Një kamion me lëndë radioaktive, që u grabit një ditë më parë në rrethinat e kryeqytetit meksikan, u gjet sot pranë vendit ku u bë grabitja.
Materiali, kobalt-60, ishte lëvizur nga kutitë e sigurisë, por ishte braktisur.
Në këtë mënyrë, zyrtarët besojnë se hajdutët janë ekspozuar ndaj radioaktivitetit dhe mund të jenë në rrezik për jetën.
Megjithatë, nuk ka asnjë rrezik për banorët.
“Kushdo që i ka hapur kutitë, është në rrezik për jetën për shkak se fuqia e materialit është shumë e madhe. Ne do të shkojmë në spital dhe do presim atje,” tha një zyrtar.
Pasi kamioni u vodh, pati spekulime se materiali do përdorej për të ndërtuar ndonjë bombë të rrezikshme.
Por tani autoritetet mendojnë se ka qenë thjesht ndonjë grabitje ordinere dhe hajdutët nuk e kanë kuptuar se çfarë kanë vjedhur./ep
Kan qen çeçen patjeter
Ata bëjn pun t tilla
Dhe pastaj thon,e ku e dija un a
sakte
Ahahah, hajduti vodhi te zezen e vet!