Kandidatura e ambasadorit Donald Lu bllokohet në Senat

3 Dhjetor 2013, 17:34Politika TEMA

Dhjetëra kandidatura të propozuara nga presidenti Barack Obama për poste të ndryshme publike janë bllokuar në Senat nga republikanët e opozitës.

Mes tyre është është edhe ajo e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Shqipëri, Donald Lu, raporton VOA.

Kongresi pritet t’i fillojë punimet javën e ardhshme dhe miratimi i kandidaturave pritet të jetë në rend të ditës.

Kohët e fundit demokratët që kontrollojnë Senatin, i bënë një ndryshim historik rregullores së Senatit, sipas së cilës, emërimet presidenciale, me përjashtim të atyre për në Gjykatën e Lartë, mund të miratohen me shumicën e thjeshtë me 51 vota, nga 60 që parashikonin rregullat e mëparshme.

Senatori republikan Lindsey Graham ishte zotuar se do të bllokonte të gjitha emërimet e reja të presidentit Obama, për t’i bërë trysni administratës të jetë më transparente për ngjarjen e Bengazit, ku nga sulmi ndaj konsullatës amerikanë në Libi u vranë 4 persona, mes tyre edhe ambasadori amerikan.

Emërime si ato ku bën pjesë kandidatura e ambasadorit Lu, zakonisht miratohen në Senat me konsensus unanim, pa qenë nevoja e një votë të regjistruar.

Kandidatura e ambasadorit Lu është miratuar tashmë nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.

11 komente në “Kandidatura e ambasadorit Donald Lu bllokohet në Senat”

  1. Nini says:

    Ju lutem mos vononi shume sepse po bllokoni punen e institucioneve shqiptare

    1. LORA says:

      E forte;spo na citet kembesh as Arvizuja!

  2. bregdeti says:

    Po pse gjithe ato fjale,kur ne rrjeshtin e fundit i hedh te gjitha poshte…

    1. laraska says:

      hajde koment hajde….komisioni shqyrton dhe perzgjedh kandidaturat te cilat me vone i hedh per miratim ne senate. Analogji: Komisioni i ligjeve ne Shqiperi shqyrton projektligjet, kandidaturat per Gjykaten e Larte, Kushtetuese etj i cili me vone hidhet ne parlament per votim. Nuk i miraton perfundimisht ligjet e keto kandidatura komisioni parlamentar por parlamenti me 140 deputetet e vet. Pra jane vendime qe kalojne neper disa insitucione e procedura sic i percakton ligji

  3. selmani says:

    Do zoti dhe na vjen perpara festve te fundvitit ne te kundert nuk do na shijojne keto festa pa te!

    1. ****** says:

      Edhe une ashtu them. Po rri me shpresen e Zotit te na vije perpara Babagjyshit te Vitit te Ri.

      Mqse ka punuar ne Pakistan dhe Indi propozoj qe te pritet ne aeroport me kurore sepcash djegs te kuq dhe jeshil.

    2. LORA says:

      Ha,ha,,,,ka me na met gjeli ne dhombe.

  4. Agjencia e pyllnajës fjalë... says:

    Duket mosmiratimi i kandidatit Lu(shkurtim i emrit luan) ka te beje dhe rendesinë e jashtzakonshme të vendit ku do shkojë, pasi në mungesë të opozitës së vdekur shteti po vazhdon perparimet e llahtarshme të ish qeverise Berisha ku rrezikon të tejkalojë vet Gjermaninë! Kjo epersi e siguruar nga Berisha ka tronditur te djathtet dhe nuk duan nje ambasador me emer kafshe(luan) kur opozitën ne Shqiperi e drejton faktikisht po kafshë tradicionale shqiptare qe quhet Berr…(tropojanet derrit i thonë berr,nga ku rrenja merr prapashtesën ” isha…” Mundet kongresmenet e djathte amerikan jane konsultuar dhe me biologun e tyre të shquar qe deklaroi se “krijimi i njeriut si specie biologjike është bërë nga kryqezimi i shimpazesë me dërrin gje qe duket qarte në lekuren pa qime të Berishës dhe nocken e gjatë( hunden)
    Pra, sugjerimi i biologut të shquar mund të ketë qenë i tillë:” kongresmene republikanë te nderuar! Une e kam shpallur se njeriu është krijuar si specie biologjike nga kryqezimi i shimpazesë me dërrin,por per arsye gjeopolitike, nuk kam thene se shimpazea la shkretetirat(humbi rrugen a kushtet klimaterike,munfmgesa e ushqimit) e detyruan ate të kalijë permes Palestines(shkenca gjer sot ka deklaruar se ketu kaloi njeriu i pare i botes,lindur ne Afrike, dhe ishte i zi, ndaj Eva dhe Adami duhet te jene të zesë) i ra Sirise e Turqise pyll me pyll doli ne Turqi,pastaj ne Bullgari,…dhe derrin e ka takuar ne Vicidol të Shqiperise se sotme! Atje ka identikite të qarta shkencore dhe bile edhe mbiemer të pastër Berr (derri) ku besoj se shimpazea im beri kryqezimin dhe doli NJERIU i parë i botës.Mbiemri tregon dhe sot prelashtesine e njeriut te parë! Tani, ju duke ditur se keni një simbiozë lashtesie në Vicidol dhe u solli kaq e kaq probleme,sidomos ne ’97 dhe tani ku desh u dogji dhe Ambasaden në Tirane,per helmet e Sirisë, si mund të dergoni nje luan po në Shqiperi i cili po u kryqezua me Berr-in, nuk parashikoj cnjeri mishngrenës do ketë bota! Zotrinj kongresmen, bllokoni Lu-anin sa më parë që të mos kryqezohet me derrin! Ju kishit aty nje njeri të vertet dhe Berri vrau 26 vete ne Gerdec dhe katër me 21 janar e disa të tjerë të zhdukur pa gjurmë e me dyshime vrasjesh kafsherore! Zotrinj kongremen, ndaloni krijimin e një qenie tjetër perbindshme që në Vicidol,si ju deklarove sekretin,ka origjinën njeriu i keq! Mos shkaterroni me tej Amerikën pasi kryqezimi luan-berr do jetë katastrofë me e jashtzakonshme se ajo qe kam shpallur mes shimpazesë dhe berrit…Bllokoni Lu! ” Kjo dhe vetëm kjo më bën me dijë korrespondenti im në kongres Ram Harram Pithidoli, nga burime që nuk duan as honorare!

  5. Rinia says:

    OK . Arvizu eshte shume i kenaqur ne kete vend , besoj se do te jetoj gjithmon ketu.

  6. Perparimi says:

    Pak si “down” me duket ky tipi ne foto mua …
    Apo na e kane zgjedhur: “sipas kokes dhe festen”

  7. viktor hoti says:

    Si Arvizu ashtu edhe Luja na kujton Çinimaçinin.Amerikanet e kane kuptu ar miqesine tone tradicinale me Maon.Duke prure keta , amerikanet duan te parandalojne penettrimin e Kines ne Europe. viktor Hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje