“Kompjuteri im do shumë të fiket, ndaj do e quaj Mandela”

9 Dhjetor 2013, 12:46Lifestyle TEMA

“Kompjuteri im do kaq shumë kohë që të fiket sa kam vendosur ta quaj Nelson Mandela”.

Kështu shkroi në rrjetet sociale në britanik 44- vjeçar, por nuk e dinte se çfarë e priste më pas.

Kjo batutë i kushtoi atij tetë orë në polici.

Pronari i një restoranti të ushqimit të shpejtë tha se i morën edhe gjurmët e gishtave, ADN-në dhe i sekuestruan kompjuterin për tre javë.

“Ishte një eksperiencë e tmerrshme. Më morën gjurmët e gishtave, ADN-në dhe kompjuterin,” thotë Neil Philips.

“Ishte vetëm një shaka e padëmshme. Nuk ishte urrejtje racore. Natyrisht nuk mund të thuash se ishte me shije, por shakaja mori shumë pëlqime. Mendoj se ata e tepruan,” shton ai.

Ai thotë se ka qenë pjesë e një grupimi të djathtë dikur, por ka 25 vite që është larguar.

Mandela, ish- lideri i Afrikës së Jugut, vdiq të enjten në moshën 95- vjeçare. Ai mbante çmimin Nobel për Paqen./ep

4 komente në ““Kompjuteri im do shumë të fiket, ndaj do e quaj Mandela””

  1. bledi says:

    ligji eshte ligj. por ti o zotri hec ne shqiperi e pastaj shkruaj si te kesh qef

  2. dajt says:

    Ca ka bere gabim ky tipi? Ca ka per rracizem ketu? A nuk themi ne per dike te njohur:u shua dhe jo vdiq?

  3. Pirro says:

    Shakaja eshte paksa e pashije por qe te pesoje ate qe ka pesuar, eshte me te vertete per te ardhur keq! Bota Perendimore me SHBA-ne ne krye, pos shkon drej fashizmit te llojit sionist!

  4. Marjana says:

    oh hahahahhahahahaha S’me cudit fare!!!! Une jetoj vete ne Angli edhe une kam perjetuar nje eksperience te tmerrshme me policine. Kot fare, te vjen te ndalon ne mes te dites, te hedh ne toke, te dhunon, te arreston e pastaj thote e bera per te miren tende. Se per ke te mire? Po te kisha vdekur ne doren e tyre do thoshin qe ne be e benim per te miren e saj, por ajo nuk ko-operovi me ne (kur e abuzonim) prandaj eshte fajtore per vdekjen e saj.
    Ky vend Angli eshte nje shtet policor, merreni vesh e rrini ne Shqiperi se atje flet sic e ndjen pa frike, ben batuta po stu fut policia brenda per nje llaf goje.
    Anglia eshte nje diktature! Ketu i tha njeri policit me shaka se ishte pire “e ke kalin GAY” edhe e futen brenda ne burg….doni me per Anglineeeee qe ju shofte emri ketij vendi edhe e permbyste oqeani qe e rrethon, edhe e fshifte nga harta a globit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje