Rama: Ta bëjmë Shqipërinë vendin ku më i rëndësishëm është profesionisti se kryeministri

9 Dhjetor 2013, 21:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në një ceremoni të organizuar me rastin e diplomimit të studentëve të Fakultetit Ekonomik.

Rama e nisi dhe e mbylli bisedën me dy biseda.

“Para ca kohësh më patën treguar një anekdotë të jetuar, në lidhje me punësimin në vendin fqinj. ‘Një biznesmen grek fliste me një biznesmen shqiptar, por të dy të shqetësuar për krizën atje, se nuk u paguanin dot rrogat punonjësve.

I pari i thotë të dytit: Situata është keq dhe u bënë disa muaj që nuk paguaj dot punonjësit, që edhe nuk i largoj dot nga puna. I dyti, ky i joni, i thotë: Mbase duhet ta bëjmë si në Shqipëri ku iu marrin lekë punonjësve, për t’i futur dhe për t’i mbajtur në punë.’

Tani, kjo është një anekdotë e hidhur, por lajmi i mirë është se ne do të bëjmë çmos që realiteti i marrjes në punë me lekë dhe jo sipas meritës, të ndryshojë një orë e më parë,” tha Rama.

Duke theksuar sërish se vendi gjendet në një situatë të vështirë ekonomike, Rama tha se momenti i vështirë vjen prej borxhit të krijuar.

“Borxh që nuk u krijua sot, por që ne sot jemi shumë të vendosur që ta trajtojmë me të gjithë përgjegjësinë që na imponon e ardhmja,” tha Rama.

“Më lejoni ta them këtu, sot; Sido që ta ndërtojmë ne buxhetin e vitit tjetër, nuk do të jetë një buxhet, në kuptimin teknik të fjalës, shumë bujar, por ama, duhet të jetë një moment dhe një mjet, ai i buxhetit, për të filluar ndryshimin rrënjësor të modelit ekonomik dhe financiar dhe për të filluar përballjen, jo me një sfidë teknike, por pikërisht me një sfidë adaptive,” u angazhua kryeministri.

Në mbyllje, Rama tha se Shqipëria duhet bërë një vend ku profesionisti është më i rëndësishëm se kryeministri.

“Këtë herë nuk do flas për dy biznesmenë, por për një dialog të ndodhur në Konferencës e Paqes në Paris, në vitin 1919, mes dy Kryeministrash. Poloninë e përfaqësonte një personalitet që unë e kam shumë për zemër si kryeministër, që ishte njëkohësisht edhe një pianist me një famë të jashtëzakonshme botërore dhe një intelektual i madh, Paderewski. Francën e përfaqësonte Kryeministri dhe politikani e diplomati po aq i famshëm, Georges Clemenceau.

Kur takohen, Clemenceau, që kishte një adhurim të madh për Paderewskin pianist, i thotë: Më falni, mos jeni gjë kushëriri i pianistit të famshëm?

Paderewski i kthehet dhe i thotë: Jo zotëri. Jam unë, ai vetë.

Clemenceau vazhdon: Je ai dhe je bërë kryeministër?! Ah çfarë zhgënjimi!

Në fakt nuk e kishte keq, sepse për një vend është shumë më i rëndësishëm profesionisti se kryeministri. Dhe, që vendi të shkojë në rrugën e duhur, nuk mjafton të ketë një kryeministër, por duhet të ketë profesionistin më të rëndësishëm se Kryeministri.

Ejani ta bëjmë së bashku Shqipërinë një vend ku të jetë më i rëndësishëm profesionisti se kryeministri”./ep

36 komente në “Rama: Ta bëjmë Shqipërinë vendin ku më i rëndësishëm është profesionisti se kryeministri”

  1. eee says:

    Urdheroni ta bejme. Profesionistet jane rrugeve. Mos na tregoni ato konkurset me shkrim, ato jane diskriminuese. Intervistat behen ball per ball si i ben gjithe bota.

    1. Ilo says:

      Eti kerkon qiqra ne hell..nuk ka njeri shkop magjik. Prit reforma do kohe te zbatohet. Do kohe spastrimi. Ka bere mut shume te madh berisha ne kete vend..mezi ndryshohet ? jepi edi, ktheji vlerat zanatcinjve!!! Me ate hahet buke!!!

      1. Goni says:

        Dhe nqs e arrini kete e keni te sigurt se i gjith populli do tju mbeshtes, se po te mbushet me profesionist e jo me militant te korruptuar dhe punet e shqiperis do te hecin shume me mire, bravo zoti kryeminister per vizionin qe ke dhe per kto qe po realizon ne shqiperi

        1. Ines says:

          Nje mision fisnik ky i qeverise se re, me besimin e plote se drejt kesaj llogjike jemi nisur, secili prej nesh eshte mese i gatshem te jape kontributin e tij ne krijimin e nje mendesie tjeter.

    2. dorjeta says:

      Na vjen mire qe ju Z.kryeminister keni ndermarre iniciativa per afrimin e intelektualeve dhe profesionisteve, ata qe punojne brenda e jashte vendit, studenteve te shkelqyer sepse vetem ata do ta bejne vertet Shqiperine.

      1. jahoooo says:

        ku jane moj vajze po mos genjeni veten moj bije. Po ku do punojne moj. Po 70% e administrates esht eplot me LSIsta si derra jane me kostume versace e duken si te mencur. Cdo njeri do 2 karrige per tu ulur se jane te dhjamur.

        Edi mendon se njerezit e Saliut jane profesionista ….prandaj e beri lule Saliu. Po ku te le kjo politike moj vajze te behesh profesionist, ci duhet likes profesioni, vjedhja s’do shkolle moj. Por as privati nuk te do profesionist moj vajze se do bilnce te rreme e te iken truri mbrapsht. Te lutem thoni dicka te vertete se me genjeshtra ne merret fryma u mbyte.

    3. Keno says:

      cdo behet po te kete drejtesi dhe ndershmeri !! dhe po lexoj lajmet keto dit dhe po me behet qefi qe po shof ndeshkime dhe shum ndeshkime serioze qe sjan per tu kaluar me te qeshur !! bravo dhe te uroj gjithe te mirat gjate punes tende ne vazhdim

    4. Kasem Myderrizi says:

      Me fjale u ngopem,
      Beje te vertete dhe do jesh KM me i suksesshem i SHQIPTARISE!
      http://goo.gl/cgfpHQ

    5. Bern says:

      Fjalet EdiRamës të bëjm të bëjm kan me kalue 4 vite shum shpejt me kto llafe. Kah fjalët Agush kah Puna kurrkush.

    6. Undo says:

      Ska artiste kriminele jane humaniste e sociale, sa me i talentuar artisti aq me i thelle humanizmi brenda tij. Kjo do kohe te kuptohet,por do te kuptohet heret a vone. Respekte dhe je shume i zgjuar bashke me Mero Bazen. Mos u shkeput nga realiteti per te qene i sukseshem dhe brilant, beji Shqipetaret te ndjehen me fat qe kishin nje qeverisje …

  2. saja says:

    oh none,s’po me pushojne lotet.sa emocione me ngjall ky njeri.ja e shtyve deri per vit te ri me keto karlleqe,po pastaj si do vazhdosh?ta thom un,vazhdo me bolelleqe,kokrra e mashtruesit.

  3. kthjellet says:

    U mbure aga u mbure sa u dh…….ne poture.Po he c’u bere.Konkuset e arsimit i pame tani na beni ndinje shaka tjeter qe te kemi me se ta kalojme kohen.

  4. gery says:

    edi po me kujton presidentin e shquar me te mirin e te gjitha kohrave. abraham linkolnin.

  5. Bruxelles Brussel says:

    Lej Fen

  6. KG says:

    Vete Edi Rama ka marre nje Zv-kryeminister qe ben pune, kurse vete ngjan me Lenka Cukon.

  7. Tom says:

    Zoti Kryeminister me keto qe tregove ke bere nje autogol te madh. E para, nese i referohemi dialogut te dy kryeministrave, ju jeni ai pianisti ( piktori ) qe keni lene profesionin tuaj te piktorit dhe po beni nje detyre qe duhet te ishte e ekonomisteve, juristeve, inxhiniereve.
    E dyta emrimet tuaja te deritanishme tregojne se ju ishit i papregatitur per te ardhur ne pushtet, pra nuk bete asnje perzgjedhje te profesionisteve, por vendoset ne detyra nga me te rendesishmet, dhe vazhdoni te emroni perdite njerez qe vetem ju e dini ku i keni gjetur, sepse jo vetem qe nuk jane profesioniste por nuk kane punuar kurre. Shembujt jane te shumte dhe te gjithe i dine emrat. Ata jane kudo ne listat e tua, tek deputetet, tek antaret e qeverise, tek zevendesministrat, tek drejtoret e pergjithshem, pra ne te gjitha nivelet. Asnje emerim i studiuar dhe me baze. Thjesht show dhe bojatisje e te emruarve ne Facebook.
    As transparence, e as merite. Na premtuat te kunderten.
    Mendoj se duhet te hiqni dore nga demagogjia. Pritshmeria e publikut ndaj jush eshte shume e madhe. Por ju me emerimet e deritanishme nuk po na bindni. Profesionistet me te mire i keni rrugeve dhe nuk jeni ne gjendje ti afroni. Ja keni lene fatet e vendit dhe te administrates njerezve pa identitet qe vine nga “mjafti” dhe “fundi” i profesionisteve shqipetar.
    Duhet te korigjoheni. Koha ben te veten dhe ju konsumon njesoj si ajo pika e ujit qe bie e gerryen gurin.

    1. Bekimi says:

      Që Shqipërisë i duhet ca kohë të vijë në vete, kjo nuk do mend e kalem.
      Por, ajo që do i bëjë njerëzit disi të ngazëllyer, është që Saliu & Co të jenë brenda.
      Privoji nga liria këta qelbësira, dhe pastaj s’ke as me se të justifikohesh se të kanë penguar. Të lirë ata janë vetëm pengesë, por edhe justifikim për ty. Hë ç’do bëç?

    2. Undo says:

      Z.Tom nuk po ben autogol Rama kuptoi fjalet, eshte shume e zgjuar fjala e tij, por mendohu mire…te respektoj por here tjeter kur te flase rama lexoje 10 here, pas nje ore 5 here te tjera, pas 2 oresh 3 here te tjera dhe pas 8 oresh ta kuptosh e te shkruash nje koment te mencur. Kjo eshte per te te ndihmuar.Shume gjera do na duken show sepse jemi mesuar mos ndodhin, ose dikush do te lutej ta bente ai serbi qe iku, e mbase e mira nuk ju ben mire per shendetin se jeni mesuar te helmoheni, jeni mesuar te ankoheni kur shihni drejtesi, se ju trima kur kishte padrejtesi ne brima futeshit.respekte

  8. Hysni Dajaku says:

    ore! po ky kujton se genjen me bukur se Berisha apo si e ka hallin!
    Ne Ballsh shkarkove nga detyra e drejtorit nje inxhinier me profesion dhe vendose nje “Rilindas Profesionist”nga ata qe vetem ti edhe zoti mund ti justifikosh!!
    ore po rri e mos fol fare.mos dil vend e pa vend edhe bej demagogji sikur Shqiperia eshte sa Kina!!mos genje more burr I dheut se nuk te ka lezet,pastaj as nuk po detyron njeri!!
    ore po ju kur hypni ne pushtet u duken te gjith njerzit si budallenj edhe cdo gje qe beni e thoni ju do e han si lopa jonxhen!!

  9. besnik says:

    Kete takim te kreminstrit francez Klemanso e kemi lexuar tek libri I shkelqyer I Margaret Macmilan ‘Paris 1919″Gjashte muaj qe ndryshuan boten… Parathenien e ketij libri e ka bere politikani I famshem amerikan e proshqiptar Ricard Hollbruk I botuar para 4 vjetesh ne Shqiperi.Lexojeni se do te kenaqeni e do te mesoni shume gjera interesante historike edhe per vendin tone.Libri eshte sponsorizuar nga nji familje nga Elbasani.
    Besnik

  10. halldupi says:

    Bravo Edi mjafton ideja e qëllimi i mirë.Leri qent të lehin.

  11. dylber says:

    Suksese z. Rama. Paç fat me kete popull. Sikur symbylltazi te punosh me mire se ai qe kishim do te ecin punet.
    Nuk di çdo te behet me gjyqet qe jane fituar qe nga qershori i vitit 2009 kur u hoqem nga puna dhe nuk po na jepet asnje qindarke.A i keni parashikuar ne borxhe apo jo. Megjithate dhe po nuk na i dhate do durojme dhe pak sa te merrni fryme vetem nga ata qe ishin nuk do i duam ti marrim …

  12. david 1955 says:

    ore milet .do ma leni kremistrin me punu? ai tash ka hallet e popllit ne kok.nga ta filloje ma pare.h…let e kriminesteris jane per kjamet.sal berisha shkataroi venin. per ate pune e vuni romix olia barishen. me e shkatrue venin qa poplli me e karkue xhoxhin anver.nje tash kemi xhoxhi romen.rrnofte portia e popllit me na krie edouort romen. rrnofte poplli shiptar. rrnofte shqipenia.lovdi ml-len.viva engel viva maksi.

  13. babec says:

    Dhente Zoti mos jene vetem fjale…

  14. Tomori USA. says:

    Zoti Rama pergezime per nismat e mara. Mbas 23 vjetesh ne shqiperi pame nje qeveri jo vetem profesjoniste, por edhe me pjesmarje model te fmres ne drejtimin e shtetit. Programi i qeveris tuaj na mbush me shpres se shqiperia edhe pse e kane vjedhur dhe e lane simos e me keq me financa bosh, me korupsjon galopant, me varferi te madhe, vullneti i qeveris tuaj dhe perkushtimi duhet ti kaperxej sa me pare. Esht koha te kaloni me shume ne vepra. Urime.

  15. mirel drejtesia says:

    Kryeminister ,vec halleve te tjera,shikoni spitalet qe jane shume tronditese. Spitali gjinokologjik eshte per te deshiruar,pisllek i madh,pacientet i lene si mos me keq,parja kerkohet hapur pa pike turpi.
    A mund te cohen vezhgues te keto spitale per te ndihmuar te semuret qe nuk kane mundesi te paguajne.

  16. Katili w says:

    Nga studimet e fundit te shkenctarve amerikane del se ka shume gjasa qe evolucjoni,ose perendija,ose te dy se bashku,të ken kriju nji gen të posaçem per moralitetin.,pra per sjelljen morale te njeriut,c esht mir,c esht keq.,c esht e drejt,c esht e gabuar.Perqindja e ktij geni ne gjak percakton edhe se cfar qendrimi mban njeriu,si sillet,pra je burr i mir apo i keq.
    Sala dhe malokarët e tij anekdotik per ligsit e tyre,pa tjeter qe kan dificite ne kte gen.
    Edhe shqiptart ne pergjithsi ne krahasim me kombet e tjer e kan te mangut kte gen.prandaj edhe s bejn dot shtet.s bejn dot shoqeri socjale,e len njeri tjetrin ne balt.ja fusin shoku shokut si lepuj ferrash,
    Megjith deshiren e mir dhe prirjen morale qytetnore civilizuese te edi rames,perseri shqiptart do deshtojn,se e kan n gen.
    Do bejn ca bisnese alla shqiptarce dhe do grien e vriten me njeri tjetrin alla shqiptarce..si nder shekuj.
    Shtypini me buldozer shqiptart si patate kontraband,qe t pshtoj rrozullimi nga dismoraliti..

  17. rini demokratike says:

    Duhet te jemi te ndergjegjeshem , qe berisha (nuk meriton ta shkruaj me B)
    e ka shkataruar kete vend nga cdo ane , me shkop magjike nuk behen .
    Duhet te presim cfare drejtimi po i jep shtetit kjo qeveri .

  18. Dragoi says:

    Gazeta juaj do bente mire te botonte shkrimin e Ed Rames “Lule shqipo, lule djale” per ta njohur me mire publiku se kush eshte.

  19. muzapopullore says:

    Zoti dhe populli eshte me ju ne kete kalvar te veshtire, por jo te pamundur.
    Meta dhe gjithe Saliqente jane kunder , por plotesisht te thyeshem-priju burimet financiare dhe do te shohesh se cfare shurramanesh e brekdhjere jane si i pari dhe i dyti. Ata nuk e dine se pasurite e shumta qe kane vjedhur ju kane krijuar armiq te

  20. valter says:

    Edushk, leri llafet se nuk ke nevoj me per mbeshtetje, je ne krye te piramides. Si ekonomist po te jap nje keshille: gjithe buxhetin qe ke ne dispozicion ta hedhesh ne bujqesi dhe te fillosh te prodhosh buken ne vend. E gjithe makineria shteterore te filloj te vihet ne sherbim te fshatit, rritja e prodhimit bujqesor do ti jap shtys rritjes se industrise agroushqimore qe do te instalohet ne qytete dhe keshtu do fillosh te punesosh edhe banoret e tyre…

  21. henri says:

    Kur, kompozitori i madh gjerman, Bethoven, degjoi, se Napoleoni vendosi te behej mbret tha : “Mos, ky paska vendosur te zbrese.”, dhe simfonise, qe i kishte vene emrin Napoleonica ja ndryshoi emrin dhe ja vuri “Heroica”.

  22. Majlinda Gora says:

    Ka kohe, qe nuk ka nje konkurs valid ne vendin tim. A mund te ktheni kompeticionin e vertete ne fuqi? A mund te vini ne eficence tregun e punes dhe te zgjidhni ceshtjen e “Human Capital” ne Shqiperi?

  23. Gjergj Simaku says:

    O edi, leri qokat sa andej kendej por shtro b… ne pune.

  24. mirel drejtesia says:

    Edi pergezime,te shkofte mbare per keto nisma ,duhet per nji ndryshim rrenjesor.Ke nje detyre shume te vshtire ,Zoti te ndihmofte !
    Une kam nje sygjerim,sikur ta filloni nga spitalet ku aty eshte korupsioni me i madh ne dem te pacienteve te varfer. Ne spitalet shteterore shkojne ata paciente qe mendojne si do te ngrysin dhe nji dite pa u ngopur mire, te pakten me buk dhe fasule.pislleku mbreteron,te bie ne sy sa futesh ne spital. Pastrueset nuk pastrojne i lene banjat ne menyre skandaloze duke vrapuar te pacienti per te kerkuar leke pa pike turpi,pale te mendosh infermieret,apo ata qe te japin anastezine,keshtu per c.do veprim duhet te mendosh mire duke i bere leket gati nga 10 mije leke per ata punonjes te spitalit .Ndersa mjeku merr 500 mije lek per nji operim.Me skndalozja eshte materniteti ku pislleku ka mbuluar gjithcka, ne banjot e maternitetit mund te marresh shume kollaj infesion.i gjithe stafi i spitalit e kane mendjen vetem te xhvatin kuaten ditore te majme.Zoti i ruajt keta hallexhinje per ndonji operim,duhet te besh gati zarfin pa frike deri ne 1000 njemije lek.
    Lum ata njerez qe i kane xhepat te mbushur me lek per te perballuar semundjet ne spitalet private,mjerr ata qe i kane xhepat bosh qe luten me mire te vdesin kur i bie semundja.

  25. Tom says:

    Zoti Undo. Nga niku qe perdor i kthehesh leximit disa here, mesa duket qe ti nxjerresh kuptimin. Jo te gjithe njerezit kane te njejtat kapacitete per te kuptuar çeshtjet qe diskutohen dhe nga menyra e te kuptuarit bejne edhe komentet.
    Jemi ne te njejtin drejtim dhe rryme, persa i perket simpative personale, por ne pozicione te ndryshme nga ana konceptuale.
    Qeveria e re dhe posaçerisht Kryeministri, nuk duhet te ecin ne gjurmet e Saliut. Duhen hapa konkrete dhe duhet te mbizoteroje fryma e fushates mbi te cilen u bene premtime objektive, por njekohesisht u rrit fryma e besimit per mazhorancen e re, dhe pritshmeria eshte e madhe.
    Pikerisht per kete arsye ne populli i thjeshte, por sidomos pjesa me e civilizuar e ketij vendi, duhet te jemi kerkues edhe ndaj asaj qe na duket se eshte e jona.
    Populli sot, per shkak te halleve te shumta, kerkon me pak demagogji dhe me shume drejtesi. Drejtesi dhe kritere edhe ne emrime. Drejtesi dhe kritere, edhe ne perzgjedhjen e profesionisteve.
    Ke nevoje te te jap ndonje shembull me tatime apo me dogana, ne lidhje me profesionistet e ketyre drejtimeve?? Besoj qe jo. Faktet flasin vete.
    Me rritjen e kerkesave tona dhe te pritshmerive, nuk duhet te lejojme qe drejtuesit liberale te kthehen ne drejtues autokrate dhe me pas ne demagoge.
    Nuk na vlen militantizmi i semure. Na vlen me shume qytetaria dhe civilizimi per te ngritur zerin.
    Besoj u kuptuam Undo. Ose ktheju edhe njehere. Lexoje edhe njehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje