Një makinë legjendare arrin në fund të udhëtimit (FOTO)

10 Dhjetor 2013, 11:36Lifestyle TEMA
Një makinë legjendare arrin në fund të udhëtimit (FOTO)

Udhëtimi epik i Volkswagen Kombi ka ardhur në fund.

Pas 63 vitesh, makina legjendare nuk do të prodhohet më në Brazil dhe askund në botë.

Brazil ishte i vetmi vend që e prodhonte akoma modelin e dashur, që u prezantua për herë të parë në Gjermani në vitin 1950.

Megjithatë, tani nuk do prodhohet më as këtu, për shkak të rregullave të reja në vend që parashikojnë se çdo makinë duhet të ketë jastëkë ajrorë (airbags) dhe sistem frenimi ABS.

Si një gjest lamtumire, Volkswagen ofron rreth 1200 modele të fundit me një çmim prej 43 mijë dollarë.

Makinat u bënë të famshme sidomos kur u përdorën nga hipite në vitet ’60.

Në total janë prodhuar më shumë se 10 milion makina të tilla. Vetëm në Brazil janë prodhuar 1.5 milion që nga viti 1957.

Për nder të kësaj makine në Brazil është hapur edhe një ekspozitë./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje