhalla e o kos qe Atdheu jone i dashur eshte i zhytur ne depresion tmerr dhimbje urrejtje hakmarrje pabesi pisllek mjerim??? Ti nuk je prokuror Lalla ti je nje cope injorant i radhes qe me kohen si flluskat e sapunit krahasohet ngritja dhe renia jote(Zoti te dhente ate qe ti i jep kombit tend)………………………………………………….
Nashi ke shume te drejte.,Llalla ska MAFIE ne shqiperi,vetem cobane qe bejne Llalle shurre e mut.
Dhalle, moj dhalle, une te hedh uje, ti prape e bardhe. Aq sa te mban dhalla, aq shprese kemi tek Llalla…
Qenka mjeshter ky llalla per ta hedhur tek te tjeret topin e pergjegjesive te tija. I tere mender-sistemi i drejtesise shkermoqet,me ze dhe figure,ne syte e llalles dhe ky kerkoka faktore te tjere politike sociale mediatike,,,,e pordhi kali,qe te permbushe detyren e tij.Qenka produkt brekedhjeri ,i teri dhe i beri.
Nuk ka krim te organizuar?????
Ne vitet 70-90 ne Itali kur filluan gjyqet kunder mafias, nga gjyqtare Italiane te famshem ( qe tani nuk jetojne me), reagimi i politikaneve afer klaneve mafioze ishte qe, Mafia nuk ekzistonte dhe ata vetem po kerkonin lavdi personale….?!! Ne te njejten kohe kur vritej dikush nga mafia, ajo hapte fjale nepermjet njerezve te saj se u vra per pune femrash!! (kupto, AKSIDENT, GJAH, PAZARE DROGE….?!) Por kjo shprehje e thene nga kryeprokurori i ketij shteti te ben vertet te mendosh!!!!!!!!
Hilja me e madhe qe ka bere ndonjehere Djalli botes eshte kur i mbushi mendjen qe nuk ekziston!!
llalla zbehet gjalpe cte te qaj me pare bir selmani nenes 0===
Nuk arrij ta lexoj dot artikullin kur kryeprokurori shprehet se nuk ka organizate kriminale ne vend. Kjo organizate kriminale qe ju beni pjese ne drejtesi, ka emer tjeter? Nuk e kuptoj se çfar vullneti politik duhet per te luftuar Presidentin e vendit si kryetar i organizates se korrupsionit. Kupola e shtetit del organizate kriminale dhe ju kerkoni ta mohoni. Mohojeni, mohojeni nese ju lejon populli.
Po LSI nuk eshte organizate kriminale…?….
Ne Shqiperi nuk ka krim te organizuar?! Ha…ha…Shqiperia dhe shqiptaret jane perfshire nga kanceri i krimit te organizuar – korrupsionit (perfshi te gjithe nivelet e shtetit e shoqerise), vjedhjet, drog (republika e Lazaratit), prostitucion …
Zoti Llalla ,kater vite ne organin e deklarimeve te pasurive nuk u bere i gjalle dhe tashme qe po levize populli,mbasi i kavajtur thika ne kocke, kunder prokurorve te tu te KORRUPTUAR, prap i pandjeshem ti zoti Llalla.Dielli te ngroh ne mengjes ndajnate fillon veriu,zoti Llalla ty te kane cuar ne ate vend per te mos goditur Politikanet, por per ti mbrojrur ata, mendoj se ata qe te cuan t’a kane marre premtimin mos me i ngacmue.
Ne Shqiperi nuk ka krim te organizuar?????????????
seriozisht e ka ky gjiza apo cfare??? po normale, nuk behet ky vend. mjaft te shifni ca pallavrash nxjerr nga goja kryeprokurori me mbiemrin Dhalla..!!!
Me kéto koncepte mediokre qé ka ky prokurori Pérgjithshém, duhet té
pranojmé se jemi miré. Si ore shprehet tjetri se duhet té gjithé té
jemi dakord pér té luftuar korrupsionin. Sikur té gjithé té Ishim né
lufté me korrupsionin, nuk do Kish kush té bénte korrupsion e s’do na
duhej as Llalla e as shokét e Llallés. Ky ende nuk ka kuptuar se ekziston shteti edhe né shqipéri dhe se ky shtet ka ligje pér zbatimin
e té ciléve pérgjigjet edhe zoti Llalla.
KRIMI NE SHQYPNI ESHTE ORGANIZUAR AQ LARTE SAQE KA KAPUR EDHE SHTETIN.
Kjo eshte forma me e larte e krimit te organizuar kur strukturat e oktopodhit te korrupsionit perdridhen rreth strukturave te shtetit si Prokuroria dhe Gjykata. Kjo mesohet ne te gjitha tekstet mesimore te fakulteteve juridike dhe ne te gjitha trajnimet qe organizojne Institucionet Nderkombetare per te arsimuar nenpunesit e shteteve te prapambetura sic eshte edhe vendi yne. E shikuar ne kete prizem te ben pershtypje deklarata as mish dha as peshk e Kryeprokurorit Llalla qe ka ardhur koha te dorehiqet, sepse nuk e kupton se nuk eshte i afte dhe ben per kete pune me pergjegjesi ne konsolidimin e shtetit ligjor.
si te vjen turp o trap te thuash se ne shqiperi nuk ka krim ,kur qdo kush e di se ne shqiperi krimi i organizuar lulzon ne te gjitha poret e jetes !!??
Llalla nuk ka turp e as njerzillek, por ka detyrim ndaj Sali Kriminelit ose ka frige ate. po nje Lale Myzeqeje thoshin dikur, pyste a ka polis andej?e kur nuk kish bertiste Lushnja Lushnja…. Ky eshte mostra Krye Prokuror ne Shqiperi. Kerkon qe Sali Berisha te bije dakort per luften ndaj Korrupsionit e atehere Llalla te zgjohet e te veproje!!! Pika o Dhalle mavrija.
tamam pergjigje llalle ska krim te organizuar,ketu krimi organizuar po ben kerdine ky llall thote ska,ky eshte tamam daun
Po ate punonjesin e sherbimit te fshehte ne durres, kush e dogji te gjalle?
Nuk ishte krim I organizuar?
Po trebicken?
Rrufjan, shejtan prokuror
Duhet vullnet politik…per te zbatuar ligjin, dmth po nuk desh politika nuk zbatohet ligji…simodos kur kemi te pandehur shokun Ilir Floriri apo Zagarnjorin e gjykates…
Eeejjj po gjeni ndonje “KOS” per ta bere Kryeprokuror ! Pse nga Llalla prisni ?
Eh ku eshte katandisur shqiptari dhe Shqiperia ! Gjithe ata djem dhe vajza qe te marrin gjak ne vetull dhe qe nuk fshijne kepucet me kete Llallen , rrine rrugeve te Shqiperise apo bredhin rrugeve te Europes ne kerkim te ndonje pune !
Kjo eshte mafia ! Ky eshte krimi i organizuar ! Fatkeqesia eshte se kriminelet e organizuar paguhen edhe nga buxheti i shtetit te Shqiptareve !
Poshte sa me shpejt antishqiptaret !
KY ESHTE KULMI I HIPOKRIZISE,TE THUASH QE NUK KA KRIM TE ORGANIZUAR,
ATEHERE JU PYESIM Z. PROKUROR,KUSH I VRAU VIKTIMAT E GERDECIT,2-VIKTIMAT E 21 JANARIT.3-AZEM HAJDARIN.4-KOSTA TREBICKEN 5-FATMIR XHJNDIN,6-SOKOL OLLDASHIN.7-KUSH E SHITI DETIN JON.8KUSH I VODHI LEKET E RUGES SE KOMBIT
E TE TJERA.
TE GJITHA KETO POPULLI I DI,VETEM TI NUK I DI DHE SHPREHESH SE NUK KA KRIM TE ORANIZUAR, TURP ESHTE NJE LAVDERIM PER JU,POR UNE DO TJU CILESOJ NJE PJESTAR TE ORGANIZATS KRIMINALE QE ESHTE PREZENTE NE SHQIPERI.
Po mire mor zoti Llalla, po ”Republika”e Lazaratit cfar eshte,apo ndoshta nuk eshte pjese e Shqiperise?.Krim me i organizuar se aty ka vetem ne Kolumbi.
E cuditshme!!!.
U cane media boterore, OSBE, Ke , USA ku flitet me te madhe luftoni krimin e organizuar.
VETEM PROKURORI I PERGJITHESHEM DEKLARON QE NE SHQIPERI NUK KA KRIM TE ORGANIZUAR!!!!!>>>>>>>>>>>>>>>>………..
No coment further…………….
Ne shqiperi Jane tre organizata kriminale PD,PS dhe LSI.Llalla nuk I prek dot ato.
Te keqen o more Hyke,
Shtati oke e mendja pyke.
Hiç fare s’ka krim te organizuar!
Saliu ta ka thene?
Po cfare prisni nga ky prokuror ore popull, pasi keto banda dhe kriminele e kane vendosur ne krye te institucionit.
a ju kujtohet Tom Doshi qe delte hapur per te votuar per Dhallen/
Kush eshte doshi dhe kompany e dime te gjithe se cfare bandash jane.
Hajde rrumpalle dhe i korruptuar prokuror hajde
Duhet nje prokuror jo lepires or zotri! Ti ske b… per shume arsye! T’i kanë prere perpara ne kohe prandaj. U dashka vullnet!!!
Ky prokuror duhet te ishte prokuror ne ndonje vend afrikan jo ne shqiperi,ky nuk arreston dot qenin e vet.
Me kete deklarat tregon se ti je pjese e krimit te organizuar.
D.m.th ne Shqiperi ka vetem hajdut pulash
Po stani i Salokut ku ben pjese edhe ti mendere me emrin kos i holluar cfare eshte?
Nuk e ke fajin ti o nje lug kos dhe nje shtemb uje, duhet te mbarosh shkollen e mesme me duket, po ku te gjeten ty o tutkun dhe te vune te beje politiken penale te Shqiperise, fytyre AGBV (agjent i bashkepunimit vullnetar) 80-lekesh te kohes se qoftelargut, qe te duket vetja i rendesishem dhe na jep intervita Zerit te Amerikes dhe na shet brockulla.
O ka krim te organizuar ne Shqiperi o nuk egziston gjekundi.
Ky Prokuror flet gjepura.
Krimi I organizuar ka dy dekada ulur kembekryq ne Shqiperi.Kete gje nuk e dine vetem banoret e planetit Mars.
po pse ore nuk ka hetim ndaj familjes se gruas se lulit per ca te tjere qe skane bere azgje dhe doni ti grabisni ka gjera dhe i beni fertele me lulin ti thua me sa di une ska do te vije dhe ty dhe lulit nga zoti zvare do terhiqeni dhe qure e lot do tu dalin deri tek femijet tuaj dhimbje qe sdurohet dot gjumi naten do tu dali dhe do mallkoni vten per gjynahet qe keni bere brez mbas brezi ;;;;;do ti kujtoni keto llafe ZOTI eshte i madh dhe shume i frikshem rujuni nga AI kush ben mekate do tju bjeri pa ngushellim dhe pa dallim;;;;
FIKS FARE.Krim nuk ka..korrupsion jo,droge jo, padrejtesi jo,burokraci jo,analfabetizem jo,pa punesi jo,….Ka zagare si puna jote Llalla eshte mbushur vendi plot…Gjynah vrasin qente e rrugve e ju lene ju te na drejtoni “PADRJTESISHT” gjyqesorin….Nuk ka problem i dashur se neser nje i Drejte do te ta beje gjygjin,,dhe kur ti te thuash kjo eshte padrejtesi ai do te thote lexo pak artikullin qe ke shkruar vete,,,dhe ik tani aty te shtate penxheret…
meshirojeni kete njeri, cojeni OPGJ ne rrethin e Lushnjes, nga ka ardhur, mundesisht ne Cerme, dhe te hetoje, sic thote njeri me lart, hajduret e pulave dhe karrotave: fatkeqesi per drejtesine dhe te gjithe neve, me kete palaco njerez te nenshtruar ndaj atyre qe i kane vene ne pozicione te tilla.
o llalla: une as ta lexoj fare intervisten ty.Po fare !! ..vec titulli qe ke shkruar te demoralizon.kur thua ti qe i ke ne dore gjerat ;se duhet keshtu e ashtu..ne populli skemi asnje shprese.po te beje sekush detyren keshtu krijohet dh evullneti politik e social e cfare te duash ti.aman o burre ..beju burre se spo ndjejme asgje nga ju pushtetraet..per cfare ju kemi ne juve aty?
Nga intervista e ketij kuptojme qe krimi qenka aq i organizuar,sa e ka detyruar edhe kete ta mohoje ekzistencen e tij.
Per korrupsioni thote qe eshte i gatshem ta luftoje por me pare duhet kompromis politik.Se cfare i duhet ketij kompromisi politik,kur ka ne dore ligjet nuk arrin ta kuptoje kerkush,ose me sakte te gjithe kuptojne se prokurorine nuk e kemi ne krah per te luftuar te keqen qe ka zaptuar cdo qelize te jetes tone.