TemA TV/ Meta: Kush shpëton një jete, shpëton një bote të tërë (VIDEO)

6 Dhjetor 2013, 15:21Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ishte i ftuar nderi ne Konferencën Shkencore dhe Mbrëmjen kushtuar rolit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbrojtjen, strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në Konferencën e organizuar në Sallën e Kongreseve të Senatit të Belgjikës, ishin të ftuar gjithashtu Princesha Lea e Belgjikës, Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Brendshme znj. Joelle Milquet, si dhe deputetë, senatorë dhe Ambasadorë të ndryshëm, studiues dhe përfaqësues të Klerit.

Gjatë kësaj mbrëmjeje përkujtimore, organizuar nga Vëllezërit Gjana dhe mbështetur nga Ambasadat e Izraelit dhe Shqiperisë në Belgjike, ndau dëshminë e jetës se saj edhe zonja 93 vjeccarë Scarlett Epstein, e cila në vitin 1938, u shpëtua duke gjetur strehim në Shqipëri.

Meta mbajti një fjalë përshëndetëse, ku vlerësoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Boterore.

Meta nënvizoi rolin e shqiptarëve ne mbrojtjen, strehimin dhe shpëtimin e familjeve hebreje gjatë Luftës:

Është një nder i madh për mua te jem pjesë e një takimi të tillë me një frymëzim të thellë, në të cilin i kujtojmë vetes dhembjet dhe vuajtjet njerëzore te shkaktuara në të shkuarën, ku në emër të së ardhmes nderojmë sakrificat e atyre që nuk e pranuan realitetin siç iu ofrua në të shkuarën, por përkundrazi, zgjodhën ta ndryshojnë historinë me jetët e tyre, për brezat e ardhshëm. Në emër të Parlamentit të Shqipërisë, më lejoni t’i shpreh falënderimet e sinqerta Lartesise së saj Princeshës Lea të Belgjikës, Vëllezërve Ramadan dhe Sulejman Gjana, Ambasadave të Shqipërisë dhe Izraelit, që e mundësuan këtë aktivitet dhe që na mblodhën këtu sonte për të përkujtuar një moment të shenjtë të shekullit të 20-të. Shqipëria dhe Shqiptarët, në mënyrë sistematike, mikpritën, mbrojtën, strehuan, lëshuan pasaporta për familjet hebreje, i ndihmuan të largoheshin kur ishte e mundur, shpëtuan jetë Hebrenjsh duke rrezikuar jetët e tyre. Po në asnjë rast nuk persekutuan apo dorëzuan tek pushtuesit nazist ndonjë Hebre. Jam krenar sot që përfaqësoj një nga ato pak vende të botës ku numri i Hebrenjve pas Luftës ishte me i madh se para saj.

6 komente në “TemA TV/ Meta: Kush shpëton një jete, shpëton një bote të tërë (VIDEO)”

  1. Wendy-B says:

    Per here te pare jam dakort me Meten. Respekte per popullin e Izraelit qe ka vuajtur gjate gjithe ekzistences se tij, por ka mbijetuar .
    God bless Izrael.

  2. elinor says:

    Hapu dhe dhe me perpij se nuk mund ta duroj hipokrizine e ketij njeriu. Ironike eshte se ky i quajti kokepalare te vraret nga dhuna naziste shteterore e qeverise se tij, kurse tani na hiqet si shenjtor!
    Dhe menjehere mbas ketyre fjaleve te bukura kthehemi tek biznesi:
    “He mor, Gimi, e mori tenderin ai miku? Po? Epo sh mire, thuji te beje gati shpejt 10%shin e ta mbyllim kete pune! Po, po, 10% thashe e jo 7….jemi ne Rilindje tani o njeri, eshte rritur vlera.”

  3. Nje qytetar i vemendshem says:

    Mos more! I kapur me presh ne dore per korrupsion dhe shpetuar me dallavere po na lexon edhe pasazhe nga Bibla! Kjo eshte sec eshte! hem Politikan qe korrupton duke i vjedhur taktikat e Kishes hem i akuzuar nga “Prifti politikan” per korrupsion!!!

  4. a_novus says:

    Po ne popull trap jemi: qe kemi rrezikuar per te shpetuar te tjeret mire kemi bere, po pse pastaj ia fusim vetes dhe gjendemi te qeverisur nga tipa te tille, kete s’po marr vesh.

  5. Liburn says:

    Nuk e kuptoje pse duhet te meret e ter bota me keta qifutet bota ka edhe njemi halle tjera me te medha se te meret me keta fajdegjit e lindjes keta te ikin dhe te qendrojnatje ne vendin e tyre dhe ti shikojn punet e tyre se nuk ka kohe njerzimi te meret vetem me hallet e tyre lartebduarte nga Evropa shikoni punet tuaja atje ne Arabi nuk ka nevoje qe Evropa tashe e 70 vite te meret vetem me keta fajdegjit e lindjes kushe menojne se jane keta ore qe ter bota te meret me ato keta sikur dojne te imponoj gjithe vemendjen e evropes dhe botes vetem te keta thua se ju ka borgje bota dhe evropa nje gje te tille

    Qifutet ti shikoj punet e tyre atje ne arabi mjafte ju imponuan gjithe botes per te terhequar vemendjen vetem te qifutet kaq te shikojn hallet e tyre ne token e tyre askujte nuk i intereson se kushe jane dhe qafre bejne ne kemi hallet tone se po na iken jeta tunmare vetem me qifutet dhe sikur esht krijuar nje propagande globale kune ter bota duhet te ket vemendjen veem te qifutet

  6. lani says:

    Kush flet, krye hajduti, njeri pis e pa moral!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje