Qeveria miraton shpronësime te Uji i Ftohtë në Vlorë, përfiton 'pallati i Bashës'

3 Dhjetor 2013, 18:27Politika TEMA

Qeveria miratoi pasdite një vendim që synon shpronësimin për interes publik të objekteve që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare Uji i Ftohtë- Tuneli.

Vendimi vjen në një moment që Ministria e Brendshme ka dorëzuar një padi ndaj objektit të ndërtuar në këtë zonë nga vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Qeveria vendosi: Shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare, Ujë i Ftohtë- Tuneli, bashkia e Vlorës.

Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Vlorës brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Pronarët e ligjshëm të pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen e përgjithshme 8396 (tetë mijë e treqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m2 ndërtim, të vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 462 919 230 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekësh.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 462 919 230 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekësh, të përballohet, përkatësisht, 362 919 230 (treqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe 100 000 000 (njëqind milionë) lekë nga fondi i kontingjencës.

Pronarët e ligjshëm të pasurive të shpronësuara të kompensohen, për efekt të këtij shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin ligjor të pronësisë.

Afati i përfundimit të shpronësimit është data 28.12.2013,” thuhet në vendimin e qeverisë./ep

53 komente në “Qeveria miraton shpronësime te Uji i Ftohtë në Vlorë, përfiton ‘pallati i Bashës’”

  1. skelari. says:

    per hajer ishalla.

    1. LORA says:

      Per hajer Skelaro,edhe ndaj peto-marhemit qe ti e quaje te pasur,ne nje nga komentet e tua.I dhjefsha pasurine peto-morracakut.
      Kam respekt ne pergjithesi per cfare shkruan.TUNG.

      1. ALpini says:

        ato leka duhet te shkojn ne zgjidhjen e shume problemeve me urgjente,pret uji ftohte.
        ne se e ben me lekat e veta le ta beje por ne se jane nga taksapaguesit te kete kujdes se po i hedh ne dete keto lek.

    2. Erind says:

      Ky eshte maskarrallik, nqs keta maskarenj bene ndertime pa leje, dhe tashti Edi do qe populli te paguaje “cmimin e plote”? Pra keta plehra do shkojne ne shpi me fitim – sepse sic e dime te gjithe, asnji ne ate pallat nuk ka paguar cmim tregu per apartament …te gjithe jane njerezit e Sales.

      Me kete levizje Edi po thote se populli do i dashka te paguaje per cdo paudhesi, maskarrallik dhe korrupsion qe ka bere Sala me soj e sorrollop..??

      Kjo eshte Rilindja ? Rrofsh o Edo se na e fute

      1. Fatmir says:

        hej erind,pronaret e kompleksit jon,kushdo qofshin ato do te rimbursohen per aq sa ata kane marre lejen e ndertimit,pra per 3 kate,4 kate dhe aq territor qe ata kane patur ne lejen e ndertimit,,,,te gjitha katet e tjera dhe teritori qe nuk eshte ne lejen e ndertimit perfshi ketu edhe pjesen e detit ata le ta MBAJNE ME SHKUME E MOS TA RRUJNE FARE se kane per ti mor ! ! ! ! ! ! !

    3. Albnr1 says:

      Skelari do tia shohin shqiptaret hajrin, por tani nuk e kuptojne…

      Sepse ato parate qe do perdoren per demshperblim do dalin nga shfrytezimi i zgjuar i ketyre objekteve prej Bashkise…

      personalisht jam kunder prishjes ne pergjithesi, pasi ka kosto shtese perveç rasteve kur eshte e domosdoshme…ndersa ne rastet kur shteti mund te perfitoje nga keto objekte konfiskimi eshte me ekonomiku, por edhe si imazh.

      Edhe ne lidhj eme arrestimet, qe shume komentues ketu preferojne, une do isha me mire per konfiskimin e pasurive te tyre, nese ato nuk justifikohen (me pare ngrihet nje grup mbikqyres), ne kete menyre shkon haka tek i zoti, ndersa burgosja ka kosto, sepse paguajme ne per shtratin, ngrohjen, ujin, letren higjenike etj…

  2. Adnand Birce, Cole says:

    Kompleksi Basha&Kunati nuk duhet te shpronesohet!
    Duhet te shembet dhe te pastrohet me leket e B&K!
    Une kam nje cope kioske te tuneli, po nuk dua para shpreonesimi.
    Vetem shembni ate karabina qe turperon VLOREN e VLONJATET!
    FITON DREJTESIA!
    http://goo.gl/nCe2ox

  3. Lali says:

    Bashucit asnje lek qelbesira ka vjedhe tek rruga e kombit plot 200 miljon€ ai duhet te jete ne burg ta perjetshem se bashku me babain e tij Kriminelin e shqipetareve Sali Milloshevicin.

    1. Realisti says:

      Ju lumte Qeveri.Nuk ka hakmarrje por perafrim me te gjithe qyretaret Vlores dhe Shqiperise.Keshtu fitohet simpatia dhe rruga drejte BE-se.

  4. qerramudhi says:

    paske qene kokrra e legenit,ca shpronesimi do ai kur 85% te siperfaqes e ka ne det edhe ne trotuar.Ta paskan bere rrupi supi o pallosh , ike futi nai napoloni nashti

  5. Billy says:

    Ja u gjet zgjidhja. Qeveria e zenka lepurin me qerre. Pra do shohim spektakel kur te shembet. Leket do ti mare per aq sa ka me dokument.As nje te katerten…

  6. daku says:

    Ja dhe qeverria e komunistave qe shperblejne
    miqte e tyre komunista te ashte-quajtur te
    djathte. Berisha+Basha+Rama+Meta jane te
    gjith klyshat e komunistave. Nuk ndryshon
    shqiperia me keto njerez joooooo

    1. Realisti says:

      Ik or bajge se ti nuk di asgje.Qeveria e ka shume mire.

  7. Besi says:

    Personat qe kane blere prona nga ndertime me leje te dhena me shkelje te shpronesohen nga ndertuesit e investuesit, duke u bllokuar llogarite e duke u konfiskuar pasurite. Duhet edhe qe te verifikohet nese blerjet jane reale apo fiktive, pasi nuk mund te shpronesohen mashtruesit. Cfare pesojne ndertuesit, qe fitimet e tyre ne kete menyre i sigurojne drejtperdrejte nga tatimpaguesit? Nuk kemi pse paguajme per te tjera gabime qe nuk i kemi bere!

  8. Sume Gruda says:

    Po qe se dretesia veprone Pallati skandeloze do shembet do vihet drejtesia ne vende jo te shemben kioska te ndertuara nga llamarina.
    Ato nuk bejne kabah vetem te vazhdojne te shesin “kebaba” per fukarenj “te varferit” e Shqiperise kur te jete koha me u larguar do largohen!

  9. ilo says:

    jam dakord te demshperblehen por vetem per ate qe eshte e regullte me leje ndertimi,se mesa kam degjuar 60% e pallatit eshte pa leje…

  10. Labi says:

    Ne kete koh krize te japesh leke per ata qe kan ndertuar ne menyre abuzive eshte turp.
    Sa te paguashe me mire te jet atje turpi i pushtetit te kaluar. Ne te kundert te paguajn ata qe kane ber krimin.
    Luli dy her i fituar. Leket i mer te plota. Shpronsoni vetem ata qyqar qe kane shkembyer punen me hyrje dhe joata qe kane fitur ne menyr korruptive.

  11. roberti ny says:

    Ky vendim i fundit i Keshillit Ministrave eshte akti i pare i zyrtarizuar i kapitullimit te Edi Rames perballe pushtetit mafjoz te bandes 3B .
    Shenja e pare u duk me Mimi Kodhelin ku para votimeve u zotua para votimeve qe do rimerrte Shqup-in e grabitur si dhe do dergonte Imamin ne dyert e drejtesise gje e cila jo vetem qe ka ndodhur por ata po perdhosin akoma opinionin shqiptar.
    Ky hap i fundit i VKM per te shperblyer milona dollare vjerrin e lulit eshte ne vazhdim te nismes Edi Rames per te paguar ne menyre kriminale gjysem miliardi dollare qe banda e berishes,bodes,olldashit,topallit,metes
    kane detyrime te papaguara biznesit po aq kriminal se dhe vete banda.
    Me kete rast ngushellojme nje miljon e ca votuesit e 23 qershorit:
    Te rroni vete te nderuar bashkombas se Edi Rama ju la shendetin !

    I paharruar qofte kujtimi i 23 qershorit 2013 qe dha shpirt sot ne 3 dhjetor 2013 para pallatit te Lul bashes ne vlore.
    Jo me kot Arvizu e cilesoi yll ne ngjitje pasi vrau kater protestues dhe e meriton pasi Luli eshte i vetmi zyrtar ne bote qe ka punuar me kater pashaporta dipllomatike te shteteve te ndryshme dhe duhet respektuar edhe kur vjedh edhe kur mashtron por edhe kur i ben ligjin kryeministrit te shqiperise apo dhe vete ambasadorit arvizu qe e perdhosi ne rastin e LHL.

  12. qiriri says:

    Z.Rama!Asnje njeri nuk te jepe te drejten te tallesh me leket e popullit ,per te zhdemtuar pislleqet e mafjes se deridjesheme ne pushtet, qe nuk la gje pa vjedhur e shperdoruar .Ky veprim ,per mendimin tim, tregon se edhe ti,po ecen ne gjurmet e Sali-hajdut-kriminel-shpellarit.Kjo nuk premton rilindje.Kete problem duhet ta zgjidhe djykata dhe jo qeverria me nderhyrje klienteliste.

  13. ABC-ja e Ekonomise se Tregut says:

    Fondi rezerve dhe ai i kontigjences a jane mbledhur nga buka e gojes e ketij populli ?
    Perse duhet ti paguaj sovrani gomarlleqet e “sherbetoreve te sovranit ” ???.
    Apo keshtu kane bere gjithe perfaqesuesit e “SOVRANIT” ne parlament.
    Le ti paguajne ato qe kane shkelur ligjin.Kjo qeveri nuk ka mandat te shperdoroje djersen e buken e popullit. Kaq ishte loja ,tashti e prapa puthuni me Milon (Ne qe s’kemi “MILO” me ke te pothemi

  14. all peole are born equal says:

    …le te ndertohen sa me shume vepra publike ne shqiperi,askush nuk xhelozohet, te gjithe jemi shqiptare dhe duam qe gjithkush te jetoje i lumtur ne shtepi te vet.Por, nuk duhet qe vlonjatet te ndihen me fat qe kane lindur ne Vlore , dhe Gramshiotet te mallkojne vehten qe kane lindur ne Gramsh.Vlora eshte qytet historik qe i ka dhene shume shqiperise por edhe ka marre shume prej saj.Te mos harrojme qe qe ne arteriet e jetes se ketij qyteti te mbidheshme e te nendheshme kane levizur miljona dollare,euro apo lireta,te cilat mire apo keq e kane zhvilluar jeten e ketij qyteti ne dallim nga qytete te tjera te varfra si psh Erseka,Bulqiza,Peqini.Ajo qe dua te them eshte qe qeveria duhet ti trajtoje projektet publike me te njejtin interes si per qytetaret e vlores ashtu edhe per ata te Gramshit, Ersekes, Cerrikut, Mamurrasit, Vaut te Dejes etje etje

  15. KADAFF says:

    OPA RIPJERDHJA!JA FUTI INDJETRON EDI TOKSIKU!E PATË O MILITANTË MORRACAKË SE ÇFARË FRESKU PO I BËN LULUSHIT EDUSHI JUAJ?!
    IKNI DHE FUTJANI NAPOLONIT TANI SE SHKELËSIT E LIGJIT U DËNUAN NË MËNYRË SHËMBULLORE DUKE JA DHËNË LEKËT ME ZOR!
    TURP E FAQJA E ZEZË!

  16. esen says:

    Interesant ky vendim. Invalidet nuk mund te paguhen se “arka eshte bosh”, por mund te paguhen nga rezervat e shtetit, mafja e 2B-ve, qe po bejne pastrim parash me leket e taksapaguesve. Aferim!

  17. kali kuq e ka nje huq says:

    O Daku,te rrosh vete o i uruar,se mendja te ka lene shenden.Hajvan ngelet ter jeten o fshatar te pa gdhendur.Po ta dini se dhe kur te ikni nga kjo bote,merakun e ENVERIT do ta merni dhe ne boten tjeter.

    1. daku says:

      Moj pele e kuqe po ty pse te dogji miza
      ne ksule eeee?????

      Tu dhimbs xhaxhi Enveri????

      Ti duhet te jesh kale shkllav qe ngrihesh
      dhe mbron padronin tend kur dikush e shane.
      hahahaha ik ore mbushu injorant

  18. Palla says:

    Akoma nuk e keni marre vesh qe Edi-Meta-Saliu-Luli, jane te gjithe hajdute dhe bandite, te ndare ne dy ceta, per t’ua fut me thelle o shqipetare!!!!!
    Pa zhdukur keta bandite dhe zagaret e tyre ai vend nuk ka per te ndryshuar.

  19. petua says:

    po ky sikur do boj shetitoren me t bukur na bote ne vlore njerzit s kan buke te hane hedhin miliona dhe ky i prish gjoja preteksi shetitores LUNGO MARE e mir qe i prishi deri tani ka prish mbi 300 objekte qe vlera tyre kap milirda por cfar do bej ky i gjati dini gjo ju se mos e bo me keq se ishte kompleksi kristal tek uji ftohte ishte fantastike te gjithve ju erdhi keq qe u prish dhe t gjith keta s moren as i lek ju prish dhe kaq pse ky pallati bashes duhet t marri leke si ka mundesi kjo gje o t gjith i soj o asnjeri ligji eshte i soj per t gjith

  20. ARUSHA says:

    PERFITON APO PERFSHIHET? ORE GAZETAR se na i qitet ment e kaptines me artikujt pa gazetari

  21. ikandeja says:

    Pse nuk gjobiten dhe sekuestrohen pronat e pronareve te tokes dhe te ndertuesve? Pse duhet ti demshperbleje shteti? Nqs ka nje demshperblim te behet vetem per pjesen e lejes.

  22. Aleksandër says:

    Me pak fjalë, sejcili merr atë që i takon.Vjehrri i Lulit dëmshpërblehet, dhe qeveria del faqebardhe përpara populizmit..Hajde gallatë, hajde..

  23. mirela says:

    gazetar ju lutem sqaroni termat se pari …..perdorimi i termave te papershtatshem mixed up njerezit sjell konfuzion

  24. Jeronim de Pata says:

    Medemek do demshperblehet Lul Bashkija !!!
    Ktij muhabeti i thon:kap nji cop det,se tokat u xun,nderto dicka,e prish shteti,t japin pare si cpronsim!!Kapni det sa pa u shit nga sala dhe pa u xon nga cecent!
    Ik er Ed se je trap me muzik.
    Jo vetem qe ligji te jep te drejt,por duhet te jesh edhe me karakter.Vetem per padrejtsit qe te ka bo Luli s duhet ta toleroje.
    Por me duket se Edi esht vet i ly me histori nddrtimesh dhe paresh te pista,prandaj nuk ka fuqi reagimi.
    Te ishte sala,i kishte von bu,ldozerin me koh nddrtimeve te Edit!
    Davacshqiptarqiqsh!
    Qi mor qi mor shqiptarqi
    Hajt ta rras
    Kte bob te zi

    Arapi…

  25. Arjani says:

    Nje SQARIM per te gjithe qe mendojne se Rama po shperblen me leket tona pallatin e Bashes.
    VKM-ja per shpronesimet eshte i detyrueshem sipas kushtetutes.Te gjithe do demshperblehen per token ne pronesi qe ju a merr shetitorja. Po keshtu do demshperblehen edhe objektet nese kane Leje te rregullt ndertimi. Ky eshte detyrim Kushtetues.
    Per pallatin e Lulezimit, do kompesohen ata persona qe ne kushte mirebesimi kane blere apartamente,pasi pallati ka Leje Ndertimi dhe Hipoteke. Pavaresisht se ato jane plotesuar ne kushte korruptive.
    Personat,qe nga ndertuesi,investitori, nepunesit e kthimit te pronave, te Bashkise e tj, e tj qe jane ne vargun korruptiv te plotesimit te dokumentacionit te pallatit do ndiqen penalisht dhe do paguajne para dhe pasuri per aktin korruptiv.
    Prandaj mos u nxitoni te akuzoni Ramen shpejt e shpejt se me dukeni si Saliste qe beni gjoja si te revoltuar per drejtesine.

    1. dakort says:

      DAKORT
      1.NA THUANI QE RAMA PO I DEMSHPERBLEN ME LEKET E TIJA DHE JO TONAT
      2.ATHERE GJITHE VKM JANE TE DETYRUESHME (EDHE ATO TE SALES)
      3.PERSE GJITHE PRONAT E FITUARA ME GJYGJE FAKTI DUHET TE DEMSHPERBLEHEN
      4.PERSE DUHET TE PAGUAJ POPULLI DHE JO ATO QE KANE SHKELUR LIGJIN?
      5.NUK QENKE ARJANI,POR SHEJTANI

      1. DAKORT says:

        Lexova VKM ne gazeten zyrtare.Eshte OK

    2. OK says:

      Ar-jan :
      Me jep pergjigje :
      PSE KJO PUNE BEHET VETEM NE VLORE ?

    3. GM says:

      Eshte pikerisht keshtu. Nuk e kuptoj pse njerezit nxitohen dhe komentojne qe qeveria do demshperbleje Bashen. Ndoshta nuk e kuptojne, por shpresoj te mos jene mbeshtetesit e Berishes qe duan te hedhin mjegull dhe te ngjallin zemerim te opinionit kunder qeverise.

  26. korrupsioni says:

    Ky eshte 1 shperblim i te majteve per te djathtet! S’dhet c’behet neser??? i thone kesaj ha m..

  27. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    po shpronsohen moçaloret

  28. ona says:

    O komentus a e mendoni ju se Edi do te kompesoj hajdutet dhe kriminelet,,,mos u nxitoni ku eshte vetem fillimi,,,do shifni vetem mbrekullira pak durim se vetem 3 muaj kane ne pushtet.

    1. KADAFF says:

      WAW ONA!!!
      TAMAM EMËR ALLA G-ay 99, ORE KU ËSHTË HORRI I BULEVARDIT ETJ QË NA ÇANIN DERI DJE MARMITËN ME KOMENTE BOLSHEVIKE!
      HË PRA ÇA U BË?! NJË VËRRË NË UJË!
      HAPPY END PËR LULUSHI&CO!
      MBAJENI RILINDJEN ME RIPJERDHJEN E JA NDJEFSHI LEZETIN BASHKË ME ERËN.

  29. shtetari says:

    Z. KM,

    cfare pret me ate katunarin e Vlores qe ka dhene leje ndertimi mbi det – ne politike e biznes nuk ka shoqeri e miqsi: para ligjit dhe drejtesise te gjithe jane te barabarte.

    Ai trap duhet te jape doreheqjen sot!!!

  30. Iliri says:

    Po pse more qeveritare LEGENA, me parate tona do ti paguani gjynahet e “shokeve ” tuaj pusht-etare ju? Hajt se te semes e keni se shpejti edhe ju, mos u beni merak se zgjedhjet e tjera vijne me shpejt nga sa e mendoni ju.

  31. Eri says:

    Ju lutem, lexoni artikullin mire. Vendimi thote se do te kompesohen vetem Pronaret eLigjshem qe prona private u kthehet ne hapesire publike. Ai qe e ka konform rregullave si lejen, si pronesine. Basha eshte cuar ne gjykate per leje dhe objekt te parregullt. Po mori gje, do te marre gjobe e burg.

  32. kali kuq e ka nje huq says:

    O dak evgjiti,o shpellaret e sali hitlerit,mora keni per te ngelur gjithe jeten,bishta qeni.Ke do vrisni tani,ke ka vene ne plan ai komunisti juaj krimineli dhe vrasesi,hajduti dhe banditi sali.Ruaju o brek grisur,mos dil per gjah,ose mos brith per te vogla si Olldashi ,se allah allah na ben ndonje hata.Pika qe su bie,por dita e njerezve te ndershem po troket,sali krimineli dhe gjithe larot e tij ,do vene ne hotelet e xhaxhit.Daku,aman te keqen mos ma prish,rri vellacko mos dil per gjah,se kusur i fisit qe do hapin kujen,pa ne te tjeret ,do themi mire e gjeti se e kruajti me fiq deti.

  33. tani says:

    Akoma do paguajne njerezit e ndershem qe per asnje moment nuk e kane shkelur ligjin? Cfare ben kjo qeveri,mekatare?, Ku e gjen kete te drejt qe te paguajne shqiptaret e ndershem kudo dhe kurdohere? O qeveritar qe mashtruat popullin,per te marre pushtetin ne vend qe t’i lehtesoni shqiptaret e ndershem qe paguajne taksat rregullisht,qe paguajne energjine elektrike rregullisht,qe paguajne cdo detyrimqe kane ndaj shtetit dhe shoqerise,tani duhet te paguajne edhe per abuzuesit me ligjin dhe me pronen publike.Kete e bejne vetem qeveritar te cmendur qe duhet te kene interesat e tyre aty!Ky vendim i kesaj palo qeverie shum shpejt do te jet fundi i hidhur i saj!

  34. KADAFF says:

    ERI VELINA

    SKA NDERTIM TE LIGJSHEM MBI DET!
    ATE KALLEZIMIN E KA BERE ME KOHE GJERGJ BOJAXHIU QE KETU E 3 VJET ME PARE!
    EDHE NESE MERRET NDONJE I PANDEHUR DO MERRET FIRMA NDERTUESE DHE BASHKIA MORE MILITANT I VOGEL!VJEHRRI I LULUSHIT KA QENE VETEM INVESTITOR O ERI VELINA.
    KESHTU QE VETEM LEKET DO HUMBTE POR EDHE LEKET PO JA JEP EDI TOKSIKU JUAJ KESHTU QE …. MBAJENI ME SHKUME RIPJERDHJEN!

  35. VL.HAS. says:

    Do te deshiroja te dija ato pallatet anes detit tek plazhi i Duresit a e kane largesine konforme rregullave te tektonikes se lejuar . Diku kam lexuar se Italia nuk lejon te kete ndertime jo me afer se 300metra nga vija detare , Anglia e kishte 600 metra , ku nuk lejohej te beheshin ndertime mbrenda kesaj distance me vijen detare . Ne shqiptaret me duket se nuk kemi ligj per kete ,ose nese kemi , ndonjeri qe e din eshte i lutur te na thote ketu ne kete ….per te pare se a duhet edhe ketu Durresin-plak nderhyrje si ne zonen tek Uji i Ftohte Vlore . Shkaktaret te ndeshkohen rreptesisht ; se pari pushtetembajtesit e pandergjegjeshem .

  36. tini says:

    kur vlera e ndertimit ne kohen qe u ndertuan keto komlekse ishte 60.000 leke te reja metri katror , sot Rilindja do ti shpaguaje me minimum 90.000 leke metrin …
    Lumci Kokedhima qe do nxjerre dyfishin e parave te investuara ne nje kohe krize kur shitblerja e apartamenteve ka rene afersisht ne 60%
    Lavdi Rilindjes !
    O burra per nje plan neutral te bregdetit qe nga Vlora deri ne Himare nga Rama me konkursin e sapofituar nga vete Ai dhe xha Kocua

  37. labi says:

    do realizohet thenia lapidare e laberise , ” se atje ku nuk hyne truri do hyje druri “, se na e qelbi vloren ndyresira shpetim gjika dhe i pari qe duhet futur brenda eshte ky badakçi.

  38. leo england says:

    Po tunde nje here te pakten edhe ti si Nafia e xha Brahos ya marrim vesh je akoma kos apo je bere DHALLE o njeri.

  39. agim says:

    Kinemane e re Milenium te Elbasanit qe para 11 vjetesh kushtoi 2.5 million euro kush do ta paguaje?Ato tani, qe e prishen dhe po vazhdojne pa u trembur fare vetem se tallen me shqetesimin e habine e popullit..Keta maskarejte e hileve po bejne pallat 15 katesh. Sa cinike jane tani dhe genjejne se e kemi prishurpa leje por me leje ndertimi per te rrafshuar kete prone publike.!!!!Kur do te dale pergjegjesia per kete krim ekonomik e kulturore me kete prone publike te qytetit me rreth 3 mije metrash katrore.Shteti duhet te ndjeke kete shkatarrim qe njerzit e berishes po heshtin sepse jane te lidhur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje