Qefalia: Ndonjëri ka dashur ta rrah publikisht Islamin, por nuk i ndyj duart me të

5 Dhjetor 2013, 08:59Politika TEMA
Qefalia: Ndonjëri ka dashur ta rrah publikisht Islamin, por nuk i ndyj

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, tregon se Kastriot Islamin e ka goditur sepse e ka provokuar.

“Në fakt unë nuk e kisha ndërmend të përplasem me Islamin. Mirëpo ky person është bërë i padurueshëm. Ka ikur fare nga fiqiri, themi ne tiranasit. Në mënyrë që të fitojë pikë tek demokratët, Islami bëhet më katolik se Papa, pra bëhet më i flaktë dhe se vetë Berisha dhe karakterizohet nga gjuha e urrejtjes kundër socialistëve. Nuk m’u durua dhe… ndodhi ajo që ndodhi. Ishte një ngjarje e momentit. Nuk ishte ndonjë gjë kushedi, por ngjarja është zmadhuar nga mediat. Me siguri mediat nuk e kanë me mua, por me Kastriotin. Ato sebep duan, sidomos për Kastriotin. Edhe atyre u ka ardhur në majë të hundës nga sjellja e tij. Mbase ndonjëri ka dashur që unë ta rrihja publikisht atë, por ju them të drejtën, as e kisha ndër mend dhe as i ndyj duart me atë njeri aq të ulët. Nuk ia vlen, më kuptoni për këtë që po ju them”, shprehet Qefalia në gazetën “Dita”.

Ai vijon me tej duke thënë se nuk e di se përse kjo ngjarje u zmadhua, pasi ai vetëm stilolapsin i ka hedhur dhe nuk e ka qëlluar me kobure.

“Unë stilolapsin i hodha, nuk e qëllova me kobure. Llogarite po ta kisha rrahur… Por mendoj se të merresh me Kastriotin do të thotë t’i rrisësh vlerat një njeriu të pavlerë. Ai njeri duhet injoruar totalisht. Duhet ruajtur gjakftohtësia edhe kur provokon Kaçi”.

Ndërkohë menjëherë pas incidentit të djeshëm ka reaguar edhe  Shoqata Atdhetare Kulturore “Mallakastra”.

Kryetari i kësaj shoqate, Qemal Isufaj është shprehur se: “Ne si mallakastriotë, jo vetëm nuk ndihemi të indinjuar apo të fyer nga gjesti i deputetit Qefalia, por e falenderojmë atë. Ne jemi në krahun e Xhemalit, jo të Kastriotit. Pse? Sepse Kastriot Islami ka fyer Mallakastrën, e ka turpëruar Mallakastrën, dhe ne mallakastriotët ia kemi djegur në mënyrë simbolike xhaketën në mes të Ballshit dhe e kemi pështyrë. Ne e kemi shpallur Kastriot islamin person ‘non grata’”.

56 komente në “Qefalia: Ndonjëri ka dashur ta rrah publikisht Islamin, por nuk i ndyj duart me të”

  1. Andreas says:

    deputeti – “..une thjesh i hodha stilolapsin… mendo po ta kisha rrahur”,
    shoqata kulturore – “… na ka turperuar dhe ne i kemi djegur xhaketen ne mes te qytetit…e kemi peshtyre….”.

    Komplet niveli i nje shoqerie islamike!!! Dhe me e forta eshte qe tregojne me mburrje keto xheste idioteske dhe thone qe shqiptaret jane nje popull evropian. A pika qe nuk ju bie!!!

    1. John says:

      Shoku evropiane je ti ke blloku ndoshta, shoqeria rurale shqiptare keshtu eshte, dhe po te shkojme gjithsecili nja dy breza me tutje, gjysherit dhe stergjysherit tane kane pas djegur xhaketa ne mes te fshatit…

      1. Skypion says:

        Meq na u dha rasti,po shpjegojme origjinen e fjales “malok”…po ,po mos u cudisni, edhe fjala “malok” ka nje origjine!
        Fjala “malok” eshte perdorur se pari nga tironsit,ose banoret e qytetit te Tiranes,per fshataret e malesise se Tiranes. Ndersa keta te fundit,si per t’ua kthyer ,u thoshin tironsve “lushe” dmth te fushes,fusharake…

        Xhemal Qefalia,eshte malok;malok tipik,origjinal,autentik.
        Sa i perket profesorit te nderuar,zotit Kastriot Islami,ai nuk provokon askend,por mediokrit ne PS-se,e sidomos maloket si Qefalia,ndjehen te provokuar nga inteligjenca e tij,vetem kaq!Arsye tjeter se pse e sulmojne profesor Kastriot Islamin,eshte… se eshte profesor, njeri i edukuar dhe i kulturuar;target,pra i “lehte” per mediokrit burracake te PS-se dhe maloket e vertete si Xhemal Qefalia.

        1. bato says:

          Skypion! Emri yt ngjan si skorpion qe don te thote akrep, insekt helmues. Kuptohet perderisa ke zgjedhur kete epitet per veten, ti vertet je helmues sepse t’i kam ndjekur te gjitha komentet dhe vetem nje gje te cmoj: Je besnik i helmit qe te kane injektuar ne gjak babai yt shpirteror Sali Berisha. Vjell vetem vrer si Sala, shpif e trillon si Sala. Sa per Islamin, ai eshte nje njeri i ulet dhe intrigant qe sa ishte ne PS vetem intrigonte. Tani u be demokrat( pasi deshi t’u thyente kafkat demokrateve dhe pas epitetit te sakte te Berishes ” Kaci i zi” )dhe kulmi ju, ti dhe disa servila te tjere e doni sepse e do Sala. Jam i sigurte se po e shau Sala, edhe ti do e shash pile me pile. Mjere ti per helmin qe ke ne gjak se ndonje dite do te te helmoje organizmin dhe do perfundosh ne ndonje gjiriz ku nuk do te te perfillin as ata te cileve u servilosesh sot.

        2. ardi says:

          skypion ka mundesi te jesh nga shkupi…..tamam malok me kuptimin e plote te fjales…..po kush na qenka profesor i nderuar?kaci me breket plot me m….qe vjen era 500 metra larg?eshte bere si ai qeni zgjebosur e bredh rrugeve?por niveli yt eshte i njejte me te kacit,pa dinjetet,te pabese se kjo u karakterizon -njerez te ulet…..shikoni te parin tuaj…..

        3. matteo says:

          Po Kastrioti nga c’dere fushore mbreterore rrjedh, o ti qe perdor epitete te uleta per te tjere. Islami mund te kete qene professor I nderuar qemoti, por sot ai eshte bere njeriu tipik I vockel, qe ka shkelur e shkel perdite edhe normat me te vogla etiko-morale, ndaj do injoruar pa medyshje.

      2. Nini says:

        Po prisja te lexoja ndonje aresye perse e goditi me stilolaps islamin por ne vend te saj gjeta vetlavderimin qe nuk e paska rrahur ….

        Ky qe e thote kete nuk eshte nje horr rruge por deputet

    2. Samiu says:

      Ne fakt niveli i nje shoqerie moderne eshte ai kur nje deputet dhe aktivist i zjarrte i nje partie te kaloje ne krahun e kundert thjesht per interesa personale dhe ne duhet ta duartrokasim? Ka me amorale se kaq ? dhe ne kete amoralitet duhet ta ngreme ne standard? Kaci eshte nje hiene e ndyre….

      1. Andreas says:

        Ke te drejte! Duhet ti djegim xhaketen dhe ndonje pale breke te perdorura, ta peshtyjme, ta shpallim tradhetar e “non grata” te ndonje fshati, ta shajme per moter, per nene e per grua! Vetem keshtu mund ta veme nderin ne vend dhe te ndihemi evropiane.

        1. arben says:

          ke shume te drejte Andreas,ne dhe pak na ka ngelur dhe do bejme si kinezet ne revolucion kulturor,me gozhda do ja ngulim fleterrufet politikaneve tradhetare,ke shume te drejte kur kritikon shoqerine shqiptare,mortja qe s’na ha ne te gjithe shqiptareve,kam parasysh dhe komentet qe shkruajme ketu,mbushur me urrejtje per kundershtarin politik…ne e meritojme klasen politike qe kemi,ky popull jemi kete klase politike gatuajme apo si i thone”zgjedhim”

    3. Bern says:

      Mos e merr shembull Fenë Islame se kjo sjellje nuk ka lidhje me Kulturen Islame o Idiot me një Plumb don dy shenja me qëlluar e kjo nuk ësht realë. z.Qefalia e ka gjuajtur z,Islamin e kjo si përket Kultures sonë Shqiptare.

      1. Andreas says:

        ti o “vella”, kupto vehten nje here, pastaj pretendo te te kuptojne te tjeret.

    4. Ago says:

      po lidhje ben me shoqerine islamike more idiot, a e kupton se cfare acarimesh sjell edhe ti vete me komentin tend?! cfare te thote mendja o njeri

      1. Andreas says:

        ka te verteta qe jane edhe me te dhimbshme se kjo.

    5. andi says:

      Shoqerin islamike nuk e njeh e nuk munde ta njohe nje Shpellare, ashtu si nuk njeh e nuk munde te njohi shoqerine Kristiane po nje Shpellare. Kjo rrace njeh vetem ate qe deshiron ajo, ate qe i pelqen asaj e ate qe i intereson asaj. Krahasimet me demek islamike e Komuniste ato i bajne per te fye e per te nencmu ato qe urrejne kjo lloj Specie me bisht. Islamizmi e Kristianizmi kane shume e shume Shekuj qe ekzistojne, biles kete lloj Specie edhe sado pak e kane sjelle ne rrace njerezore, nje rrace familjeje. Para Kristianizmit e islamizmit jetohej ne nje stad me te prapambetur, ma te erret, sot vertete shume perpara ka shkue zhvillimi shoqeror, ekonomik e industrial, e aqe me shume eshte zhvillu elektroteknika, por mendja njerezore per disa ka mbete e koheve me te zeza, edukata po ashtu, cilivizimi eshte hallakat ne shume pjese te njerezimit. Keto shpellaret na njohin “Kanunin” qe se dine vecse emrin, njohin te drejtat pa dit e pa realizu detyrat, njohin cak i xanun e njuk njohin te zotin e prones, njohin hajnin e nuk njohin ndershmerin reale, njohin grabitjen e mashtrimin e nuk njohin sinqeritetin. Rruge e gjate ne shekuj duhen per te ardhe ne sojin e njerezve kjo rrace. probleme ka shoqerija njerezore derisa ti edukoje e integroje ne radhen e vet kete soj sorollopi.

    6. ALBANIAN says:

      ORE IDIOT PO EMRIN ANDREAS KU E GJETE,CFARE LIDHJE KANE ISLAMIKET???

    7. kurreshtari says:

      Parlament me katunaresh

  2. Vladimir says:

    Absolutisht e turpshme dhe e papranueshme sjellja Juaj, zoti deputet. Eshte ne nderin Tuaj dhe ne respekt te shqiptareve qe Ju kane zgjedhur, te kerkoni ndjese. Ju nuk keni fyer Islamin, i cili duhet thene qe e ka fyer vet veten e tij, Ju keni fyer Institucionin, Partine Socialiste qe Ju ka zgjedhur. Sjellje te tilla duhet te ndalohen me çdo kusht, pse rrezatojne modele qe duhen shkulur nga shoqeria jone ne rrugen drejt europianizimit te saj.

  3. lazeri says:

    Bure legen. Me nje r.

    E Ç’FARE TE PRESIN SHQIPETARET NGA KY DEMBEL STAMBOLLI QE Ç’ARE NUK BEN PER NJE COPE KARRIGE.

    KY NUK ESHTE PER VETEN E VET DHE JO PER PARTI APO FUNKSIONAR SHTETI.

    PALAVIRE DHE ZUZAR PER NJE COPE RROGE DEPUTETI,NJERIU ME I NEVERITUR I POLITIKES SHQIPETARE.

  4. teuta says:

    Kët akt të deputetit socialis dhe të kësaj shoqatës duhet të dalin vet socialistet dhe ta denoj si diçka që i ka kalue koha, i pari duhet ta bëj Edi Rama.
    E nëse ky far deputeti socialis e ka bër akti në afek ninimumi do te duhej ti kërkonte falje Katriotit jo si Kastriot po si deputet. Dhe nëse nuk e bën kët duhet edhe kryetari i parlamentit të marr masa.

  5. fl says:

    Thjesht “Like” – s’ka nevoje me per komente me Kac demokratin ?

  6. Dani says:

    E para, nuk ke pse quan veten tirans se vetem tirans qe nuk je. Jo per gje, po qe ato qe jane tirans dine se ku bien qefalite dhe asnje tirans nuk eshte si personi yt. E dyta, duhet te kerkosh falje, pmv si eshte personi tjeter i durueshem apo jo se mos u mburr se nuk ke bere ndonje xhest patriotik. E treta, e folura juaj eshte e folur harbuti, ku une serish jam e indinjuar per cdo takse timen qe shkon per te paguar rrogen ty. E fundit, edukata nuk ka ngjyre politike, pra kjo nuk do te thote qe u bere i paedukate sepse pate nje person te padurueshem te krahut tjeter politik, jo, por sepse nuk ke edukate.

  7. denis says:

    hahahaha sa kam qeshur mallakastra shpall person non grada kastriotin
    ku bie ky shteti mallakaster?????apo kjo shoqata komuniste e mallakastres

  8. rilindje ? says:

    Ky qenka deputet i cuditshem:e godita sepse ne Mallakaster qenka non grata,qe do te thote se Mallakastra e paska ngarkuar deputetin te godase deputetin;i vjen keq qe media e beri te madhe,megjithate gezohet se,sipas tij,medja ka per qellim te mburre Qefaline e jo ta kritikoi,sepse edhe medja ate paska dashur qe qefalia ta qellonte islamin.Dhe pyet:po nese do ta rrihte cdo te kishte bere media,se fundja,sipas tij,s’eshte ndonje gje e madhe qe nje deputet te rrahe nje tjeter deputet,aq me teper kur ky qenka dhe i autorizuar per kete detyre edhe nga shoqata”kulturore”ne Mallakaster…Hajde e merre vesh kete politike,kete kulture dhe keto koncepte demokratike qe egzistokan ne koken e keti deputeti dhe ne shoqaten “Kulturore” Mallakaster…

  9. Treviso says:

    Une e quaj nje diçka kalimtare hedhjen e stilolapsit para nje fytyre …
    Nuk e njof zotin Qefalia as nepermjet medjave, por medjat e bene si lumi i Terkuzes per personalitetin e rendesishem, me te madhin e partise Demokratike, zoti Kastriot Islami. Here te tjera, duhet te keni me kujdes me kete person, important, si Kaçi.

  10. mali says:

    Mesazh per kit “deputetin” e PS Qefalia. Ne Kosove themi: Me goje ha m… e me dor rri urte…, ndryshe i ngjan ma shume kafshes, se!

  11. dino says:

    ik o xhemol amon,po ku jeni ju tironsit per te rraf njeri hahaha.ju jeni per i got raki,tav dheu,per tknu kongen ra faja prej fiku ra si top llastiku,dhe per mos tfol vllai me vllain gjithe jeten per 1 cm avlli.

  12. rilindje ? says:

    Trevisa
    Natyrisht,more i urti z.Treviso,vertete stilolapsi kalimtar eshte,nuk ngulet;ke thene nje fjale shum te madhe…Po c’te miresh me njerez si ju kur kundershtarin ne mendime e konsideroni armik.C’ti bejsh,e keni te trasheguar ne gjak nga babaj juaj shpirteror…

  13. tomorri says:

    Ti Andreas vetem shqiptar nuk je,por nje grek i mykur qe vjen era qe larg,pale ti te jeshe europian….pfffff ere e keqe pfff.
    Mendohu me shume per here tjeter dhe mos bej sikur di.

  14. ra ta si says:

    kaqi esht komplet koqe.duhet rraf here pas here qe te marre qendrim gatitu ose ngrefje.ky eshte pozicioni i tij natyral,drejt dhe pak djathtas.

  15. per Andreasin says:

    Mua me vjen turp qe lexoj si koment te pare nje idiotllik. Sepse te kesh lexuar pak dhe mos te jesh kaq miop nuk shkruan “rroma per toma”. Andaj sugjerimi im eshte lexo dhe mos lidh gjera qe ne kete mes skane asnje lidhje. Te lidhesh kulturen islame me sjelljen e ketij palo deputeti eshte njelloj sikur te lidhesh motin me emrin tend. Pra, gjera absurde dhe mediokre. Nje keshille miqesore: LEXO!

  16. -Ky Andreas te shohi njehere ato fotografite e kishtareve greke
    ne gazeta..pastaj si dhi,te shaje delen..

  17. Treviso says:

    Per Rilindje, qe s’lindi kurre.
    Ketu qendron gabimi i juaj, kur nuk pranoni babain shpirteror, por e mohoni siç mohoni ç’do te keqe qe keni bere deri me sot. Per babain shpiteror, ai ishte i te gjithe shqiptareve. Me dashje pa dashje, rruge tjeter nuk kishte. Turpi i ngelet atyre qe e mohojne, si puna e juaj. Megjithate ju, aq kapacitet keni per ta kuptuar realitetin.

  18. REA says:

    PO ILIR META KOKETRASHI PSE S U EMERUA PERSONA NON GRATA , KUR U BE ME SHPELLARIN? S;DO KET PAS XHAKETE ATE KOHE SE DO JA KISHIN DJEG SKRAPARLLINJTE

  19. i zgjuari nano says:

    Treviso,
    ate e mohoi dhe e mohon i gjithe populli shqiptar,te gjitha partite politike shqiptare e me gjere,more jashtoksor;c’jan keto marrezira qe thua;si duket nuk i paske pasur dhe as nuk i ke syte dhe veshet ne vendin e duhur;e harove si ia terhoqen zvarre monomentin shqipetaret,nuk po e degjon qe gjithe partite e mohojne ate perbindesh?megjithate,ke te drejte se,me ato dy fije mend qe paske,ty te duket se keto 50 a 100 enverista si puna jote,qe akoma gjallojne i bejne lavde ne kete gazete,jane i gjithe populli shqipetare;s’ke faj,aq e ke e aq thua;duhet te te kete shperblyer per spiunlleqet qe i ke bere dhe aty te ka mbetur.

  20. fredi guri says:

    po kta te ps te gjithe me pd kane qen duke fillar nga rama aja keni djeg xhaketen ktyne apo jo apo skeni pas shkrepse

  21. Kerpaci says:

    Ne fakt, legen i madh je treguar edhe ti se burri (aq me teper nje burre si Kastriot Islami) nuk mund te goditet me stilolaps, sepse keshtu i ben nder. Ka te tjera goditje qe ai do i kishte hak.

  22. don johson says:

    Shqiperia vend kampion bote ne nivel njerezor sepse ka perqindje qe nuk i ka asnje shtet ne rruzullin tokesor,70% Katunare si Xhemoli,60% Komunista si Kaci dhe 62% Musliman si i vellai i Xhemolit.Po kush eshte ai gazetar qe e jep si lajm, harrova gazeta “Dita” cunat e Arta Dades.

  23. tani says:

    ju mallakaterjot ozoti isufi nje moster jeni te ter ju hodhet poshte mehmetin,c ngeli me per kacin

  24. adi n;Y says:

    ANDI BEJTJA

    Në një kohë kur kriza ekonomike botërore që po vazhdon prej më shumë se katër vjetësh po reflektohet më shumë se kurrë në rajon dhe veçanërisht edhe në Shqipëri, lajmet që vijnë nga qeveria shqiptare kanë të bëjnë vetëm me një togfjalësh: “prish dhe mbyll”. Ky është refreni kryesor që dëgjojnë qytetarët shqiptarë prej më shumë se dy muajsh, refren populist i cili në fillim dhe mund t’i ketë ngrohur veshët e disave, por që tashmë, me kalimin e muajve dhe ditëve, po ftoh logjikën dhe shpresën e të gjithëve. Sepse ajo që po bën qeveria është vetëm “prish dhe mbyll”. Askush nuk ngrohet më si ditët e para nga dinamiti që shembi pallate, nga aksionet kundër kazinove, nga ultimatumet që u jepen kompanive private për shlyerje të borxheve brenda pak ditëve, duke u sjellë pashmangshmërisht falimentimin, sepse të gjithë po e shikojnë se flamuri shqiptar po e zëvendëson shqiponjën që tenton të fluturojë me buldozer dhe dinamit. Edhe pse qeveria e justifikon gjithçka në emër të ligjit, edhe pse në fakt paligjshmëria e këtyre dy muajve nga ana e qeverisë ka thyer rekorde, gjithçka errësohet kur jo vetëm biznesmenët e këtij vendi, por dhe vetë qytetarët e thjeshtë e ndiejnë se horizonti po mbyllet. Qytetarët më shumë e përjetojnë këtë qeveri si një organizëm që gjuan vetëm me shpulla, sesa si një organizëm që u jep dorën qytetarëve të vet për t’u ringritur në këtë situatë të vështirë ekonomike.
    Në veshët e gjithsecilit ka vetëm një refren, “prish dhe mbyll”, dhe asnjë hapësirë zhvillimi, sepse kjo qeveri erdhi në pushtet pa një plan, pa një strategji të mirëfilltë ekonomike për këtë kohë specifike krize që po kalojmë dhe, për më tepër, nuk jep asnjë mesazh serioz se ka një strategji të tillë, përveçse akuzon qeverinë e kaluar, edhe pas më shumë se dy muajsh. Paradoksi lindi, në fakt, që para 23 qershorit, kur opozita e djeshme dhe maxhoranca e sotme bëri një duzinë premtimesh të bujshme dhe fill pas ardhjes në pushtet tha se kishte nevojë për auditim ndërkombëtar të gjendjes së financave dhe të ekonomisë shqiptare. Është fare e qartë që premtimet u bënë tërësisht në ajër. Mjafton të kujtojmë konstatimin e ish-liderit të opozitës, Rama, se Shqipëria ka një milion të papunë, që u shoqërua me premtimin tjetër se qeveria e re do të punësonte 300 mijë persona në një mandat 4-vjeçar, duke sjellë automatikisht konkluzionin se qeverisë së re do t’i duheshin rreth 15 vjet për të zhdukur papunësinë. Aq qesharake bëhet kjo situatë, sa dikush që erdhi nga jashtë dhe hapi kanalet televizive shqiptare, u trullos kur hasi në paradoksin që nuk po mbaron akoma edhe tani: maxhoranca që thotë ekonomia është keq dhe opozita që me të madhe bërtet se ekonomia është mirë. Kjo qeveri erdhi thjesht dhe vetëm me premtime populiste, që tashmë mërzisin më shumë ata që u gënjyen të parët. Jemi në një kohë kur remitancat (paratë e dërguara) e emigrantëve kanë rënë mbi 70 për qind, kur gati një e treta e emigrantëve që jetojnë në Greqi janë kthyer në Shqipëri dhe kur janë shtuar kioskat që shesin cigare të hapura.
    Për hir të së vërtetës, ka dhe vende të tjera në Europën Juglindore që po kalojnë situata të tilla të ngjashme, por, ndryshe nga Shqipëria, kanë një strategji të qartë dhe një rrugë me piketa të caktuara mirë. Aq të kujdesshme janë këto vende ndaj politikës “prish dhe mbyll” në këtë situatë ekonomike që po kalojmë, saqë revista “The Economist”, në një shkrim të sajin, ku jepeshin përpjekjet e disa vendeve në Europën Juglindore për të rikuperuar krizën, nënvizonte se disa vende, mes përpjekjeve dhe reformave të tjera, po shikonin si mundësi dhe lënien hapur të klubeve, të bareve dhe të restoranteve pas orës 24, me shpresën se ekonomia mund të merrte frymë më lirisht, duke dhënë indirekt mesazhin se buka e përditshme në këtë situatë është më e rëndësishme se gjumi i qytetarëve. Jetojmë në një kohë kur dhënia e mesazheve të forta, qofshin dhe në emër të ligjshmërisë, ka më pak rëndësi se papunësia. Ndaj, jo pak shqiptarëve, që janë shprehur dhe në forumet sociale, të ndërgjegjshëm për periudhën që po kalojmë, u ka bërë përshtypje se si qeveria shqiptare stërmundohet për të gjetur pesë milionë euro për pagesat e prapambetura të individëve me aftësi të kufizuara dhe ndërkohë, me shpejtësinë më të madhe, është gati që afërsisht me po këtë shifër të dëmshpërblejë banorët e një pallati me leje në Vlorë, shembjen e të cilit vetëm për hir të dhënies së mesazhit, mund ta bënte ndryshe dhe më vonë. Për më tepër, ky mesazh humb rrugës, madje tjetërsohet, sepse kësaj qeverie për të shpronësuar raste të tilla në vijën bregdetare dhe në të gjithë Shqipërinë nuk do t’i mjaftonte as buxheti i Kinës dhe i Amerikës.
    Këtë herë, ndryshe nga koha e qeverisë “Berisha”, me të mirat e të këqijat e veta, kur shqiptarët shkelnin në një rrugë të paralajmëruar, kur piketat e zhvillimit ekonomik ishin të qarta dhe kur prioritetet ishin të evidentuara mirë, shqiptarët po hynë një rrugë të panjohur, pa vijëzime dhe pa mure mbrojtëse. Si rrallëherë në historinë e Shqipërisë demokratike kemi hyrë në javën e parë të dhjetorit dhe miratimi i buxhetit të vitit 2014 është akoma larg. Për shkak të kësaj vonese të buxhetit, asnjë biznesmen shqiptar nuk di ku ta projektojë të ardhmen e investimeve të veta në janarin e vitit të ardhshëm. Historiku i burokracive të lëvrimit të buxheteve shqiptare ka dëshmuar se edhe pas miratimit të këtij buxheti në Parlament, duhen të paktën 3 muaj që ai të materializohet në praktikë. Dhe jo vetëm kaq, por asnjë biznesmen apo qytetar i thjeshtë nuk i di prioritetet e kësaj qeverie, sepse qeveria nuk i ka të qarta as vetë; deri më tani nuk ka asnjë strategji, përveçse “prish dhe mbyll”. Aq të panjohura ka dhe aq e pasigurt është rruga që kemi marrë së bashku me këtë qeveri, sa vetë ministri i Financave deklaron një borxh të brendshëm afërsisht prej 240 milionë dollarësh; qesharake, por është një shifër dhe më e vogël sesa deklaron vetë ish-ministri i qeverisë demokratike Ridvan Bode dhe akoma më qesharake kur kujton që vetë Kryeministri Rama ka deklaruar një borxh prej 600 milionë dollarësh. Për shkak të politikës “prish dhe mbyll”, për shkak të mungesës së prioriteteve të zhvillimit të vendit dhe të një strategjie të qartë të daljes nga kriza ekonomike, fatkeqësisht shqiptarët kanë hyrë në një trajektore pesimizmi, dhe kjo është më e rrezikshme se gjithçka. Trajektorja e pesimizmit shtohet kur shikon që me gjithë këtë “lëndë të parë”, opozita harxhon më shumë kohë me foton e Enver Hoxhës që ka vënë Rama prapa vetes më 29 Nëntor. Për ata që marrin vesh nga ekonomia, pesimizmi shtohet dhjetëfish kur qeveria do të marrë borxh për të larë një borxh dhe jo për të hapur horizonte të reja afatgjata në ekonomi. Për ata që marrin vesh nga ekonomia, pesimizmi bëhet mbytës në qoftë se do të rriten taksat në një rajon ku investimet e huaja janë kyçe dhe ndoshta e vetmja mënyrë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Më falni, marr guximin t’ju them publikisht: po ikim për lesh.

  25. Treviso says:

    Me disa simpatizante te P.D nuk ja vlen te replikosh se nuk e kane as minimumin e kapacitetit te zhvillimit kulturore. Nuk e kuptoj se ne çfar gjuhe duhet me ja shpjeguar problemet e kaluara. Ne kohen e diktatorit Enver, kush ngrejti koke, ai ja shtypi. Atehere nuk ishte i gjithe populli me Diktatorin, me dashje padashje. Derrat nuk kane per te kuptuar ndonje here dhe duhet te shkojne tek vendi qe i takon, dhe jo ti ngaterrojne kemet qytetareve te mjeruar, prej bishave.

  26. ceni says:

    Bravo,shoqata Mallakastra!Po tregon vlera te verteta shqiptare!

  27. diktatori says:

    treviso,
    Cfar thua,more treviso,
    ti kam lexuar te tre komentet qe ke bere me siper,por asgje s’te miret vesh cke desh te thuash;vetem dicka kuptohet shkaras neper to:ke nostalgji te vecante per ate diktator cnjeezor,po mbaje o zoteri per vete,mos bej budallalleqe duke thene se e paskan pas baba gjithe shqiptaret.Kush paska ngritur koke ay paska pas te drejte ti vriste;nuk ishte fjala per ngritje koke,o zoteri,por edhe per nje jale,ankese apo verejtje te thjeshte,ay te vriste e te serdyste familjarisht;ky ishte ay babai i te gjitheve qe thua zoterote;ti duhet te keshe qene ne sigurim e ke zbatuar krimet e tij,gjesa kembngul ta justifikojsh,por mos harro se me ate fobi qe ay kishte ne tru,edhe ty qe i ke sherbyer mund te te vinte rradha ta pesoje…

  28. Llumi says:

    XHEMALI ESHTE LOPE

  29. mimmo says:

    skypion!je vetem nji esibizionist i neveritshem,qe prej emrit te deformuar nga origjinali(SCIPION AFRICANI) pershnetje!!!

  30. goni says:

    ka dashur ti thote qe pse nuk i futesh letersise dhe publicistikes merr shkruaj naj liber…per te mire e ka pas Xhemali po ju e keqkuptoni.

  31. beni says:

    mos u merrni me at njeri te shitur per lek te satrapi sali se tani ka ngel si i dhier ky kastrioti don me provoku se sdin te bej kurr mire njeriu i shitur si kurve

  32. juristi says:

    Panvarsisht se Islami kaloi tek PD,ai eshte nje intelektual kalibri,e duhet respektuar,jo te goditet,ai qe e godet duhet futur ne burg.

  33. dajti says:

    Te lumte Qefalia, na kenaqe te gjitheve. Mire ja bere atij renegati qe as pd-istat nuk e honepsin se eshte me i keq se ata.

  34. Babaloni says:

    More Qefalia a ke sharruar ndonje mal Andej nga dajti per te bere ndonje lokal, se vete Mali I Dajtit po te kishte goje te fliste ti tani do te ishe atje mbira pa hekurave.

  35. Akilis says:

    Skypion si thua ty per fjalen Malok?
    Te them vetem dhjete fjale Angleze qe gjoja jane Shqip.
    Mal vjen nga Mount oe Montana.
    Nate vjen nga Note.
    Dite vjen nga day.
    Dark vjen nga dark d.m.th.e erret anglisht.
    Mish nga Meat.
    Prift nga Priest.
    Kestjelle nga Castle.
    Rruge nga road.
    Mrekulli nga miracle.
    Mos te themi qe 90%e fjaleve ”shqip”jane latine,Greke dhe Turke.

  36. shkodrani zotni says:

    Per mendimin tim , ajo qe ndodhi ne komisionin parlamentar ishte e turpshme . Justifikimi qe jep deputeti qefalia , eshte i pa pranueshem . Mund te konsiderohet provokim edhe sjellja e deputetit Islami , por nuk mund qe deputetet te reagojne ne menyre rrugaqerie . Ju adolishenti qefalia , qelloni me stilolaps ndaj provokimeve , ndersa adolishentet ne Shkozet qellojne me arme . Therrisni mendjes adolishenti qefalia , qe duhet t’ju falenderojme , qe nuk e rrahet nje deputet shqipetare .

  37. leo england says:

    Po kur u bere tironc ti o qefali.???? Po shih se te eshte bere koka si muzat

  38. AKREPI says:

    PLANGPRISHESI ISLAMI ESHTE NJE NDER ME NEGATIVET QE KA PARE DEMOKRACIA SHQIPTARE …PASTAJ

  39. Ben Dibrani says:

    Propozoj te mos e therrasin Kac islami por thjesht Kakacka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje