Çefa prezanton kreun e Gjykatës së Pukës/ Ngjela: S’luftohet krimi me këtë president e kryeprokuror

6 Dhjetor 2013, 16:49Politika TEMA

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa prezantoi kryetarin e ri të Gjykatës së Pukës, Bib Ndreca.

Edhe pse shkarkimi i kryetarit të mëparshëm, Shtjefën Lleshi ishte një shfaqje, pasi vendi i punës së tij ishte vakant, sërish Çefa tha se Ndreca do tregojë se gjykata nuk funksionon si në videon e prezantuar në “Fiks Fare”.

“Do të ishte skandal i vërtetë dhe e papranueshme nëse gjykata konceptohet si një vend ku shkohet për të paguar. Trupa gjyqësore dhe stafi administrativ i kësaj gjykate ka një barrë të rëndë mbi supe! Ju duhet të punoni fort dhe me shumë përkushtim dhe të bindni qytetarët këtu se drejtësia nuk është ajo që ata parë në skandalin e transmetuar në televizion. Kam bindjen se gjyqtarët nën drejtimin e kryetarit të ri, i cili gëzon besimin unanim të KLD-së, do të dinë që me punën e tyre t’i tregojnë komunitetit të Pukës dhe mbarë opinionit publik shqiptar se gjykata nuk funksionon siç u paraqit nga video e transmetuar. Po kështu edhe prokuroria duhet të hetojë dhe të zbardhë sa më shpejt dhe në mënyrë objektive ngjarjen e ndodhur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë në mënyrë që përgjegjësit të përballen me ligjin,” u shpreh Çefa.

Ndërkohë avokat Spartak Ngjela në një postim në Facebook thotë se krimi nuk mund të luftohet me këtë president dhe këtë kryeprokuror.

“E gjithë letërsia apo dhe filozofia që është shkruar për fatin, destinin apo vetë të ardhmen, gjithmonë na ka mësuar se ne nuk jemi në gjendje që ta zgjedhim vetë konturimin e fatit tonë, por ajo që vendoset brenda në këtë konturim, patjetër që është vetëm jona.

Kjo është arsyeja që gjithmonë është e ardhmja që bën ligjet për ne sot, por shpesh ne nuk duam ta kuptojme kete.

Dhe pyetja që bëhet është: quo vadis domine… ku po shkon zotëri?

Këtë duhej t’ia kishim bërë çdo qeverie që ka kaluar në Shqipëri; por ne as kemi ditur dhe as po dimë ta bëjmë.

Siç duket ngaqë nuk kemi pasur ndonjëherë një jetë shoqërore të ndërtuar nga një racionalizëm apo arsye moderne e analizës së të tashmes, dhe një jetë shoqërore që të na ketë mësuar se fati apo destini ynë është domosdoshmërisht i përbashkët.

Kjo do kohë të mësohet, sepse nuk duhet të jesh i përçarë nga pasionet që ngjallin demagogjikisht pushtetet politike të sundimit.

Ne sot jemi të përçarë nga këto pasione që na janë infiltruar nga urrejtja apo nga ligësia e sunduesve absolutë.

Dhe më konkretisht: çfarë po ndodh sot?

Edhe pse e dimë që fati ynë është i lidhur me Bashkimin Europian, si jetë komunitare e së ardhmes, ne ende nuk jemi në gjendje që të kuptojmë se më këtë korrupsion apo krim të organizuar, nuk na lejojnë të hyjmë në atë bashkim, se krimi ka qenë i lidhur me pushtetet politike.

Por a mund të luftohet krimi apo abuzimi shtetëror që ka ndodhur me këtë Prokuror të Pergjithshëm?

Me këtë gjykate dhe me këtë President?

Kurrë mos e mendoni se do të ndodhë.

Këto janë konglomerate njerëzish që i ka vendosur krimi në këto pozicione ligjore.

Prandaj le të kthehemi atje ku e nisem: na duhet një jetë shoqërore kompakte dhe me arsyen e krijimit të jetës dhe fatit të përbashkët, që të shpëtojmë nga një gjendje si kjo.

Por ne flasim, por nuk bashkohemi; e njohim të keqen, por nuk dimë ta luftojmë, dhe më në fund: e dimë të vërtetën, gjithmonë e kemi ditur, dhe gjithmonë kemi pasur frikë prej saj.

Duhet ta lëmë jashtë derës këtë frikë, nëse do të duam që të ndërtojmë një të ardhme tjetër.

Ndonëse kjo duket pak si ideologjike dhe ndoshta edhe si predikim, por, në fakt, është e vetmja rrugë,” shkruan Ngjela./ep

24 komente në “Çefa prezanton kreun e Gjykatës së Pukës/ Ngjela: S’luftohet krimi me këtë president e kryeprokuror”

  1. pelo says:

    E vetmja gje ku ngjeles i jap te drejte.

    1. fl says:

      Dum te shofim Spartak Ngjelen si Kryeprokuror. Pike. Po nuk beri gje as ky, vari lesht pastaj.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Une nuk e kuptoj kete KLD..Ne nje ane thone qe: “Nuk eshte e vertete qe Gjykatat funksjonojne sic i paraqet “Fiks Fare”..Dhe pastaj ty ty rry me posht thone: “Qe kjo gje mos te ndodhi me”..Kesaj i thone “double standart”.. “Nuk ka gje sistemi” thote KLD-ja, por do reformim…Hajde mere vesh..

    E di c’fare i thone kesaj ?!?!

    Mbaje sistemin me oksigjen derisa mos te vdese..Terhiq e mos keput..E njejta metode qe ka mbijetuar ne kurriz te popullit per 23 vjet..Imagjinoni, pas 23 vjetesh, “demokraci”, kemi nje prokurori te pafuqishme dhe klienteliste, gjykata te korruptuara dhe politike..A u arrestua njeri nga keta “sekseret” qe ka tronditur opinionin publik ?!?! Sepse tensjoni publik bie me parandalimin e keas dhe ajo quhet paraburgim..Juve ju thote c’do raport nderkombetar qe keni probleme me gjyqesorin, ju beni vec mbledhje dhe masa disiplinore..Eshte si te vjedhesh me garuzhde, dhe kur te kapesh te hash nje shuplake ne duar dhe ta lene garuzhden prape ne dore…

  3. Sokol Mani says:

    Po perse ky Llalla nga Librazhdi nje injorant i paditur qe e vuri PD-ja dhe Nishan Bujari qe zgerdhihet si liliput i Sales me 8-vjecare qe s’di te lexoj abetaren do ta bejne shtetin dhe dejtesine tek ne?????!!!!!!, po keta edhe nje fshat ne Librazhd nuk do ti pranonte te drejtonin, a jemi komb e duam te bejme shtet ne pas 101-vjetesh, apo duma te shkojme ne Librazhdin e Llalles ???????!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. ekuatori says:

    Krimi i organizuar ka vetëm një emër, dhe ky emër është SB.Asht ajo vrimë e zezë që mbështjell rreth vetes të gjithë gangsterët e politikës shqiptare, njerëzit ma të paskrupullt, e imoralë.Ndaj po s’u asgjesue kjo vrimë haleje nuk do të ketë rrjedhë normale në jetën shqiptare,e vetmja gjë madhore që duhet të bëjë Edi Rama dhe që të lërë një gjurmë në historinë e Shqipërisë.

  5. agron says:

    Kush do ta luftoje krimin Komunisti Rama,
    apo komunisti kapterr Bujar Mehmet Nishani
    qe doli me mbrojtur bustin e ENVERIT.

    Ramas nuk i intereson nje sistem drejtesie
    i pavarur se perndryshe prishet kualizioni me
    LSI qe i kate gjith te korruptuar.

    1. @agron says:

      Te paska mbushur edhe ty Sali B. trurin plot me mut.
      Te thote Saliu qe ka qene per 35 vjet ultra komunist ty qe Rama eshte komunist dhe ti e beson.
      C’duan tipa si ty ne kete gazete qe nuk e doni. Perse nuk shkon te shkrushs tek pacavurja e PD-se apo di qe nuk e lexon njeri ate.
      Duroni edhe pak. Laku po ju shtrengohet dhe babi yt Sali B. do ta shkoj ne te semes…

      1. agron says:

        Qe Saliu ka qene dhe eshte komunist un
        kete e them sa here me jepet mundesia dhe
        e pranoj, por problemin e ke ti qe nuk e
        pranon qe edhe Edvini djali i Kristaqit
        eshte komunist dhe sa per komentet qe shkruaj
        ketu tek TemA, perderisa stafi i Temes i publikon
        un nuk shof ndonje problem, dhe nuk e di qe
        TemA eshte gazete e PS-s se po te ishte e tille
        te garantoj qe nuk do te shkruaja as edhe nje germe.

  6. Lali says:

    Ike nje Shtjefen dhe vjen nje Bib….ja pra u rregullua dhe Puka!!!!!!

  7. Beti says:

    Nese ky Cefa i thote keto fjale per ti besuar vete eshte ne rregull se ne, populli nuk ka nevoje te degjojme te degjojme ata qe jane te interesuar te mos dalin ne pah keto ceshtje. Nuk ka njeri ne kete toke shqiptare qe nuk i ka rene rasti te behet viktime e ketyre poshtersirave, e ketyre zullumeve qe na eshte dashur te shkelim dicka nga vetvetja per ti paguar. Me shume zor i vjen atij qe i jep se sa atyre qe i marrin. Le tu bejne hesapin e jeteses qe bejne dhe te pasurise qe disponojne dhe te kuptojne a jane te korruptuar apo jo. Nga punonjesit e shtetit mundet edhe te gjesh aty ketu ndonje te paperlyer por KURRESESI JO ne rradhet e gjykatesve dhe te punonjesve te tjere te drejtesise. Uroj qe dite ti vjellin ato qe kane ngrene. Ne me pyesni per te ardhmen…Jam shume skeptike. Dhente Zoti te jem e gabuar.

  8. ximarioti says:

    sistemi shteteror ne shqiperi, duhet permbysur. Pse? sepse nuk mund te vazhdohet me keshtu, kur lpmim oteto nuk ka te drejte te zgjedhe gjithe lideret e vete, por emerohen mga pushteti qendror. Autonomia lokale i zgjidh te gjitha, duhet federalizim i shqiperise, mundesisht ne dy federata. Populli te voyoje per dy taksa ate kombetare dhe ate federative. ne votimet ;ila;e duhet qe zgjedhesit te voyojne te gjitha dhe jo te emerohen nga lart Krueytari i bashgkise, kruedoganieri, kruetaksidari, kruegjykatesi, kryepropkurori, kruepolici eyt. Nuk mundtet te zgjijdhen drejtues nga part vetem se qeveria kishte nje vote dfhr r,emronte keta pinjpolle, kunder deshires se popullit. Ne te kundert. lerini te tjeret te bejne punnen e vete. mil mund te shjojhet keshtu, Jufu pafuan taklsa ndersa veriu Jo.

  9. liri drejtesi says:

    BIB – Shtjefen – Cela kane mare Nishan gjykaten e Pukes me e ujdisun!E ma pas me ujdis tane Drejtesine e padrejtesise shqiptare. Rrofshin te paditurit. I perjetshem kujtimi i tyre. Na lenshin pas.

  10. nora says:

    krimi eshte injektuar ne cdo qelize te ktij shteti ,ato njerz qe po zevendesojne te pd jane i kane duart e pista se dhe ato apo skane qene pa pune qe 8 vite dhe jane te pangopur , prandaj korrupsioni luftohet me zbatim ligji , kotrolle te kesaj administrate , nje mesues qe ve 10 nxenesve kundrejt nje pakete cigare futja ne provim klasen , ja korrupsioni por SHKURT DHE SAKTE ASNHJE NUK ESHTE I INTERESUAR PER KETE PUNE QE KUR VUNE NACON TE DREJTESIA ZOTI NGJELA VDIQ DREJTESIA.

  11. viktor hoti says:

    C’eshte ky Agron qe cdo gje qe e cmon te keqe a te gabuar e emerton Komunste ? Nga na mbine keta analiste e kritizere maniake qe rrumbulla kosin gjerat me kapelen komuniste ? Per cilin Ngjele e keni kandida tu ren si titullar i prokurorise apo per ish ndihmes prokurorin e Du rresit para 100 vjeteve e qe me pas ka bere a s’ka bere tre gjyqe si avokat. Meqenese ka qene ne burg ai eshte i mire vetem por drejtor i pergjithshem i Burgjeve . Te mos i ish denuar i jati nga Enver Hoxha do shihje tjetr Ngjele sot . VIktor Hoti

  12. Qemali says:

    E drejte avokat! Per ata qe e kuptojne kete koncentrat te formulimit tuaj, ju kuptojne kjartesisht. Na duhet te ndertojme shoqerine tone calamane. Pa ja rregullue kembet kesaj calamaneje(shoqeri) te tjerat mbeten bla , bla. blaaa.

  13. . says:

    ***************************************************************************

    Shume e veretete …. nese nuk largohen verioret e pabese dhe te krimit.

    ***************************************************************************

    1. miri says:

      Ju jugoret e di sa te beses jeni more aman. Dhe bythen e shisni per interes vecanerisht bujaret e korces dhe ghrokastres se leberit jane me ndryshe..

  14. "BALASHI" says:

    I mrekullueshem Ngjela ne keto mendime te sotme. Madje i jashtezakonshem. bravo! Kush ka tru le ta zbertheje e pastaj ta zbatoje.

  15. Atila says:

    Shteti i kalbur deri ne palce keto 20 vjet duhet riformuar qe nga kreu deri ne themel. Shumica e re e ka mbeshtetjen dhe numrat ne Kuvend per ta permbysur situaten duke krijuar nje Repblike te Re Demokratike ku te sundoje shteti ligjor drejtesia shoqerore dhe progresi ekonomik e kulturor.Ketij vendi i duhet nje Rilindje e vertete ne gjithe dimensionet.

  16. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Pershendetje bashkekombas
    Njeriu rron me shpres, shpres qe VATANI yne I mjere do te behet dikur por I thone nji fjale te ure (sipas batheve te priftit pashket do bjen large sivjet) edhe kjo pune me nishanin ne krye zore se rregulloohen gjerat per mendimin tim presidenti duhet te ishte gjeneral si pershembull Z.Sander Lleshi kurse prokuror duhet medoemos dikush I dipllomuar ne perendim pse jo edhe Arberesh vecse te jet I drejte
    [email protected] dhe [email protected] qofte largu (ish kryeministri) per mendimin tim nuk eshte komunist por eshte njeriu I ri socialist qe prodhoi ai sistem e si puna e qoftelargut eshte edhe Z.Ngjela e te tille te asaj moshe qe zune karrige ne ate kohe nga drejtore ndermarjes , pergjejsa sektori e deri te brigadiere qe kujtonin se karrigja ishte e tyre e abuzonin me pozicionin qe kishin sa te mundnin e deri ne ate mase sa te shtypnin me kembe gjer aty sa te sajonin edhe histori sikur ti kishe share sistemin gje qe ishte e denueshme me kushtetute ku shumica e njeresve te thjeshte nuk e dinin ca ishte politika .Tani sa I takon Z Rama nuk duhet mare se kush ka qene babai por duhet pare personi se po te nisemi nga baballaret e nga fisi biem prap si ne sistemin e dikurshem
    Kryeministeri per mendimin time sic therriti ata mjeke te vinin nga diaspora duhet te beje thirrje per avokat , prokuror dhe gjykates qe ti sherbejne Vatanit se me keta qe kemi ne vent numero kemi per te ngel

  17. Vini says:

    Bravo avokat e paske thene nje gje tamam.

  18. baca pecjoti says:

    Aman o`qeveri sa kohe duhet te shkarkohet ky keshill i larte i logistique i drejtesis ?
    Elvis Çela me gjthe kryetarin e ri te punojne per te permirsuar gjendjen dhe jo te na thot qe nuk eshte ajo gjendje.Ajogjendje eshte reale do apo nuk do Elvisi.vetem per kete Deklarim publik ai te Sarkozy
    Teshkarshkarkohet.Nuk vivent ne dyshim investigimi i fixit.

  19. baca pecjoti says:

    I Thèmi Edi Rames se populli ne 23 Qershor ju dhà mandarin qe te ristrukturoj drejtesin se popullit i ka kaluar ne place.me kete drejtesi .Presidenti dhe dhe Envois tij te japin llogari ne patlament te mos n’a thon se nuk eshte ajo gjendje.Ajo gjendje eshte ne Puke dhe kudo hello e Mos ME keq. Me keto medime nuk regullohet gjendje ne drejtesin qe mungon prej kohesh.
    Te pastrohet drejtesia ME fshes te hekurt.Kete e kerkon situata ku e kankatandisur Berisha dhe bershjane e ri.

  20. ngjela ka te drejte kur themi fitoj ps te vendose ajo sepse keshtu jane regllat e lojes ju thoni se kur fitoni ne kumarmos i merni paret ju po ti marinata qe mbajne seir dhe nje kritike per te gjithe kur dalim e punojme per te tjeret na duket buka e embel sepse jemi te trashe dhe bejme ate te patriotit dhe atdhe dashsit me te flaket kur vjen puna per ne shqiperi jemi armiq me njeri tjetri gje qe nuk e ka asnje komb ne bote pervec nesh ju uroj shendet te gjithve faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje